PD kremton: E djathta shpall fitoren
PD kremton: E djathta shpall fitoren
PD kremton: E djathta shpall fitoren
Ramiz Bojaj, Bota sot
“Ne Aleanca e Ndryshimit do të qeverisin Shqipërinë edhe për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Nuk ka asnjë dyshim tanimë, në të gjitha përllogaritjet që ka bërë mazhoranca aktuale dhe koalicioni i PD-së është fituese e zgjedhjeve”, tha zëdhënësja Bregu.
Fundi i pazareve
Fabian Schmidt, thekson se sistemi i ri elektoral i jep fund një kulture politike, në të cilën mandatet e drejtpërdrejta dhe vendet në listë tregtoheshin si në ndonjë pazar oriental. Për herë të parë opozita nuk mund ta akuzojë më vonë fituesin për manipulim.
46.81 %
Aleanca e Ndryshimit e PD së është në avantazh me 46.81 % a votave. Bashkimi për Ndryshim ka 45. 42 % të votave. E treta është Aleanca Socialiste për Integrim me 5.99 % të votave si dhe Poli i Lirisë me 1. 81 % të votave”, publikon KQZ.
Faza e numërimit të votave nga zgjedhjet e 28 qershorit edhe pse në fazën finale ende nuk kanë përkufizuar versionin përfundimtar të tyre. Që nga dita e parë e votimit koalicioni i PD-së, i udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha, vazhdon të mbajë avantazhin në të gjitha sondazhet, PD-ja tashmë ka shpallur edhe fitoren e kësaj partie e cila do të udhëheqë Shqipërinë edhe për një mandat të ri deri më 2013. Zëdhënësja e PD-së në fushatën zgjedhore, Majlinda Bregu, theksoi se rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se Aleanca për Ndryshim, që udhëhiqet nga PD-ja e kryeministrit aktual të Shqipërisë, Sali Berishës, ka fituar 71 mandate dhe se, së këndejmi, ka shumicën parlamentare dhe të drejtën e krijimit të qeverisë së re. “Në bazë të të gjitha llogaritjeve në rang kombëtar konfirmohet fitorja e koalicionit Aleanca për Ndryshim. Në Shqipëri kanë fituar standardet në këto zgjedhje, gjithashtu ka fituar edhe koalicioni qeverisës, i cili është votuar në mazhorancë nga qytetarët shqiptarë që kanë votuar më 28 qershor. Nuk ka asnjë dyshim që shumica e djathtë aktuale do të qeverisë Shqipërinë edhe në mandatin e dytë në katër vitet e ardhshme”, theksoi zëdhënësja, Bregu. Ajo thotë se koalicioni "Aleanca e Ndryshimit" i kryesuar nga Partia Demokratike fiton zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit, duke siguruar një mazhorancë prej 7i mandatesh. “Numërimi i mbi 96% të kutive të votimit deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme konfirmoi fitoren e Partisë Demokratike, e cila do të qeverisë vendin për katër vitet e ardhshme së bashku me aleatët e saj. Partia Demokratike ka qenë në epërsi të dukshme që nga hapja e kutive të para të votimit, gjë që u konfirmua plotësisht edhe me mbylljen e tyre, ndonëse procesi zgjati disa orë përtej afatit ligjor. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka filluar të japë shenja të qarta të humbjes, duke paralajmëruar kontestimin e procesit si një mënyrë më të zbutur për t'u përballur me humbjen”, vlerëson Bregu. Ndërkaq KQZ njoftoi se procesi i numërimit ka përfunduar në 4657 qendra votimi nga 4753 që janë në rang vendi. “Me përjashtim të Beratit dhe Bushatit në të gjitha vendet e tjera është mbyllur procesi dhe po përgatiten procesverbalet për t'u përcjellë në KQZ materialet zgjedhore. Aleanca e Ndryshimit e PD së është në avantazh me 46.81 % a votave. Bashkimi për Ndryshim ka 45. 42 % të votave. E treta është Aleanca Socialiste për Integrim me 5.99 % të votave si dhe Poli i Lirisë me 1. 81 % të votave”, publikon KQZ.
Koalicioni i PD-së nisë festimet
PD-ja konfirmon fitoren e dyfishtë nga selia blu, fitoren e standardeve evropiane të zgjedhjeve në Shqipëri dhe fitoren e sigurt të koalicionit qeverisës, i cili është votëbesuar në mazhorancë nga qytetarët shqiptarë që kanë votuar në datën 28 qershor. “Ne Aleanca e Ndryshimit do të qeverisin Shqipërinë edhe për mandatin e ardhshëm 4-vjeçar. Nuk ka asnjë dyshim tanimë, në të gjitha përllogaritjet që ka bërë mazhoranca aktuale dhe koalicioni. Ftoj KQZ-në dhe të gjitha Institucionet e tjera si dhe KZAZ-të që të përfundojnë procedurat e fundit të numërimit të votave dhe përllogaritjet finale zyrtare për të konfirmuar zyrtarisht atë të cilën unë po ju them paraprakisht nga selia e Partisë Demokratike, fitoren e Koalicionit qeverisës në Shqipëri”, vlerësoi Bregu. Ndërkaq, eksponentë të kësaj partie në një paradë konferencash shtypi kanë paraqitur pretendime absurde për bllokim të procesit, ndërkohë që ishin komisionarët socialistë ata që u larguan nga procesi i numërimit në disa qendra votimi ku PS po shkonte drejt humbjes së thellë. Në selinë e Partisë Demokratike kanë nisur festimet që pritet të vijojnë gjatë gjithë ditës së sotme. Në kontrast të thellë me atmosferën festive në selinë e PD, në selinë rozë dallohej qartësisht pikëllimi i humbjes, ndërsa kryetari i PS-së nuk është parë në asnjë dalje publike. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të certifikojë gjatë ditës rezultatin final të zgjedhjeve, duke konfirmuar në këtë mënyrë edhe fitoren e koalicionit të djathtë. Partia Demokratike kryeson në 6 qarqet e vendit, është barazim në mandate në Korçë, Elbasan, ndërsa ka ngushtuar në mënyrë të ndjeshme diferencën e votave në bastionet e majta. Ky proces zgjedhor përveç fitores së Partisë Demokratike shënoi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar arritjen e standardeve evropiane për zgjedhjet, e konfirmuar kjo edhe nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR. Numërimi i deritanishëm i votave ka konfirmuar në mënyrë të saktë rezultatet e tre exit-polleve, të cilat nxirrnin fituese Partinë Demokratike. Standardet e larta shoqëruan gjithashtu edhe procesin e numërimit të votave, përveç disa rasteve ku Partia Socialiste urdhëroi komisionerët e saj të bojkotojnë procesin. Pas humbjes së opozitës, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, pritet të japë dorëheqjen si shkaktari kryesor i humbjes së opozitës.
BE: Qeveria shqiptare arriti vlerat demokratike
Zgjedhjet në Shqipëri, janë vlerësuar me notë pozitive nga zyra e BE-së, dhe ekspertë të pavarur të rangut ndërkombëtar. Në këtë kontekst, presidenca Çeke e Bashkimit Evropian ka mirëpritur zhvillimin e zgjedhjeve të qeta e paqësore në Shqipëri. Gjithashtu, presidenca Çeke mbajti shënim të gjitha përfundimet e misionit të OSBE-ODIHR, të cilat konfirmuan përmirësimet në procesin elektoral në Shqipëri. “Çekia vlerëson se vlerësimi përfundimtar për zgjedhjet e 28 qershorit, do të jepet pas mbylljes së procesit të numërimit të votave. Presidenca Çeke inkurajon politikën shqiptare të vazhdojë të punojë për një dialog konstruktiv, që do të çojë në krijimin e qeverisë së re, e cila do të punojnë për vazhdimin e reformave dhe të ecjes përpara drejt Bashkimit Evropian", thuhet në deklaratën e BE-së. Po kështu, Brukseli zyrtar ka vlerësuar se procesi zgjedhor në Shqipëri ka qenë i qetë dhe paqësor, pavarësisht se janë shënuar disa incidente. Ndërkaq, analisti Fabian Schmidt, thekson se sistemi i ri elektoral i jep fund një kulture politike, në të cilën mandatet e drejtpërdrejta dhe vendet në listë tregtoheshin si në ndonjë pazar oriental. Për herë të parë që prej fundit të komunizmit në Shqipëri u zhvilluar zgjedhje të tilla, ku opozita nuk mund ta akuzojë më vonë fituesin për manipulim. “Këto zgjedhje ishin pa dyshim më të mirat që ka përjetuar ndonjëherë Shqipëria. Me në fund qeveria arriti t'i përfshijë të dhënat e regjistrave, deri tani konfuzë dhe pa strukturë, të gjendjes civile në një regjistër elektronik qendror. Përveç kësaj ajo i ka pajisur me letërnjoftime biometrike të pafalsifikueshme të gjithë qytetarët, që kishin bërë me kohë kërkesën. Numri i madh i atyre, që në fakt ekzistojnë në regjistrin e popullsisë, por që nuk kanë letërnjoftime apo pasaporta, nuk është defekt i sistemit por dëshmi, se sa të dhëna të pa aktualizuara mbart ende me vete sistemi i vjetër. Shumë prej tyre jetojnë jashtë shtetit”, vlerëson Schmidt. Ai thekson se është e rëndësishme për zhvillimin e Shqipërisë qe edhe që pas këtyre zgjedhjeve të krijohet një sistem partiak më i qartë. “Sistemi i deritanishëm i përzier me mandate të drejtpërdrejta dhe lista u zëvendësua nga një sistem krejtësisht proporcional. Prandaj mund të ndodhë, që gjatë periudhës së ardhshme legjislative shumë nga të 45 partitë ta humbasin rëndësinë. Në këtë mënyrë do të marrë fund edhe një praktikë politike, e cila i ka rrënjët në tryezat e rrumbullakëta të viteve postkomuniste të transformimit”, thekson z. Schmidt. Në këtë kontekst shqiptarët kaluan një sprovë të madhe(plotësimi i kritereve evropiane), duke hapur rrugë(pas anëtarësimit në NATO) për vazhdën e procesit të integrimeve edhe në BE, ku Shqipëria është nën një mbikëqyrje të ashpër të këtij mekanizmi.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi