Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Disiplinimi i serbëve

Shko poshtë

Disiplinimi i serbëve Empty Disiplinimi i serbëve

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 01, 2009 10:34 pm

Disiplinimi i serbëve

Kur e panë se Qeveria dhe EULEX-i e kanë seriozisht ultimatumin për t'u kthyer në vendet e punës, policët me kombësi serbe në radhët e Policisë së Republikës së Kosovës nisën t'i japin fund bojkotit. Kokulur, u kthyen në detyrë, ndërsa Policia e shtetit i kishte pritur si askush në botë. Në asnjë vend normal nuk ndodh që t'u paguhet bile edhe rroga rregullisht bojkotuesve të Policisë. Por, në vendin tonë çka nuk ndodh. Kjo histori nuk ka të bëjë aspak me të drejtat e komuniteteve, por është një episod i toleruar pa kurrfarë arsyeje nga autoritetet kosovare. Çdo shtetas kosovar duhet t'i nënshtrohet ligjit dhe rregullave. Kosova ka nevojë për në disiplinim të rreptë, ndërsa modelet e bojkotit, që i prodhuan serbët e instrumentalizuar nga Beogradi, duhet të marrin fund një herë e mirë. Sidomos kur është fjala për institucione, siç është Policia, duhet të ketë zero tolerancë ndaj veprimeve antiligjore.
Lejimi i veprimeve të tilla të paligjshme është inkurajim i shthurjes dhe pasigurisë, kështu që nuk sjell asnjë të mirë. Tashmë edhe vetë pakica serbe është duke e kuptuar se nuk mund të ketë më një rrugë të mesit, por duhet të zgjedhin. Imponimi i shtetit ligjor ndaj secilit, pavarësisht cilit komunitet i takon, serb, boshnjak, rom, ashkali apo shqiptar, është zgjidhja e vetme dhe njëkohësisht garancia kryesore e forcimit të shtetit tonë. Çdo qytetar ka të drejtë të zgjedhë nëse do të punojë diku apo jo, ka të drejtë ta braktisë punën që e ka, por s'ka asnjë lloj justifikimi që dikush të pritet me muaj, për t'u kthyer në vendin e punës, sepse "nuk pajtohet me pavarësinë e Kosovës". Kjo, në fakt, duhet të jetë një arsye e fortë për të mos e pritur askënd kaq gjatë. Nuk mund të ecim përpara, me lëshime të tilla të paprecedent, por përkundrazi do të krijojmë shembuj negativë që do të lënë pasoja të ndjeshme për të gjithë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi