Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazeta Tema:Zgjedhjet, Hashim Thaqi ndihmoi Edi Ramen

Shko poshtë

Gazeta Tema:Zgjedhjet, Hashim Thaqi ndihmoi Edi Ramen Empty Gazeta Tema:Zgjedhjet, Hashim Thaqi ndihmoi Edi Ramen

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 12:23 am

Zgjedhjet, Hashim Thaci ndihmoi Edi Ramen

PDK-ja në Prishtinë kishte bërë përgatitje për të festuar dhe për t'i ndezë fishekzjarrët duke kremtuar masivisht fitoren e Edi Ramës dhe partisë socialiste. Por ja që rezultati nuk doli ashtu siç pritej.

Së fundmi u dëshmua se ndihma për socialistet ka qenë nga shumë anë. Në qarqet e PDK-së në Prishtinë me krenari flitet se këto ditë rreth 100 mbështetës të Hashim Thaçit që janë aktivistë të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në mënyrë konfidenciale kanë kaluar në Tiranë për të mbështetur financiarisht dhe me logjistikë Edi Ramën dhe Partinë Socialiste të Shqipërisë, për t'i fituar zgjedhjet kombëtare në Shqipëri. Qarqe të PDK-së thonë se ky aksion është udhëzuar nga Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë të partive simotra PDK (Kosovë) - PS (Shqipëri) dhe në kuadër të ndihmës së internacionales socialiste (të udhëhequr nga Papandreu) dhënë këto ditë PS-së në Shqipëri. PDK (Kosovë) që prej vitesh ka qenë pjesëmarrëse në shumicën e takimeve të internacionales socialiste në Athinë (Greqi), Sofje (Bullgari) etj, në këto takime ka qenë prezent vet Hashim Thaçi, Fatmir Limaj etj.
> Edhe PDK-ja në Prishtinë kishte bërë përgatitje për të festuar dhe për t'i ndezë fishekzjarrët duke kremtuar masivisht fitoren e Edi Ramës dhe partisë socialiste. Edi Rama më 10 qershor zhvilloi një takim miqësor me Hashim Thaçin në mbrëmje në Prizren. (gazeta tema)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi