Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmir Terziu:Zgjedhje të ndershme

Shko poshtë

Fatmir Terziu:Zgjedhje të ndershme Empty Fatmir Terziu:Zgjedhje të ndershme

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jun 30, 2009 11:21 pm

ZGJEDHJE TË NDERSHME











FATMIR TERZIU



Për herë të parë agjencia prestigjioze “Rojters” vinte në dukje sinjalin pozitiv për Shqipërinë. Ndërsa BBC i dha tonin e duhur procesit zgjedhor, duke thënë vetëm realitetin e deklaruar. Sipas të dy agjencive prestigjioze të lajmit, pozitivja u përkiste zgjedhjeve të fundit parlamentare. Sipas tyre ishin dy liderët Berisha dhe Rama që deklaronin njësoj: “Bëmë zgjedhje të ndershme!”

Kështu “shqiptarët i dhanë fund votimit për zgjedhjet parlamentare, për të cilat qeveria, opozita dhe vëzhguesit ndërkombëtarë deklaruan se ishin të ndershme, shkruan agjencia e lajmeve, Reuters. Kryeministri Sali Berisha dhe Partia e tij Demokratike u përballën me opozitën socialiste, të kryesuar nga Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, në zgjedhjet parlamentare që vlerësohen nga Perëndimi si prova kryesore e gatishmërisë së Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian”.

Kryetari i misionit vëzhgues të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së Volfangf Grosruk lexoi raportin paraprak të OSBE-ODIHR mbi zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Grosruk: "Në përgjithësi vëzhguesit e vlerësuan pozitiv procesin e votimit në shumicën e qendrave. U konstatuan shkelje, si hapja me vonesë e qëndrave të votimit, vështirësisë për bojën dhe votim familjar".

Komiteti Shqiptar i Helsinkit vëren se procesi zgjedhor i 28 qershorit ka pasur arritje në krahasim me proceset zgjedhore të mëparshme. KSH: U shmang fenomeni i Dushkut, por su shmangën votimet familjare. Në një konferencë të përbashkët për shtyp ambasadorë të NATOS, OSBE/ODIHR dhe të Këshillit Europian kanë bërë publik raportin paraprak për zgjedhjet. Përgjithësisht theksi vendoset në ecurinë e qetë të procesit të votimit por standartdet konsiderohen ende të paarritura.

Olli Rehn, ka dalë në një deklaratë mbi procesin zgjedhor në Shqipëri. Sipas komisionerit europian për zgjerimin e BE procesi zgjedhor vlerësohet i qetë dhe paqësor, duke nënvizuar disa përmirësime në disa fusha, por sipas Rehn këto përmirësime janë të eklipsuara nga politizimi i aspekteve teknike të procesit, si dhe dhuna e vënë re gjatë fushatës zgjedhore. Ambasadori amerikan, John Withers, nëpërmjet një deklarate për shtyp informon se është dakord me konstatimin e ndërkombëtarëve: "Këto zgjedhje janë praktikë e përmirësuar, krahasuar me praktika të mëparshme, por pati mangësi". Pra shkurt zgjedhjet dhanë shpresa dhe sollën lajm të mirë për ecurinë.

Ky lajm krenar dhe mjaft serioz e bën tashmë Shqipërinë të besueshme edhe politikisht. Dhe ky besim u rikthye pas disa vitesh tranzicion. Rojter shkruan: “Pas rrëzimit të regjimit stalinist prej katër dekadash të diktatorit Enver Hoxha, Shqipëria ka dalë tashmë nga izolimi i gjatë dhe në prill u anëtarësua në NATO dhe po në të njëjtin muaj aplikoi për t'u anëtarësuar në BE.” Sipas BBC-së “Numërimi i votave, për herë të parë në Shqipëri, u krye nën monitorimin e kamerave të lidhura me KQZ, gjë që e ka rritur ndjeshëm besimin te ndershmëria e procesit. Vëzhguesit vendas dhe ata ndërkombëtarë nuk kanë bërë deri tani vërejtje të rëndësishme për votimin dhe grumbullimin e kutive të votimit drejt qendrave të numërimit të votave.” Po sipas ketij burimi “Për zotin Berisha në këto zgjedhje kishte vetem një fitues. Ai mësohet të ketë thënë "Në këto zgjedhje nuk ka të humbur. Këto janë zgjedhje vetëm me të fituar sepse Shqipëria europiane është Shqipëria e të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ndaj dhe unë do t’i ftoja të gjithë qytetarët që të ndjekin rezultatin me maturi, me qytetari, pa krijuar ide të triumfatorëve apo humbësve, sepse në fakt nuk është kështu", tha zoti Berisha. Ai vlerësoi bazën elektronike dhe ligjin e ri elektoral si dhe sistemin proporcional si faktorë që ndikuan në zhvillimin e zgjedhjeve në një klimë pozitive, por e pranoi se ka patur probleme të vogla.

"Këto zgjedhje u zhvilluan më mirë se çdo proces i mëparshëm që ne kemi mbajtur ndonjëherë", deklaroi kryeministri Berisha pak pas përfundimit të procesit të votimit. Ndërkohë lideri socialist u tregua më i rezervuar lidhur me zhvillimin e procesit, por ai pranoi në një konferencë shtypi se "pavarësisht disa parregullsive dhe detajeve të pakëndshme në pjesë të ndryshme të vendit, në përgjithësi u realizua objektivi i garantimit të procesit".

Ai theksoi gjithashtu se "jam dakord me zotin Berisha se në këto zgjedhje nuk ka asnjë të humbur, pasi fitoi Shqipëria evropiane". Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) vlerësoi se ''procesi zgjedhor ishte në tërësi i rregullt''.

Ky ogur i mirë duket se sfidoi edhe mendjet e këqija. Largoi rrëmujën. Largoi thashethemet. Afroi shqipërinë drejt institucionit të besimit, drejt integrimit të plotë Evropian. Pra, zgjedhjet ishin të ndershme. Pak ka rëndësi se kush i fiton ato. Shqipëria dhe shqiptarët janë më të fituarit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi