Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Orvelli në mediat socialiste të Shqipërisë

Shko poshtë

Orvelli në mediat socialiste të Shqipërisë Empty Orvelli në mediat socialiste të Shqipërisë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 6:45 pm

Orvelli në mediat socialiste të Shqipërisë



Një majtist i deklaruar, (Artur Zheji, anëtar i LSI-së), mbrëmë në “Vizion plus”, deklaroi se gjatë fushatës paraelektorale, në debatet e shumta që organizonin tv-studiot e të gjitha kanaleve televizive, ishte e pamundur që LSI-ja të merrte pjesë së paku në një debat, në një debat të vetmin. Ky fakt, dëshmoi censurën komuniste të propagandës majtiste, për të cilën kemi shkruar dhjetë ditëve të kaluara të fushatës paraelektorale. Por Zheji si majtist i përbetuar, nuk shkon më larg se deklarata e tij për eskivimin e LSI-së nga debatet televizive paraelektorale, që në të vërtetë ishin një propagandë e pastër staliniste. Duke mos shkuar “më larg” me deklaratën e tij, Zheji sikur lë përshtypje te opinioni, se media majtiste në Shqipëri është një dukuri fare normale, sepse shikuesi i TV-së kujton se po kaq sa socialistët që kanë në dorë mediat e Shqipërisë, ashtu disi i kanë edhe djathtistët. Pse Zheji nuk tregoi në TV se PD nuk ka në anën e saj as 5% të mediave, po edhe në ato që i ka, ato ishin të hapura barabar për të gjitha partitë politike nëpër debatet gjatë fushatës. Dëshmohet kështu teza, e analizuar këtu në këtë kënd editoriali, se majtistët sot janë bosët dhe kapitalistët më të mëdhenj që e mbajnë në dorë biznesin (edhe atë të fëlliqur), se përndryshe me çfarë mjetesh aq të mëdha janë themeluar aq shumë shtëpi televizive në Shqipëri, të cilat i udhëheq Partia Socialiste. Pastaj kur flasin për lirinë e medias, evropianët kritikojnë qeverinë, thuajse mediat janë shtetërore ose qeveritare, madje thuajse ato janë partiake djathtiste, e jo që janë siç e di çdo observator ndërkombëtar se media e Shqipërisë është në duart e partisë socialiste. Pra cili krah politik ndikon që në botë dhe sidomos në Evropë Shqipëria të shpallet si shtet ku shkelet e drejta e fjalës, ku censurohet debati publik, ku propagandohet industrialisht “armiku politik” si deklaroi edhe Artur Zheji, edhe pse majtist? Vetë rezultati i zgjedhjeve, si dhe deklarata e Arturit, përsëri vërteton tezën tonë, se kaloi koha kur pushteti merret me mjete propagandistike mediale si dhe me dhunën e përgjakshme në rrugë! Një propagandë e cila e shpallë punë korruptive ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë, pra 80% e medias majtiste në Shqipëri, nuk ia doli ta indoktrinonte elektoratin që të votonte për majtistët. A mund ta marrim me mend se sikur demokratët t’i kishin pasur në dorë 80% të mjeteve mediale propagandistike, me çfarë grafikoni të lartë do të fitonte partia demokratike. Po dëshmohet edhe teza e analizuar këtu, se socialistët bëjnë politikë me metodologji sllave, dhe se e vërteta për ta është ashtu si thonë ata, e jo si është në të vërtetë. Dhe kur megjithatë populli e zgjedhë pushtetin e vet, ata e kanë një popull rezervë, të cilin e thërrasin të dalë në rrugë dhe të kërkojë me gjak ta mbrojë votën, siç po vazhdon të jetë kushtrim Gramoz Ruçi, edhe sot. Është një satisfaksion i madh i editorialit të nacionales “Bota sot”, që, tezat që përfolëm më lart e dolën të vërteta, i kemi analizuar më shumë se dy javë vazhdimisht! Partia socialiste kurrë më nuk do të kthehet në skenën politike të Shqipërisë, edhe këtë e kemi thënë, po këtë e vërtetuan mbrëmë nëpër debate madje edhe majtistët e përbetuar.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi