Makfire (Maqedonci) Canolli: Vajza heroine – Ilegalja e 1981
Faqja 1 e 1

Vajza heroine – Ilegalja e 1981
(Tregimi i IV)
Kujtime nga ditari!
Nga Makfire (Maqedonci) Canolli, U.S.A
Ishte viti 1981, "Pranvera e madhe" e demonstratave të para!
Pas disa javësh, ndoshta jo edhe shume, familjes sonë ju shtua edhe një anëtare e re! Ishte një vajze me flokë të gjate e të zeza, kishte shtate të gjate e sy të bukur! Ishte në mos gabofsha muaji Prill apo Maj, i vitit 1981. Isha në moshën 11 vjeçare dhe kur u ktheva nga shkolla, atë vajze e gjeta në mesin e anëtarëve të familjes sonë. Pasi që nuk e njihja dhe nuk e kisha takuar asnjëherë me pare, isha e bindur, se, nuk është ndonjë e afërme e jona. U bëra kureshtare ta dija se kush ishte? Si quhej? Nëna me përqafoi dhe me tha - Kjo është një motër e jotja, quhet "Myrvete" dhe nëse të pyet ndokush nga Dajt se - Kush është ajo vajzë që po qëndron në shtëpinë e juaj? Ti duhet t'ju thuash, se, - Ajo është "mbese e hallës e ardhur nga fshati"! Ndërsa, nëse të pyet ndokush nga të afërmit e babait apo edhe fqinjët, u thuaj - Është " vajza e kushërirës se nenës, e ardhur nga fshati"! Nëna me tha, të lutem ke kujdes dhe mos me e pyet asgjë me shumë dhe nëse vëren diçka rrethe shtëpisë, apo edhe ndenje makine të policisë të vishe me vrap dhe të na njoftosh dhe mos me pyet asgjë më shumë!
E përqafova motrën "Myrvete" dhe fillova të shoqërohem me të.
Ajo me pyeste, se, si po kaloj me mësimet në shkolle, cila lend me pëlqen më së shumti etj. Edhe unë përpiqesha të di me shumë rreth saj, po me duhej të beja kujdes në pyetjet e mija, se, edhe pse isha në moshe të re, e kuptova se diçka nuk ishte në "rregull"! Me interesonte ta dija, se pse duhej të përgjigjesha ashtu siç me porositi nëna, pse ajo qëndronte në shtëpinë tonë, nga kush kishte frikë, e shume pyetje që me vinin vërdallë në mendjen time! Po ta pyesja se, pse ke ardhur në shtëpinë tonë? Me vinte turp dhe ndihesha në siklet, se e dija se, ajo pyetje nuk duhej ti behej një mysafiri! Me pëlqeu ajo vajze shumë dhe fillova qysh ditën e pare ta doja vërtete si motrën time. Ajo na mësonte poezi të ndryshme si mua ashtu edhe dy djemve e vëllait të madh, pra nipave të mi.
Si sot me kujtohet një poezi e saj, ku fillonte:
Jam i vogël asgjë s'di
veç dy fjale për Shqipëri,
për Flamurin kuq e zi
për Enverin dhe Parti!
Shpesh herë na tregonte edhe ndonjë përralle apo edhe ndonjë barsolete. Ditët kalonin dhe "Myrvetja" behej edhe me e dashur për të gjithë ne. Me ndihmonte rrethe detyrave të shtëpisë dhe një dite i thash.
- Si i din Ti të gjitha, pasi je vajze nga fshati, a ke qene Ti në shkollë?
- Ajo buzëqeshi, më përqafoi fort dhe me tha - Po edhe un kam qene në shkolle dhe kur e kam përfunduar shkollimin, kam punuar si "mësuese"!
Sa çudi, sot e asaj dite nuk e di vërtetë a ka qene "mësuese" ndonjëherë, apo vetëm me tha ashtu! Sido që të jetë, ajo vërtetë kishte qene vajzë e talentuar dhe unë si fëmijë e kuptoja se ajo ishte vajze e zgjuar!
Një natë në mbrëmje, kur vetëm filloi të errësohet, mund të ketë qenë muaji gusht i vitit 1981 në shtëpi erdhi Adem Prapashtica, vëllai i Abdullah Prapashtices, që ishin të vëllamzuar me vëllai tim Rexhen dhe që ne fëmijët thërrisnim daja Duk!
Biseduan me vëllanë Rexhepin në oborre dhe e thirren edhe "Myrvetin" dhe biseda e tyre zgjati nja 20 apo 30 min! Ademi dukej shumë i shqetësuar dhe i vëreja se edhe "Myrveti" edhe Rexha u shqetësuan dhe diskutonin me zë të ulet dhe unë sillesha gjoja se po luaj, mirëpo nuk mund të ju afrohesha aq afër dhe kështu nuk mund të dëgjoja asgjë nga ajo bisede! "Myrveti" hyri brenda në shtëpi, veshi një pale pantallona të meshkujve, një xhakete të meshkujve dhe e vuri një kapele në koke, pasi flokët e gjata i lidhi. E ktheu jakën e xhaketës sipëri rreth qafe. Me një fjale u maskua aq bukur, sa vërtetë nuk mund ta njihje se nuk është "djalë"!
U përqafua me prindërit e m'i, me nusen e vëllait, me vëllezërit e tjerë, nipat e vegjël dhe që të gjithë qanin! Fillova edhe un të qaj dhe i lutesha në shpirte, rri e mos ik, ku do të shkosh, pse nuk po rrinë me ne, kush të ka hidhëruar???
Ajo me përqafoi fort, me puthi në faqe e me tha:
- Jo shpirt është koha të largohem, mos harro, të dua shume! U dame me lot në sy të gjithë dhe ata ikën! Me vone, dikur shumë vone vëllam Rexha erdhi në shtëpi dhe prindërit të shqetësuar e pyeten, a ishte çdo gjë në rregull? A u vendos "Myrveti" dhe si kaluat rrugës! Ishte diku ora mbas 12 e natës dhe mua akoma nuk me zinte gjumi. Me silleshin në mendje ditët qe i kaluam se bashku me "Myrveten", se sa bosh me dukej dhoma pa praninë e saj, sa më mungonte zëri i saj, buzeqeshja e saj, dashuria e saj! Isha kureshtare të dija, pse iku, ku shkoi, pse ishin te shqetësuar, pse u maskua ashtu ajo?!
Ç’fare po ndodhte, pse me tha është koha të largohem? Pyetje këto që më mundonin në shpirte dhe mezi i kuptova, më vone!
Nuk shkoi shume kohë, qe u largua "Myrvetja" nga familja jone dhe pikërisht me 20 Mars, 1982 u burgosen vëllezërit e mi. Mbas disa ditësh e kuptova, se, edhe një vajze e cila quhej Hydajete, qenka burgosur dhe nëna ime qante për të dhe lutej për te. E pyeta - Nënë kush është ajo vajze, që ti po qanë për te? Ajo me tha - Të kujtohet "Myrveti"? Thash - Po si jo! Më tha - Ajo është sot në burg! Thash, po ti the Hydajetja qenka burgosur!
Nëna me përqafoi e me tha - "Myrvetja" quhej Hydajete, po ne e thërrisnim ashtu të humbnim gjurmë, po ja moj nënë, përsëri e paskan zënë! Fillova të qaje edhe unë dhe vërtetë u ndjeva e thyer në shpirte...!
Kaloi një kohë dhe e kuptova, se, "Myrvetja" siq e quanim ne, apo Hidajete e kishte edhe babën në burgjet serbe! Mbas dajës në Liri, babai i saj erdhi në vizitë te ne dhe e falënderoi babanë tim, për gjithë sakrificën që kishte treguar familja jone, gjate qëndrimit të vajzës së tij "Ilegale", në shtëpinë tonë!
Më kurrë nuk kam pasur rastin ta takoj, "Myrveten" dhe ta përqafoj për se afërmi! Kam dëgjuar se është martuar, në Has të Prizrenit dhe sa e vërtetë është kjo nuk e di. Por, kudo qofte, uroj të jetë mirë me shëndet dhe i dëshiroje jetë të gjate e të lumtur dhe i lumtë asaj burrëreshe, që ishte krah për krah me burrat në vijën e rezistencës dhe që qëndroi si trimëreshë! Kjo, pra, ishte vajza heroine apo motra që nuk e takova më kurrë! Trimëresha që kaloi rininë e saj, në burgjet serbe se bashku me babain dhe shume motra e vëllezër të tjerë, vetëm pse ishin shqiptare dhe kërkonin të drejtat e tyre!!!
“””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””””
E nderuara motër Justina!
Këto tregime, i kam shkruar në vitin 1992, kur jetoja në Gjermani! Por atje isha pa leje qëndrimi dhe policia gjermane me kthyen në Kosove, në vitin 1998, d.m.th. kur Kosova digjej flakë! Ditarin tim e kam pasur në valixhe, mirëpo policia serbe ma morri valixhen në aeroport dhe për fatin tim të keçë, mbeta pa ditarin! Po ato kujtime të cilat me kane mbetur në memorien time të freskët dhe ndoshta pse kane lëne gjurmë të thelle në mendjen dhe shpirtin tim, janë të pa harruara, andaj edhe i kam shkruar serish këtu në U.S.A. E kam bë me shume për fëmijët tanë, ta dine historinë e familjes sonë, se ne ç’fare peripecish të jetës kemi kaluar.
Ju uroje çdo të mire në jetë dhe uroje që fjalët e juaja të sjellin paqë, tolerancë, mirëkuptim dhe bashkim ne mesë të shqiptareve!
P.S Nëse ke kohe ndonjëherë, Kanada me vendin ku unë jetoj nuk është shume larg! Jam 200 mil. prej Bufalos dhe ju them se jeni e mirëseardhur çdo here në çdo moment!
Me respekt
Maki

Për ZSH: Justina Pali
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi