Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Milazim Kadriu: Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe normalistët e parë drenicas

Shko poshtë

Milazim Kadriu: Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe normalistët e parë drenicas Empty Milazim Kadriu: Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe normalistët e parë drenicas

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 02, 2009 12:35 am

Milazim Kadriu: Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe normalistët e parë drenicas U1_4Libra të rinjë

Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare, dhe normalistët e parë drenicas

Libri : "Zeqir Halil Hamëza në mbrojtje të trojeve etnike (1941-1945-1999) dhe gjenerata e parë e Normales së Prishtinës" të autorëve Rrahman Bejta - Hajdin Kastrati

Nga Milazim Kadriu

Edhe gjatë sundimit pesë shekullor osman shqiptarët ishin të privuar nga shumë të drejta ,u mohohej shkollimi në gjuhën amtare dhe çdo e drejtë tjetër kombëtare. Po ashtu tri konfesionet fetare mysliman, katolik dhe ortodoks,mundoheshin të futnin përçarje ku myslimanët i konsideronin si turq, katolikët italian dhe ortodoksit grek. Në këtë drejtim punë të çmuar kanë bërë rilinadasit të cilët e ndan fenë nga kombi.
Të gjithë pushtuesit e trojeve shqiptare historinë e shkruan sipas dëshirës së tyre duke i shkel shqiptarët madje Serbia pati plane edhe për shfarosjen e shqiptarëve dhe shpërnguljen nga trojet etnike. Mirëpo për këtë shumë atdhetar u flijuan dhe nuk lejuan një gjë të tillë dhe asnjëherë nuk u pajtuan me asnjë okupator. Edhe në librin "Zeqir Halil Hamëza në mbrojtje të trojeve etnike (1941-1945-1999) dhe gjenerata e parë e Normales së Prishtinës" autori paraqet rezistencën aktive të drenicasve të cilët në të gjitha kohët nuk e kanë njohur pushtetin e asnjë pushtuesi.
Rezistenca për mbrojtjen e trojeve shqiptare ishin në çdo pjesë të Kosovës ku u formuan qeta kaçake por më aktivet ishin në Drenicë.
Pas shkuarjes së Turqisë trojet shqiptare i pushtoi Serbia ku për ta luftuar këtë pushtues u formua qeta kaçake të njohura nënë udhëheqjen e Azem Betës.
Autori në mënyrë kronologjike përshkruan të gjitha luftërat që janë zhvilluar në këto anë kundër okupatorit shekullor,si janë Lufta e Klodernicës(1917),Lufta e Bajës (1918),pastaj përshkruan formimin e zonës së lirë (Shqipëria e vogël) në Drenicë në qershor 1923 deri më 15 korrik 1924. Po ashtu në libër pasqyrohet edhe çlirimi nga barbaria serbe i Kosovës të cilën e bëri Gjermania. Në këtë kohë u hapën shkolla shqipe dhe shqiptarët ishin të lirë në trojet e tyre.
Më vonë më 1945 rikolonizohet Koosva nga serbo-sllavët komunist. Drenica sërish hynë në luftë nënë udhëheqjen e Shaban Polluzhës.
Ndërsa në luftën e Kosovës 1997-1998-1999 UÇ e ndihmuar edhe nga NAT e çliruan Kosovën.
Në këtë libër ipen të dhëna për Zeqir (Halil) Hamëza (1910-1997) që ishte nga Klina e Epërme e Skenderajt dhe për aktivitetin e tij kombëtar në luftë kundër okupatorit.
Hollësisht përshkruhet pjesëmarrja e Zeqirit në të gjitha betejat në të cilat tregoi një trimëri të rrallë për çka edhe më vonë i janë thurur vargje dhe këngë .Zeqiri ishte mbijetues si Masakrës së Tivarit dhe në libër paraqiten evokimet e kujtimeve të tij nga kjo masakër.
Më pas në libër flitet për shumë personalitete sit ë familjes Hamëza edhe të familjeve tjera që dhanë kontributin e tyre në luftërat e periudhave të ndryshme për çlirimin e vendit.
Në pjesën e dytë të librit autorët sjellin biografi të gjeneratës së parë të normalistëve të Prishtinës dhe kontributit të çmuar sin ë arsim edhe në rrugën e lirisë kombëtare .Kontributi i tyre ishte i çmuar ku idetë e tyre përparimtare ata i përhapnin edhe tek të tjerët e sidomos tek nxënësit e tyre. Më vonë do të shihet se shumë nxënës të tyre do të dallohen në ardhët e UÇK-së .
Ndërsa pjesa e tretë e librit është e ilustruar me shumë foto të personaliteteve të përmendura në këtë libër. Aty prezantohen foto nga aktiviteti por edhe nga jeta private e tyre,pastaj foto të shokëve,të nxënësve etj. Po ashtu prezantohen edhe faksimile të dokumenteve të ndryshme të kohës ,shkrime të gazetave e revistave që kanë shkruar për të përmendurit në këtë libër. Pastaj ditarë jetësor të tyre , regjistra të normalistëve e shumë fakte tjera të cilat vërtetojnë atë që thuhet më par në libër. Nëpërmes të këti libri autorët hedhin në drite shumë aktivitete të personaliteteve kombëtare që në një apo formë tjetër dhanë kontributin e tyre për çlirimin e vendit që nga viti 1941 e deri në vitin 1999,ku pjesë e tyre ishin edhe autorët e librit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi