Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Paradë e artit dhe e kulturës së shqiptarëve në Amerikë

Shko poshtë

Paradë e artit dhe e kulturës së shqiptarëve në Amerikë Empty Paradë e artit dhe e kulturës së shqiptarëve në Amerikë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 1:34 am

Paradë e artit dhe e kulturës së shqiptarëve në Amerikë

Në SHBA mbahet „Java e kulturës ndërkombëtare e emigrantëve“


Paradë e artit dhe e kulturës së shqiptarëve në Amerikë 000%20shba

Është kjo ditë e shënuar për Fondacionin Internacional të Emmigrantëve. Çdo vit në këtë datë organizohet një paradë e fuqishme e të gjithë kommuniteteve të Amerikës, Java e kulturës ndërkombëtare. Pra brenda jemi të angazhuar edhe ne organizatat e shqiptarëve që të marrim pjesë dhe të kontribuojmë në këtë aktivitet madhështor dhe historik. Presidenti i Fondacionit Internacional te Emigranteve, Eduard Juarez mbështet dhe inkurajon organizatat e reja të sapo krijuara.
Ishte fat për ne shqiptarët që të përfaqësoheshim të parët në renditje pas Fondacionit Internacional te Emigranteve. Albanian American Community Organization Jeta e Re mori pjesë dhe u angazhua bashkë me shqiptarë të tjerë për të realizuar këtë ngjarje me rëndësi. Lodhja ishte e madhe por më shumë së lodhja ishte kënaqësia që për herë të parë si organizatë e sapokrijuar po angazhohej në një ngjarje kaq të madhe historike. NE PARADËN INTERNACIONALE TË KULTURËS. Muajt javët shkuan shpejt dhe ja papritur data 27 qershor 2009 erdhi. Së bashku me stafin e organizatës dhe anëtarët e organizatës do të na nderonte dhe artistja e mirënjohur, bilbili e këngës popullore Merita Haliti, si dhe artisti kosovar Raif Hyseni në organo. Diçka të veçantë, ndryshe nga vitet e tjera do të vinte për në shqiptarët, një surprisë do të kishim nga ky organizim, jo vetëm që ishim të parët në renditje por do të vendosnim një vajzë të vogël, Estherin e bukur me një fustan roze dhe me një biçikletë të bardhë dhe ciklamin në krye të parades internacionale. Ajo do të përfaqësonte jetën e re të të gjitha kombeve në këtë tokë të re siç është Amerika. Ky privilegj iu dha shqiptarëve.
Dalja ne podium e artistës së mirrëfilltë, bilbilit të këngës popullore e elektrizoi ambientin ku ishin mbledhur komuniteti ynë shqiptar. Ajo ishte e ftuar nga organizata ALBANIA AMERICAN COMMUNITY ORGANIZATION JETA E RE. Aty ishin mbledhur të gjitha ngjyrat e ylberit por ajo që dominonte ishte e kuqja dhe e zeza, ngjyrat e FLAMURIT SHQIPTAR. Të gjithë ishin të gëzuar kërcenin dhe këndonin. Aty ishin mbledhur shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë si dhe shqiptarët nga krahina e Çamerisë. Pjesa më e madhe kishin veshur kostume popullore të veriut, të jugut, kostume Çamerie si dhe fustane kuq e zi. Artistja Merita Halili këndonte këngë nga të gjithe krahinat e vendit. Bloku 37 street në New York City ishte bërë në këtë moment shtëpia e shqiptarëve, ajo dukej si foleja e tyre. Vallet dhe këngët nuk pushonin. Aty këndoi dhe këngëtari Gëzim Nika. Në një kohë shumë të shkurtër ky bllok u pushtua nga shqiptarët. Kamerat nuk pushonin vidiot po ashtu. Shqiptarët ishin në festë. Ato shkëmbenin karta me njeri tjetrin për të vazhduar komunikimet më vonë. Ky organizim i shkëlqyer i FONDACIONIT INTERNACIONAL TË EMIGRANTËVE po bashkonte të gjithë shqiptarët bashkë. Një befasi e papritur në mes shqiptarëve majori i New Yorkut, Zoti Bloomberg dërgon një përshëndetje me një plakat ku shkruhet MAJORI BLOOMBERG PËR PARADËN E SHQIPTARËVE. JU FALEMINDERIT ZOTI MAJOR PËR RESPEKTIN QË NA BËTË NE SHQIPTARËVE!
Papritur, disa minuta para se të fillonte parada duket në skenë Josef Deoguardi bashkë me gruan e tij Sherly Deoguardy si dhe një veteran. Këta ngjiten lart në makinë që ishte krijuar si skenë për momentin (ku dhe këngëtarja popullore artistja Merita Halili këndonte). Deoguardi I VESHUR ME NJË XHAKETË TË KUQE, si dhe gruaja e tij e veshur me ngjyrat kuq e zi. Deoguardi është nga ajo gjeneratë e shqiptarëve që 500 vjet të shkuara u larguan nga Shqipëria dhe u ngulen në tokën italiane që quhet Kalabri, sepse nuk donin të ndryshonin fenë siç u impononte regjimi turk në ato vite. 200 familje kalabreze çdo vit mblidhen dhe festojnë Christmas bashkë. Xhon Osnato me të shoqen Marije Osnato e organizojnë këtë event ku ftojnë dhe shqiptarë të Shqipërisë. Ajo që më bëri përshtypje tek ato ishte se ato e kishin ruajtur gjuhën shqipe. Ai thoshte: Unë flas gjuhën e plakut, që do të thotë gjuhën e vjetër shqipe.
-Lart në podium nuk pash ndonjë nga organizatat e tjera që kishte marrë pjesë në organizimin për këtë paradë. Lart në skenë qëndronte artistja popullore MERITA HALILI DHE RAIF HYSENI QË ISHIN TË FTUAR NGA ORGANIZATA ALBANIA AMERICAN COMMUNITY JETA E RE .
Deoguardi foli për të kaluaren se si kishte ndihmuar kommunitetin shqiptar. Kuptohet se s’ishte vetëm Deoguardi që ndihmoi shqiptarët por dhe NAAC si dhe shumë e shumë atdhetarë të tjerë.
Kjo paradë ishte paradë e emigrantëve dhe bëhej për emigrantët. Asnjë emigrant s’e mori fjalën apo ndonjë organizatë që kishte kontribuar në këtë paradë. Kjo ishte një paradë që organizohej për emigrantët dhe çdo lider organizate duhej të merrte fjalen. Nga shqiptarët e Shqipërisë, të Malit të Zi, të Kosovës, të Çamerisë nuk u dëgjua ndonjë zë të fliste. Kjo ishte një enigmë. Pse? Mos ndoshta shqiptari di vetëm të luftojë dhe nuk di të flasë. JO, Kjo s´është e vërtetë sepse normalja e Elbasanit nxorri me qindra profesorë që shkuan të përhapin diturinë në të katër anët e vendit. Sipas presidentit të Internacional Foundation ky organizim bëhej për emigrantët, për të mbeshtetur emigrantët.
Një fjali kalimthi u dëgjua për Çamerinë. Çameria me 27 qershor 1944 pati tragjedinë më të madhe në historinë e saj. Shfarosjen e tyre, dëbimin nga trojet e veta. 27 qershor 2009 Çameria martire bën 65 vjet që greku i masakroi dhe i largoi nga trojet e tyre etnike dhe i la muhaxhirë nëpër botë. Pa shtëpi a katandi. Ata që mbetën greku i asimiloi si grekë ortodoksë.
Një kujtim që më ka mbetur në mendje dhe kurrë s´do ta harroj. Ishte viti 1988. Së bashku me trupën e teatrit SKAMPA të qytetit të Elbasanit nën drejtimin e regjisorit, artistit të popullit Pirro Mani shkuam në Greqi në Festivalin ballkanik që zhvillohej në Korinth të Greqisë. Sapo u futëm në tokën greke pas një ore apo më shumë autobusi ndaloi që të pushonim. Ishim kurioz dhe u futen në një dyqan fshati. Ne flisnim shqip me njëri-tjetrin. I zoti i dyqanit tha me një zë shumë të dobët se ishte çam. Ai na dha nga një dhuratë ne që ishin në dyqan dhe tha: "KËTË DHURATË E KENI NGA VËLLAI I JUAJ ÇAM. MOS E HARRONI SE DO VIJË NJË DITË QË NE DO TË FLASIM MË ZË TË LART QË JEMI ÇAMËR.” Ka ardhur momenti që diplomacitë duhet të korrigjojnë gabimin që kanë bërë me 1913, që e copëtuan Shqipërinë. Askush s´ka të drejtë të mohojë vendlindjen. Çamet janë popull që kanë le the janë rritur në trojet e tyre etnike në Çameri.
Në paradën e shqiptarëve s´u fol një fjalë shqip. Disa e kuptonin anglishten dhe disa jo po ç´te bëhej. Gruas shqiptare iu mohua e drejta e fjalës. Në http://fjales.ne/Iran po luftohet për të drejtat e gruas, këtu në Amerikë në vendin më demokrat të botës i mohohet e drejta e fjalës gruas shqiptare që qëndron në një nivel me burrat shqiptarë. Ato janë intelektuale të mirëfillta, shkrimtare, artiste, mjeke shkencëtare dhe politikane. Gratë shqiptare janë shumë të emancipuara.
Në një festë shqiptarësh ku jo të gjithë dinë anglisht mirë, flitet anglisht dhe jo gjuha nacionale shqipe.
Nën melodinë e organos dhe në zërin e bilbilit të këngës popullore artistës së mirënjohur MERITA HALILI filloi ceremonia e hapjes së paradës internacionale të emigrantëve. Bukuroshja e vogël shqiptare Esther me biçikletën e saj të bardhë dhe çiklamin me kurorë në kokë dhe me buzëqeshjen e saj gazmore ndriti fillimin e PARADËS. Presidenti i fondacionit internacional të emigrantëve ecte krenar mbas vajzës së bukur. Krenaria e tij qëndronte se një vajzë e vogël që përfaqësonte jetën e re të të gjitha komuniteteve tërhoqi vemendjen e të gjithë gazetarëve, operatorëve dhe publikut që qendronte për të ndjekur paradën. Komenti që vajza e vogel shqiptare hapi paraden e fondacionit internacional të emigrantëve tregoi se shqiptarët dhe të gjithë kommunitetet në Amerikë dhe kudo në botë do të kenë mbeshtetjen e fuqishme të këtij fondacioni internacional të emigrantëve.
Flutura B. Zavalina
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi