Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Siri Sulejmani:TUNDIMI I DJALLIT (tregim)

Shko poshtë

Siri Sulejmani:TUNDIMI I DJALLIT (tregim) Empty Siri Sulejmani:TUNDIMI I DJALLIT (tregim)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 4:16 pm

TUNDIMI I DJALLIT

SIRI SULEJMANI

Ai ishte shtrire ne nje divan perbri dritares dhe po shfletonte gazeten e dites. Nderkohe e bija tetembedhjetevjecare u ngjit ne parvazin e dritares dhe po pastronte xhamat. Krejt instinktivisht atij i shkuan syte poshte fustanit te saj, gjate kofsheve te bukura e deri te mbathjet roze. E largoi shikimin me nervozizem, por per habine e tij ne cast ndjeu reagimin e menjehershem te organit seksual. Kjo gje e tronditi dhe ne cast u ngrit dhe kaloi nxituar ne kuzhine ku e shoqja po merrej me pergatitjen e darkes. E rrembeu per krahu gruan dhe e kaloi ne dhomen e punes se tij. Ndersa ajo po e shikonte e habitur, ai hapi sirtarin e nje komodine, nxori qe aty pistoleten dhe pasi ia mbeshteti tyten ne balle i tha me kercenim dhe nje pamje te frikshme:

-Me thuaj se me ke e ke vajzen, perndryshe te hodha trute ne ere.
E shoqja teper e trembur nga e papritura, u orvat t’i kapte doren duke i thene:
-Cfare ke burre, c’po me thua, c’ben me kete pistolete, je ne vete apo jo?
Por ai i mbeshteti tyten e pistoletes ne balle duke iu hakerryer me terbim:
-Me thuaj ne cast se me ke e ke zene vajzen, perndryshe e terhoqa kembezen e te lashe te vdekur ne vend. Fol po te them e mos ma bej fjalen dy.
Gruaja e ndjeu se e priste vdekja, ne ndergjegje i lindi rrufeshem ideja se i shoqi dicka kishte zbuluar nga tradhetia e saj dhe iu lut e tronditur te largonte pistoleten per t’iu rrefyer, por me pare iu lut qe ai t’i tregonte se perse e kishte ate dyshim te papritur kur ne mes tyre asnjehere nuk ishte shfaqur stresi i xhelozise.
I shoqi i tregoi se cfare i kishte ndodhur me te bijen, duke i shprehur habine se si ai te reagonte seksualish pas pamjes se trupit te se bijes. E shoqja, e shtangur, e zbehte, e trembur i tha:
-Ketu nuk ka gje per t’u cuditur, i dashur, mashkulli mund te reagoje edhe jashte ndergjegjes se tij, perse te tronditesh kaq shume, pse te arrish deri ketu?!
Por i shoqi duke i shtrenguar krahun deri ne dhembje, i tha me te njejtin inat e kembengulje:
-Jo. Kurre nuk mund te reagoje ne menyre te tille babai per vajzen e tij. Reagimi seksual eshte i varur nga sistemi nervor, duhet pikerisht frymezimi i trurit qe te reagoje organizmi. E nese vajza eshte gjaku im, eshte geni im, pra substanca ime, nuk ka si te reagoje organizmi kur ky reagim nuk mund te egzistoj ne sistemin nervor per pjellen time. Kanali i ketij reagimi eshte origjinalisht i paqene ne vetedijen e njeriut. E nese do ta pranojme normale kete sipas teje, familjes i ka ardhur fundi. Prandaj tregome se vajza nuk eshte geni im, me thuaj me ke e ke nese do te jetosh, ne te kundert e terhoqa gishtin, - i tha ai duke ia zbritur armen ne zemer. Kembengulja e tij pa asnje shenje zbutjeje e detyroi gruan t’i tregonte te verteten:
C’kishte ndodhur ne jeten e saj?
Nentembedhjete vjet me pare, pas dy vjet martese, i shoqi, bashke me nje mikun e tij, kishte ndermarre nje udhetim jashte vendit per pune tregtie. Ishte nisur per nje jave, por qendrimi i tij kishte vazhduar plot nje muaj. E shoqja e shuante mallin me telegrame ku ai i premtonte kthimin sa me pare, por ja qe punet nuk po mbaronin. Nje dite teksa ajo po kthehej ne shtepi, i doli perpara nje burre elegant ish - shok i femijerise i cili i kerkoi miqesine e saj intime. Ajo e kundershtoi duke ia prere cdo shprese, por, per cudi ai nuk iu nda. Nje tjeter dite i preu rrugen dhe i tha i pergjeruar:
-Me beso, me eshte ngulitur ne tru deshira per te te patur ne krahet e mi qofte edhe nje cast, te lutem, me jep nje ore nga jeta jote, ne kujtim te dashurise femijenore qe kemi patur. E ndiej se ndoshta bej gabim nga qe ti je e martuar, por me eshte fiksuar deshira per te te patur ne krahet e mi, edhe ta di sikur per kete te humbas jeten. Perseri ajo e kundershtoi:
-Te lutem, me ler te qete, mos me prish jeten, une - nisi ajo t’i fliste e tronditur, por ai e nderpreu:
-Mos u tremb, moj shpirt, do jemi une, ti dhe qielli, kurre nuk do te ndodhe ta marre vesh njeri kete miqesi deri ne vdekje. Me kujtimin tend do eci ne jete. Do ta ruaj ate si castin me te bukur te saj.
Ne cast ai i mori doren dhe nisi te ia puthte me dashuri si i marre. Megjithe kete kembengulje tronditese, ajo u terhoq dhe u largua prej tij, por pa i lene atij hijen e urrejtjes. Keshtu qe pas dy a tri ditesh, ai i shkoi ne shtepi, i sigurt qe ajo ishte vetem. Kete here zonja iu nenshtrua kembenguljes dhe ra ne krahet e tij per nje nate te tere duke realizuar keshtu tradhtine e pare ndaj te shoqit…
Pese dite pas kthimit te te shoqit ajo kuptoi se kishte ngelur shtatezene ne kontaktin me burrin e huaj. Kjo gje e tmerroi dhe vendosi te bente dashuri kembengulese e plot pasion me te shoqin, per t’i thene me pas se kishte ngelur shtatezene. Pas nje viti lindi vajza tek e cila me kalimin e muajve dhe te viteve i ati nuk vinte re ndonje ngjashmeri ne sojin e tij. “Epo punet e ngjashmerise jane pergjithesisht te shperndara nga prinderit, te xhaxhallaret, madje edhe te dajat”, mendonte i ati dhe keshtu vitet kaluan deri sa e bija erdhi ne ate moshe per ta joshur. Ne te vertete,vajza ishte bere gezimi i tyre. Ajo ishte e bukur, e dashur dhe e zgjuar
Pas tregimit te se shoqes tejet te tronditur, ai e ndjeu veten teper ngushte, aq me teper kur ajo i kujtoi faktin qe ai i kishte premtuar se do te qendronte jashte vendit vetem nje jave,,por... Ashtu me pistoleten ne duar i tha te shoqes:


  • Si do ta ndajme kete pune, grua, a mund ta duroj une faktin qe po rrit nje vajze qe nuk eshte imja, qe ka ardhur ne jete nga nje prind tjeter, a mund ta shikojme tani e tutje njeri - tjetrin ne sy dhe te jemi te qete? - Ajo mbuloi fytyren me duar dhe nisi te ngasherehej, por ai vazhdoi me te tijen:
  • Lere te qaret, kete gje nuk mund ta mbulojne lotet. A e mendon se une nuk mund te jem i qete ne shtrat me ty kur te me shfaqet ai tjetri qe ka lene gjurmet ne trupin tend, a e kupton se perpara cfare dileme me ke vene?

    Ajo iu pergjigj ashtu duke qare:


  • Bej si te duash, mendoi te gjitha dhe vepro. Ai cast qe fatkeqesia ime, por te lutem kete gje nuk duhet ta mesoje njeri tjeter, nuk duhet ta mesoje vajza, perndryshe merrma jeten.
  • Hem… nuk ka aq rendesi njohja e kesaj historie me te tjeret, sesa ka fakti qe une nuk mund ta pertyp dot kete gje per te vazhduar jeten i qete, - i tha ai dhe u ngrit e doli nga shtepia duke e lene ate nen peshen e mundimshme te nje faji qe nuk mund te ndreqej…

Ne mes tyre ra perdja e akullt e pabesise. Kete gje a vuri re vajza e tyre, por natyrisht qe nuk mundi te mesonte asgje. Ne mbremje ai nuk shkoi ne shtratin bashkeshortor. U shtri ne krevatin portativ qe mbante ne dhomen e punes dhe humbi ne mendime lodhese. E kishte tejet te veshtire ta anashkalonte faktin qe e shoqja e ardhur ne jeten e tij ashtu si e kishte lindur e ema, paskesh bere dashuri me nje tjeter. Njekohesisht e ndiente thelle ne shpirt se dashuria per te nuk ishte shuar. Ata ishin martuar me dashuri dhe koha prane njeri - tjetrit ishte e mbushur me kujtime te bukura. Ai e donte per bukurine e vecante, per mencurine, donte perkedheljet e saj dehese.
“Po si ka mundesi, si ka ndodhur te thyhet pas nje muaji te mungeses sime, cfare djalli ia ka futur ne shpirt tradhetine?”
Vriste ai mendjen dhe nuk po i shfaqej nje shteg daljeje nga ajo gjendje. I shkoi ne mendje krimi dhe ndjeu se nuk mund ta bente. Ai ishte njeri me kulture, ishte i vetedijshem per hapesiren ne mes jetes dhe vdekjes, ne mes marrezise dhe arsyetimit, por cekani i tradhetis te se shoqes e godiste dhimbshem ne shpirt. Kishte kaluar mesi i nates kur ne dhome, ne vetedijen e tij, i erdhi papritur nje ze i larget”
“Pse e beni kaq tragjike, zoteri, pse e keni kaq te veshtire t’ia falni gruas suaj dobesine e nje casti, qe nga rrethanat mund t’i ndodhe kujtdo?!!!… A nuk ishte edhe per ju dobeesi qe me thirret ne dhomen e hotelit ne Rome, a nuk ishte edhe ajo nje tradheti. Gruaja juaj nuk ka bere asgje me teper se c’bete ju me mua gjate dy oresh dashuri. A ju kujtohet casti qe pasi shuat pasionin, i shtrire prane meje, e kujtuat me pendim gruan tuaj qe iu priste? Kjo eshte jeta, i dashur mik, keshtu jane njerzit…”
Keto fjale e tronditen, e zune, si i thone fjales, si lepurin ne cark. Ishin fjalet e kamerieres se bukur qe i sherbeu gjate nje muaji ne restorantin e hotelit ne Rome. Ai, i ndezur edhe nga vera e embel italiane, e kishte ftuar kamerieren e bukur ne dhomen e tij.
Edhe ne anen tjeter te murit, te se shoqes i dukej sikur ajo nate nuk do te mbaronte kurre. Gjumi i ishte zhdukur dhe ajo vertitej ne krevat sikur ta kishin mberthyer dhimbje ne gjithe trupin. As qe mund ta merrte me mend se c’do te ndodhte ne mes tyre, c’ngjarje do te sillte e nesermja. Ndrydhja e pendimit ia shtrengonte shpirtin deri ne dhembje. Per here te pare provoi ne shpirt deshiren e vetemohimit. Te neserrmen ai doli heret per ne pune dhe u kthye shume vone, gjysme i dehur. Per te mos i rene ne sy vajzes, u tha se kishte ngrene darke jashte dhe kaloi ne vetmi ne dhomen e punes. Vajza e tyre e kishte ndier menjehere se dicka kishte ndodhur ne mes prinderve, por pyetjet e saj merrnin pergjigjen e zakonshme nga e ema “Epo njerez jemi, ceshtje punesh, do kalojne” Mirepo ditet kalonin ankthi i banoreve e kishte mbushur shtepine me hije. Vajzen e mundonte kureshtja e pa shuar.Gjate tetembedhjet viteve nuk i kishte pare asnje here prinderit te pushtuar nga meria ndaj njeri tjetrit. E ema ngriej cdo dite e me e zbehet nga shtrati, nga pa gjumesia,posht syve te bukur u cfaqen qeskat shenje kjo e njerezve te semur. I shoqi u vidhej kontakteve dhe vecanerisht shikimimeve te se bijes.. Pra mbi shtepine e gezuar deri atehere kishte rene nje hall i madh. Pa u mbushur ditet e nje jave, gruaja nuk e duroi dot me tej vetmine dhe ndrydhjen e se pa njohures.Ne oren nje te nates u ngrit dhe kaloi ne dhomen e tij te punes ecila ndricohej nga drita e abazhurit mbi komodinen prane kokes se krevatit.Ajo e mbylli deren dhe u mbeshtet pas saj me duart prapa shpines. Ai e la menjan nje liber te cilen e kishte shfletuar pa u perqendruar dhe hodhi shikimin mbi trupin e saj te derdhur e te mbuluar nga kemisha e kaltert gati transparente ecila atij i pelqente aqe shume. Pasi e kundroi nje cope here i heshtur i tha:
-Nuk te rrihet vetem? –Ajo e ardhur me mendje te mbldhur i tha:
-Te lutem, jepi zgjidhje kesaj gjendjeje, keshtu eshte e tmershme…nuk e duroj dot ankthin, pyetjet kembengulese te vajzes me jane bere te pa perballueshme. Me thuaj c’te bej, une jam gati te pi kokren e helmit ne pranine tende, pa te vene ty para asnje rreziku., por duhet te me premtosh se vajza kurr nuk do ta mesoje te verteten e grindjes tone, dhe ti duhet ta dish se faji im kurr nuk ka qene i vetedijshem dhe i paramenduar. Ai cast qe tundimi i djallit.
“Largoje kujtimin e hidhur, falja dobesine e nje casti gruas qe te do shume, ose pyete se c’do te mendonte ajo per dobesine tende ne krahet e mia ne hotel ne Rome?” E goditi burrin ne shpirt zeri i larget i kamarieres se bukur italiane. Iu duk sikur dikush e mbertheu per fyti dhe nga thellesia e qenies se tij i doli instiktivisht urdhri “hajde de, ti je goxha burre, beja edhe vetes gjyqin.” Ashtu i perhumbur levizi doren drejt saj. Ajo i shkoi prane, u perkul mbi shtrat prane tij, mbuloi fytyren me duar dhe u drodh ne ngasherima. Ai ja ngriti fytyren dhe i tha:
-mblidhe vehten dhe perpiqu te arsyetosh e jo te qash,mbase Zoti na meson te perballim kete gjendje.-Ajo i ngriti syt ne syte e tij dhe i tha:

    -Me fal te lutem, e me beso qe nuk ka qene kurr deshira ime tradhetia…eshte e tmershme ta shkaterrojme kete jete qe e kemi ndertuar kaqe te bukur. Me duket sikur nga casti ne cast do cmendem. -Ai u ngrit nga krevati. E kapi te shoqen nga krahu dhe sebashku kaluan ne dhomen e tyre te gjumit. U shtrine bri njeri tjetrit dhe i mbuloi heshtja. Pas nje cope here ai i tha me shikimin e mberthyer ne tavanin e dhomes:


      -Duhet te bejme te gjitha perpjekjet qe vajzen ta shpiem me nje burse studimi jashte vendit. Faktin qe neper shtepi do vertitet nje femer qe nuk eshte vajza ime, nuk do me lere te qete per asnje cast,nuk do ta duroj dot ndrzdhjen e kujtimit te hidhur.




        -Si ta mendosh vete,,ja, edhe dy muaj ajo mbaron gjymnazin, le te shkoje per studime. Ne mos mundesh per jashte le ta cojme ne nje qytet tjeter, te jetoje ne konvikt. I tha ajo me ze te mekur si te fliste me vehte.Pas fjaleve te saj ne dhome degjohej vetem tiktaku i lehte i ores elektronike ne murin perballe tyre. Ai hodhi doren mbi balle i ndrydhur ne mendime.Me kot u orvar ajo ti afrohej me kujdes si per ta kujtuar se ishte aty prane tij, por hieja e se keqes qe atij ja kishte nbeshtjelle prej ditesh shpirtin nuk nuk e la ti ipte teshoqes ate nate dashurine…



Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi