Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
2 posters
Faqja 1 e 1
Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
Mulla Idris Hajrullahu (1901-1948) |
Mulla Idris Hajrullahu: ”S’ka fe pa atdhe”
Një shembëlltyrë për besimtarët!
Një shembëlltyrë për atdhetarët!
Një shembëlltyrë për shqiptarët!
Nga Mexhid Yvejsi, Gjakovë
Lindi në katundin Velekincë, në afërsi të Gjilanit, me 4 qershor 1901. Rrjedh prej një familje bujqësore, fshatare, por arsimdashëse, fetare dhe atdhetare.
Mësimet fillestare i kreu me sukses të shkëlqyeshëm, nën kujdesin e Mulla Halimit, në mejtepin e katundit Cërnicë, rrethi i Gjilanit, në vitin 1911.
Mësimet i vazhdoi në shkollën “Ruzhdie”, ndërsa më vonë në Medresenë “Atik” në Gjilan, ku diplomoi, me 1926, pranë Myderrizit të njohur, Abdurrahim Efendisë.
Posa diplomoi, për Mulla Idrisin një jetë e re filloi. Filloi n’Emën të Zotit, me shumë përkushtim, për Fe e Atdhe, deri në flijim…
Me vendim e caktuen Imam në xhaminë e katundit Pidiç, në Karadak, ku shërbeu rreth tri vjet.
Duke e parë përkushtimin e tij, e caktojnë në detyrë të re, si Imam-ofiçar në Hogosht, ku shërbeu deri në vitin 1938.
Në muajin maj, të vitit 1938, Mulla Idris Hajrullahu u zgjodh bashvaiz (kryepredikues) në Ulema Mexhlisin e Shkupit, që përfshinte territorin e Kosovës, Sanxhakut dhe të Maqedonisë, ku shërbeu, ku shkëlqeu, deri në muajin prill të vitit 1941, kur krisi lufta dhe i erdhi fundi Jugosllavisë…
Lufta e Dytë Botërore, siç dihet, e shkatërroi Jugosllavinë e Kralit, nën të cilën shqiptarët e shkretë kishin të drejtë veç me vdekë…!
Kosova dhe trevat tjera shqiptare, kryesisht, në pushtimin italiano-fashisht dhe gjermano-nazist, merrnin frymë pakëz më lehtësisht, më lirisht, por çështja kombëtare shqiptare rrezikohej vazhdimisht…!
Rrezikoheshin shqiptarët dhe trojet etnike nga forcat pushtuese partizane-çetnike…
Mulla Idrisi ishte vizionar, këtë rrezik për popullin shqiptarë e kishte paraparë. Tani e gjithë veprimtaria e tij përmblidhet në një fjali:
“S’ka Fe pa Atdhe”
Në fillim u përpjekë për ngritjen e vetëdijes fetare-kombëtare. Më vonë, si ushtar vullnetar, u bë frymëzuesi kryesor për liri në rrethin e tij.
Në muajin gusht të vitit 1943, pas dy vjetësh përpjekjesh për liri, Mulla Idrisi nuk ishtë më një ushtar, por ishte një Komandant Legjendar…!
Në një tubim, para mijëra pjesëmarrësve, ai e mbajti një fjalim:
“Vllazën, trima, luftëtarë!
Ju keni ndëgjue se Tito, i quejtun baba i Jugosllavisë, po e lypë Kosovën për Jugoslavinë e dytë, komuniste, në kufijtë e asaj të Krajl Pjetrit…
Kosova jonë, edhe ashtu e coptueme, nesër ka për t’u ba kasaphane e komunistëve jugosllavë dhe çetnikëve serbë. Sepse, për Kosovën e kundër shqipatarëve janë bashkue dreqi dhe i biri, e do të bashkohen çetniki e drazhisti, nediçevci e komunisti…!
Ne vetëm të bashkuem rreth Flamurit të Shqipnisë, të gjithë pa tarafe e partina, mund t’u bajmë ballë anmiqëve shekullorë, e jo vetëm t’i
ruejmë pragjet e shtëpive tona, por edhe ta bashkojmë Shqipninë Etnike….
Pra, burra, t’i kapim armët me të djathtën dhe të vrapojmë në kufinë e Shqipnisë…!”
Burrat i kapën armët, u betuan pranë Kur’anit, me za të naltë, më fjalët, tekstin e betimit, të cilin e kishte hartue Mulla Idrisi:
“Betohem se nuk do të tradhëtojë, kthim mbrapa s’ka, plaçkë s’ka, dhunë s’ka, në njerëz e në namuz t’anmikut nuk preki dhe do të luftojë deri në fund të jetës sime për Lirinë e Shqipnisë së Bashkueme…”!
Mulla Idrisi, me mijëra trima, burra, luftëtarë, ashtu siç ishin betue, pranë Kur’anit, njashtu kishin luftue për lirinë e Atdheut, Vatanit…
Kishin luftue kundër forcave partizane-çetnike, për Lirinë e Atdheut, për Bashkimin e Shqipnisë Etnike…
Me 25 nëntor 1949, forcat partizane-çetnike e dogjën për së gjalli Mulla Idris Hajrullahun, e bënë trupin e tij shkrumb e hi, por idealin i tij, për një Shqipni të Bashkueme, s’mund ta kallin, s’mund ta ndalin asnjë fuqi, derisa të ketë shqiptarë, deri sa të ketë Shqipni…!
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
Mulla Idriz Gjilani
Një figurë poliedrike, që shumë vite mbeti i anatemuar dhe i pastudiuar nga shkenca e historisë, i mbajtur në kujtesë vetëm në mendjen e popullit që nuk i harron bijtë e tij edhe atëherë kur pushtetet përdorin tërë forcën për të fshirë këtë kujtesë. Ai ishte intelektuali i kohës, që s’e deshi rehatinë e as kolltukun kur KOSOVËS i vihej zjarri. Ai e deshi tokën arbërore edhe kur thureshin plane djallëzore, kur qenia njerëzore rrezikohej seriozisht, kur harta ballkanike e evropiane pësonte ndryshime.
Personalitet i shquar i shekullit XX
Po e filloj këtë shkrim studios me Dr Ramiz Zekaj i cili shkruan “Veprimtaria e Mulla Idriz Gjilani është heroike. E tillë është periudha 1944-1949 dhe kallja e tij në zjarr më datën 25-26 nëntor 1949 për të mbetur shembull te pasardhësit si dhe luftëtarë, qëndrua dhe vdekur si shqiptarë. - marrë nga Libri zhvillimi i kulturës islame te shqiptarët gjatë shekullit XX.”.
Po ashtu edhe shkrimi i tij i tipit shkencor i botuar në gllasnik për 50 vite ku hynë ndër autorët më me fuqi intelektuale me shkrimin “Vllezëri Islame”
Edhe Tahir Zajmi shkruan “Mulla Idriz Gjilani ishte një tip burrit shqiptarë, i një natyre krejt tjetër që midis fesë e atdheut bënte asnjë dallim - përse pa nji atdhe të lirë – thoshte as feja nuk mbahet dhe nuk mund të ushtrohet, për të vazhduar më tutje vetëm një fenomen tragjik i fatit e tradhtoi në lamë të betejës. . . , jo frika e dekës dhe plumbat e armikut, por një ndjenjë feblesët që quhet dhimbsuni dhe dashuni vllaznore. Botimi i librit nga instituti i studimeve objektive në Nju Delhi të Indisë Mulla Idrizi radhitet ndër 100 personalitetet islame apo udhëheqësit më të mëdhenj mysliman të shekullit XX.
E fillova në këtë mënyrë këtë shkrim për të parë se si dhe në çfarë mënyre Mulla Idrizi shihej nga autorë të ndryshëm të Kosovës dhe jashtë saj. Personalitetet e tilla, të cilët renditen në pikat kulminante, siç është rasti në 100 personalitete të botës ku hyn Mulla Idrizit nuk është rastit. Shkrime të shumta për veprimtarin kombëtare dhe fetare kemi edhe prej shumë autorëve e do veçoja Mulla Avni Aliun etj. Ai thoshte sa i mirë është Islami kur shpjegohet në gjuhën shqipe, gjuhë të cilën zoti e zgjodhi për shqiptarët”
Veprimtaria atdhetare ishte pjesë e jetës së tij
Mulla Idriz Hajrullahu qëndronte konsekuent për bashkimin e trojeve shqiptare. Sot, kur përkujtojmë këtë figurë shumëdimensionale, portreti i heroit të pathyeshëm ngulitet thellë në memorie dhe krijohet një univers që historisë shqiptare t, i shtohet një kaptinë e veçantë në vargun e ngjarjeve aq të bujshme gjatë LNÇ-së dhe pas saj. Qysh në moshë të re u ballafaqua me problemet jetike. Babain ia kishin vrarë por orientimi i tij drejt kauzës së shenjtë ishte edhe amaneti i prindërve të tij.
LNÇ –ja dhe regjimi i krijuar pas saj, shembën ëndrrën e shqiptarëve për të drejtën e popujve për vetëvendosje, për krijimin e shtetit të tyre të lirë. Andaj, Mulla Idrizi qysh herët u bind se u shkel vullneti i popullit të tij dhe trojet shqiptare po bëheshin sërish pre e interesave të shteteve fqinje dhe të fuqive të mëdha.
Aktiviteti i Mulla Idrizit ishte i mbështetur në dy drejtime: në ngritjen e vetëdijes së popullit përmes agjitacionit dhe në arsimimin e brezave të rinj. Ishte pa kompromis në rrugën drejt realizimit të aspiratave të popullit, madje duke u sakrifikuar edhe familjen dhe duke “djegur” pasurinë e tërë për idealin e lartë të lirisë. Nëse e shohim veprimtarinë e tij në kohën dhe në hapësirën kur jetoi, është pa dyshim njeriu që i kaloi kornizat e etnitetit kosovar në baza intelektuale dhe patriotike. Nëse themi kështu, atëherë shtrohen shumë pyetje”. cili imam luftoi më me fanatizëm kudër shpërnguljes së shqiptarëve, cili imam luftoi më me devotshmëri për çështjen kombëtare, cili imam nuk bëri dallimin midis konfesioneve, cili imam fjalën e parë e kishte “s'ka fe pa atdhe”. Të gjitha këto paraqesin qëndrimin vertikal të feniksit që ka lidhmëni me damarët e tokës mëmë, që përkujtojnë të madhin, Hoxhë Hasan Tahsinin, Vaso Pashë Shkodranin, Hoxhë Kadri Prishtinën…
Veprimtaria e tij politike dhe arsimore kishte mbështetje të fuqishme në Komitetin për Çlirimin Kombëtar të Kosovës.
Uniforma e imamit, përveç predikimeve fetare, e përdori edhe për zgjimin e ndërgjegjes kombëtare. Prej viteve te 30-ta Komiteti i Kosovës për Anamoravë do ta ketë njeriun më besnik të radhëve të tij. Me zgjuarsinë e tij ai ishte në ballë të masave të gjëra dhe me guximin që posedonte, kishte fituar zemrat e të gjithë popullit të Anamoravës dhe më gjerë. Pa dyshim se Mulla Idrizi i njihte gjuhët orientale, gjë që i mundësuan të shihte më për së afërmi të arriturat shkencore, si me fizikën, kiminë, mjekësinë, astronominë dhe shkencat tjera, që paraqesin eruditin e vërtetë të botës shqiptare.
Njohja me personalitete të mëdha kombëtare, si me Ferat bej dragën e shumë të tjerë të rrethit të Shkupit e të viseve të tjera shqiptare, tregojnë qartë për veprimtarinë aq të bujshme si në sferën e çlirimit kombëtar po ashtu edhe të ngritjes së vetëdijes intelektuale.
Mulla Idrizi në mënyrë analitike kishte bërë punimet si “Lindja e Pejgamberit” dhe “vëllazëria Islame”, që kanë vlera të mëdha fetare, njohje me botën si kompleks universal, mbi të gjitha superstrukturën si mjet të realitetit dhe objektivitetit në paralelen Fe-Atdhe.
Krijimtaria e tij, edhe pse në dukje e pakt, në vete ngërthen një mori çështjesh kardinale, duke u nisur në avancimin e vlerave të larta kombëtare, si dhe në zhdukjen e të gjitha dukurive që pengojnë frymën liridashëse. Tendenca kryesore e tij ishte çrrënjosja e vëllavrasjes, ofrimi dhe krijimi i unitetit ngritja e një vetëdije të re, në parim mbi të gjitha, -Bashkimi Kombëtar. Kjo ishte motoja dhe refreni i tij i përhershëm.
Nuk ishte e rastit edhe zgjedhja në përbërjen e anëtarëve të Ulemasë së Mexhlisit të Shkupit, ku me plotë meritë e kreu detyrën deri në vitin1941.
Përgatitja e tij dhe puna në medresetë e ndryshme, janë kaptinë e veçantë e formimit dhe e predikimit fetar në shërbim të kauzës.
Ai sintetizoj në mënyrë praktike teorinë shkencore se pa Atdhe nuk ka Fe. Prandaj përkushtimi patriotik, duke rrezikuar edhe vetveten, nuk u hamend, por përkundrazi, ai bëri gërshetimin dhe sendërtimin e ideve në objektivat e kohës. Mulla Idriz Gjilani, udhëheqës i ushtrisë vullnetare shqiptare të Kosovës Lindore, si njeri i penës dhe i pushkës, fesë dhe i vatanit, u qëndroi besnik idealeve të larta kombëtare. Ai deri në frymën e fundit do të mbetet udhëheqës i denjë i lëvizjes për çlirim e bashkim kombëtar.
Vdiq ashtu si ishte nisur, me fjalët në gojë: ”Në mbrojtje të Atdheut vritet vetëm ai që e ka fat shehitllëkun”.

toniQ7- Numri i postimeve : 7
Registration date : 15/04/2010
Re: Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
Mulla Idrizi-Hero i Kombit
Gjithkujt gati i kemi ngritun Lapidare por për Mulla Idrizin nuk patën Bronz Shqiptarët- më pëlqeu ajo që kishe shkruar se---Ai sintetizoj në mënyrë praktike teorinë shkencore se pa Atdhe nuk ka Fe

Mulla Idriz Gjilani 'Vellezer shqiptar, pa dallim se jeni muslimane apo te krishtere ju ftoj ti bashkoheni frontit mbrojtes kunder hordhive serbe! ....Ta dini o vellezer shqiptar se pa liri te atedheut, pa liri te popullit nuk mund te kemi as liri fetare. Kur ta clirojme Shqiperine, atedheun tone te shenjte, do te na kete hije shkaurja neper xhami (besimtaret muslimane) dhe ne kishe (te krishteret). Pa clirim te atedheut, xhamijat e besimtareve islame dhe kishat e besimtareve katolik jane sikur te shkreta.
Kur ta shlirojme Shqiperine, si xhamijave ashtu edhe kishave tona do do tu vije era ma e mire se e trandafilave dhe karafilave! Pa clirim te atdheut, bashke me femijet tane do te jemi me te mjere se jetimet.'
Ja ky ishte nje fjalim historik i mbajtur ne Ferizaj, i bere nga bashkeluftetari i mulla Idriz Gjilanit dhe Rame Syles legjendar. Ndaj, ketu dhe ne kete pike duhet qemtuar si Idriz Gjilani ashtu edhe cdo mulla tjeter dhe jo ne pika te tjera.
Kur ta shlirojme Shqiperine, si xhamijave ashtu edhe kishave tona do do tu vije era ma e mire se e trandafilave dhe karafilave! Pa clirim te atdheut, bashke me femijet tane do te jemi me te mjere se jetimet.'
Ja ky ishte nje fjalim historik i mbajtur ne Ferizaj, i bere nga bashkeluftetari i mulla Idriz Gjilanit dhe Rame Syles legjendar. Ndaj, ketu dhe ne kete pike duhet qemtuar si Idriz Gjilani ashtu edhe cdo mulla tjeter dhe jo ne pika te tjera.
toniQ7- Numri i postimeve : 7
Registration date : 15/04/2010
Re: Mexhid Yvejsi: Mulla Idris Hajrullahu
Mulla Idriz Gjilani -'Vellezer shqiptar, pa dallim se jeni muslimane apo te krishtere ju ftoj ti bashkoheni frontit mbrojtes kunder hordhive serbe! ....Ta dini o vellezer shqiptar se pa liri te atedheut, pa liri te popullit nuk mund te kemi as liri fetare. Kur ta clirojme Shqiperine, atedheun tone te shenjte, do te na kete hije shkaurja neper xhami (besimtaret muslimane) dhe ne kishe (te krishteret). Pa clirim te atedheut, xhamijat e besimtareve islame dhe kishat e besimtareve katolik jane sikur te shkreta.
Kur ta shlirojme Shqiperine, si xhamijave ashtu edhe kishave tona do do tu vije era ma e mire se e trandafilave dhe karafilave! Pa clirim te atdheut, bashke me femijet tane do te jemi me te mjere se jetimet.'
Ja ky ishte nje fjalim historik i mbajtur ne Ferizaj, i bere nga bashkeluftetari i mulla Idriz Gjilanit dhe Rame Syles legjendar. Ndaj, ketu dhe ne kete pike duhet qemtuar si Idriz Gjilani ashtu edhe cdo mulla tjeter dhe jo ne pika te tjera.
Kur ta shlirojme Shqiperine, si xhamijave ashtu edhe kishave tona do do tu vije era ma e mire se e trandafilave dhe karafilave! Pa clirim te atdheut, bashke me femijet tane do te jemi me te mjere se jetimet.'
Ja ky ishte nje fjalim historik i mbajtur ne Ferizaj, i bere nga bashkeluftetari i mulla Idriz Gjilanit dhe Rame Syles legjendar. Ndaj, ketu dhe ne kete pike duhet qemtuar si Idriz Gjilani ashtu edhe cdo mulla tjeter dhe jo ne pika te tjera.
toniQ7- Numri i postimeve : 7
Registration date : 15/04/2010
Similar topics
» Mexhid YVEJSI:Mulla Idris Hajrullahu (1901-1949)
» Mexhid Yvejsi: Mulla Iljaz Spahia
» Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta
» Mexhid Yvejsi: Mulla Jakup Hasipi
» Mexhid Yvejsi: Mulla Haxhi Zeka
» Mexhid Yvejsi: Mulla Iljaz Spahia
» Mexhid Yvejsi: Mulla Vesel Guta
» Mexhid Yvejsi: Mulla Jakup Hasipi
» Mexhid Yvejsi: Mulla Haxhi Zeka
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi