Freedom House: Kosova, përjashtim pozitiv mes vendeve në tranzicion

Bota sot
Freedom House në raportin e saj më të ri e cilëson Kosovën, një përjashtim të rrallë pozitiv midis vendeve në tranzicion për vitin 2008 duke vënë në dukje se shteti i ri shënoi përmirësim në qeverisjen lokale edhe atë qendrore.
Raporti lavdëron kryeministrin Thaçi për ruajtjen e stabilitetit në vend, ndërsa nga sfidat raporti përmendet korrupsionin, kurse gjyqësorin e konsideron një nga pikat më të dobëta të shtetit ligjor në Kosovë.
Freedom House e cilëson Kosovën, një përjashtim të rrallë pozitiv, në analizën e vendeve në tranzicion për vitin 2008. Raporti i ri vë në dukje se shteti i ri shënoi përmirësim si në qeverisjen lokale edhe atë qendrore ndërsa Misioni i OKB-së filloi t’ia transferonte përgjegjësitë institucioneve vendase.
Pasi bën një përmbledhje të zhvillimeve kryesore për vitin 2008, viti i pavarësisë për Kosovën, raporti vë në dukje se qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Hashim Thaçi, arriti ta ruante stabilitetin dhe të parandalojë dhunën në vend, me ndihmën e Zyrës Ndërkombëtare Civile, si edhe ambasadave të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.
Në raport theksohet fakti që Kuvendi miratoi mbi 100 ligje, nga të cilat mbi 50 ishin direkt të lidhura me klauzolat e planit Ahtisaari.
Në raport përmendet fakti që opozita e kritikoi ashpër qeverinë për korrupsion dhe mungesë vizioni në gjysmën e dytë të vitit si edhe kërkoi zgjedhje të parakohëshme.
Duke pasur parasysh sfidat e Kosovës në vitin 2008, ruajtja e stabilitetit dhe përmirësimi i funksionimit të institucioneve, ia rritën vlerësimin Kosovës për qeverisjen.
Freedom House thotë procesi zgjedhor u karakterizua nga përplasje dhe boikotime nga njëra anë, por edhe nga miratimi i disa ligjeve të reja për zgjedhjet. Zgjedhjet e ardhshme komunale mbahen këtë vit.
Organizatat e Shoqërisë Civile dhe ato joqeveritare ende përballen me sfidën e zhvillimit të vizionit të tyre të vet strategjik, ndërsa liria e medias është e mbrojtur nga kuadri ligjor. Megjithatë mekanizmat ligjore dhe institucionale nuk e parandalojnë presionin politik ndaj medias.
Një drejtim tjetër ku është shënuar përmirësim, është qeverisja lokale dhe pikërisht funksionimi i komunave, si edhe përfundimi i procesit ligjor për decentralizimin.
Gjyqësori konsiderohet një nga pikat më të dobëta të shtetit ligjor në Kosovë. Si trashëgimi e nëntë viteve të kaluara, kuadri ligjor i Kosovës mbetet i ndarë mes rregullave të UNMIK-ut, ligjeve të miratuara nga Kuvendi në përputhje me Kushtetutën e re, disa ligje të ish-Jugosllavisë dhe ligjet serbe përmes strukturave paralele në zonat me shumicë serbe, veçanërisht në veri. Kjo ka vazhduar të pengojë funksionimin e gjyqësorit.
Korrupsioni vazhdon të jetë shumë i përhapur dhe një problem kryesor në Kosovë. Megjithëse ka pasur përmirësim në legjislacion, ka në përgjithësi një mungesë të vullnetit politik për të luftuar korrupsionin.
Në raport përmendet si sfida më e madhe për vitin 2009 hyrja në fazën e re të konsolidimit institucional. Zbatimi i sukseshëm i planit Ahtisaari, thotë Freedom House, ose do të forcojë funksionalitetin e shtetit, ose do të rrisë mundësinë e ndarjes përgjatë lumit të Ibrit, përmes Mitrovicës.
Aftësia e funksionimit e EULEX-it do të luajë një rol direkt në konsolidimin e shtetit dhe suksesin e misionit të Bashkimit Evropian në gjithë vendin.
Po ashtu sfida të tjera do të jenë lufta kundër korrupsionit, forcimi i institucioneve, integrimi i saj dhe vendosja e bazave për zhvillimin e ekonomik.
Përfundimi për Kosovën bie në kontrast me vlerësimin e përgjithshëm të raportit “Vendet në Tranzicion”, sipas së cilit 2008-a ishte një vit i errët për demokracinë në vendet ish-komuniste.//kk//

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi