SANIJE GASHI Gazetare, publiciste, editore, luftëtare për emancipimin e gruas
Është ndër të parat gazetare shqiptare dhe më e njohura, e cila bënë gazetari aktive plot 44 vjet. Punoi në revistat: Zëri i Rinisë, Kosovarja, Teuta.
Është bashkëthemeluese dhe themeluese e dy revistave:
Kosovarja dhe Teuta.
Shpërblimet profesionale: Medalje për punë, 1975 (nga NGB Rilindja); Çmimi Gazetare e Kosovës, 1982 (nga Shoqata e Gazetarëve të Kosovës); Mirënjohje Publike,1980 dhe 1985; Dy herë e nominuar për Shpërblimin e Nëntorit (Dita e çlirimit të Prishtinës).
Pozita e tashme: Botuese dhe kryeredaktore e revistës për gruan dhe familjen TEUTA. Profesionin e gazetarisë e nisi në shtator të vitit 1965, në revistën Zëri i Rinisë, ku punoi për gjashtë vjet. Ndonëse e re, mbajti disa rubrika edukative, me të cilat tuboi rreth vetes një numër të madh lexuesesh, të cilat tek ajo gjenin mbështetje, si gazetare femër, që për ato kohë dhe për ato rrethana paraqitte surprizë. Shquhej veçantë me reportazhet e saj. Në nëntor të vitit 1971 fillon të botohet revista e parë shoqërore për femra në Kosovë, Kosovarja, ku kalon të punojë si redaktore (4 vjet). Më 1975 emërohet kryeredaktore e saj, ku punon deri në janar të vitit 1994. Këtë revistë, pra, e drejton si kryeredaktore plot 18 vjet. Në revistën Kosovarja, Sanije Gashi kalon pjesën më të mirë të jetës, ku me angazhimin e saj serioz dhe me përvojën gazetareske, arrin që këtë revistë shoqërore për gra ta drejtojë me sukses, duke pasur gjithnjë në fokus femrën shqiptare, e cila bënte jetë në një rreth konservator. Revista arrin të depërtojë në të gjitha anët e Kosovës, të lexohet, të komentohet dhe të afirmohet (arrin një ndër tirazhet më të larta në Kosovë), ndërsa femrave u ndihmon në emancipimin kulturor, social, ekonomik e politik. Fillimi i viteve ’90, pas marrjes së autonomisë së Kosovës, paraqet një ndër fazat e vështira e të rrezikshme për shqiptarët, ku ndiqet e përgjohet çdo lëvizje e çdo veprimtari, e në veçanti ajo e gazetarëve, që shkruanin e publikonin situatën reale të krijuar në Kosovë. Në atë kohë, zonja Gashi angazhohet në dy drejtime parsore: në media, që me shkrime dhe me përmbajtjen e revistës i kundërvihet regjimit serb, me ç’rast revista konfiskohet dy herë nga policia serbe dhe gjykohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; si dhe në kryesi të Forumit të gruas të LDK-së, që është edhe njëra ndër themelueset e tij. Janë këto vitet, kur gratë e Kosovës mobilizohen si asnjëherë më parë, për të dhënë kontributin e tyre në planin kombëtar.
Angazhimet
Në tetor të vitit 1990 – me delegacionin tre anëtarësh kosovar pranohet te znj. Daniel Miteran (Paris), për çështje të shkeljes së të drejtave të njeriut, veçan të fëmijëve, në Kosovë.
Në korrik të vitit 1991: Si veprimtare e Forumit të Gruas të LDK-së, zonja Gashi bashkë me koordinatoren e këtij Forumi (Flora Brovina), ia dorëzojnë peticionin e nënshkruar nga 220 mijë nëna shqiptare (shkas: mbytja mizore e fëmijës 11-vjeçar A.P.) – kryetarit të atëhershëm të Qeverisë Jugosllave, z. Stipe Mesiq, si dhe kryetarit të RP të Shqipërisë – z.Ramiz Alia. Është ky, njëherësh takimi i parë (27 korrik 1991) i delegacionit të kosovareve me gratë shqiptare pas afro 50 vjetësh ndarjeje të një populli, të një kombi, në dy (e më shumë) pjesë. Në shkurt të vitit 1993 – në Bruksel, merrë pjesë në Seminarin Aksionar për të drejtat e njeriut dhe për demokracinë në Kosovë: Preventivi për parandalimin e luftës në Ballkan. Në pranverë të vitit 1990 – zgjedhet në kryesinë e Shoqatës për Zhdukjen e Analfabetizmit në Kosovë - “Motrat Qiriazi”. Arrestimi, burgosja: Duke i cilësuar shkrimet në revistën Kosovarja si armiqësore, gazetat serbe të Beogradit (Borba, Politika, Politika Ekspres) dhe Jedinstvo e Prishtinës si dhe RTVP e atëhershme, emisioni në gjuhën serbe, zonjën Gashi e paraqesin si “të papërshtatshme” për rrethin, sidomos në kohën e kthimit të ushtarëve shqiptar në arkivole nga armata jugosllave. Prandaj, e përgjuar në revistë dhe jashtë saj, më 1992 arrestohet dy herë: së pari më 11 janar, për shkak të shkrimeve, “armiqësore-kundërserbe”, si i cilëson gjyqi, të botuara në revistë, me ç’rast dënohet materialisht dhe me tërheqje vërejtjeje kërcënuese; dhe së dyti, më 16 janar, me motivacionin se – me shkrimin e saj në ballinë të revistës, ku kërkon të STOPOHEN vrasjet e ushtarëve shqiptar, arrestimet e burgosjet e shqiptarëve, dëbimi i tyre nga puna, largimi i nxënësve e i studentëve nga objektet shkollore, përndjekja e rinisë shqiptare, okupimi i Kosovës, etj., pse e boton fotografinë nga varrimi i një ushtari të vrarë shqiptar, po kështu, në ballinë, si dhe pse kërkon LIRINË dhe PAQEN në Kosovë, shkrim ky që në Gjyqin për Kundërvajtje në Prishtinë cilësohet si – “Fyerje e ndjenjave nacionale të qytetarëve” (Vredjanje nacionalnih osecanja gradjana), dënohet me burgosje dhe dërgohet me urgjencë në Burgun e Mitrovicës, për të vuajtur dënimin. Për atë periudhë të rëndë kosovare, Sanije Gashi është intelektualja dhe gazetarja e vetme e arrestuar dhe e dënuar me burgim për veprimtari “armiqësore”. Në maj të vitit 1994 – tashmë gazetare me përvojë të pasur profesionale dhe jetësore, themelon revistën e parë të pavarur për gruan dhe familjen TEUTA, që është e vetmja e këtij profili në Kosovë e në Shqipëri, si dhe në Maqedoni e në Mal të Zi (në rajonet e banuara me shqiptarë). Revista TEUTA, pra, botohet tash 16 vjet. Me shkrimet dhe me përmbajtjen e revistës TEUTA, kryeredaktorja Gashi angazhohet që gruaja e sotme shqiptare t’i kushtojë rëndësi të veçantë arsimimit të saj, të jetë aktive në krijimin e një të ardhmje më të mirë dhe më të sigurt, të mendojë në mënyrë bashkëkohore dhe të lirë për veten, të luftojë për barazi ndërgjinore si dhe të mësohet t’ia hap vetes shtigjet e së ardhmes në të gjitha fushat e jetës. Sanije Gashi, e cila gazetarisë ia kushtoi një jetë të tërë, gjatë gjithë kohës u angazhua për të drejtat e grave, për jetë më cilësore e më përmbajtësore të tyre, ngriti dhe trajtoi tema me interes, në dobi të gruas, intervistoi personalitete të njohura shqiptare, shkroi për përjetimet e rënda të grave shqiptare gjatë luftës së fundit (Dosje lufte)...Veç kësaj, u angazhua edhe për botime-extra, në kuadër të revistës TEUTA, siç janë – Rehabilitimi i familjes pas luftës, Rikthimi i fëmijëve të stresuar në jetë normale, Shtatzënësia dhe amësia (3 botime), Barazia gjinore dhe ndërtimi i paqes; librat Gatojsa (1982) dhe Gatojca (1989). Sanije Gashi aktualisht është botuese dhe kryeredaktore e revistës TEUTA, është e martuar dhe është nënë e dy fëmijëve. Nuk i përket asnjë partie politike. Është e lindur në Prishtinë, ku dhe ka kryer të gjitha fazat e shkollimit (fillor, të mesëm dhe të lartë). Punon dhe jeton në Prishtinë. * * * * * * * * * * * * * Thanë për Sanije Gashin Ramiz Kelmendi, shkrimtar, publicist: Ka disa vjet që njohim jo pak emra gazetaresh shqiptare, të denja për respektin më të madh edhe të meshkujve. Një nga të parat dhe më të njohurat, është, pa dyshim, Sanije Kushevica, dje, Sanije Gashi sot, bashkë me ndonjë shoqe të saj të vjetër dikur, nga më të parat gazetare në fletotarizmën shqiptare këtu. Njësoj si Parashqevi Qiriazi në kohën e saj, që drejtoi dy revista për femra, tek ishte editore e revistës “Yll’ i Mëngjesit”(1917) dhe e gazetës “Albania” (1920), edhe Sanija në ditët tona ishte kryeredaktorja më jetëgjatë e “Kosovares” dhe, aktualisht, editorja e vetme dhe kryeredaktore e revistës për femra – TEUTA. (Shkruar me rastin e shënimit të Pëvjetorit të 80-të të gazetarisë femrore shqiptare, mbajtur më 15 janar 1997, në Prishtinë) Nexhat Halimi, gazetar, poet: E para femër me penë në dorë në publicistikën tonë – në këtë hapësirë që po e krijonte me vite traditën e mirë: Sanije Kushevica (tash Gashi). Dhe menjëherë e “në zjarr” – në terren, në secilin mjedis, kudo, atje ku jetëmbetjen e thur me mote njeriu ynë, me etje të dëshmojë se nuk ka profesion që nuk i takon edhe femrës. Theu paragjykimet - me punë. Reportazhet, me frymim nga jeta e puna në këtë trevë, mbushin faqet. E përditshmja frymonte fuqi krijuese në germat, në rreshtat e shkrimeve nga më të ndryshmet, të cilat e flisnin autoren tashmë të njohur për lexuesin edhe pa mbiemër: Sanijen. Atëherë e tash e njëjta udhë. Nuk ka ndërruar asgjë: ajo ende jeton me penë në dorë, por megjithatë me një dallim: në atë penë janë skalitur njëzet vjet përvojë. (Në dyzetvjetorin e Zërit të Rinisë, prill 1985)
Hivzi Krasniqi, gazetar
Dikur, kur kishim vetëm një revistë të ilustruar për familjen, me shumë interesim dhe adhurim lexoja artikujt e saj. Pastaj ishte kryeredaktore. Mësonte dhe udhëzonte, aftësonte të tjerët që ta gjenin rrugën e magjishme të gazetarisë së avancuar. Në vitet ’90, pasi gjithçka shqiptare ishte bërë therrë në sytë e regjimit të egër, kjo fisnike nxjerr një revistë të re. Dhe, mrekullia më e madhe është se me gjithë kriterin e palëkundur, me gjithë ruajtjen e nivelit artistik, etik e profesional, revistën TEUTA arrin ta shndërrojë në një mbretëreshë ndër revistat tona të shumta, duke iu shmangur anës verdhacake të jetës, trilleve e thashethemeve…
Kjo grua e nderuar, e veçuar, e veçantë dhe plot vrull, energji, fuqi e urtësi, diti t’u bënte ballë sfidave të kohës. E fortë, e pathyeshme, e paepur, me punë të vazhdueshme, me shijen e stërholluar, me imagjinatën, me kreativitetin dhe me ngulmimin e saj, ia doli. Krijoi diçka të bukur. Krijoi një revistë shqiptare për mburrje. Krijoi diçka që quhet rrezatim pozitiv, nivel i lartë, cilësi e pamohueshme… Diçka që i duhet secilës familje shqiptare, si në trojet tona, ashtu edhe në mbarë botën, pra, në mërgatë. Dhe, TEUTA sajohet e finalizohet në Prishtinë, për të udhëtuar në të katër anët e botës, aty ku e gjen lexuesin e vet, e gjen dhe i dhuron cilësi e kënaqësi. Sot, në mbarë botën shqiptare, revista TEUTA është si ajo TEUTA ilire. Mbretëreshë. Mbretëresh pa të cilën nuk bëjnë femrat dhe familjet tona.
Është njëra ndër figurat më sublime dhe më meritore për arritjen e botës sonë femërore, dhe jam me fat që e kam njohur, e njoh, e nderoj dhe e çmoj. Sepse, e meriton: Dama, zonja e rëndë, një margaritar i frymëzimit dhe i mirësisë së vazhdueshme, Sanie Gashi, shpirti,zemra,pronarja,kryeredaktorja dhe ideatorja e revistës TEUTA. (Në emisionin e Radio Kosovës – ‘Mysafiri i natës’, 23 janar 2007, ora 23 - 24:15) |
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi