Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Demir Krasniqi:DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Shko poshtë

Demir Krasniqi:DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS Empty Demir Krasniqi:DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 02, 2009 9:42 pm

Sot e 19 vjet më parë:



DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS







Demir Krasniqi:DEKLARATA E PAVARËSISË SË KOSOVËS U1_Demir_Krasniqi



Oh, mbarë Kosova n’ këmbë është ngritë ,

Delegatët ka porositë –

Të shpallë aktin e Pavarësisë ,

T’i hapë rrugën demokracisë !



Zëri i popullit po na thërret –

Për vend tonë - t’ vendosim vet !

T’ jemi Zot t’ Atdheut tonë –

Këmba e huaj t’ mos na sundojë !



Delegatët si kreshnikë ,

Në Prishtinë, më 2 Korrik ,

Para tankeve të Serbisë –

Shpallën aktin e Pavarësisë !



Shpallë Kosova – PAVARËSI ,

Shpallet KOMB , e jo “KOMBËSI “!

Popullata e mbarë shqiptare –

T’ i gëzojë t’ drejtat gjithëkombëtare !



Delegatët, trima e trimëresha ,

Si luaj e luanesha ,

Me vullnetin e gjithë njerëzisë –

I dhanë vulën historisë !



O, rroftë Kosova , rroftë Flamuri ,

Me djem trima – zemërguri !

As n’ Ballkan, as tej oqeani –

S’ na përçanë për jetë dushmani !



Shumë urime nga mbarë bota –

Faqebardhë të prej Evropa !

T’ pret Brukseli e Amerika –

Me fat t’ qoftë Ty , REPUBLIKA !



Gjilan, më 02.07.1990.













KUSHTETUTA E 7 SHTATORIT



O, delegatët popullorë ,

Mblidhen tok, më 7 SHTATOR ,

N’ bazë t’ vendimeve të 2 KORRIKUT –

Ia mësynë Grykës së Kaçanikut .



O, n’ Kaçanik, n’ qytet të dritës –

Mbajnë KUVENDIN E REPUBLIKËS .

Shpallë Kosova – KUSHTETUTËN ,

VETËVENDOSJEN DHE SHKËPUTJEN !



O, shpallë Kosova: REPUBLIKË ,

SHTET I LIRË DEMOKRATIK ,

SHTET I KOMBIT TONË SHQIPTARË

DHE PAKICAVE KOMBËTARE .



O, SHTET SOVRAN E JURIDIK ,

TERITORI I SAJ, UNIK ,

Ka themelet t’ forta si guri ,

STEMËN, HIMNIN DHE FLAMURIN .



O, moj Kosovë, Ty, t’u shtoftë buka ,

Me fat t’ qoftë Ty, KUSHTETUTA!

O, moj Kosovë, Ty, t’u shtoftë rrita ,

Me fat t’ qoftë Ty, REPUBLIKA !



Gjilan, më 07.09.1990.



***** Shënim plotësues:



Autor i teksteve , melodive dhe interpretues i këtyre dy këngëve është Demir KRASNIQI . Që të dyja këto këngë, po më 1990, janë incizuar dhe publikuar për opinion , përmes audio-kasetave të botuara në Produkcionin Muzikor “ZËRI I KOSOVËS”, ku producent dhe redaktor përgjegjës i këtij programi ishte i ndjeri Musa Tolaj, nga fshati Skivjan i Gjakovës, të cilit më vonë forcat paramilitare serbo-çetnike ia dogjën shtëpinë dhe studion muzikore në Prishtinë, kurse atë e masakruan mizorisht !

Atij, i qoftë i lehtë dheu i Kosovës martire , ndërsa kujtimi për te, do të rrojë krenarë gjithmonë në zemrat tona !

Po këto dy këngë, janë botua dhe publikua më vonë edhe në librin tim të parë, me titull:”MALLËNGJIME E USHTIMA”, në Gjilan, më 1993, faqe 171 dhe 173.

Ata që i kanë të freskëta ato ditë dhe atë kohë, do ta kuptojnë më lehtë se sa ishte e rrezikshme këndimi, botimi dhe publikimi i këtyre veprave në atë kohë !



Gjilan, më 02. Korrik 2009. Demir KRASNIQI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi