Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë!

Shko poshtë

Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë! Empty Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 1:50 am

Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë!

Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë! U1_1
Almelda Abazi
BOX:


1- Pas dorëzimit të kurorës për “Miss Shqipëria 2009”, në natën spektakolare të mbrëmjes së 1 korrikut, Almelda Abazi, për pak orë, në mëngjesin e datës 2 korrik, herët, do të niset drejt Stambollit, se aty e presin të vijojë xhirimet e një filmi. “Nuk ka më kohë”, thotë ajo, ndërsa gjejmë rastin që ajo të na rrëfejë diçka nga jeta e saj, e cila ka rrjedhur mes kaq shumë gëzimeve dhe surprizave

2- Duke kapërcyer hezitimin e saj dhe të familjes, ajo më në fund bëhet e vendosur dhe nis papritur të hedh hapin e saj të madh drejt suksesit. Zgjidhet në fillim “Miss Tirana 2008”, pastaj fiton kurorën e “Miss Shqipëria 2008” duke spikatur me bukurinë dhe hijeshinë e rrallë fizike dhe inteligjencën e saj. Të njëjtat cilësi e bëjnë atë që të rrëmbejë edhe kurorën e “Miss Globe 2008”

3- Kurora e bukurisë më ndihmoi që në momentin që e vura në kokë. Unë fitova një bursë 4-vjeçare në Universitetin “Marin Barleti”, e cila i lehtësoi shumë nga preokupimet financiare prindërit e mi. Pra, pas kurorës së “Miss Globe” unë pata më shumë mundësira, qëndrova në Stamboll, nisa shkollën për aktrim dhe tashmë jam si personazh kryesor në një film, xhirimet e të cilit i kam lënë përgjysmë

Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë!

Nga Dhurata Hamzai

Konkursi i “Miss Shqipëria 2009”, organizuar nga stafi i “Deliart Assocation” dhe presidenti i saj, Petri Bozo, ka pasur të pranishme “Miss Shqipëria 2008” dhe tashmë princeshën e “Miss Globe Internacional”, Almelda Abazin. Ajo ka ardhur nga Turqia duke bashkëpunuar jo vetëm në natën finale, në jurinë e këtij konkursi, por edhe në ditët e mëparshme të këtij aktiviteti. Për Almelda Abazin, brenda vitit, fill pas kurorës së “Miss Tirana”, hapet rruga e suksesit duke u plotësuar me tre kurora bukurie: “Miss Tirana 2008”, “Miss Shqipëria 2008” dhe “Miss Globe Internacional 2008”. Bukuroshja Abazi ka jetuar për disa vite në mërgim në Turqi, ku prindërit e saj kanë punuar atje për të pasur një gjendje ekonomike sa më të mirë. Dy vjet më parë ata kthehen në Shqipëri për një problem familjar pa e menduar kurrë se jeta e vajzës së tyre do të merrte një kthesë të befasishme, duke përcaktuar njëherë e përgjithmonë rrugën e saj në jetë. Erdhën nga mërgimi në Tiranë dhe menjëherë e regjistruan Almeldën në shkollë për të vijuar më tej edukimin e saj. Ndodh që në atë kohë presidenti i “Miss Shqipëria” me stafin e tij shkojnë në këtë shkollë dhe ftojnë vajzat të regjistrohen në këtë eveniment të rëndësishëm kombëtar, nëse ato dëshironin. Almelda si gjithë moshataret e saj joshet nga kjo ftesë, dhe megjithatë regjistrohet pa ndonjë pasion të madh. Duke kapërcyer hezitimin e saj dhe të familjes, ajo më në fund bëhet e vendosur dhe nis papritur të hedh hapin e saj të madh drejt suksesit. Zgjidhet në fillim “Miss Tirana 2008”, pastaj fiton kurorën e “Miss Shqipëria 2008” duke spikatur me bukurinë dhe hijeshinë e rrallë fizike dhe inteligjencën e saj. Të njëjtat cilësi e bëjnë atë që të rrëmbejë edhe kurorën e “Miss Globe 2008”. Të treja këto kurora janë fryt i një bukurie të përkorë, të një vajze që e prezanton thjesht veten dhe ruan një hijeshi natyrale, buzëqeshje të lirë, sy të vëmendshëm dhe të zgjuar dhe një elegancë të lindur që nuk e ndrydh aspak atë, për të rënë diçka në peshë që të duket më mirë, ose më saktë Almelda Abazi ka një fizik që e tregon sa të shëndetshme, aq edhe të bukur. Në një intervistë ajo rrëfen se shumë shpejt, falë këtyre trofeve, s’do të ketë më kohë për t’u ndalur në rrugën e saj të suksesit. Portat i janë hapur, ka qëlluar me fat, aq sa ngjarjet të rrotullohen në dobi të saj; si kthimi i përkohshëm nga Turqia dhe pastaj nis marrja njëherësh e tre trofeve të bukurisë, qëndrimi sërish në Stamboll, ofertat e shumta që pati nga ky vend dhe përfshirja në një film kinemaje për të cilin ajo pohon se sapo ka lënë në mes xhirimet. Pas dorëzimit të kurorës për “Miss Shqipëria 2009”, në natën spektakolare të mbrëmjes së 1 korrikut, Almelda Abazi, për pak orë, në mëngjesin e datës 2 korrik, herët, do të niset drejt Stambollit, se aty e presin të vijojë xhirimet e një filmi. “Nuk ka më kohë”, thotë ajo, ndërsa gjejmë rastin që ajo të na rrëfejë diçka nga jeta e saj, e cila ka rrjedhur mes kaq shumë gëzimeve dhe surprizave. Almelda Abazi do të jetë në juri për të vendosur edhe ajo votën për vajzën më të bukur shqiptare të 2009-ës, të cilat i ka ndjekur me vëmendje dhe i ndihmuar gjatë seleksionimit të vajzave që kanë marrë pjesë në edicionin e këtij viti për konkursin “Miss Shqipëria 2009”. Karriera e Almelda Abazit ka nisur pikërisht nga starti i këtij konkursi bukurie të organizuar nga producenti Petri Bozo, por pjesën tjetër të përgjegjësisë që vijon ajo përpiqet ta mbajë vetë. Duket se gjatë këtij edicioni, ajo që bie më shumë në sy është rritja e interesit për këtë eveniment të rëndësishëm të bukurisë femërore. Gjatë këtyre viteve të fundit ka pasur pjesëmarrje edhe nga vajzat shqiptare që jetojnë jashtë kufijve, por dhe të atyre që jetojnë në vende të ndryshme të botës. Vajzat e “Miss Shqipëria 2009” kanë shtegëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë, vende historike dhe turistike të saj, duke e bërë aktivitetin që të ketë statusin e një evenimenti shtegëtues, “që ka lidhje shumë të saktë midis monumenteve të trashëgimisë kulturore shqiptare me bukurinë e vendit tonë”, sipas Petri Bozos. Duke pasur si motiv që çdo kala e historisë shqiptare të ketë bukuroshen e saj, këtë vit kurora e bukurisë e ka rradhën të jepet në kalanë “Torra Veneciane” të qytetit të Durrësit.

Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë! U1_2Intervista

Keni ardhur për të dorëzuar kurorën për “Miss Shqipëria 2009”, ju vjen keq për këtë?

-Keq jo dhe aq. Në fakt mua më vjen mirë që jam e ftuar në një aktivitet që ka lënë mbresat më të mira tek unë dhe jam këtu jo vetëm për të dorëzuar kurorën vajzës më të bukur të vitit 2009, por edhe për të dhënë votën time për vajzën më të bukur.

E keni vendosur se për cilën do të votoni?

-Po e kam më mendjen time, e kam parë gjatë gjithë kësaj kohe. Është një mrekulli!

A mund të na thoni se si paraqiten konkurentet në “Miss Shqipëria 2009”, krahasuar me “Miss Shqipëria 2008”?

-Nuk flas asnjë fjalë rreth këtij aktiviteti përpara organizimit të spektaklit, gjithçka mbetet surprizë. Nuk kam për të thënë asgjë rreth kësaj teme.

Atëhere na trego si more pjesë ti vetë tek ky konkurs bukurie, cila qe shtysa?

-Unë një pjesë të kohës sime kam jetuar në Turqi, sepse aty nisi punë nëna ime dhe u detyruam të lëmë Tiranën dhe të shkojmë në Turqi. Ndodhi që dy vjet më parë u kthyem sërish në Tiranë për një problem familjar. Unë regjistrohem në shkollën jopublike “Vëllezërit Kajtaz” të vijoja studimet dhe një ditë vijnë nga stafi i “Miss Shqipëria” i Petri Bozos për të na bërë ftesën që të regjistroheshim në këtë konkurs, nëse dëshironin. U regjistrova edhe unë, por pa ndonjë dëshirë shumë të madhe. Kur shkova në shtëpi, e diskutova me familjen e time dhe, pasi pamë se ishte një konkurs i organizuar ashtu siç duhet dhe me dinjitet, mora pjesë. Sapo hyra në garë nisa të kisha emocione dhe frikë nga konkursi, megjithëse unë jam njeri që kam shumë besim tek vetja kur i hyj një sfide. Sërish mund të them se për herë të parë kam pasur shumë emocione, të cilat më shoqëruan gjatë gjithë konkurimit dhe në çastin që mora kurorën u hutova aq shumë sa nuk dija se çfarë duhet të bëja, nga duhej të ecja, ndjeva që po më shtynin.

E prisnit këtë sukses?

-Në një farë mënyre po, sepse ju thashë që unë kam shumë besim tek vetja. Pasi kisha fituar kurorën e “Miss Tirana 2008”, unë tashmë nisa të kem synimin për të fituar shkallë-shkallë edhe në konkurimet në dhjetëshe, në treshe deri në finale për “Miss Shqipëria”. Megjithatë duhet të them se çuditërisht frika në konkursin “Miss Shqipëria” ka qenë më e madhe se në “Miss Globe Internacional”.

Ju doni të thoni se vajzat shqiptare janë më të bukura, dhe ju po i ndjenit ato si konkurente më të forta se vajzat e “Miss Globe”?!

Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë! U1_3-Në fakt ashtu më është dukur. Shqipëria ka vajza me një bukuri të mahnitshme. Unë kam parë edhe shumë bukuroshe të tjera në vende të ndryshme të botës, por jo, s’mund të krahasohen me bukurinë e vajzave shqiptare.

Çfarë ju shtyn më tepër të mendoni kështu?

-Ndoshta ngaqë tek këto vajza shoh një bukuri natyrale që nuk ka nevojë për trukime ose operacione të ndryshme estetike.

Ju vete nuk e keni ndryshuar sadopak imazhin tuaj, preferoni të ruani bukurinë natyrale, nuk do të bëni ndonjëherë operacione estetike nëse do t’u duhet për karrierën?

-Unë fitova tre trofe për këtë bukuri që jam dhe nuk besoj se do të bëja shumë ndryshime. Në përgjithësi unë jam natyrë e thjeshtë, nuk më pëlqen të pozojë ose të dukem. Në jetën e përditshme rri e veshur sportive dhe as nuk jam shumë ekstravagante. Unë vlerësoj bukurinë natyrale dhe të shëndetshme.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë! Empty Re: Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë!

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 1:51 am

Në kohën që po jetojmë bëhen shumë përpjekje për të ruajtur imazhin, ose të krijohet një mënyrë si ta “shesësh” veten për të pasur sukses, ose karrierë të fortë, ju vetë ndiheni e sigurtë brenda natyrës tuaj, edhe pse jeni bërë tashmë e famshme?

-Në të vërtetë deri tani asnjë gjë nuk ka ndryshuar tek unë, madje unë as nuk i pranoj ndryshimet në karakterin tim edhe nëse bëhet fjalë për karrierrën. Më thanë të prisja flokët për të modeluar dhe unë nuk i preva. Sigurisht preferova të heq dorë nga modelingu edhe për arsye se nuk përshtatet me tipin tim, por me sa di unë edhe në Stamboll ku jetoj, një Miss vlerësohet më shumë se një modele. Një Miss të jep më shumë shanse në jetë se një modele. Sidmos në Turqi ky titull të jep shumë shanse. Ka vite që kurora e bukurisë jepet duke testuar edhe inteligjencën, ndoshta kjo ndihmon edhe në karrierrën e Miss-eve të shpallura. Por nga ana tjetër unë bukurinë e çmoj, nëse është e tillë edhe brenda njeriut. Një bukuri të jashtme thjesht fizike nuk do ta vlerësoja dot.

Kuptohet që ju jeni vajzë me ambicje, këto aktivitete a ju kanë shkëputur nga studimet?

Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë! U1_5-Përkundrazi. Unë jam shumë e vendosur në synimet e mia dhe studimet i kam konsideruar gjithmonë si parësore. Të qenit Miss nuk ka qenë synimi im kryesor. Unë kam preferuar në adoleshencën time botën e spektaklit, por më tepër si protagoniste në skenë, që të këndoja dhe më tepër të aktroja. Pasioni im ka qenë aktrimi, gjë që e shihja si një punë të vështirë dhe s’e kam marrë kurrë me mendjelehtësi. Nuk jam natyrë që i neglizhojë gjërat e rëndësishme që duhen bërë. I bëj dhe pres suksesin, ndaj thashë më sipër që jam natyrë që besoj shumë tek vetja ime.

Po fati a ju ka ndihmuar, veç kësaj?

-Sigurisht që fati më ka ndihmuar shumë. Madje duke nisur që nga marrja e kurorës “Miss Shqipëria” nisën të më hapen dyert në Shqipëri, dhe menjeherë sapo mora kurorën e “Miss Globe” mua m’u hapën dyert edhe në botë. Pra pjesëmarrja që në fillim më bëri me fat. Para se të kurorëzohesha si “Miss Shqiperia” kisha hedhur hapin e parë në botën e spektaklit. Më 1 qershor kam qenë si bashkëprezantuese në Pallatin e Kongreseve në krah të shoumenit Reiz Çiço, në shfaqjen madhështore të Ansamblit turk “Zjarri i Anadollit”. Kurora e bukurisë më ndihmoi që në momentin që e vura në kokë. Unë fitova një bursë 4-vjeçare në Universitetin “Marin Barleti”, e cila i lehtësoi shumë nga preokupimet financiare prindërit e mi. Pra, pas kurorës së “Miss Globe” unë pata shumë mundësira, qëndrova në Stamboll, nisa shkollën për aktrim dhe tashmë jam si personazh kryesor në një film, xhirimet e të cilit i kam lënë përgjysmë. Pas dorëzimit të kurorës për “Miss Shqipëria 2009”, në mbrëmjen e datës 1 korrik, unë do të nisem menjëherë në Turqi, sepse koha nuk pret, kam lënë xhirimet përgjysmë. Më presin.

Jemi kurioz të dimë se ç’është ky film?

-Është një film kinemaje thonë ata, nuk e di se me çfarë termash njihet kjo gjini e filmit këtu. Unë jam personazhi kryesor në lojë me disa vajza të tjera të reja. Kam edhe një partner, i cili në film është i dashuri im.

Është simpatik aktori?

-Po aktori është shumë simpatik. Kështu meqë unë nuk kam një të dashur në jetë, e kam në film. (Qesh)

Ou, ma dogjët një pyetje...! (Qesh). Po si rrjedhin ngjarjet e këtij filmi?


Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë! U1_6
Emocione te Almelda Abazit kur fiton kuroren e Miss Globe 2008
-Bëhet fjalë për një vajzë, e cila është natyrë jo shumë e hapur në shoqëri. Për një farë kohe ndihet mirë ashtu siç është dhe përqëndrohet në ato që do të bëjë. Nuk i pëlqejnë jeta e natës, as të shkojë nëpër party. Por kjo vajzë ka një të dashur që ka një shije krejt ndryshe nga ajo. Atij i pëlqen të dalë, të bëjë festa e të argëtohet. Kështu ndodh që kjo një ditë del kampione në një garë noti dhe e gjithë shoqëria vendos që të bëjë një party posaçërisht për të. Ajo është në dilemë, të shkojë, a të mos shkojë. I dashuri i mbush mendjen se s’do të kishte kuptim të refuzonte dhe kjo për herë të parë gënjen prindërit e saj, sepse nuk e kishte pasur të nevojshme ta bënte këtë gjë më parë. U thotë se do të jem në një provim. Gjërat rrjedhin keq. Aty në party ishte dhe një nga ata tipat e djemve që “gricet” me femrat dhe ky nisi të shihte herë pas here këtë vajzë. Kështu nis mes kësaj atmosfere një histori e pakëndshme. Ajo e pirë, se diçka i hedhin në pije, nuk kupton se c’bëhet, del në rrugë dhe aksidentohet. Pikërisht xhirimet kanë ngelur tek pjesa e aksidentit.


Ta ka bërë të qartë regjizori, se cili do të jetë fati yt si personazh?

-Jo ende jo, është një ide e tij për të vijuar xhirimet me fragmente që aktorët të mos bien pjesë e paragjykimit, të ketë më shumë natyrshmëri në rrjedhën e ngjarjeve.

Do të vinte keq nëse nuk do të jetonit si personazh?

-As unë vetë tashmë nuk e mendoj këtë. Për mua ka rëndësi që ky personazh të jetë sa më i besueshëm dhe besoj se do t’ia arrij, sepse në disa aspekte ngjan edhe me natyrën time.

Ju nuk pëlqeni kaq shumë të dilni, të argëtoheni, apo jeni e frenuar ngaqë jeni bërë tashmë e famshme?

-Në të vërtetë edhe statusi ka ndikuar pak, sepse mediat janë gati të veshin me gjithfarë të pangjarash. Ndaj kur dal unë përpiqem të jem e lirë dhe e çliruar nga vëmendja. Ju thashë, unë jam një natyrë e thjeshtë dhe më pëlqen të qëndroj kështu. Përpiqem që bie sa më pak në sy kur jam me shoqëri, ose me familjen.

Ju mbani kurorën e “Miss Globe Internacional” aktualisht, mbani bodigard kur dilni?

-Në fakt e kam një bodigard, por nuk më nevojitet shumë. Përpiqem të bëjë një jetë të rregullt e të zakonshme, duke qenë e përqëndruar tek gjërat që më duhet të bëjë për të ecur më përpara. Por edhe më duhet të dalë, sepse janë shumë evenimnte ku më ftojnë për aktivitete të ndryshme ose për bamirësi. Në të gjitha rastet unë shkoj sikur të isha ajo që s’do të kisha këto kurora. I konsideroj arritjet e mia si vlerë që më dhanë mundësinë për të ecur në rrugën e ëndrrave të mia, jo si mundësi për t’u dukur tek të tjerët.

Cilat janë parametrat që të bënë konkretisht yll bukurie edhe në botë, kujt i keni ngjarë. Çfarë tipari keni më tërheqës?

-Tiparet nuk di t’i vlerësoj. Mendoj se buzëqeshja që ua kushtoj të gjithëve është tipari më i mirë që kam. Gjatësia ime është 1.74 cm, pesha 57 kg. Mund të them se jam e shëndetshme në kuptimin e parametrave mjekësorë. Por dua të them se trupi im është një trashëgimi e bukurisë familjare, dhe unë përpiqem pastaj ta mbaj në formë me sport. Unë jam gjithmonë pro sporteve, pasi vij dhe nga një familje sportistësh. Babai im, Muhamet Abazi, është rekordmeni i Shqipërisë në kërcim së larti prej 22 vjetësh. Sporti është thelbi i bukurisë fizike për çdo moshë.
Dhurata Hamzai: Almelda Abazi: “Miss Shqipëria” më hapi dyert e suksesit edhe në botë! U1_4
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi