Halit Bogaj: Abaz Hoxha ”100 Vjet kinema”
Faqja 1 e 1

ABAZ HOXHA ”100 Vjet kinema”
Nga Halit Bogaj
Enciklopedia “100 vjet kinema ” është një ngjarje tjetër e madhe kulturore që hedhë dritë të hollësishme në historinë e arit të shtatë shqiptar.Kjo vepër na bënë kurreshtarë edhe nga shkaku se autori i saj ka derdhur mund dhe djersë për të na njohur sa më tepër me të arriturat e kinematografisë shqiptare që nga ditët e saj të para e deri sot.
Autori i respektuar ka punuar me përkushtim të madh dhe në mënyrë të palodhshme për të na dhënë sa më tepër fakte relevante dhe ngjarje të ndryshme nga kinematografia jonë, ashtu që ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe të frytshme me të cilën ndahet I kënaqur çdo kineast dhe filmofil shqiptar të cilët mësojnë mjaft hollësisht mbi të gjitha lëvizjet e artit filmor në Shqipërinë e para dhe pas luftës së Dytë botërore.
Siç e shohim nga brendia dhe kronologjia e librit, del se fillet e kinematografisë shqiptare janë të hershme, krahasuar me kushtet e vështira në të cilat gjallëronte Shqipëria dhe populli i saj në atë periudhë kur ajo rrezikohej vazhdimisht nga pushtues të ndryshëm që përherë e synonin okupimin e trojeve shqiptare.
Duhet theksuar edhe faktin relevant se arti filmor lindi edhe në Shqipëri menjëherë pas atij evropian të cilin e kishin zbuluar”Vëllezërit Lymier” në Francë.Në trevat ballkanike dolën në dritë edhe dy lymierë të tjerë me emrat:Janaq dhe Milto Manaqi të cilët krijuan kryevepra të shquara me fokusimet fotografike, duke debutuar me filmin e tyre të parë”Tjerrëset” që është njëra ndër fotografitë më të fuqishme të atyre viteve.
Libri i autorit Abaz Hoxha na njohton edhe me figura të tjera të famshme të cilat depërtuan edhe në artin botëror duke lënë gjurmë të pashlyera në suazat ndërkombëtare si korifej të çmuar të prezentimit të vlerave tona të pashterrshme kulturore në botë.
Abaz Hoxha me librin“100 Vjet kinema” merr për sipër që të elaburojë tërë veprimtarinë jetësore të figurave të shquara filmore të cilat kanë bërë emër në botë ngase kjo do të ishte një detyrë kolosale për ta arritur një synim fundamental të autorit të përkushtuar.Libri paraqet rëndësi të madhe për disa kategori të ndryshme të lexuesve të interesuar të cilët dëshirojnë të mësojnë shumçka për filmin dhe magjinë e tij si lloj i ri i artit njerëzor dhe kombëtar, për aktorët tanë më të njohur, për kineastët më të dalluar që u morën me këtë lloj të ndritur të artit dhe për filmat më antologjikë të cilët kanë mbetur begati e madhe për popullin dhe kulturën tonë kombëtare.Një kësi libri na është dashur qysh moti për t’i treguar themelet e kinematografisë aq të begatshme e cila fillon qysh me filmin”Skënderbeu”/1953/ dhe’Tana”/1957/ për të arritur në një numër më të madh filmash të xhiruar deri sot në dy anët e ndara të atdheut.
Libri është një përkushtim i pamohuar ndaj të gjithë atyre që synuan që edhe ne si popull të bënim pjesë në familjen e madhe të civilizimit botëror , në rrjedhat e tij kulturore dhe në botën magjike të artit të shtatë.Autori me kujdes të madh flet edhe për vendet evropiane të cilat ishin të angazhuara që t’i filmonin periudhat dhe viset shqiptare në shiritin e celuloidit, sidomos në gjysmën e parë të shekullit 19.Ai na bën të ditur se në Shqipëri deri sot janë xhiruar rreth 300-400 filma dokumentarë dhe 300 filma artistikë që përbëjnë një fond mjaft i madh dhe solid të cilin do ta kishin lakmi edhe disa nga vendet e zhvilluara të botës.Në këtë drejtim Shqipëria kishte ecur shumë shpejt drejt arritjes së sukseseve të mëdha dhe kulminante në lëmin e kinematografisë.
Në këtë libër kemi shumçka relevante nga historia e kulturës shqiptare, siç janë edhe disa nga fotografitë e hershme të fillimshekullit të kaluar :”Kongresi i Manastirit”/1908/,”Hyrja e çetave në Manastir”/1908/”, “Çeta patriotike në Dibër”/1909/, “Këshilli i Kongresit të Dibrës”/1909/etj.
Kur duam të flasim për rëndësinë e madhe të këtij libri, duhet theksuar edhe faktin se në të figurojnë qindra aktorë shqiptarë që luajnë rolet kryesore, sekondare dhe terciare në mbi 300 filmat artistikë shqiptarë të realizuar në Shqipërinë e pasluftës dhe në Kosovë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi