Numërimi në përfundim:Berisha formon qeverinë
Faqja 1 e 1

Ramiz Bojaj, Bota sot
Duke folur për shtrirjen e koalicionit qeverisës, kryeministri Berisha konfirmon se PD-ja duke negociuar për një koalicion me forca politike dhe individë të pavarur me kontribute, që do garantojnë qeverisje të qëndrueshme, valide dhe transparente.
50 për qind + 1
“Kur numrin më të madh të mandateve e ka një parti apo një grupim i caktuar politik, atëherë Presidenti është i detyruar që të kërkojë nga kryetari i forcës apo koalicionit partiak që të nisë negociatat për formimin e qeverisë së re që më tej duhet të kërkojë votëbesim në Kuvendin me 140 deputetë, ku duhet të marrë 50 për qind + 1, të votave”, thuhet në Kushtetutën e Shqipërisë.
Tiranë - Në bazë të vlerësimit zyrtar për ecurinë e procesit zgjedhor në Shqipëri kur evidencohet edhe kutia e fundit e votimit, i mbetet koalicionit të djathtë që të organizojë konsolidimin e qeverisë së re shqiptare. Në këtë kontekst, presidenti i shtetit, Bamir Topi, pritet të merr vendim qe së bashku me kryeministrin Sali Berisha të krijojë qeverinë e re. Kjo është e garantuar edhe me kushtetutën e Shqipërisë. “Kur numrin më të madh të mandateve e ka një parti apo një grupim i caktuar politik, atëherë Presidenti është i detyruar që të kërkojë nga kryetari i forcës apo koalicionit partiak që të nisë negociatat për formimin e qeverisë së re”, citohet në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shqiptarët urojnë Berishën për fitoren
Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha shprehet entuziast për rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Kreu i qeverisë, z.Berisha bëri të ditur se populli shqiptar, tashmë e ka të qartë se fitorja i përket të djathtës dhe se për këtë ka marrë urimet përkatëse. Ai ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj të gjithë qytetarëve të janë dëshmuar me pjekuri dhe përgjegjësi të lartë në zgjedhjet e 28 qershorit. “Dua të falënderoj të gjithë ata shqiptarë kudo që ndodhen për mesazhet e shumta që më kanë dërguar pas fitores sonë ”, theksoi Berisha. Ndërkaq, duke folur për shtrirjen e koalicionit qeverisës, kryeministri Berisha konfirmon se PD-ja duke negociuar për një koalicion me forca politike dhe individë të pavarur me kontribute, që do garantojnë qeverisje të qëndrueshme, valide dhe transparente. “Partia Demokratike është e gatshme të ndërtojë një koalicion paszgjedhor, por jo me bazë të gjerë. Mazhoranca aktuale i ka të gjitha numrat e nevojshëm, për të formuar qeverinë e re, por ka ndërmend të ecë drejt koalicioneve paszgjedhore. “Ne jemi të përqendruar që të ndërtojmë një segment të ri qeverisës i cili do të udhëheq interesat e qytetarëve shqiptarë, për të konkretizuar dëshirën dhe vullnetin qytetar për Shqipërinë evropiane e të zhvilluar”, thekson kryeministri Berisha. Partia Demokratike dhe koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” për ditë me radhë udhëhoqi rezultatet zgjedhore me më shumë mandate në kuvendin e Shqipërisë, me 70 deputetë, në një kohë kur pritet numërim i fazës së fundit të Fierit dhe Lezhës, nga të cilat është i mundshëm sigurimi edhe i 2 mandateve, duke shkuar në numrin standard të deputetëve, 71, për të formuar mazhorancën qeverisëse. Ky proces zgjedhor përveç fitores së Partisë Demokratike shënoi për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar arritjen e standardeve evropiane për zgjedhjet, e konfirmuar kjo edhe nga vëzhguesit e OSBE-ODIHR. Numërimi i deritanishëm i votave ka konfirmuar në mënyrë të saktë rezultatet e tre exit-poleve, të cilat nxirrnin fituese Partinë Demokratike. Standardet e larta shoqëruan gjithashtu edhe procesin e numërimit të votave, përveç disa rasteve ku Partia Socialiste urdhëroi komisionarët e saj të bojkotojnë procesin.
Dështimi i të majtës
Fitorja e së djathtës në Shqipëri, ka vënë në stres, udhëheqësin majtist, Edi Rama, duke e dërguar këtë të fundit pranë dorëheqjes. Edi Rama, i cili gjithë këto ditë ka tentuar të shtyjë sulmet ndaj tij brenda PS-së (si shkaktarë të humbjes së zgjedhjeve), nuk ka mundur t’i shtyjë më tej këto sulme. Me këtë rast, Kastriot Islami dhe Fatmir Xhafaj kanë fajësuar Ramën për fushatën e dobët që ai drejtoi, për përfshirjen në koalicion të G 99-s, për klientelizmin e listave. Lidhur me këtë çështje dalin zëra që paralajmërojnë kërkesën për dorëheqje të Edi Ramës. Sipas burimeve brenda PS-së, mësohet se Ben Blushi dhe Pandeli Majko, janë emrat e parë të kandidatëve të mundshëm të përfolur për të zëvendësuar Edi Ramën në krye të PS-së. Ky dështim e ka vënë në pikëpyetje edhe vet qëndrimin në kreun e partisë tjetër aleate socialiste, LSI, Ilir Metën se do të qëndrojë ose jo në kreun e kësaj partie. Lëvizja Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e 28 qershorit, mori vetëm katër mandate(një i shprehur pro Berishës), ku tashmë krejtësisht hapur, mund të thuhet se ky ishte dështimi i madh i LSI.
Mbetet tani e tutje të shohim vetëm detajet e mënyrës si do të procedohet nga LSI dhe Meta në vazhdim dhe risitë që do të sjellë në këtë farsë politike që kap gjithmonë shqiptarët e politikës së viteve 1991-2009 kur ngurrojnë frikshëm t’i largohen kolltukut dhe karrierës.
Motivimi për një Shqipëri të fortë
Ambasadori amerikan në Tiranë, John Uithers, përgëzon shqiptarët për zgjedhje që pltësojnë standardet ndërkombëtare, duke u bërë thirrje të gjithë lidershipit politik qe të angazhohen maksimalisht në mënyrë që procesi zgjedhor të përmbyllet në mënyrë të rregullt. Duke shprehur urimet tij për zgjedhjet e rregullta, Uithers theksoi se procesi nuk duhet të përfundojë në mënyre partiake. "Motivohuni për një Shqipëri më të fortë", duke apeluar ndaj të gjithë liderëve politikë të Shqipërisë. Njëherësh ambasadori amerikan thekson se Qeveria amerikane qëndron krah Shqipërisë në rrugën e saj të reformave dhe zhvillimit të vazhdueshëm ekopolitik.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi