Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jetëshkrim i nji juristi shqiptar: Dr.jur. Emid Tedeschini (1909-1989)

Shko poshtë

Jetëshkrim i nji juristi shqiptar: Dr.jur. Emid Tedeschini (1909-1989) Empty Jetëshkrim i nji juristi shqiptar: Dr.jur. Emid Tedeschini (1909-1989)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 4:25 pm

Jetëshkrim i nji juristi shqiptar: Dr.jur. Emid Tedeschini (1909-1989)



( Publikue në faqet 163-164 në “Hylli Dritës” Nr.1/2008 (In Memoriam At Zef Pllumit) Vjeti XXVIII Nr.1 (256). Gjëndet në Bibliotekën Françeskane, Shkodër. )
Dr.jur.Emid Tedeschini lindi në Durrës në vitin 1909 në familjen të vjeter durrsake të parët e së cilës kane qenë mjekë dhe farmacista dhe në të njajtën kohe edhe me funksione diplomatike si konsuj të përgjitheshëm të Republikes së Venedikut qyshë nga vitit 1766 dhe mbas vitit 1800 si konsuj të përgjithshëm të perandorisë austro-hungareze në territorin shqiptar të perandorisë turke.
I mbetun jetim në vitin 1915 u dergue në Vjene ku mbaroi shkollen fillore. Mbas saj u dergue në Goricie dhe në Trieste ku në vitin 1929 perfundoj gjimnazin klasik. Fill mbrapa shkoi për studime në Mynhen në Gjermani ku në vitin 1935 mbaroi fakultetin juridik me “Magna cum laude”. U kthye në Shqipni ku si vendbanim zgjodhi Shkodrën si nji qytet me rrajë të kulturës europrendimore. Deri në shtator 1943 punoi gjyqtar per çështje civile dhe penale ordinere. Gjatë okupimit të Shqipnisë nga trupat gjermane, qëndroi i papunë në shtëpi. Qysh nga viti 1945 ushtroi profesionin e avokatit në Shkoder derisa në vitin 1967 e hoqen për shkak te bindjeve te tija. U dërgue në Ndermarrjen Ushqimore dhe mandej në Uzinen e Telave si përkthyes i gjuhve të hueja deri sa doli në pension.
Krijimtaria e tij intelktuale:
Në moshën 30 vjeçare ngarkohet me përkthimin në gjuhen italiane të “Kodit Civil te Mbretnise se Shqipnise” (360 faqe), botue në vitin 1939. Po ashtu ngarkohet me përkthimin në italisht edhe të “Kodit të Tregtisë së Mbretnisë së Shqipnisë” (222 faqe), botue në vitin 1941. Fill mbas, merret me studimin e së “Drejtës Dokësore (zakonore) shqiptare” respektivisht “Kanunit të Lek Dukagjinit”, kryeveprës së patriotit martir kosovar, At Shtjefën Gjeçovit. Simbas dr.jur. Emid Tedeschinit botimi i Kanuni në vitin 1933 kishte dy të meta:
-Nuk ishte sistemue simbas kritereve juridike si dhe
-I mungonte pjesa e dorëshkrimeve te Gjeçovit sa nji e treta e landës, kurr të publikuem.
Në marrëveshtje me françeskanët në Shkodër, dr.jur. Emid Tedeschini ndërthuri dorëshkrimin e ri të Gjeçovit dhe bani kodifikimin e landës simbas kritereve juridike bashkëkohore. Botimi u ndërprè në vitin 1944 kur mbas “Çlirimit”, shtypshkroja, biblioteka dhe studjuesit françeskanë u zhgatrruen. Per fat Emid Tedeschini kishte nji kopje të dorëshkrimit të punës së tij studimore dhe materjali nuk humbi. Njenën kopje ia kerkoi Universiteti Tiranes si materjal studimi.
Në kuadrin e nji studimi juridik-historik të tij mbi të “Drejtën Zakonore Shqiptare” ka botue gjatë viteve 1963-1965 në revistën juridike “Drejtësia Popullore” të Ministrisë së Drejtësisë katër artikuj-studimor, të cilët mandej u ndërprenë jo per shkak të tij. Keto artikuj studimor do ti ripublikoj në të ardhmen.
Mbas nji pune shumëvjeçare dr.jur. Emid Tedeschini perfundoi ne vitin 1955 të parin fjalor anglisht-shqip me 25 mij sakje, me mënyrën e të shqiptuemit, me pjesë shtojce gramatikore gjithsejt 1229 faqe të daktilografueme. Njenën kopje e ka marrë Universiteti si “materjal studimi”. Pak ma vone Universiteti botoi fjalorin e parë anglisht-shqip me vetem 18 mijë fjalë, pa mënyren e shqiptimit dhe shtesat gramatikore.
Mandej dr.jur. Emid Tedeschini shfletoi faqe për faqe te gjitha volumet e enciklopedive Mayer dhe Treccani ku mblodhi të gjithë terminologjinë juridike latine dhe perpiloi të parin “Lexicon te terminologjisë juridike latine” me 4500 skaje të spjegueme në gjuhen gjermane (mbeti dorëshkrim).
Ka ba nji përkthim nga gjermanishtja prej 300 faqesh dorëshkrim të së “Drejtes Romake” , që i ka sherbye fakultetit juridik Tirane. Ma vonë ka përkthye nga italishtja kryevepren e Makjavelit “Il pricipe” (mbeti dorëshkrim).
Gjatë periudhës së krijimtarise së tij dr.jur. Emid Tedeschini ka ba shume studime per Universitetin e Tiranës dhe si njohës i shumë gjuhve të hueja, perfshi këtu edhe rusishten, ka ba përkthime për të ministrì të ndryshme edhe materjalesh mbi të Drejten Nderkombëtare dhe në veçanti mbi të Drejtën Gjermane dhe te Drejten Krahasuese. Po ashtu ka ba reçensione rreth studimeve të studjuesve kosovarë dhe të huej mbi të Drejtën Zakonore Shqiptare.
Mbi vlerat e dr.jur.Emid Tedeschinit ka shkrue Dr.Prof.Ismet Elezi në librin e tij “Mendimi juridik shqiptar” -Tiranë 1999, kapitulli XVI - “E Drejta Zakonore Shqiptare” ,faqe 93-95:
“…. Emid Tedeschini, mbetet nje shkencëtar i shquar shqiptar, një erudit i madh, poliglot dhe punëtor i palodhur i shkencës.”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi