Sabit Rrustemi:Në pritje të zgjedhjeve
Faqja 1 e 1
Sabit Rrustemi:Në pritje të zgjedhjeve
Në pritje të zgjedhjeve
Shkruan: Sabit RRUTEMI
Në verën e vitit 1990 po mbaheshin zgjedhjet e para në LDK. Në të gjitha nivelet, nga aktivi, nëndega, dega e deri në Qendër.
Pak muaj më parë isha kthyer nga ish armata jugosllave dhe, paksa I fascinuar me zhvillimet plurale dhe erë demokracie në Kosovë, pata bërë shkrimin e parë, pas një ndalese gati dhjetëvjeçare, shkrim I cili u pat botuar në të përjavshmen “Zëri”, me titull “Votat e së nesërmes”.
Ky shkrim mund të ketë qenë indikatori I parë që dikush të më propozojë mua më vonë dhe të zgjedhem në strukturat drejtuese të LDK-së sikur që mund të ketë qenë indicator I kundërt që, dikush më most ë llogaris në mua, duke më menduar për bindje krjet tjera.
Ishte një atmosferë masive popullore, një lëvizje shumë e fuqishme demokratike e cila më pat përvetësuar dhe mua e, natyrshëm nuk mund të ndahesha prej saj.
Po shkrimin nuk e kisha bërë për t’ I ra në sy dikujt. Po, ishte një emocion, ishte një obligim imi edhe si qytetar tekefundit për të artikulluar atmosferën në vetvete po edhe jashtë vetevetes rreth atyre zgjedhjeve.
Më pas, sa herë janë mbajtur zgjedhjet në LDK, nuk kanë kaluar edhe pa ndonjë koment timin, paraprak apo edhe pas mbarimit të tyre.
Pse m’ u kujtua apo e nxorra këtë storie të para 16 viteve? Sepse, ngjashëm si atëherë, edhe sot zgjedhjet në LDK janë më se të rëndësishme . Janë zgjedhje që do duhej të përcaktojnë më fuqishëm frymën rugoviane të LDK-së, që do duhej shfrytëzuar për ta përforcuar edhe më shumë partinë, sepse edhe më tutje është interes I vetë Kosovës që LDK të mbetet parti e madhe, e fuqishme dhe parti vendosëse për proceset nëpër të cilat po kalon, veçma tash, procesin e pavarësimit të saj, sepse mbi këtë synim edhe u ngrit, u zhvillua, u masivizua dhe u besua LDK.
Rëndësia iu shtohet këtyre zgjedhjve për faktin se është hera e parë që do të shpallen, organizohen dhë kryhen pa presdientin historik të LDK-së dhe Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën.
Me statutin e LDK-së që është ende në fuqi, vendimin për shaplljen e zgjedhjeve e merr Këshilli I Përgjithshëm një organ që nuk është mbledhur asnjëherë që prej miratimit (me vërejtje ) të listës së deputetëve për Kuvendin e Kosovës (Verë 2004).
Kryesia e LDK-së mund të propozojë kohën si dhe kriteret apo udhëzimet rreth këtyre zgjedhjeve, akte këto që poashtu do duhej diskutuar dhe miratuar përmes Këshillit të Përgjithshëm.
A do të thirret Këshilli I Përgjithshëm
Realisht Këshilli I Përgjithshëm është dashur të thirret rregullisht, sipas dinamikës së paraparë edhe me statut e, edhe më zhvillimet e ndodhura Brenda LDK-së e, edhe vetë Kosovës. Po, nuk është thirrur. Dhe, me një pauzë të pasivizimit prej gati dy vjetësh s’ di sa do të jetë e efektshme mbledhja e tij, formalisht vetëm sa për t’I shpallur zgjedhjet dhe kinse po respektohet statute kur ai, në raport me këtë Këshill nuk është respektuar fare.
Tash, vetëm sa për sy e faqe, mund edhe të mos thirret sepse, ka gjasë të dalin “telashe” në mbledhjen e Këshillit të Përgjithsëhm. Dikush mund të kërkojë llogari për mosthirrje të këtij organi, si organ më I lartë I partisë, dikush tjertër mund të kërkojë llogari për të gjitha vendimet e marra e që nuk kanë kaluar nëpër këtë Këshill.dikush tjetër mund të kërkoj raport të punës së kësaj kryesie dhe të hap debat. Mund të kërkohet dhe të vendoset edhe për votbesimin (të mos them shkakrkimin) e kësaj kryesie, sidomos në raport me zhvillimet e fundit pas vdekjes së Rugovës etj etj.
Kështuqë, për t’ ju shmangur krjet këtyre fërkimeve që mund t’ I trashin edhe më tej plasaritjet e, nuk është interes I LDK-së e as I Kosovës (po e
përsëris) përçarja brenda LDK-së, ka gjasë që zgjedhjet të shpallen vetëm përmes Kryesisë së partisë.
A do të ishte kjo një shkelje e hapur statutare apo një veprim I përshtatshëm në situatën e krijuar, mendoj se nuk do duhej prejudikuar para kohe.
Për veten time, e kam thënë edhe më parë, e përsëris edhe tash, thirrja dhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm nuk do të ketë më kurrfarë efekti në prag të zgjedhjeve por s’ e përjashtoj mundësinë e thirrjes së tij vetëm si një respektim I cektë statutar.
Mbase, me Këshillin tjetër që do të vij pas zgjedhjeve dhe, përmes Kuvendit apo Kongresit të partisë, nuk do të mund të luhet kjo lojë dhe, sigurisht që nuk do të luhet.
Të kapitalizohet interesimi i madh i anëtarësisë për zgjedhjet
Interesimi, si i aktivistëve, anëtarësisë , simpatizantëve po, edhe i oponentëve për këto zgjedhje është i jashtëzakonshëm.
Është interes I LDK-së, pavarësisht ambicieve për kreun e saj, që të dijë ta kapitalizojë këtë interesim përmes zbatimit të mirëfillt dhe shumë demokratik të procesit zgjedhor Brenda partisë. Zgjedhjet në të gjitha nivelet t’ I zhvillojë në harmoni me normat statutare dhe, pse jo edhe me monitorim ndërkombëtar e, edhe të shoqërisë civile, këtu.
LDK ka rastin dhe unë e pres këtë, që përmes zbatimit të një demokracie të tejdukshme zgjedhore dhe me lista me më shumë kandidatë për të gjitha nivelete e, veçmas për nivelet udhëheqëse drejtuese të partisë (nivel dege e, edhe Qendre) pretendetët për kryetar të dalin me programe pune dhe, përmes tyre të kërkojnë votat e delegatëve, duke u bërë kështu model edhe për partitë tjera, të cilat detyrimisht do të ndiqnin rrugën e saj, njësoj siç e kanë ndjekur edhe deri më sot, madje edhe duke e kopjuar në shumë forma.
Demokracia edhe ashtu mund të transmetohet si model tek të tjerët, njësoj siç k ardhur edhe tek ne, përmes gjakimesh të vazhdueshme e, unë do doja që LDK-ja në këtë kontekst, të jetë vërtetë shembull.
Megjithatë, në politikë e, edhe në partitë politike, dëshirat mund të ngelin shpesh vetëm dëshira. Po, LDK për të mirën e saj, pa iu frikësuar konkurencës po duke e kërkuar atë e ka rastin jetik, mbase atë rastin e vitit 1990-të që , ta masivizojë dhe zhvillojë edhe më shumë veten.
Tekefundja, ndryshimet e mirëfillta në parti që dikush I quan më shpesh reforma, më së miri ndodhin përmes proceseve zgjedhore. Vetëm se, që më parë, duhet krjuar pajtim apo konsenzus në pranimin e vullnetit të shumicës, pavarësisht kandidimeve dhe emrave të mëdhenj që mund të kandidohen.
Fraksionet e mundshme mund të ndodhin por, ato duhet paraprakisht të legalizohen sepse, partitë e mëdha më së miri zhvillohen përmes fraksioneve por, atyre fraksioneve që veprojnë në përputhje me programin dhe statutin e partisë.
Për momentin, me statut nuk parashihet legalizimi I fraksioneve por, kjo mund të propozohet dhe votohet në Kuvendin apo Kongresin e radhës të LDK-së.
Nëse kalon në forumin e përgjithshëm të partisë, propozimi për legalizimin e fraksioneve, atëherë bartësit e tyre duhet ta arrijnë koncenzusin për veprim në përputhje me dokumentet e partisë dhe në respektim të vullnetit të shumicës.
Po e shtoj këtë element të ri në jetën tonë politike sepse realisht ky element është I pranishëm, e pranuam apo jo. Nuk shoh ndonjë të keqe që mos ta pranojmë realitetin ekzistues.
Si ilustrim I kësaj, paraprakisht, qofshin pjesë integrale të partisë( në këtë rast (kryesia e FR) po edhe struktura degësh që tash janë rreshtuar pro këtij apo atij kandidati.
Demokracia e brendshme partiake në Kosovë po pasurohet edhe me këtë elemnt të ri veprimi dhe neve duhet ta institucionalizojmë përmes akteve partiake dhe forumeve të larta.
Bile, me këtë akt neve do t’ I nxjerrim mbi sipërfaqe edhe formacionet e përfolura parapolitike. Le ta kenë mundësinë që hapur dhe pa pengesa po, në norma statutare të bëjnë fushatë për këtë ose atë kandidatë I cili mendohet se ofron zgjidhje më të mira për LDK-në në sfidat që e presin.
Pjesë e trashëgimisë politike të Rugovës në LDK është pikërisht demokracia e brendhsme dhe konkurenca e vlerave (jo e moshave) dhe, pse kjo mos të zbatohet dhe avansohet edhe më tej.
Fundja, konkurencën po e kërkojnë, bazuar sipas intervistave nëpër gazeta edhe disa nga pretendentët e identifikuar. Ishalla, nuk e kanë vetëm sa për ta thënë këtë komonnentë mjaftë të rëndësishme të demokracisë.
Andaj, kryesia aktuale e LDK, pavarësisht prej trysnive si nga Brenda ashtu edhe nga jashtë, nuk duhet të hezitojë më rreth zgjedhjeve në LDK, sepse vonesa në këtë drejtim mund të interpretohet pastaj edhe ndryshe, siç nuk ka nevojë që edhe mëtutje t’ I lejojë postet e dy e trefishta në qeveri, kuvend dhe gjetiu, sepse me këtë po e zbeh edhe imazhin e partisë po, edhe pafuqinë e saj politike për ta penguar pangopshmërinë me shumë poste.
Çështja e lirimit nga postet e dyfishta sigurisht që do të jetë pjesë e procesit zgjedhor dhe, pikërisht për këtë, kryesia e LDK-së do duhej të manifestojë me shembullin e saj.
Në pritje të zgjedhjeve në LDK janë thuaja të gjithë. Po, më së shumti ata që hyrën dhe mbetën brenda lëkurës së LDK -së.
Zgjedhjet nuk do ta përçajnë LDK-në. Ato vetëm sa do ta forcojnë dhe rrisin fuqinë e LDK-së dhe emblemën e pavdekshme të saj, dr. Ibrahim Rugovën.
Zgjedhjet vetëm sa do ta përhapin dhe shtresojnë edhe më shumë këtë frymë dhe, kryesia s' ka çka pret më.
Gjilan, 7 Prill 2007
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi