Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion

Shko poshtë

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion Empty Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jul 04, 2009 7:27 pm

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion

Kryeministri Berisha fton LSI të jetë pjesë e qeverisë, për të drejtuar së bashku vendin drejt integrimit në BE


Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion -berisha_meta

Meta i përgjigjet pozitivisht ftesës së Berishës për koalicion qeverisës. Lideri i Lëvizjes Socialiste beri të ditur vendimin e tij në një konferencë për shtyp ku sqaroi për opinionin se vendimi është marrë pas konsultave me aktorë vendas dhe të huaj. “Eshte zgjidhja me e veshtire qe me duhet te bej si politikan dhe si lider ne dy dekada por nuk ka rruge tjeter dhe ky eshte i vetmi vendim qe i sherben vendit” tha Meta. Sipas kryetarit te LSI kushti i vetëm për formimin e qeverisë me demokratët janë reformat në dobi të integrimit të vendit në BE.
Meta theksoi se para dhe pas zgjedhjeve LSI ka bërë përpjekje për koalicion me socialistët për të shkuar në zgjedhje të bashkuar, por këto përpjekje nuk janë marrë parasysh nga PS dhe lideri i saj. Meta nenvizoi se në kushte të tilla është e pamundur një marrëveshje me Ramën pasi sipas tij kjo do të prodhonte vetëm krizë, cka nuk do të ishte ne interes të vendit.
Duke folur sërish për bashkëpunimin me demokratët kreu i LSI tha se marreveshja do të jetë transparente, dhe jo si ajo e natës së 21 prillit, kur u ndryshua kodi zgjedhor.
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, njëkohësisht Kryeministër, z Sali Berisha ftoi Lëvizjen Socialiste për Integrim të bëhet pjesë e koalicionit të ri qeverisës për të drejtuar së bashku vendin drejt integrimit në Bashkimin Europian.
”Jam këtu për të ftuar publikisht Lëvizjen Socialiste për Integrim për të krijuar së bashku një qeveri të re që do të mund ta quanim qeveri e integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Siç deklarova dy ditë më parë, sovrani na dhuroi fitoren, por diktoi koalicion. Nga partitë me të cilat programet janë më afër është LSI.
LSI në programin e saj ka si yll polar integrimin e Shqipërisë në BE. LSI në programin e saj ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj. LSI-në e ftoj gjithashtu me bindjen time se kjo nuk ka të bëjë me shifrat në parlament, por ka të bëjë me faktin se ajo është një përfaqësuese dinjitoze e spektrit të majtë.
Në fakt kjo parti, siç e di çdo shqiptar, në dy zgjedhjet e fundit ka qenë objekt real i një persekutimi të pamerituar ligjior, i një trysnie jo demokratike. Fatmirësisht aspak të lidhura me Partinë Demokratike, e cila është parti që nuk bazon qëndrimet e saj në eliminime dhe trysnira, por në qëndrime ligjore dhe parimore.
Nuk jemi ne që e demtuam atë përmës “Dushkut” në 2005. Nuk jemi ne që imponuam grevën e urisë. Jeni dëshmitarë që kam bërë thirrje të përsëritur në atë periudhë, që të gjendet gjuha e përfshirjes dhe jo e perjashtimit.
Në këtë kontekst shpreh kënaqësinë që ato rreth 47 % të votave që sovrani i ka dhënë Koalicionit të parë, i shtohen tani edhe rreth 6 % të votave, tërësisht të spektrit të majtë dhe faktisht ky Koalicion fiton një bazë elektorale edhe më të gjerë sesa Koalicioni që ishte 4 vitet e shkuara.
Unë mendoj se Lëvizja Socialiste për Integrim, në interesin më të mirë të vendit duhet ta shqyrtojë dhe ta vlerësojë me sens pozitiv ftesen time të sinqertë, sepse pavarësisht se për të gjitha forcat politike të vendit është e qartë se sovrani, përveçse votoi koalicionin tim, duke e nxjerrë atë si forcë e parë, ka votuar për koalicon dhe është në ABC-në e politikës dhe në moralin e saj që vota e tij të lexohet me korrektesë dhe ndershmëri. Kam besim se kjo forcë politike që ka si qëllim integrimin, reformat për punësimin, do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës time , të hapur dhe të sinqertë.”
Pyetje : Z. Berisha po me Partinë Republikane çfarë do të bëhet , a do të jetë ajo në Koalicionin pazgjedhor?
Z. Berisha: Ka një marrëveshje me Partinë Republikane dhe partitë e tjera, koalicion para dhe pas zgjedhor. PR përfaqësohet në parlament nga Kryetari i saj dhe sigurisht që do të jetë pjesë e koalicionit.
Pyetje: Deklarata juaj për të ftuar LSI-në do të thotë se ju keni marrë garanci për bashkëqeverisje?
Z. Berisha: Kjo është një ftesë publike që unë i bëj LSI-së dhe unë pres dhe shpresoj në reagimin pozitiv të kësaj force. Sigurisht që z. Mediu dhe Partia Republikane është pjesë e Koalicionit, por thashë edhe njëherë është çështje spektri. Me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim ne zgjerojmë ndjeshëm bazën elektorale si dhe spektrin programor të koalicionit të qeverisë së ardhshme.
Pyetje: Kur flisni për një bashkëpunim me LSI-në, deri në çfarë termash jeni të gatshëm të negocioni dhe a keni një dhuratë për kryesocialistin Edi Rama, i cili sot ka ditëlindjen ?
Z. Berisha: Termat dhe çdo gjë në marrëveshjen për koalicion duhet të negociohen dhe përcaktohen, por bazat programore për koalicion ekzistojnë plotësisht.
Edi Ramës i uroj gëzuar ditëlindjen. Uroj që vitet që vijnë t’i sjellin më shumë rini.
Pyetje: Z. Berisha a i përmbaheni deklaratës suaj se LSI është gjysma e mollës së kalbur të PS-së ?
Z. Berisha: Ah, me limonada elektorale merresh ti…Si thotë Konica fjalë kazani…!
Pyetje: KQZ ka publikuar mbrëmë vonë rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 28 qershorit, e cila ka ngjalluar një reagim të ashpër të PS-së. Ju si e shikoni këtë?
Z. Berisha : E dëgjova përfaqësuesin e shkëlqyer të politikës së re Gramoz Ruçin që u shfaq në tezat e tij të politikës së re. KQZ ka shpallur rezultate paraprake. Shpallja e rezultatit paraprak është një standard konstant, i kërkuar dhe i sanksionuar në dokumentat ndërkombëtare për zgjedhjet .
Por rezultati paraprak dhe rezultati difinitiv janë dy gjera krejtësisht të veçanta. Ndaj dhe zoti Ruçi sa mendon të mbledhë njërëz që nuk i shkon kush mbrapa përveç policëve të Bashkisë së Edi Ramës dhe kryepunëtorëve të Koço Kokëdhimës, më mirë të shkojë të ulet aty ku numërohen votat, të marrë lupën dhe të kontrollojë numërimin e ndershëm të tyre. Kaq e thjeshtë është zgjidhja. Çfarë kishte këtu për t’u revoltuar në atë mënyrë. Pale kur e din që nuk e ndjek kush mbrapa. Kur të matesh duhet të jesh i sigurt. Shko numëro votat ! Nuk mund të ketë proces më transparent se ky. Nuk kemi parë ndonjë proces më transparent se ky. U dha një rezultat paraprak, askush nuk mund të thotë se eshtë përfundimtar dhe aq më tepër kur KQZ për të gjitha kutitë, më thanë që kanë votuar me 7 vota për praktikën që do të ndiqte. Atëherë nuk i mbetet gjë trjetër as palës tonë si dhe atyre, të shkojnë dhe të numërojnë votat e veta bashkë me KQZ.
Pyetje: Kur ftoni një parti të majtë në koalicion, kjo do të thote se i keni bërë mirë llogaritë për të patur një qeveri të qëndrueshme për të shmangur zgjedhje të parakoshme?
Z. Berisha: Së pari qeveritë e minorancës vetëm i ekstremisin situatat, se të preferueshme nuk janë. Qeveri minorance në mandate mund të jesh, kur parlamenti vendos të të mbajë në pushtet për disa arësye, por në fakt nuk mund të thuash se je në mazhorancë nëse je me më pak vota se 50% në sistemin propocional. Në sistemin mazhoritar është ndryshe, të jemi realist ka një kod moral për këto sisteme. Në këtë kontekst ky ishte sistem propociopnal rajonal .
Atëherë përfshirja e LSI-së ka disa arësye madhore : tejkalon 50 % , krijon bazën morale dhe ligjore të plotë për të qeverisur, ka pika të përbashkëta programore . Jo rastësisht z Meta ishte vendosur në krye të Komisionit Parlamentar të Integrimit. Ky është, të jemi realist varianti më i përshtatshëm për vendin sepse në këtë mënyrë do të ketë një qeveri solide, efiçente, të fortë dhe do të ketë një opozitë gjithashtu solide.
Imagjinoni ju sikur të bëhej një koalicion gjigant dhe të mbetej opozita me 4 deputetë. Gjysma juaj do të dilnit në pension, ose do të ndërronit profesion, se s do të kishit lajme. Se vetëm me lajme të qeverisë gjithë ditën nuk rrihet, apo s ‘është kështu se të mërzitën sigurisht. Kështu që kjo skemë është absolutisht interesi më i mirë i vendit. Edhe qeveri solide me pika kontakti programore edhe opozitë solide.
Pyetje: Z. Berisha , për hir të këtij interesi në të mirë të vendit a jeni i gatshëm ju që për një periudhë dy vjeçare ta këmbeni postin tuaj me zotin Meta?
Z. Berisha : Jam i bindur se koalicioni nuk funksionon në atë mënyrë. Jam i sigurt se koalicionet janë transparente. Shqiptarët kanë Sali Berishën njeriun më të votuar, e kanë pasur gjithnjë kështu. Pra kjo nuk është vetëm se mirënjohje e imja ndaj tyre, nuk mund t’i qortoj pse më votojnë mua në këtë shkallë. Ky koalicion nuk është pazar karrigesh. Ky është koalicion integrimi.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion Empty LSI: Rama ta pranoje humbjen me qetesi

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 11:43 am


LSI: Rama ta pranoje humbjen me qetesi


05.07.2009
Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion Lsi Përmes një deklarate për mediat, sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, i ka bërë thirrje kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, të administrojë me qetësi humbjen e zgjedhjeve dhe ta pranojë në mënyrë qytetare atë.
“E ftojmë Ramën që me qetësi dhe pa mllef të vërë interesat e integrimit të demokracisë dhe stabilitetit të vendit mbi interesat e ngushta personale, sepse karriera e çdo politikani është e parëndësishme krahasuar me këto aspirata madhore të vendit”, u shpreh Vasili. (bw/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion Empty Meta: Të gjitha arsyet përse pranova ftesën e Berishës për bashkëqeverisje

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 6:47 pm

Meta: Të gjitha arsyet përse pranova ftesën e Berishës për bashkëqeverisje

Kreu i LSI tha se bashkëqeverisja erdhi si domosdoshmëri për forcimin e stabilitetit

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion +META%20KONF-1

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, iu përgjigj dje pozitivisht ftesës së kryeministrit Berisha për të bashkëqeverisur në katër vitet e ardhshme, duke i hapur kështu rrugë qeverisjes së re drejt integrimit të vendit. Duke e cilësuar këtë bashkëpunim të frytshëm për të ardhmen europiane të vendit, kreu i LSI theksoi se vendimi për të bashkëqeverisur erdhi pikërisht si domosdoshmëri për forcimin e stabilitetit në vend. Meta shprehu vullnetin e forcës së tij politike për të bashkëpunuar me koalicionin fitues, duke vënë në dukje këtu nisjen e negociatave paraprake, të cilat sipas tij, do të jenë në transparencë të plotë, ashtu si edhe vetë programi i qeverisë së integrimit europian. "Duke marrë në konsideratë rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit; duke marrë në konsideratë krizën ekonomike që po kalon vendi; duke vlerësuar rëndësinë e stabilitetit politik institucional dhe qeverisës; duke vlerësuar domosdoshmërinë e një qeverisjeje më efiçente dhe përfaqësuese; pasi jam konsultuar edhe me aktorë të rëndësishëm vendas dhe ndërkombëtarë, që kërkojnë forcimin e stabilitetit në vend dhe përshpejtimin e reformave, me përgjegjësi historike dhe atdhetare; e pranoj ftesën e kryetarit të koalicionit fitues, zotit Berisha, për të filluar negociatat paraprake dhe për të realizuar me transparencë të plotë programin e qeverisë së integrimit europian", është shprehur Meta pas një konsultimi me kryesinë e partisë së tij. Ai tha se, LSI në asnjë mënyrë nuk do të kontribuojë për të zhytur vendin në krizë, por përkundrazi, ajo do të jetë një faktor stabilizues i qeverisë dhe garantues në maksimumin e mundshëm për një qeveri, që do t`i shërbejë interesave shumë më të gjera sesa koalicioni fitues.
Marrëveshja me Ramën prodhon vetëm krizë, nuk i shërben integrimit
Futja e LSI në koalicionin qeverisës do t`i shërbejë interesave më të mira kombëtare. Kështu u shpreh dje kreu i LSI-së, Ilir Meta, i cili tha se një marrëveshje e mundshme me Partinë Socialiste nuk do të sillte gjë tjetër veçse krizë për vendin. Meta theksoi se, marrëveshja e LSI me PD është një marrëveshje që do t`i shërbejë Shqipërisë, shqiptarëve dhe integrimit të vendit. "Marrëveshja Rama-Meta është e pamundur dhe prodhon vetëm krizë, asgjë tjetër. Unë s'mund të kontribuoj për të gjitha arsyet që përmenda në deklaratën time dhe që janë të konsultuara shumë mirë, për një krizë të mëtejshme për Shqipërinë, dhe në kuadër të krizës ekonomike globale, kur të gjithë kërkojnë mesazhe stabiliteti për të ardhmen. Atëherë jemi të detyruar të ecim drejt një marrëveshjeje që t'i shërbejë Shqipërisë, shqiptarëve dhe që i shërben integrimit europian të vendit", tha Meta, ndërsa theksoi se Shqipëria ka paraqitur një kërkesë për anëtarësim në BE dhe LSI do të bëjë çdo gjë që ky proces të ecë përpara dhe të mos mbetet pezull.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion Empty Ilir Meta merr mbështetjen e partisë për koalicion

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 9:19 pm

Ilir Meta merr mbështetjen e partisë për koalicion

Në Shqipëri kuvendi i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi t'i japë mandat të plotë kryetarit të saj Ilir Meta të hyjë në bisedime konkrete me kryeministrin Sali Berisha për formimin e qeverisë së re.



Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion ILIRI
Kryetari i LSI, Ilir Meta.
Për vetë produktin elektoral të këtij kodi, koalicioni më i frutshëm që mund të jetë për demokracinë dhe qeverisjen në vend është pikërisht koalicioni PD-LSI. Sepse garanton një qeverisje të qëndrueshme, por garanton dhe një opozitë të fuqishme si ajo e PS-së

Tiranë, Konventa e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi t'i japë mandat të plotë kryetarit të saj Ilir Meta të hyjë në bisedime konkrete me kryeministrin Sali Berisha për formimin e qeverisë së re. Por pati edhe zëra kundër, ndërkohë që fjala e kryetarit të LSI Ilir Meta u ndërpre disa herë me duartrokitje. Ilir Meta, i cili vendosi që të hyjë në koalicion me të djathtët e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, edhe mbrëmë në konventën e thirrur me urgjencë për të diskutuar rreth kësaj zgjedhjeje të re politike, përdori të njëjtat argumente që ai ka bërë të njohur publikisht. "Rezultati elektoral është i tillë që për secilin që mund të ketë edhe ndonjë nostalgji dhe nuk ka argumenta e bën të pamundur një qeverisje PS LSI. Të bashkohem me ta edhe sipas propozimit të tyre që tani që e kanë situatën keq të bëhem Kryeministër, se ata mund të blejnë ndonjë deputet nga e djathta dhe ata të fusin vendin në një kaos dhe në një situatë delegjitimimi. Çfarë mund të bëjmë tjetër? Të provokojmë patjetër zgjedhje të parakohshme. Të shkojmë brenda dy muajve në zgjedhje sërish pa komisioner, pa numërues? Apo të dalim me Edi Ramën kundër Sali Berishës për të krijuar tension dhe destabilitet në vend, dhe në fund fare Edi Rama të ulet me Sali Berishën duke i vënë të vetmin kusht që Ilir Meta nuk duhet të ketë komisioner sepse do që të zhdukë LSI në? Ilir Meta interesave të këtij mafiozi nuk mund t'i shërbejë Ilir Meta, dhe nuk e lidh asgjë më me të, dhe e bëjmë të qartë se vetëm largimi i tij nga jeta politike mund të vendosë marrëdhëniet personale dhe shoqërore, ndaj asaj masakre që organizoi kundër votës suaj dhe votës së LSI së". Gjatë Kuvendit pati vetëm pak zëra kundër. Nënkryetari Pëllumb Xhufi tha se vendimi ishte i nxituar dhe se LSI ja mund të mbështesë shumicën e djathtë e të japë votat për çështjet që përputhen me programin e saj por jo të bëhet pjesë e ekzekutivit. Ndërsa zoti Fatos Klosi, ish drejtues i shërbimeve sekrete shqiptare ne fund të viteve '90, ishte kategorikisht kundër
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion Empty LSI: Klosi në shërbimin e fundit personal ndaj Edi Ramës

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 9:22 pm

LSI: Klosi në shërbimin e fundit personal ndaj Edi Ramës

LSI hedh poshtë të gjitha insinuatat e Partisë Socialiste, që e lidhin Lëvizjen Socialiste për Integrim me ndikimin në vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, apo të çdo lloj Komisioni tjetër vendimor për zgjedhjet.



Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion YLL
Drejtori i Informacionit në LSI, z.Dritan Ylli


Lëvizja Socialiste për Integrim, në koherencë të plotë dhe në zbatim të vendimeve që Kryesia e LSI mori në mbledhjen e saj, të datës 2 Korrik, po vazhdon procesin e dokumentimit dhe të evidentimit të parregullsive të procesit të administrimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Lëvizja Socialiste për Integrim do të vijojë edhe me ankimimet përkatëse për të gjithë ato zona, ku ajo ka vërejtur parregullsi gjatë procesit të numërimit.
LSI hedh poshtë të gjitha insinuatat e Partisë Socialiste, që e lidhin Lëvizjen Socialiste për Integrim me ndikimin në vendimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, apo të çdo lloj Komisioni tjetër vendimor për zgjedhjet. Partia Socialiste duhet të ndjejë turp kur shprehet në këtë mënyrë, sepse edhe shqiptari më i fundit e di fare mirë se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk ka asnjë përfaqësues në asnjë Komision, ku merren vendimet për zgjedhjet dhe opinioni publik gjithashtu e di mirë se shkaku kryesor që Lëvizja Socialiste për Integrim, nuk përfaqësohet në këto komisione është pikërisht kundërshtimi i egër i Partisë Socialiste. Ne bëjmë thirrje që rezultati i zgjedhjeve duhet të administrohet me qetësi, si dhe të analizohet me përgjegjshmëri qoftë mesazhi politik i këtyre zgjedhjeve, qoftë edhe standartet problematike të tyre.

Qëndrim rreth opinioneve të Fatos Klosit
Ylli: I kam ndjekur prononcimet ambulante të Zotit Klosi nga njëri televizion tek tjetri, dhe me keqardhje vërejta që interesi i ngushtë personal dhe nepotik i Zotit Klosi me Bashkinë e Tiranës, e përbuzi interesin atdhetar dhe rolin e rëndësishëm të LSI në këtë proces, që hedh baza të sigurta për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kam ndjerë gjithashtu zhgënjim, sikurse dhe 650 anëtarët e nderuar të Konventës së LSI, si dhe qindra mijëra mbështetësit e LSI në të gjithë Shqipërinë, për fyerjen që Zoti Klosi ju bëri me një fjalor të papërshtatshëm për një “Profesor”, duke shpërdoruar besimin e madh shpesh të pamerituar që LSI i ka dhënë atij, që për hir të së vërtetës nuk bëri asnjë ditë fushatë për LSI-në.
Ky besim i tradhtuar është qartazi edhe shërbimi i fundit bashkiak që Zoti Klosi kryen.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion Empty Socialistët, kërkojnë me dhunë mandatin e deputetit në Fier

Mesazh nga Agim Gashi Thu Jul 09, 2009 9:24 pm

Socialistët, kërkojnë me dhunë mandatin e deputetit në Fier




Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë një deklaratë për shtyp sot me anë të së cilës ka përforcuar deklaratat e mëparshme të çmendjura të lidershipit të PS-së se pa mandatin e nëntë në Fier, nuk do t’i njohin zgjedhjet. “Pazari i Qeverisjes Berisha-Meta që ka për synim vjedhjen e mandatit të nëntë të Partisë Socialiste në Fier, ka filluar këto ditë hakmarrjen ndaj personave të veçantë të cilët mbështetën partinë socialiste më 28 qershor. Falangat e Sali Berishës në çdo cep të Shqipërisë, në çdo qytet dhe fshat kane filluar të zbatojnë urdhrin politik për hakmarrje ndaj qytetarëve që më datë 28 qershor mbështetën në shumicë dëshirën dhe vullnetin për të ndryshuar Shqipërinë’ u shpreh Taulant Balla, i njohur në Librazhd si kamikazi i fundit i Edvinit. “Mbledhja e sotme që sapo u mbyll ishte një tjetër dëshmi e kësaj maskarade. Apeli ynë për të gjithë ata shqiptarë që na kanë votuar, ata mijëra që vazhdojnë të na kërkojnë qëndrim të prerë, është durim, deri në përfundimin e procesit të turpshëm të diskutimit të mandatit të 9 në Fier. Asnjë pazar, nuk mund të ndryshojë vullnetin e shprehur të të gjithë shqiptarëve. I kujtoj sot Sali Berishës dhe Ilir Metës, se ne do të mbrojmë me çdo kusht, vullnetin e shqiptareve, sikurse do të mbrojmë çdo qytetar shqiptar nga hakmarrja primitive e çdo pazari të pistë” përfundoi Balla, tiradën dëshpëruese që duket se s’do të ndalë largimin e Edvinit edhe nga kreu i Partisë Socialiste
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion Empty Re: Ilir Meta pranon ftesën e Berishës për kualicion

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi