SIRI SULEJMANI:“ NEPERKA”
Faqja 1 e 1
SIRI SULEJMANI:“ NEPERKA”
“ NEPERKA” |
SIRI SULEJMANI
Në qo ftë se do të pranojmë mendimin se njeriut në castin që vjen në jetë, dhe kur në sytë e hapur i futet pamja e kësaj bote vuloset edhe fati i tij, duhet të besojmë se fati i Arbina Suroit ishte shkruar të rridhte në rrëpira tragjike dhe pavaresisht nga mosha e brishtë dhe shpirti i saj fisnik, t’i mbetej për jetë nofka e frikshme “Nepërka”
Shumë vite më parë, halli dhe nevoja për punë më cuan në krahinën Lashinë ku po ngrihej nje ndërrmarje e madhe. Me kalimin e kohës, ndërsa njihja banorët e vëdit, më bëri përshtypje të vecantë një burrë i moshuar me një pamje të ndryshme nga burrat e zakonshëm: kishte një trup mesatar, të paktë në mish, por të forte, një fytyrë të hequr me një lëkurë të bardhë të holle dhe fare pa qime. E shikoja shpeshherë vetëm, me një cibuk të vogël që dukej sikur nuk e hiqte ndonjeherë nga goja. Më të rrallë e shikoja tek rrinte me tre-katër moshatarë të tij ku pothuajse vetëm dëgjonte mendimet e të tjerëve. Kisha parë burra qose, por jo aq fare, pa asnjë shënje burri në fytyrë. Kisha vënë re se disa e shikonin me respekt, kurse të tjerë me druajtje, në mos me frikë. Jetonte më vete në një shtëpi të vogël në aëe ëe qytezës që po rritej nga muaji në muaj. Për të shuar kureshtjen, pyeta një ditë një plak të cilin e shikoja shpesh të rrinte me të. Ai u mendua një copë herë duke fërkuar mjekrën dhe si në mëdyshje më tha:
-Ai nuk është burrë, është grua. - Përgjigja e tij më bafasoi, nga që një gjë të atillë nuk e kisha hasur ndonjëherë në jetë dhe e pyeta:
-Si ka mundësi, pse është i veshur si burrë dhe rri me burra? – Bashkbiseduesi, ashtu i menduar më tregoi këtë histori të rrallë:
Pësëdhjetë vjet më parë, kur burri grua, Arbi, tashti,atëhere Arbina, ishte tetëmbëdhjetë vjece, i vranë hasmët babanë dhe vëllanë e vetëm, ia vranë në pusi, ndërsa ata po ktheheshin në shtëpi bashkë me mbrëmjen nga një vaki e ndodhur në një fshat rreth një ore larg fshatit të tyre. I vëllai ishte atëhere njëzet vjec. E ëma e Arbinës kishte vdekur tre vjet më parë nga një plage e keqe në gji. Ulërimat e vajzës mblodhën praë shtëpisë së tyre gati të gjithë banorët e fshatit. Një fatkeqësi e tillë nuk mbahej mënd nga fshatarët prej shumë vitesh. Dy te vdekur në një ditë, në një shtëpi, ishte tejet tronditëse.Dhimbja e goditi rëndë vajzën tetëmbëdhjetëvjecare, e hidhëroi deri në palcë, i tjetërsoi vetëdijen mbi jetën, i fiku cdo ëndërr dhe në shpirtin e saj iu nxi jeta. Nga fisi i babës nuk kishte njeri të afërt, kështuqë pranë saj u ndodh daja, i vëllai i nënës. Zoti e ndihmoi vajzën që me kalimin e kohës të mblidhte veten, të ndërpriste ngashërimat që po e shkatëronin dhe të mendohej se c’do bënte me jetën e saj më tutje. Gjate gjithë kohës, daja me të shoqen nuk e lanë asnjëherë vetëm Arbinen, flinin aty ne shtëpine e saj, here njeri, here tjetri. Arbina ishte ndër vajzat më të bukura të fshatit, por, për cudi, në kraharor nuk kishte gji të maisur, sic ndodh natyrshëm me vajzat e asaj moshe. Kishte një trup të lidhur e të fuqishëm, gjë që e kishte ndihmuar për të përballuar të gjitha punët e zonjës së shtëpise pas mungesës së nënës. I kishin bërë disa kerkesa Pjeter Suroit për fejesën e së bijës, por, mesa do të shikojmë më poshtë, fati i saj kishte të tjera rrugë, të ashpëra e të vështira për të bërë.
Do te kthehem shumë prapa në kohë për një shpjegim sa të vërtetë aq dhe të pabesueshëm, pikërisht te hasmeria që dërgoi në varr babë e bir: Njëqind vjet më parë, aty nga mesnata, pranë shtëpisë së gjyshit të Pjetër Suroit, kishte ardhur një hajdut. Në kohën që ai po largohej pasi kishte marrë me vete për dore njerin nga dy qetë e arës, e zonja e shtëpisë ishte zgjuar dhe menjehere ngriti të shoqin nga gjumi. I zoti i shtëpise kishte rrëmbyer mauzerin dhe i kishte bërtitur hajdutit ta lëshonte kaun dhe të shkonte në udhën e tij, ndryshe punët do t’i ndante gjaku.
“A nuk po e di se me më marre kaun, mi pret durt e më lë arën pa e mbjelle”, - i kishte thënë me zë disi te zbutur atij, por hajduti ishte përgjigjur harbutce:
-Mos dil prej shpie e mos hidh cap përpara se pasha yjtë e gjithësisë të kam me të lanë dekun në tokë.
I zoti i shtëpisë kishte marrë shënjë nga dritarja dhe me ndihmën e dritës së një vetull hëne që depërtonte nëpër retë e grisura, kishte hequr këmbëzën mauzerit duke e lënë të vdekur hajdutin. Të nesërmen u hap lajmi në të katër anët dhe njerëzit e viktimës erdhën dhe e morën njeriun e tyre. Burrat e fshatit Grusi, ishin mbledhur grusht në mbrojtje të bashkëfshatarit të tyre që kishte vrar për të mbrojtur pronën e tij dhe nderin e shtëpisë, madje për mbështetjen e tyre kishin gjetur mënyrën për të bërë me dije njerëzit e të vrarit.Viktimën ë hajnisë e morën njerëzit e tij. Pas dhjetë ditësh, nga fshati i njeriut të vrarë erdhën gjashtë burra për të bërë kuvënd se si do të shkonin ngjarjet më tej. Përfaqësia e fshatit Grusi i priti në hyrje të fshatit. Kuvëndi i burrave, në mes të të cilëve ishte edhe një njeri asnjëanës, i njohur për arsyetim e drejtësi në gjithë krahinën, zgjati për gati dy ore. Bashkëfshatarët e gjyshit të Pjetrit këmbëngulnin për pafajsinë e tij nga që i vrari kishte shkelur banesën e tjetrit per hajni. Përballë këtij arsyetimi u gjëndën ngushtë të ardhurit. Kryetari i tyre, me plaku, i ati i të vrarit, i tha gjyshit të Pjetër Suroit: Falun të kjoftë gjaku për njënd vjet. Me këtë fjalë u ndanë burrat dhe ngjarja u harrua nëpër vite. Mirëpo, për cudi, një ditë, pas njëqind vjetësh, një grup burrash te armatosur erdhen në fshatin Grusi dhe i kërkuan gjakun Pjetër Suroit. Ai thirri menjëherë pleqësinë e fshatit dhe kuvëndi i burrave u përsërit pas njëqind vjetësh. Natyrisht, historia e vjetër dihej nga të gjithë të moshuarit, madje edhe fjala që kishte ndar sherrin njëqind vjet më parë ruhej në kujtesën e të gjithëve. Pjetër Suroi i mbështetur në fjalën e dhënë njëqind vjet më parë u tha të ardhurve prerë:
-Baba i te vramit në atë kohë ka pranue fajin dhe e ka falur gjakun, në mes burrash i ka dhanë dorën gjyshit tem dhe ajo hasmëri ashtë mbyllun nga koha.
-Po, por ua ka falur për njëqind vjet, e, njeqind vjetët janë mbushur para do kohësh, tash ne dum gjakun prej teje. Fjala mori ashpërsi, debati u ndes.Vëndësit mbroheshim me të vërtetën, kurse të ardhurit mbështeteshin te fjala e thënë e të parit të tyre se gjaku ishte falur vetëm për njëqind vjet. Se fundi ata i kërkuan Pjetrit njëqind napolona flori për larjen e gjakut. Por Pjetri u tha: Për aqë pare mue më duhet të shës krejt katandinë teme, por edhe me i pasun nuk mund tju nap gja pasi nuk iu a kam fajin unë. Kështu u ndanë me hasmëri të hapur. Pa kaluar shumë ditë “hasmët” i dolën në pritë Pjetër Suroit me të birin dhe u morën jetën!!!
Koha rrodhi e hidhur për Arbina suroin, por ajo cdo ditë e natë kishte shtrydhur mëndjen për të gjetur rrugën e marjes së hakut të babait dhe vëllait të vetëm. Një pasdite, ndërsa daja po lidhte me tela drurët e një gardhi, ajo i tha:
-Daje, te lutem, më dëgjo një grimë, leri cata tela pasi kam marrë një vendim të premun për fatin tim.
-Fol, Arbina, përse e ke fjalën? - i tha i ungji.
- -Unë kam vendos me u nda nga kjo jetë.
-Si, cfarë po thue, don me hjek qafe vedin? - e pyeti i ungji me frikë dhe habi
-Jo, por do pres flokët, do vishem burrë dhe do marr hakun e babës dhe vllaut, ndryshe nuk ka pse më duhet jeta. Ai beri ta pengonte, por Arbina iu përgjigj e vendosur:
- -Kjo është e vetmja rrugë, tjetra është vdekja dajë. Prej teje kërkoj të më ndihmosh, me ma shit lopën, apo delet dhe me më ble dy pistoleta dhe një trajsë me fishekë, fjalën nëpër fshat do ta hapni sikur kam shkue ne qytet. Shtëpinë me gjithcka, do t’i lë në kujdesin tënd, ban cka te duash me to. Të jesh i sigurtë se do ja dal mbanë, Zoti do më ndihmojë se jam në hakun tim dhe te atyne që tash po hanë dhe. Ata, me dalin shpesh në ëndërr dhe më kujtojnë detyrën që kam. Në fillim do të strehoem te kushërinjtë e nanes në Vrushan, do rri atje fshehtas, kam ra në fjalë me ta. Prej andej do gjej rrugën për të mësuar emrat dhe shtëpite e dy njerëzve që ma nxinë derën e shtëpisë dhe jetën time. Për kete mundohu edhe ti me më ndihmue. Do t’i gjë dhe do iu qepem prapa për jetë a vdekje. Zëmra ma thotë se do t’i gjëj dhe dora nuk do më dridhet.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: SIRI SULEJMANI:“ NEPERKA”
Daja i saj, Zef Xheka, i rënë në mendime e pyeti:
-Pse të duhen dy pistoleta, oj Arbinë?
-Njanën të ma gjesh të vogël, si ajo e bac Dedës, me e fsheh ndënë sqetull, tjetrën do ta mbaj hapur sic e mbajn trimat, - i tha ajo. Zefi u mendua një cope herë dhe i tha:
-Përderisa e ke marrë të pakthyshëm këtë vendim, bija ime, të ndihmoftë Zoti, unë do të jap cdo ndihmë që të më kërkosh. Emrat dhe vendndodhjen e vrasësve, ti gjën daja brënda javës, por…kam merak a domund me ja arritë qëllimit, pa u demtue vete?
-E kam besimin nëshpirt, dajë, gjaku i babës dhe i Pjerinit do ma hapi rrugën e do më bëjë drite edhe në natën e zezë, ata kanë gjetur vdekjen pa asnjë faj.
Pa kaluar shumë ditë nga ajo bisedë, Arbina Suroi u zhduk nga fshati i saj. Ashtu me flokë të prerë, e veshur me rroba burrash dhe me qeleshen e zakonshme, dukej si një djalosh i vërtetë. Madje herë pas here u shkonte brisk faqeve me shpresën se ai pushi i hollë gati i padukshem i faqeve, do të forcohej dhe do ti jepte pamjen e nje fytyre burri. Për emër, mbajti shkurtimin e emrit të saj: Arbi. U vërtit nëpër krahinë e nëpër stane barinjsh, mblodhi të dhëna të sakta për hasmët e saj dhe nisi t’u zinte pusinë. Fjala për shndrimin e saj në burrë u hap në tërë krahinën. Arbina rrinte me burra, mësoi duhanin dhe në xhepin e xhamadanit nisi të mbante kutinë me duhan. I pelqente te afrohej me tepër me pleq, të dëgjonte këshillat dhe përvojën e tyre. Levizjet dhe jeta burrërore pas një viti e burrëruan. Here pas here ngjitej lart bjeshkëve, futej në një luginë të thellë ku zhurma e armës nuk dëgjohej dhe stërvitej për qitjen sa më të sigurtë me pistoletë. I ungji, Zef Xheka, sipas dëshirës së saj, ia kishte siguruar një pistolet të madhësisë së zakonshme edhe një të vogël me mulli, të cilën e mbante te fshehur në një kllëf të lidhur poshtë sqetullës Një kushëri i saj i dytë e lajmeroi, se njëri nga hasmët e saj kishte zbritur atë ditë në mulli. Arbina zbriti fshehtas bjeshkës se Kroit dhe zuri pusi në një gumushë të madhe shkuresh pranë rrugicës ku do kalonte hasmi. Priti gjatë duke i rrahur fort zëmra. Ishte hera e parë që gishti i një vajze të re, me ëndërra dhe dëshira të mira për jetën, do shtrëngohej në këmbëzën e pistoletës për të marrë jetën e një njeriu. Pas gati një ore e gjysmë, Prec Zhyra, njëri nga vrasësit e të atit dhe vëllait, u duk në një hundishtë duke ecur drejt saj. Iu duk sikur nëpër trup i vërshoi me furi gjaku, zëmra nisi ti rrihte sikur do i dilte nga kraharori i mbushur me urrejtje.Vrasësi mbante varur në sup një dyfek të shkurtër. Ajo priti sa i doli përballe, u ngrit vërtik dhe qëlloi mbi të tre herë. Ai tërhoqi rrembyshëm pushkën nga krahu, por nuk mundi të bënte më tej asnjë lëvizje, ngaqë u përkul me një anë dhe ra prapetas. Arbina i shkoi pranë, dhe me shikim ne sytë e tij të zgurdulluar, i tha: Qen bir qeni, tash shko e bani të fala babës në atë botë prej meje. Me me hapa të nxituar u fut lart pyllit të Zgores pa rënë në sy të kërkujt.
Vrasja e Prec Zhyrës u perhap rrufeshëm në gjithëë krahinën prej dymbëdhjetë fshatrash. Emri i Arbinës nisi të lakohej me dashamirësi nga njerëzit e ndershëm që ia dinin hallin, por edhe me frikë dhe urrejtje nga ata që i kishin ende borxhe për të larë. Dikush e quajti “Neperke” me pika, duke e njësuar kështu me një zvarranik, që kafshon për vdekje. Ky emër nisi të marrë shtrirje në gojë e njerëzve.
Me ndihmën e një komiti me të cilin ishte njohur nëpërmjet kushërinjve të saj, që tanimë krenoheshin për të, kaloi për gati një vit në tokat e Malit të Zi. Nga jeta e saj pranë burrash, bëri të mësonte alkoolin; në fillim ashtu lehtë, bashke me kafen një raki, por me kalimin e kohës, instinktivisht e shtoi dozen e saj. Në moshn njëzetenjë vjece, e regjur ne lëvizje dhe veprime, madje edhe me nje besim gati të tepruar në vete, u kthye nga shteti i huaj. Në mes të një nate të zezë, trokiti dera e shtëpise së Zef Xhekës, i cili i befasuar nga ajo trokitje në atë orë të vonë, u ngrit, mori pushkën dhe pasi iu afrua anash derës pyeti:
-Kush je ti?
-Hape, daje, jam unë, Arbina. Zefi hapi portën dhe sapo ajo u fut brenda, e mbylli duke i vënë prapa një lloz hekuri. Ndërkohë u ngrit nga rrobat dhe e shoqja e dajës dhe u ulën të tre në shesh përballë oxhakut.
-Nga po na vjen, burrneshe? - e pyeti daja.
-Prej malesh, dajë, por më qit të lutem një gotë raki se ndihem e lodhun,- i tha ajo.
-Njetash, bre, - i tha i ungji, ndonse i bëri përshtypje jo të mirë kërkesa e saj. U ngrit dhe solli midis tyre një shishe raki dhe dy gota. E shoqja e dajës u ngrit per t’i gatitur për ëe ngëeëe dhe për t’i dëeëe dicka me vete. Kur Zef Xheka po mbushte gotën e saj, i tha si nëpër dhëmbë:
-E paske mësue të shkretën?
-Epo, nuk thone kot më thuj me kë rri, me të thanë se kush je, daje, - i tha ajo dhe e ktheu gotën përgjysme për shëndetin e tyre. Pasi u tregoi shkurt për jetën e saj larg shtëpise, u tha:
- Një orë përpara se të gdhihet më duhet të largohem me të shpejtë, pasi një miku im më ka premtue me ma nxjerrë në shteg Pashuk Lugën. Do t’ia heq lëkurën edhe atij dajë, pastaj do jem e lumtur edhe sikur të vdes.
-Kush të ka premtue, Arba, mos të mashtrojnë dhe të vrasin, ka plot njerëz dinakë e të paguem, - e pyeti i marakosur i ungji.
-Jo, daje, ai është njeri besnik dhe i ndershëm, kur ka qënë në ditëhalli, kushërinjtë e mi në Fruzhan, i kanë dhënë strehim duke e vënë edhe veten në rrezik.
-Matu dhjetë herë dhe pre një herë, sokoli i dajës. Njeriu në rrezik duhet mu rujt si delja prej gërshëret. Kam dëgjue se hasmët kanë premtue pare të madhe me të xanëë të gjallë ose me të vra…
-Le te bahet cka ka thanë Zoti dajë, deri tash ai me ashtë gjëndun pranë, - i tha Arbina.
Pa u zbardhur as majat e maleve, ajo u ngrit dhe iku me pistoletën në dorë, por të fshehur me një qafdore prej leshi. Pas tre ore udhetimi nëpë përrenj e pyje, takoi komitin Nol Biba, në bjeshkën e Shkjellës.
-Përgatitu shpirtnisht se shpejt do te kesh dasmë ëe shtegun e Kunadhes, - i tha ai.
-A po ma thue drejt, cfarë lajmit ke? - e pyeti ajo.
-Pas një ore, aty do kalojë Pashuk Luga. Do nisesh tashti të zësh pusi pas shkëmbit Këtu për rreth do jem edhe unë, prandaj mos e merr me frikë.
Pas rreth tre cerek ore, Pashuk Luga u fut në shtegun e kunadhes i hipur mbi një kal të grivër. Ecte shpenguar me frerët e kalit në dy duart. Arbina doli midis shpatullave të ëshkëmbit, i drejtoi në ballë pistoletën hasmit dhe i tha:
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: SIRI SULEJMANI:“ NEPERKA”
- Prite, Pashuk Luga, fjalën e tim vëllau, që ia more jetën në rini pa të pas asnjë borxhë. -Katër të shtëna pistolete i ktheu mali në oshtimë. Pashuk Luga u përkul mbi krifën e kalit të trëmbur dhe pasi la mbi tënjollat e gjakut që po i vërshonte nga qafa, u këput e ra në anë të rrugës mbi një drizë. Arbina u nis me të shpejtë nëpër shkurre, lart faqes se malit Goran. Kur u fut në pyllin e gështënjave, i doli përpara nga shkurret komiti Nol Biba, i cili i dha dorën dhe iu afrua gati për ta përqafuar, por ngazellimin e vajzës për veprën që kishte kryer, e frenoi instikti femëror i turpit, për t’i qëndruar larg përqafimit.
Arbina, nëpërmjet njerëzve të saj, bëri me dije se Pashuk Luga kishte paguar gjakun e të vëllait të saj të pafajshem. Brënda njezetekatër orëve, lajmi për vrasjen e Pashuk Lugës nga vajza djalë, apo gruaja burrë, u përhap me habi dhe frikë, jo vetëm në krahinë, por zbriti edhe poshtë në xhandërmarinë e qytetit. Trimëria e Arbina Suroit, u fut edhe në regjistrin zyrtar të shtetit. Prane emrit të saj u shënua në kllapa edhe nofka e frikshme ”Nepërka”. Nje rapsod e futi emrin e saj në këngë me cifteli, madje disa e krahasonin trimërinë e saj me atë të Shote Galicës së famshme.
E bindur se rreziku mund t’i vinte nga cdo anë, ndonse hasmëria duhej të quhej e mbyllur, Arbina, e këshilluar edhe nga miku i saj komiti Nol Biba, kaloi kufirin dhe u fut larg në tokat e Sërbisë, për të humbur gjurmët.Pasi mori kësisoj edhe hakun e të vëllait, ajo ndiej e mbushur me gaz e hare. Tani nuk mendonte për asgëe, ëndrrën e saj të madhe e të frikshme e kishte realizuar. Jeta e saj kishte marrë një kuptim të vecantë. Kishte vrarë dy njerez, gjë që i ligjëronte pozicionin e një burri trim. Tashti përdorimi i armës ishte për të një gjë e zakonshme. Gati instinktivisht ndiente në shpirt një lloj bezdie ndaj botës delikate të femrës. Ajo ishte e bindur se ne atë rrugë që ishte futur do të ecte deri në fund të jetës së saj si burrë.
Me rekomandim të komitit të regjur Nol Biba, Arbina, jo vetëm zuri vënd në një han të sigurtë, por u njoh aty me dy njerëz që bënin pothuajse jetën e saj, në fshehtësi. Herë pas here uleshin së bashku tre shokët dhe pinin verë në dhomën e posacme të hanit. Dy shokët silleshin me të si të ishte vëllai i tyre, e mbanin gjithmonë afër dhe i përkëdhelnin sedrën, ndonse në të vërtetë, fakti që zeri dhe fytyra e Arbit u sillte ne mënd njomështinë e nje femre, u kishte grishur kureshtjen. Dy të njohurit ishin shqiptaroserbë, në emrat e rtyre kishin prapashtesen sërbe “ic”. Njëri quhej; Salibegovic, kurse tjetri, Ibrahimovic. Një mbrëmje, ata i thanë se kishin blerë një qëngj të cilin po e piqnin në furrën e hanit.
-Do shtrohemi sëbashku në dhomën tonë, do pimë verë sonte, do urojmë Ibrahimovicin, pasi i ka ardhur lajmi nga shtëpia se i ka lindur djalë,-i tha Salibebegovici. Arbina nuk kishte arsye të mos i përgjigjej ftesës së shokëve të përditshëm, ndonse herë pas here në shpirt nuk kuptonte pse i ngrihej një zë dyshimi dhe frike, por që shpejt i fashitej përballë sjelljes se tyre dashamirese si dhe respektit që ata kishin për komitin Nol Biba. Ne dhomat e hanit, njerëzit flinin në stroma të shtruara në dysheme. Atë natë, dy shokët e saj, kishin shtruar edhe një stromë të tretë për Arbin, duke menduar se darka do vazhdonte gjatë. Kur ajo shkoi në dhomën e tyre, sërish thellë në shpirt ju ngrit zeri i paragjykimit. Në mëndje i erdhi porosia e dajës ”kur njeriu ndodhet në rrezik, duhet të ruhet si delja nga gërshëra”. Kështuqë, në castin e duhur, futi fshehtas pistoletën e vogël poshtë jastëkut.
Sipas zakonit të komitëve por edhe te kohës, armët i lanë të tre në një kamare rreth nje metër e gjysmë në lartësin e murit. Në kohën që klientet e pakët të hanit kishin rënë për gjumë, tre shokët u shtruan për rreth një sofre me mish të pjekur, djathe dhe verë. Dy vëndësit nuk i kursyen shakatë, historitë e trimërisë, respektin që ruanin për komitin Nol Biba, por edhe nxitjen e pijes. Pas mesnate Arbina e kishte humbur kontrollin, kishte humbur vetëdijen dhe ishte shtrire e këputur praptas në gjumë. Dy “shokëve” ashtu të harlisur nga vera, u ra ndërmënd të shuanin kureshtjen për pamjen femërore të shokut të tyre dhe i zbërthyen pantallonat. Përpara trupit të tij dhe kofsheve të bardha e të fuqishme, mbetë të shtangur. Shoku i tyre ishte femër. Të rrëmbyer nga pasioni i pijes, i epshit të moshës, dhe të sigurtë për mungesën e vetedijes së saj, e përdhunuan njëri pas tjetrit. Në një ndiesi tejet të mjegulluar, Arbines iu duk se dicka ndodhte me trupin e saj, por nuk ishte në gjëndje të kuptonte, të qartësohej. Te dy shokët, pasi hoqën pistoletat nga musëndra dhe i vunë poshtë jastëkut, u shtrinë në stromat e tyre të dehur nga dëfrimi dhe pija, me bindjen se, nesër e tutje, shokun e tyre do ta kishin shoqe për defrim, të cilën do ta ruanin dhe do t’i qëndronin pranë. Gjithsesi, sipas tyre, prej saj nuk mund t’iu vinte ndo një e keqe.
Sa pa zbardhur mire mëngjesi, Arbinës i doli gjumi.U ngrit ndënjur si e trullosur. Hoqi mbulesën dhe pa e tmerruar vehten të përgjakur. Iu duk sikur e fshikulluan dhe u rrënqeth e tëra. Kishte humbur në gjumë virgjërinë. Kishte humbur dinjitetin, krenarinë, gëzimin për cka kishte arritur me trimëri burri. Në shpirt ndjeu një dhimbje, që i kujtoi ditën kur shkoi pranë trupave të babës dhe vëllait të të përgjakurm të vdekur. Një urrejtje e papërmbajtur i përshkoi gjithë qënien e saj. Shpirti iu mbush me etje kriminale. Futi dorën poshtë jastëkut, mori pistoletën me mulli dhe duke e mbajtur fshehur pas trupit, u klithi dy shokëve me tërbim:
-Cohuni, more miq, cohuni të bejmë llaf burrash - Ata u ngritën të përgjumur.
-Kush pizeven ka lëpirë gjak këtu në mes të kofshëve të mia, more kodosha? - i pyeti kërcënushëm, por ata të dy ja dhanë gazit. Në cast ajo zbuloi pistoletën dhe i derdhi të shtatë plumbat në kokët e tyre. Dy “miqtë” u këputën mbi stroma të vdekur ne vënd. Arbina u ngrit, u vesh me të shpejtë dhe pasi gjeti pistoletën e fshehur poshte jastëkëve të tyre, zbriti shkallët e drunjta tëë hanit. I zoti i hanit, i cili ishte zgjuar nga krismat e pistoletës, me kot e pyeti “djaloshin” tek zbriste shkallët nxituar, se cfare kishte ndodhur. Ngaqë nuk mori përgjigje nga “Arbi”ai, u ngjit në katin sipër dhe shtangu i tmerruar kur pa dy klientët e tij me koka të cara e tëmbytur në gjak. U dha alarmi dhe pas katër orësh, Arbinën e arrestoi policia e shtetit. Në hetuesi ajo tregoi cdo gjë për cka kishte ndodhur në han me dy viktimat. U foli hetuesve me urrejtje për pabesinë e “miqve” të saj dhe pë dëshirën që po të ja ngjallnin, sërish do t’iua hidhte trutë në erë. Kurse për jetën e saj nga vëndlindja nuk u tha asnjë fjalë. Shkuarjen në shtetin e huaj e justifikoi me një alibi, në kërkim të gjatë të një vëllai të humbur. Juristët vëndës, vendosën ta mbanin gjatë në hetuesi. Ishte koha kur lufta e dytë botërore po futej ne Ballkan, madje në Sërbi ishin dëgjuar krismat e konflikteve të para. Me zhvillimin e metejshëm të luftës, u krijua dhe shthurja, rrëmuja dhe shpërthimi i burgjeve. Kështu që Arbina mundi të aratisej nga burgu ku qëndroi rreth pesë muaj, dhe të kthehej në vëndlindje. Vitet e luftës i kaloi në fshehtësi, sa në një vënd në tjetrin. Me vendosjen e regjimit të ri, i cili i ndaloi rreptë hasmerite, Arbina, pasi i shiti të gjitha c’kishte në fshat, u largua për të ngritur një shtëpi të vogel në Lashinë ku do të mbyllte vitet e fundit të jetës…
SIRI SULEJMANI
Toronto nentor 2007
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi