Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rrëzohet aeroplani me 150 udhëtarë

Shko poshtë

Rrëzohet aeroplani me 150 udhëtarë Empty Rrëzohet aeroplani me 150 udhëtarë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2009 11:05 am

Rrëzohet aeroplani me 150 udhëtarë



Aeroplani "Yemenia" i shoqërisë shtetërore të Jemenit me 150 njerëz në bord u rrëzua në afërsi të ishujve Komore në Oqeanin Paqësor. Një zedhënës i saj si dhe autoritetet në Komore bënë të ditur se avioni Airbus A 310 ishte në fazën e ngritjes nga kryqyteti i ujdhesës Moroni.
Supozohet se avioni është rrëzuar rreth pesë deri dhjetë kilometra larg bregut të ishullit. Anijet janë nisur në drejtim të vendit ku është rrëzuar aeroplani.
Ndër udhëtarët shumica dërmuese ishin nga Komoret, të cilët jetojnë në Francë. Airbus-i ishte nisur nga Parisi për në Jemen dhe ka bërë një ulje në Moroni.
Agjencia e lajmeve Associated Press i referohet një zyrtari të aeroportit të Jemenit të ketë thënë se shumica e pasagjerëve në bordin e aeroplanit, një airbus 310, ishin qytetare të Komorës, të cilët ktheheshin nga Parisi.
Agjensia Reuters i referohet një polici të Komorës, i cili tha se vendi ishullor, nuk ka kapacitete për t’i shpëtuar aksidenteve që ndodhin në det.
Shteti i Komorës, përbëhet nga tre ishuj rreth 300 km në jugperëndim të Madagskarit, në kanalin e Mozambikut.
Rrëzohet aeroplani me 150 udhëtarë +yemenia

Ende nuk ka raporte nëse ka të mbijetuar.Rrëzohet aeroplani me 150 udhëtarë +yemenia-t


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi