Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?!

Shko poshtë

Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?! Empty Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 1:42 am

Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?!

E përgatiti: Diella XHOKLI




Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?! Floku%20(Small)
A e dini se?
Flokët tona përmbajnë mesatarisht 120 mijë qime, ndërkaq është e natyrshme që në ditë të bien deri në 100 të tilla.
Brenda një muaji flokët rriten mesatarisht gjysmë centimetri. Më shpejt rriten verës sesa dimrit.
Flokët ngjyrë të errët përherë duken më të shkëlqyeshme, nga ato ngjyrë të çelët, sepse ngjyra e errët është më e dendur dhe thith më shumë dritë.

Ka shumë gjëra që shkaktojnë rënien e flokëve të një personi, por shpesh hormonet janë një nga shkaqet më të mëdha për humbjen e flokëve. Një shembull i mirë për këtë është se ju keni probleme me gjëndrat tiroide, të cilat po ju mbarojnë ose janë jo aktive. Ju mund të vëreni shumë ndryshime në flokët tuaja, dhe një nga ato janë flokët e dobësuara. Disa hormone mund të jenë jashtë balancit, dhe janë të njohura si androgjene dhe estrogjene. Këto janë hormone femërore dhe mashkullore, por androgjenet janë më shumë të lidhura me rënien e flokëve te meshkujt. Nëse balanci i hormoneve përmirësohet atëherë rënia e flokëve do të ndalet.
Humbja e flokëve, tregues se diçka nuk është në rregull
Ka shumë tretmane të mira natyrale për humbjen e flokëve, që ju ndihmojnë në përmirësimin e dëmeve që ju kanë shkaktuar këto hormone. Shumë shpesh pasi një grua të lind një fëmijë, pas tre muajsh i bien flokët. Dhe kjo është prapë rezultat i këtyre hormoneve. Gjatë shtatzënësisë numri i hormoneve rritet dhe rënia e flokëve ndalohet. Pas shtatzënësisë numri i hormoneve kthehet në gjendje normale, pastaj rritja dhe rënia e flokëve fillon përsëri. Gjithashtu edhe medikamentet mund të shkaktojnë rënien e flokëve, por disa njerëz e kanë të trashëguar rënien e flokëve. Pacientët që janë me kancer kemioterapia shkakton rënien e flokëve. Gjithashtu edhe pse shumica e njerëzve nuk e dinë, marrja në masë të madhe e vitaminës A mund të shkaktojë humbjen e flokëve. Ndonjëherë humbja e flokëve është një tregues se diçka nuk është në rregull në këtë trup. Personi mund të ketë ndonjë sëmundje si diabeti, dhe është e rëndësishme që pasi ta kuptoni rënien në flokët tuaja, menjëherë të vizitoheni te mjeku. Pastaj disa nga arsyet janë edhe shtrëngimi i tepërt i flokëve, dhe bërja e flokëve më stile të ndryshme të cilat nëse ndërpriten me kohë, ju mund t’i shpëtoni flokët tuaja.Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?! 1.flok
Shkenca, në ditë njerëzve u bien 150 qime
Flokët rriten për dy deri tre vjet përpara se të bien. Rënia e flokëve të vjetër është krejt natyrale. Nga pori prej të cilit ra floku i vjetër zakonisht pas një farë kohe del një qime e re floku. Në një ditë njerëzve mund t´u bien 150 qime flokësh. Ka shkaqe të ndryshme që shkaktojnë rënien e flokëve, si ndonjë sëmundje infektoze, përdorimi i një ilaçi të caktuar etj. Kur rënia e flokëve nuk është gjenetike ose e lidhur me sëmundje, parandalimi i këtij fenomeni është i mundur duke ndjekur disa këshilla. Fenomeni fillon në moshën në mes 20 deri 30-vjeçe. Flokët bëhen më të dobët, bien në mënyrë masive dhe nuk dalin më të rinj. Mbi 70 % e burrave vuajnë nga rënia e flokëve. Fajin për këtë e ka kryesisht hormoni seksual mashkullor testosteron.

Mbjellja e flokëve – përfitimet dhe rreziqet

Mbjellja e flokëve mund të jetë mënyra më efektive dhe zgjidhja e vetme permanente për të pasur një rezultat të kënaqshëm. Me mbjellje të flokëve kuptojmë, mbjelljen e flokëve tuaja në pjesën e rënies duke i marrë nga pjesa e pasme e lëkurës së kokës. Kandidati për mbjelljen e flokëve duhet të ketë dendësi më të madhe të flokëve në pjesën e pasme të lëkurës së kokës, flokët e tij duhet të jenë të trasha dhe të valëzuara, dhe ai duhet të jetë në një gjendje të mirë fizike. Gratë zakonisht nuk kanë ndonjë shpërndarje të mirë të rënies së flokëve, prandaj nuk janë kandidate të mira në mbjelljen e tyre. Mbjellja e flokëve nuk mund të bëhet nga ata persona që kanë forma të paparashikueshme të rënies së flokëve, si alopecia dhe areata. Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?! 2.fkol
Rreziku kryesor, moskënaqësia e pacientit
Rreziku më i madh në mbjelljen e flokëve është se pacienti mund të mos jetë i kënaqur me rezultatin përfundimtar. Disa rreziqe tjera që mund të kanosen gjatë mbjelljes dhe pas mbjelljes së flokëve janë: gjakosja e tepërt, bartja dhe vdekja e shumë gjëndrave të transplantuara, shoku pas transplantimit për humbjen e flokëve etj. Një studim i bërë në 425 flokë te pacientëve, vetëm 5 përqind kanë pasur komplikime gjatë dhe pas procedurës së mbjelljes. Transplantimi i flokëve mund të kushtoj 6000 dollarë,varësisht nga teknika e përdorur, vendi dhe reputacioni i kirurgjisë, dhe hapësira e flokëve të humbura dhe numri i flokëve të mbjelluraa. Për të vendosur në mbjelljen e flokëve merrni parasysh dhimbjen, kohën dhe mbi të gjitha rezultatin që mund të jetë jo i kënaqshëm. Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?! 3.folk
Si të kujdesemi për flokët?
Një njeri i shëndetshëm ka nga 100.000 deri 130.000 qime flokësh. Floku i njeriut zgjatet me rreth 2 milimetra në javë. Ushqimi i keq dhe sëmundjet e ndërpresin procesin e rritjes së flokëve. Është thelbësore mbajtja e higjienës për flokun. Me këtë duhet të kuptohet zgjedhja e shampos së përshtatshme për tipin e flokut. Nuk është e këshillueshme ndërrimi i shpeshtë i llojit e shampos. Nëse flokët i lyeni, boja duhet aplikuar së pari në një tufë të vogël flokësh për shmangien e efekteve anësore. Shtatëdhjetë për qind e meshkujve në botë, sipas studimeve, vuajnë nga rënia e flokëve. Sipas specialistëve, përveç trashëgimisë, fajin për këtë e ka edhe hormoni i testosteroneve, i cili është armiku numër një për rënien e flokëve.
Mjekët: Rënia e flokëve, e trashëguar
Rënia e flokëve mund të shkaktohet edhe nga trashëgimia gjenetike. Hormoni seksual testosteron krijon lidhje me një enzimë të caktuar dhe shndërrohet në një dihidrotestosteron, apo siç emërohet ndryshe DHT. Kjo futet nëpërmjet gjakut që riqarkullon në rrënjët e flokëve dhe ngujohet aty. DHT jo vetëm pengon rritjen e flokëve, por edhe ndalon daljen e flokëve të rinj. Me kalimin e kohës poret mbyllen krejt. Rreth 20 për qind e femrave në botë vuajnë nga rënia e flokëve, zakonisht një femër mund të humbasë flokë vetëm nëse kalon stres, përdor bojë të keqe, nuk i ushqen flokët ose dhe nëse përdor drogëra të ndryshme. Rënia e flokëve, parandalimi dhe trajtimi?! 4.fol
Propecia, mjet kundër rënies së flokëve
Propecia është një lloj medikamenti i zbuluar para disa kohet. Ai bën të mundur bllokimin e enzimës që lidhet me testosteronin, duke e penguar kështu këtë lidhje. Numri i DHT në lëkurën e kokës pakësohet kështu me dy të tretat. Kjo bën që të ndalojë rënia e flokëve në pjesën më të madhe të burrave dhe në shumë raste arrijnë rrënjët e flokëve të rigjenerohen dhe të prodhojnë flokë të fuqishëm si më parë. Jo pak, por 150 fije floku, është sasia që u bie të gjithë njerëzve nga koka thuajse çdo ditë, dhe në pranverë dhe në vjeshtë ky numër është edhe më i lart. Nëse kjo shifër shtohet, atëherë të gjithë personat duhet të shqetësohen. Ndërkohë që 2 milimetra në javë zgjatet floku i njeriut, nëse ai dëmtohet me produkte jo të përshtatshme kozmetike, atëherë ai këputet po kaq milimetra gjatë javës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi