Edmond Shallvari: Dy vota më pak!?
Faqja 1 e 1
Edmond Shallvari: Dy vota më pak!?
Dy vota më pak!?
.... një gjendje e absurditetit, apo absurditeti i nje gjendjeje.
Nga Edmond Shallvari
Që në fund të numurimit të votimeve, do jenë dy më pak, këtë ja u them me 100 përqind siguri dhe argument bashkë, sikurse di që deri në sekondën e fundit të votimit, do vijë për të votuar dhe më i moshuari i paralizuar. Mjafton pak ment t’i kenë mbetur në pjesën lëvizëse të trurit, se lëvizjet e duarve dhe hedhja e fletës në kuti s’ka problem.
Mos pyesni me padurim, se si është e mundur që të dalin dy vota më pak, kur do ngrihet dhe i vdekuri nga varri për të votuar. Po ju them që në këtë ndodhi, më lehtë e ka të votojë i vdekuri, se dyshja që s’do ketë fatin e lumturisë votuese. Vetëm në ndodhtë ndonjë çudi sekondën e fundit, do më duhet që të shuaj gjithshka po shkruaj dhe të kërkoj ndjesë tek lexuesi për nxitimin.
Prapë po më nxitoni e s’po më lini t’i hy temës. Ç’zakon i keq xhanëm, që doni menjëherë fundin, pa njëçikë mes, mesin pa një çikë fillim, apo fillimin, pa një çikë hyrje. Dhe mos u çuditni tani, as mos hapni tej normales sytë, kur të lexoni se dy votat më pak do regjistrohen në qytetin e njohur për mosnjohjen e ngujimeve njerëzore për arsye hakmarrjeje, në qytetin e mallaxhinjve e mallaxheshave që kanë lënë nam për harmoninë mes tyre, që me përshëndetjet mëngjesore e pirjet e kafeve nëpër oborret brenda shtëpive, vazhduar me nënat, gratë e nuset me fshesat nëpër duar, që s’lenë plehra jo e jo, por as guriçkën mes kalldrëmeve të sokakëve. Po ato, çupkat e gufuara në gjoks për bandillët e ëndërrave, ulur gurëve si stola anash dyerve dalëse në rrugicë, me shtijat, grepat, gjilpërat, duke thurrur, qëndisur, apo bërë ojka lloj-lloj për pajën e nusërisë? Lere aman, ç’pata tani që hyra këtyre lezeteve të shkuara, apo të më pengojnë lotët mallëngjyes për të vazhduar më tej? Ja që më rrëmbejnë ca karakteristika të qytetit tim korçar, aq më tepër tani, kur përballë tyre më ngrijnë shpirtin dhe ngrenë zërin e ankesës ca ndodhira që kurrë s’do desha t’i dëgjoja, jo më pastaj ti shkruaja.
Prandaj dhe s’më bën shpirti e dora t'ju shuaj sa më parë kuriozitetin e titullit, që ende ma ve veten në ëndërr. Më duket se pas vënies së pikës së fundit në këtë shkrim, do zgjohem dhe lehtësohem, kur të dal në rrugicë dhe thith ajrin mëngjesor. Do tallem e qesh pastaj me veten, që po e merrte ëndërrën për të vërtetë dhe do ulem e shkruaj të kundërtën e saj.
Ç’pres atëhere? Nipin që sapo del nga dyqani me një çantë ushqimesh në dorë.
Si pa kuptim ju duket kjo përgjigje, me siguri. Kështu dhe mua në fillim, por ajde të ecim bashkë tani deri në fund, me pak durim ju lutem dhe gjakftohtësi bashkë.
Nipi më afrohet, më përshëndet, por nuk hyn brenda. I hap rrugën se mos isha unë pengesë, por ai më thotë ta ndjek pas për ta ndihmuar. Ndihmë për çfarë, për ku, apo bën lojë me mua, se kështu hedh e pret sa herë në mesenxher kur jemi larg dhe hymë internetit. Më kërkon ta ndjek dhe unë pranoj, qoftë kjo dhe ndonjë nga lojrat shakatuese të tij.
As tridhjet hapa në ngjitje të rrugicës, ndalon para portës së një shtëpie. E hap si të ishte zot i saj, më pret sa të hy dhe unë dhe pas pak lëshon nga poshtë ballkonit të brendshëm të shtëpisë thirrjen, “Teta Kaliroo!!”
Gërvishtja e derës së drunjtë të ballkonit, shoqëruar më pas me fishkëllimën fërkuese, vazhdoi me daljen e Kaliroit, me një kovë plastike në dorë. Më pas kova rrëshqiti ajrit rrugës së litarit, mbajtur nga duart e Kaliroit. Përshëndetemi me njeri-tjetrin, por mua më rënkoi veshit e shpirtit, zëri i saj i mekur. Pleqëri, hesapi, mendova dhe e pyeta për xha Vasilin. Prapë mekësia e zërit, psherëtima shoqëruese e të thënës për siklete sëmundjeje. I thashë se do vij t’ju takoj para se të ik, kur psherëtima u shtua bashkë me çudinë pyetëse, “Nuk di gjë?”
Ç’të dija? Ç’lidhje ishte kjo pyetje me thënien time? Por nipçja, si më i shkathët, i bëri zë për të ngritur kovën me ushqimet, duke më pëshpëritur mua diçka në vesh. I tha një, “Ikëm teta, se kam mësimet tani!” dhe nxitoi drejt daljes. Më mbeti dhe mua të them një “Mirupafshim!”, bashkë me të falat për xha Vasilin.
Nxitova të arrij nipçen, këtë rradhë jo vetëm me kuriozitetin e mbetur pezull, por dhe me ca inat për sikletin që pësova.
Ishte nipçja me rrëfimin e tij, sebepi i këtij shkrimi. Në rrëfimin e tij kishte përzjerje keqardhjeje e humori bashkë, që vërtet i shkon për shtat tragjikomedisë njerëzore.
Hall me pronë e hall pa pronë, që jo vetëm i ka ndarë njerëzit në kundërti mendimesh e veprimesh, por ç'është më e keqja ju ka nxjerrë nga thellësia e karakterit njerëzor, veset më të ndyra antinjerëzore. Ç'emër t'i ve unë e ç'emër do t'i vini ju lexues kësaj gjendjeje absurde, kur çifti i moshuar ka rreth një muaj ngujuar në katin e dytë të një shtëpie me tjetër pronar, por që paguan rregullisht qiranë deri në virgjinë e tokës? Në këtë shtëpi ky çift hyri i ri dikur dhe aty kaloi gjithë fazat e jetës çiftore e prindërore, deri në pleqërinë e pashmangshme. Por ç'kusur, që pa rënë kurrë në gjynahe e mëkate, të vuajë kusurin e absurditeteve nga më antihumanet, që pjell kategoria e famshme ekonomike e pronës në Shqipëri? Absurditet, që pronarin e xhveshur padrejtësisht dikur nga prona e tij, e kthen në raste të tilla, në pozitën e ish shpronësuesve të dhunshëm. Dhe më keq akoma. E ngre mesnatës nga gjumi si lugat, i jep në dorë vegla shkatërruese dhe me instiktin e ligësisë e shkatërrimit, fillon të prishë që në krye e deri ne rrëzë shkallën e drunjtë, të vetmen mundësi ngjitjeje e zbritjeje për qiranxhinjtë. Instikti shkatërrues mbaron me ngujimin lart të atyre njerëzve, që e kanë mbushur me frymën e shpirtit një jetë të tërë çdo hapësirë e materie të kësaj shtëpie të vjetër. Por tani, pronari i ligjshëm, me kartën e tapisë në dorë, nuk përmbahet. Ai do pronën e vet, pa një , pa dy. Qiraxhinjtë e varfër, le të gjejnë strehë ku të duan, aq i bën. Ku, si, me se, as që i bëhet vonë. Tapia i jep të drejtën e zotërimit të gjithshkaje në shtëpinë e tij dhe sipas kësj logjike interesi, edhe çdo mjet përdorues për ta shtënë në dorë. Para kësaj karte dorëzohet dhe policia që vjen në vendin e ngjarjes dhe me një fjalë justifikuese për pafuqishmëri vepruese, kthehet në punën e vet. Ngujimi mbetet akoma ngujim, deri këtë çast që po shkruaj dhe komshinjtë dashamirës janë bërë të vetmit ndërlidhës shpirtërorë dhe materialë me çiftin. Ndërlidhja tjetër e tyre me të rejat e jetës në Shqipëri është televizori. Ai i merr magjisë së tij, i udhëton bukurisë së ndryshimeve, ju buzëqesh dhe jep kurajo nga buzët e fjalët e liderëve partiakë, për jetë akoma më parajsore pas futjes në NATO dhe arritjes në pragun e Bashkimt Evropian. Reklamat ju sjellin në dhomë bollëkun ushqimor dhe kushtet e një jete pensioniste për t'u patur zili nga vetë bota. Ja, dëgjojnë zërin e nipçes tim , që ju bën realitet dërgesën ushqimore dhe Kaliroi merr mjetin modern ndërlidhës, që tak-fak ja sjell bollëkun para syve e gojës.
Ç'i duhet shkalla në këto kohë modernizimesh? Me shkallë, pa shkallë, a nuk po ngjitet lart demokracia jonë?
I vetmi merak tani për çiftin me siguri është dita e votimit. Të jetë shpikur ndonjë mënyrë tjetër hedhje flete në kuti, pa ndërmjetësinë e shkallës zbritëse? Apo rroftë prapë litarka? Se ja, veç zërave të komshinjve dhe ngjitjezbritje kovës me fatura pagese dhe ushqime, shfaqen me raste dhe ekipet e aktivistëve të partive me kandidatët për deputetë. Sa bukur buzëqeshin, përshëndesin, premtojnë dhe sa ëmbël kërkojnë votën për njeriun e tyre, që sa të ulet në karriken e Kuvendit do t'i zbresë e ngjitë, jo nga shkalla(akoma me shkallë?), por nga ashensori . Mjafton që hë për hë, me ca durim pleqëror, të zbritet me litarkë, ajo fleta me Po-në për të.
U zgjata, e shikoj, po ç'të bëj. Kështu më ndodh kur më rrëmben një gjendje e absurditetit, apo absurditeti i nje gjendjeje.
Çifti i moshuar, me sa morra vesh nga burime të sigurta, e ka hedhur me kohë fletën e votimit në boshësinë e një kove plastike, që me sa pashë duhet ndruar nga gryerja e kohës përdoruese. Litarka mban akoma...
Botuar ne gazetat ne gjuhen shqipe ne Greqi, ALBANIAPRESS dhe Gazeta e Athines, ne dt. 26.06.2009

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Edmond Shallvari: Përditshmëri
» Edmond Shallvari: Dy poezi
» Edmond Shallvari: Një ditë...
» Edmond Shallvari: Ajo Pashkë...
» Edmond Shallvari: Ne dhe zogjtë
» Edmond Shallvari: Dy poezi
» Edmond Shallvari: Një ditë...
» Edmond Shallvari: Ajo Pashkë...
» Edmond Shallvari: Ne dhe zogjtë
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi