Sabit Rrustemi në shtypin letrar të Rumanisë
Faqja 1 e 1

(Fragment nga reçensioni Për vetveten në mënyrë rrëfimtare (Despre sinele confensiv, botuar në në revistën Climate literare, Tërgovishte, maj-qershor 2009, fq. 5).
Nga Mihai Antonescu
Sabit Rrustemi shkruan një varg që shëmbëllen me hijen që e mbështjell drurin pa e shembur, duke patur kujdes që vetëm era e këndshme e tij të rrëshqasë mbi syrin kalimtar, përmes mirëkuptimit, admirimit dhe dashurisë. Lirika e tij erotike dhe dashuria ndaj Kosovës është një subjekt i trajtimeve tona të ardhshme.Pjesa dërmuese e sentimenteve është një motiv i shkëlqyer për lehtësinë me të cilën poeti mund ta përjetësojë në shkrim, duke u shprehur me elegancë të ligjërimit lirik, me një mesazh briliant në gjatësi të valëve të çdonjërit receptor: “Me gjuhët e shkulura/ Muranë ngritëm / Të shpëtojmë/ Nga vërshimë e fjalëve// Nga një samara/ Vetes ia vumë// Po barrë e rëndë/ Të pathënat//A do të na mbajnë këmbët” (Të pathënat).
Tjetërherë, sentimenti i largimit nga bota dhe shpirti, nuk ka të bëjë me braktisjen e vetvetes por e shndërron fjalën në një urë ndërmjet klithjes dhe kotësisë së saj: “Në mes fushës gur i vetëm/ Për mot të vështirë i regjur/ As i lënë në urë/ As i vënë në murë/ I mbetur në mes-fushë/ Ai që më deshi më do / Anise nuk fton vështron / Se u thellua/ Një përrua/ U zgjerua// Gur i vetëm mbeta gurgac” (Gur i vetmuar). Një ndjenjë tjetër e rrëfimit (ngase të këtilla janë tekefundit poezitë e Sabit Rrustemit), është rrëfimi i pëshpëritur për botën dhe ekzistencën e saj, për realitetin e ekzistencës që luhatet ndërmjet durimit të vetvetes dhe përgjigjes ndaj heshtjes së tjetrit në një botë të vetëllogarisë, dhe ndaj një finale që te poeti është dëshmia e fiksimi në fjalë për një kohë të përngutur: “Rend pas zhurmës/ Prej zhurmës jeton/ Pëllumbi im// S’e harrove fjalën e urtë/ Ku ka njerëz ka dhe zhurmë// Pas zhurmës ti rend e rend/ Të takohesh me ne/ Me sihariqin në sqep// Pëllumbi im/ Ëndërrim i paqtë” (Pas zhurmës).
Dëshira dhe e vërteta janë një gjendje permanente te Sabit Rrustemi, një poet i shquar që anashkalon shprehjet formale, duke krijuar formula të papritura lirike, të denja për rrumullaksimin e mendimit dhe përmbajtjes. Kosovari që vjen në trojet e gjuhës rumune nuk bën tjetër veçse din të na e joshë shpirtin me një terminologji lirike, sa të thjeshtë, po aq edhe të rrjedhshme për anën e padukshme të natyrës: “Ajo s’është si udhët tjera/ Në hall prej zhurmës/ Tymit erës/ Ajo është udhë dëshire/ Njëkahëshe pa kthesa/ E drejtë qiri// Vetja matet mirë/ Kur ecet nëpër të// S’ është si udhët tjera ajo/ Udhë e syve të çelur/ E vërteta” (Udhë dëshire).
Vëllimi antologjik Prekje hyjnore/ Atingeri divine, që del në përkthim të Baki Ymerit, botuar në bashkëpunim me Bashkësinë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë dhe me një parathënie të shkëlqyer të Marius Qelarut, përbën një konstrukcion të mirëfilltë lirik që mton ta ekspeditojë autorin nga krojet kosovare të ndjeshmërisë në një përlindje të diskursit për përvetësimin e lexuesit rumun, permes një kuptimi magjik të një misioni fisnik që të fton për t’i njohur fqinjët dhe vlerat historike të një miqësie të lashtë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi