Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për mësuesit e shqipes jashtë atdheut do të mbahet seminari i 5-të kombëtar

Shko poshtë

Për mësuesit e shqipes jashtë atdheut do të mbahet seminari i 5-të kombëtar Empty Për mësuesit e shqipes jashtë atdheut do të mbahet seminari i 5-të kombëtar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 4:07 pm

Për mësuesit e shqipes jashtë atdheut do të mbahet seminari i 5-të kombëtar





Nexhmije Mehmetaj, mësuese në Jura, Zvicër




Për mësuesit e shqipes jashtë atdheut do të mbahet seminari i 5-të kombëtar








Prej 27-29 korrik 2009 në Pejë do të mbahet seminari i 5-të kombëtar për mësimin e gjuhës shqipe jashtë atdheut dhe pikërisht për mësuesit që veprojnë e punojnë pa u lodhur në SHSHMP. Organizator i seminarit është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Përkatësisht përpjekjet për organizimin e seminarit kujdeset dhe udhëhiqet nga zoti Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës /Njësia e SHSHMP në diasporë/.

Qëllimi kryesor i organizimit të këtij seminari është mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë jashtë atdheut, rritja e nivelit të mësimit të shqipes në diasporë, rritja e nivelit të bashkëpunimit me mësues të gjuhës shqipe dhe institucionit të vendit.
Në ketë seminar do të trajtohen si dhe më parë çështje të rëndësishme për të ardhmen e gjuhës shqipe, në bashkësitë shqiptare jashtë atdheut. Pika kryesore ku do të fokusohet është trajnimi i mësuesve, do të jetë kalimi i vështirësive në mësimin plotësues dhe hapësirat e reja për mësimin e gjuhës shqipe jashtë atdheut.
Prandaj, sot më tepër se kurrë gjithandej ku funksionojnë shkollat shqipe janë të mirëseardhur nismat, mësuesit do të kenë rastin të paraqesin mundësitë dhe vështirësitë që ndeshin gjatë punës së tyre arsimore; por edhe shpalosjen apo bartjen e përvojave profesionale, prezantime ligjëratash profesionale të vetë mësuesve, të cilët edhe pse në dhe të huaj kanë dashur dhe duan që gjuha shqipe të mësohet në shkollë, të vlerësohet dhe të jetë një mjet i shprehjes së pasurisë shpirtërore e kulturore të tyre.




Nuk ka gjë më fisnike se sa përpjekja që bëjnë mësuesit e shqipes nëpër botë për t’i mbajtur gjallë rrënjët e fëmijëve nga kanë ardhur. Mos mësimi i gjuhës shqipe nga anëtarët e komunitetit tonë zvogëlon kombin.

Prishtinë,03.07. 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Për mësuesit e shqipes jashtë atdheut do të mbahet seminari i 5-të kombëtar Empty Seminari i 5-të kombëtar për mësuesit e shqipes jashtë atdheut mbahet në Pejë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 9:37 pm

Seminari i 5-të kombëtar për mësuesit e shqipes jashtë atdheut mbahet në Pejë



Seminari i 5-të kombëtar për mësuesit e shqipes jashtë atdheut mbahet në Pejë
Prej 27-29 korrik 2009 në Pejë do të mbahet seminari i 5-të kombëtar për mësimin e gjuhës shqipe jashtë atdheut dhe pikërisht për mësuesit që veprojnë e punojnë pa u lodhur në SHSHMP. Organizator i seminarit është Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë. Përkatësisht përpjekjet për organizimin e seminarit kujdeset dhe udhëhiqet nga Nuhi Gashi, MASHT e Kosovës /Njësia e SHSHMP në diasporë/.
Qëllimi kryesor i organizimit të këtij seminari është mësimi i gjuhës shqipe nga fëmijët e mërgimtarëve shqiptarë jashtë atdheut, rritja e nivelit të mësimit të shqipes në diasporë, rritja e nivelit të bashkëpunimit me mësues të gjuhës shqipe dhe institucionit të vendit. Në këtë seminar do të trajtohen si dhe më parë çështje të rëndësishme për të ardhmen e gjuhës shqipe, në bashkësitë shqiptare jashtë atdheut. Pika kryesore ku do të fokusohet është trajnimi i mësuesve, do të jetë kalimi i vështirësive në mësimin plotësues dhe hapësirat e reja për mësimin e gjuhës shqipe jashtë atdheut. Prandaj, sot më tepër se kurrë gjithandej ku funksionojnë shkollat shqipe janë të mirëseardhur nismat, mësuesit do të kenë rastin të paraqesin mundësitë dhe vështirësitë që ndeshin gjatë punës së tyre arsimore; por edhe shpalosjen apo bartjen e përvojave profesionale, prezantime ligjëratash profesionale të vetë mësuesve, të cilët edhe pse në dhe të huaj kanë dashur dhe duan që gjuha shqipe të mësohet në shkollë, të vlerësohet dhe të jetë një mjet i shprehjes së pasurisë shpirtërore e kulturore të tyre.
Nuk ka gjë më fisnike se sa përpjekja që bëjnë mësuesit e shqipes nëpër botë për t’i mbajtur gjallë rrënjët e fëmijëve nga kanë ardhur. Mos mësimi i gjuhës shqipe nga anëtarët e komunitetit tonë zvogëlon kombin.
Nexhmije Mehmetaj
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi