Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/4

Shko poshtë

Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/4 Empty Përparim Hysi:Nxehtësi korriku/4

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 6:41 pm

Nxehtësi korriku/4

(poezi)

Nga Përparim Hysi

1.Mosha e tretë
Në Pier,një sallë është mbushur me moshën e tretë *
Dhe orkestrën e kanë zgjedhur,po nga mosha e tretë.
Orkestra luan muzikë me një kreshendo të butë
Kërcejnë nën ritmin e muzikës,këta pleq të urtë.

Sa bukuri që ka!Ç'sharm!Si shfaqje qiellore
Dhe ka duartrokitje dhe ojna gazmore.
Mbi karrocë me rrota një invalid bën sehir
Dy lot i rrokullisen nga sytë si xhevahirë.

Kujton moshën e rinisë kur qe goxha vallëtar
Tash është invalid,pa këmbë ky,qyqar!
Këta lot që që lëshon si thikë në timin shpirt
Dhe tingujt e muzikës- ballsam për timin shpirt.
*Pier-qendra e Sant Petërsburgut në Florida.
20 korrik 2001
2.Fidani
Ç'finesë të ka trupi si të jesh fidan
Pse të mbulon turpi,kur ballas unë jam?
Fidanin e lidhin,mos e këpus era
Po pse e humb fillin,sa të shoh,përhera?

Ç'të të them për ty?Dil,o shpirt, pse s'del?
Për Zotin s'e di:je mjaltë a sheqer?
Fine ma ke trupin,sikur je fidan
Me mua nxirre turpin,të lutem,moj xhan!...
20 korrik 2001
3.Ti s'je kthyer kësaj ane
Ti s'je kthyer kësaj ane
Si,kështu,o moj virane?!
Çfarë them unë e çfarë bluan ti
Rrushë të bardhë a rrushë të zi.

I bie pragut,të dëgjojë dera
Dhëntë i lë e shkon me shqerra
Jap e marr,bëj aluzion
Por ti hiqesh,sikur s'kupton?!

Plasa unë;flas ashiqare
Veç buzëqeshe,s'fole fare
Unë mëdyshem,jam në hall
Ti e do "plumbin" në ballë.

Ndja dhe unë "pushkën" e zbraza
Dhe u "vrave",dhe u"vrava..."
21 korrik 2001
4.S'kam ditur për veten time
Për veten time,fare s'kam ditur
I paskam hyrë detit në këmbë
Bota po.Pllakën kanë vërtitur
Kurse unë veç drejt;veten ha me dhëmbë!

Se fare s'kam ditur që të marrë "kthesat"
Për"kthesat" unë kurrë s'mora patentë
Se në jetë kurrë s'i kam honepsur rrenat
Por gjitmonë drejt,e,gjithmonë,drejt!

Po të kisha ditur,do të isha deputet
Edhe në se për popullin isha i "pistë"
Kryetarin e një partie zija mik me kimet
Ai "frrap" më fuste deputet me "listë"

Po për veten time ,ja që nuk kam ditur
Vetëm shkruaj vargje( a s'jam,pak,i lajthitur?!...)
4 korrik 2001
5.X...
Më për punë,s'e prish terezinë
E mblodha mëndjen:krijova partinë?!
Si s'më vjati mëndja,pakëz më parë?
Po desh lashë mëndjen,kot vija vërdall!!!

Bëra goxha unë, një listë të gjatë
Vrap në regjistër,atje,në gjykatë.
Tash jam partiak dhe jam kryetar
E mbaj sekret se sa anëtarë?!

Tash jam kryetar,me amzë në gjykatë
E di vet tani me kë jam aleat.
Kryetarin e një partie,kot s'e kam mik
Më mirë një mik apo një çiflig?!

Në sqetull i rri;a nuk jam aleat?
Ku thotë ai,unë sulem me vrap
Ai në fushatë dhe unë atje
Do të thoni ju:-Ku isha unë dje?!

Ja,tani vonë,sa e mora vesh:
Pas berihait ia vlen që të veshë
Po mua nuk më hyn një gjëmb në këmbë
Kryetari i "madh" zë hije më bën.

Po punë e madhe,s'më prish asnjë punë
Terezinë time,"fjollë" e kam unë.
Partia ime vota s'merr vërtet
Por"miku" në krah më mban deputet.

Atij nuk i ndahem sa është në pushtet
Po ra ai,mua"tjetri" më pret
Se,siç e shihni,jam dreqi vet
Se atje,në parlament,mbushen plot "teneqetë".
4 korrik 2001
6.Rrebelimi i një ish-kulaku
Një ish-kulak u rrebelua dhe u bë spec
Me një partiak që paska qenë shkrimtar
-Se ky,për tim atë(im atë pastë ndjesë!)
Një libër të keq për tim atë ka shkruar.

Im atë vërtet fshehu misër nën mullar
(për këtë bëri burg dhe u shpall kulak)
Dhe për këtë shkroi libër ky"paloshkrimtar"
Tani rri krah,Salës,dhe thotë jam"i djathtë?!" *

Mundohem unë që "rrebelin" ta frenoj
Rrebelimin e tij të drejtë,dua ta "zbutë?!"
-Si ka fytyrë,-tha,-për të djathtën të pozojë?
S'e di,ish-kulaku se ç'bën një "qingj i urtë?!"
*Salës-Sali Berisha
4 korrik 2001
7.Kali i kurbetit
Kalin e kurbetit kam shaluar mbi shpinë
As fre i kam vënë dhe as yzengji
Sa do t'i qëndrojë këtij "kali" mbi shpinë
Kot që më pyesni:as vet nuk e di.
14 korrik 2001
8.Ti vije me vrap
Ti vije me vrap
Ballas isha unë
Po u ktheve "frrap"
Pse trëmbesh nga unë?!...
14 korrik 2001
9.Vëndin tim unë e lashë
Vëndin tim unë e lashë,sepse pata hall të rëndë
Nga marazi sa s'pëllcas,sepse malli po më çmënd
Englendisem kot së koti;kohën unë e kam me pashë
Vetëm unë siç është shkopi;kjo vetmi do të më vrasë?!

Punë nuk kam dhe as gjëkafshë;hallin tim askush s'e di
Shqipëri,ku je,më qafshë?!Dhe ca muaj dhe jam aty.
14 korrik 2001
10.Qethja e Albës *
Albës sot i qethëm kokën
Ia bëmë kokën porsi djalë
Në një zarf ia ruajtëm flokun
Si relik e si për mall.

Vjen vërdall nëpër shtëpi
Dhe vë dorën përmbi kokë
Thotë:-Ku është?Ku është "ai?!"
Qe mësuar që të kish flokë.

S'ka dy javë,u bë 1 vjeçe
Ndaj e qethëm si një çun
Ta shikosh,tamam si "keçe" **
Dhe gugit si një pëllumb.
*Alba-mbesa ime
**keçe-vajzë në Myzeqe dhe disa krahina të tjera.
14 korrik 2001
11.Poshtë fustanit
Poshtë fustanit,është këmisha
Nën këmishë dua të isha
Edhe pak të"engledisesha"
A më keshe a të kisha

Më cfilite,të cfilita
Dreq-o punë,sa bij dita
Shoh me sy dhe u lëpikam
Huq,o huq,të rëntë pika!
15 korrik 2001
12.Tani
Tani që më erdhën kasetat nga Shqipëria
Shtëpinë e kam kthyer në sallë koncertesh
Si me magji,u hoq mua mërzia
Jam i çliruar nga copëra dertesh.
16 korrik 2001
13.Ah,ajo buzëqeshje!
Ah,ajo buzëqeshej,seç të jep një nur
Porse mua,të ziun,gati më sëmurë.
Më qëllon në kokë si të jetë varre
Një shigjetë në zëmër seç më ngulet,de!

Ti,mandej,skuqesh si një trëndafil
Unë sytë mbërthyer mbi ty,o moj yll!
Jam krejt i "sëmurë",sytë lylyver
Ah,gjithë ai nur,në dhe do më shtjerë.
16 korrik 2001
14.S'janë thënë të gjitha për nënat
E si qenkan thënë të gjitha për nënat?
Ato që na shërojnë plagët,makthet dhe ëndrrat
Nëna ime 80 e ca vjeç po ngjitet në kat të dytë
Sado që unë kam tetë muaj në Amerike
Dhe derën,dihet, e kam zënë me kyç,
Nënën time kjo gjë nuk e pengon hiç
Ngjitet,çdo ditë,dhe kyçit të derës,
Duke e përkëdhelur,i thotë: sh p i r t...

Jo.Nuk janë thënë të gjitha për nënat.
17 korrik 2001
15.Më duket
Më duket se po i ngjaj qenit
Ky,- thënkan,- shpreson t'i bien kocka nga qielli?!

Po mua pse më duket,ka kohë që më duket
Se do hapet dera dhe do më sjellin
Një "copë Fieri"...
27 korrik 2001
16.Vdiq pa lindur
Peshku në det,tiganin në zjarr
Qeverinë formoi,pushtetin pa marrë
Tigani iu dogj,peshku shpëtoi
Qeveria vdiq se"lindi" kësisoj..
11 korrik 2001
17.NJësoj
NJësoj si punëtori i Migjenit tek "Molla e ndalueme"
Trotuareve të Shën Petërsburgut dal e shetis *
NJësoj me të,nga xhepi jam krunde
Si ai dhe unë:s'i lë gjë mangut zotnisë.

Nuk më pëlqen fare ky soj zotnillëku
Të shetis rrugëve të botës s'më pëlqen
Jo,jo,s'e kam dashur këtë soj rrësku
Në Shqipëri dua të vete.I varfër le të jem.
*Sant Petërsburgu i Floridës ku banoj.
11 korrik 2001
18 .Rakela
Ku është Rakela me fytyrën si qumështi
Që flokët e zinj i mbante tub
Jam mësuar që të "pi"këso qumështi
Ma gjeni,ma gjeni!Se pa të nuk mund.

Thonë që ka ardhur,këtu,në Amerikë
Po adresë nuk di dhe as telefon
Dua të ma gjeni,-ju them,-dhe pikë
Ma gjeni shpejt,se Përparimi s'duron.
11 korrik 2001
19.Poezia ime
Poezinë e kam transparente si xham
Mjafton ta lexosh(çdo gjë e kupton)
Në se diku u ngjaj si noksan
Faj nuk kam se jeta ma dikton.

Rrallë i bie pragut që të dëgjojë dera
Shpesh qëndroj ballas;s'trëmbem asnjë çikë
Në jetë,kështu,kam qenë unë për hera
Se çfarë kam ndjerë,e kam thënë pa frikë.

Asnjë herë nuk shkruaj për gjëra të stisura
Të stisurën s'e honeps(s'di të marrë kthesa)
Nga kjo,në jetë,kam marrë shumë të krisura
Në vargje e kam thënë:nuk më bren pendesa.
11 korrik 2001
20.Xhixhile
Me dhjetra herë të dëgjoja në Shqipëri
Buzëqeshja,zbavitesha dhe vetëm aq
Këtu,në kurbet,të dëgjoj e mëndjen ma bën veri
Dhe shpirtin e ftohur,ma ngroh dhe më kënaq.

Le të jesh,ndo e fushës,ndo e malit
Nuk e di pse ndjej një kënaqësi që më josh
Ndonjë lot dhe më rrëshket prej mallit
Duhet të jesh në kurbet,që mallin tim të kuptosh.
17 korrik 2001
Përparim Hysi, 4 korrik 2009
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi