Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Programi im, zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë në BE

Shko poshtë

Berisha: Programi im, zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë në BE Empty Berisha: Programi im, zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë në BE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 6:44 pm

Berisha: Programi im, zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë në BE

Ramiz Bojaj, Bota sot


Berisha: Programi im, zhvillimi dhe integrimi i Shqipërisë në BE Berisha
Koalicioni qeverises udhëheq Shqipërinë gjatë katër viteve të ardhshme(gjer më 2013).
Me këtë rast vlerësohet se dy ministri dhe posti i kryetarit të Parlamentit, janë propozimet që kryeministri aktual Berisha i ka ofruar LSI-së, ndërkaq kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të kalojë në Ministrinë Punëve të Jashtme (edhe pse njëherësh marrëveshje jo zyrtare).
Qeveria e re e Sali Berishës do të ketë mbështetjen e 75 deputetëve në parlamentin e ri, duke garantuar një qeverisje të qendrueshme për 4 vitet e ardhshme, e cila pritet të ndërmarrë reforma të thella që do ta afrojnë edhe më shumë vendin me Bashkimin Evropian.
“Jam i sigurt se koalicionet janë transparente. Shqiptarët kanë Sali Berishën njeriun më të votuar, e kanë pasur gjithnjë kështu. Pra, kjo nuk është vetëm se mirënjohje e imja ndaj tyre, nuk mund t'i qortoj pse më votojnë mua në këtë shkallë. Ky koalicion nuk është pazar karrigesh. Ky është koalicion integrimi”, theksoi kryeministri Sali Berisha.

Partia Demokratike e Shqipërisë udhëhequr nga lideri demokrat Sali Berisha, ka ofruar në krahun e vet qeverisës edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim të prirë nga Ilir Meta, për të vazhduar koalicionin qeverisës siç vlerësohet “Qeverinë e Integrimeve Evropiane”. Ky koalicion udhëheq Shqipërinë gjatë katër viteve të ardhshme(gjer më 2013). Me këtë rast vlerësohet se dy ministri dhe posti i kryetarit të Parlamentit, janë propozimet që kryeministri aktual Berisha ka ofruar LSI-së, ndërkaq kryeparlamentarja Jozefina Topalli do të kalojë në Ministrinë Punëve të Jashtme(edhe pse jo marrëveshje zyrtare dhe definitive). Edhe pse Berisha fitoi zgjedhjet duke siguruar 71 deputetë në kuvendin shqiptar, zgjerimi i koalicionit me LSI-në, synon të ndërtojë krijimin e një klime të fortë e të qëndrueshme qeverisëse duke përuruar vizion demokratik që udhëhiqet nga e djathta shqiptare. 47 % të votave qe populli i dha PD-së, t'i shtohen dhe 6% të marra nga LSI, duke krijuar kështu një koalicion me bazë të gjerë elektorale dhe më të gjerë se koalicionet e 4 viteve të shkuara. "Lëvizja Socialiste për Integrim, në interesin më të mirë të vendit duhet të shqyrtojë dhe vlerësoje me sens pozitiv ftesën time të sinqertë, sepse pavarësisht se për të gjitha forcat politike të Shqipërisë, është e qartë se sovrani, perverse votoi koalicionin tim, duke e nxjerrë atë si forcë e parë, ka votuar për koalicion dhe është në ABC-në e politikës edhe në moralin e saj që vota e tij të lexohet me korrektësi dhe ndershmëri", theksoi kryeministri Berisha, duke shtuar se përfshirja e LSI-së në koalicion ka arsye madhore, pasi e tejkalon 50% e votave të popullit, ku krijon bazën më morale dhe ligjore të plote për të qeverisur në pika të përbashkëta programore. Ai thotë se qeverisja e koalicionit nuk vjen si rastësi por si një vendim që garanton stabilitet dhe efektshmëri institucionale."Të jemi realist varianti me i përshtatshëm për vendin është ky që ne kemi arritur sepse në këtë mënyrë do të ketë një qeveri solide, eficente, të fortë dhe do të ketë një opozite gjithashtu solide", theksoi kryeministri Berisha. Ai vlerësoi si një nga skemat absolutisht në interesin më të mirë të vendit. Kreu i qeverisë, Berisha, siguroi për krijimin e një qeverie solide me pika kontakti programore. Ai i mbahet besnikërisë edhe marrëveshjeve paraprake të koalicionit zgjedhor. “Jam i sigurt se koalicionet janë transparente. Shqiptarët kanë Sali Berishën njeriun më të votuar, e kanë pasur gjithnjë kështu. Pra, kjo nuk është vetëm se mirënjohje e imja ndaj tyre, nuk mund t'i qortoj pse më votojnë mua në këtë shkallë. Ky koalicion nuk është pazar karrigesh. Ky është koalicion integrimi. Pra, ka një marrëveshje edhe me Partinë Republikane dhe partitë e tjera, që ishin në koalicion para dhe pas zgjedhor. PR përfaqësohet në Parlament nga kryetari i saj dhe sigurisht që do të jetë pjesë e koalicionit”, theksoi Berisha.
Projektet qeverisëse
Pas certifikimit të fitores së koalicionit të djathtë, kryeministri Berisha i bëri dje ftesë publike Lëvizjes Socialiste për Integrim për të bashkëqeverisur për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Duke vlerësuar se fitoren e Partisë Demokratike e vendosi populli me vullnetin e tij, kryeministri theksoi se koalicioni mbeti i diktuar dhe në këto kushte Lëvizja Socialiste për Integrim është një forcë politike, programi i së cilës përqaset me programin e PD për sa i përket integrimit të vendit. “LSI në programin e saj ka punësimin si kryefjalë të reformave dhe përpjekjeve të saj, duke shprehur bindjen se më shumë se sa shifrat në Parlament i rëndësishëm është përfaqësimi dinjitoz. Gjithashtu Partia Demokratike është parti që nuk bazon qëndrimet e saj në eliminime dhe trysni, por në qëndrime ligjore dhe parimore. Nuk jemi ne që e dëmtuam atë përmes 'Dushkut' në 2005", vlerësoi kryeministri Berisha. Ai vlerëson se qeveri minorene në mandate mund të jesh, kur Parlamenti vendos të të mbajë në pushtet për disa arsye, por në fakt nuk mund të thuash se je në mazhorancë nëse je me më pak vota se 50% në sistemin propocional. “Në sistemin mazhoritar është ndryshe, të jemi realist ka një kod moral për këto sisteme. Në këtë kontekst, ky ishte sistem propocional rajonal. Atëherë, përfshirja e LSI-së ka disa arsye madhore: tejkalon 50%, krijon bazën morale dhe ligjore të plotë për të qeverisur, ka pika të përbashkëta programore. Jo rastësisht zoti Meta ishte vendosur në krye të Komisionit Parlamentar të Integrimit”, theksoi Berisha.
Koalicioni dëshmi e përgjegjësisë publike
Analistët vlerësojnë se fryma liberale e udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha e çliruan Shqipërinë nga një aventurë politike, që kërcënonte ta paralizonte Shqipërinë me javë të tëra. Kështu vlerëson analisti gjerman, Fabian Schmidt, i cili vlerëson se koalicioni i ri PD-LSI, është një dëshmi e përgjegjësisë politike. Për herë të parë qysh pas fundit të komunizmit në Shqipëri mund të ketë një koalicion, që i kapërcen ideologjitë e vjetra të kampit, duke vendosur për atë çfarë i bashkon dhe jo për atë çfarë i ndan. “LSI-ja ndonëse është krah i shkëputur prej Partisë Socialiste, ajo gjithmonë është përpjekur të çlirohet nga fryma e së shkuarës”, vlerëson Schmidt. Ai thekson se koalicioni i ri më në fund, ofron shansin për ndërtimin e një administrate mbipartiake, e cila të mos instrumentalizohet më për qëllime politike dhe të gëzojë si vazhdimësinë, ashtu edhe besimin përtej hapësirave kohore të një periudhe legjislative. Berisha dhe Meta duhet ta shfrytëzojnë këtë shans. Shqipëria nën udhëheqjen e kryeministri aktual Sali Berisha, vazhdon projektin evropian që nënkupton zhvillimin e Shqipërisë dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve nëpër vendet e BE-së.
Qeveria e re e Sali Berishës do të ketë mbështetjen e 75 deputetëve në parlamentin e ri, duke garantuar një qeverisje të qendrueshme për 4 vitet e ardhshme, e cila pritet të ndërmarrë reforma të thella që do ta afrojnë edhe më shumë vendin me Bashkimin Evropian.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi