Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për pushtet, ta korruptosh shtetin!

Shko poshtë

Për pushtet, ta korruptosh shtetin! Empty Për pushtet, ta korruptosh shtetin!

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jul 05, 2009 6:46 pm

Për pushtet, ta korruptosh shtetin!



Ajo që bënë socialistët e Shqipërisë që gati një javë, është një përpjekje histerike ta dëmtojnë konsideratën e SHBA-së, të BE-së dhe të individëve me influence botërore si ministri i jashtëm i Italisë, që vlerësuan lart disiplinën gjithëkombëtare të shqiptarëve në dinjitetin qytetar që e reflektuan gjatë zgjedhjeve kombëtare.
Përpjekja për ta nxirë Shqipërinë dhe shqiptarët para syve të botës, pra për ta përulur shtetin, bëhet vetëm nga epshet e sëmura karrieriste për pushtet.
Çfarë pushteti do t’i ofrojnë Shqipërisë ata që po përpiqen ta korruptojnë shtetin para syve të botës së civilizuar? Kush nuk ka mësuar nga historia si e kanë rrëmbyer pushtetin majtistët komunistë, sipas recetës së Marksit që thoshte se borgjezia nuk e dorëzon pushtetin me masa politike, prandaj pushteti rrëmbehet me dhunën e proletariatit)? Kjo praktikë marksiste, që e shndërroi në ferr pushtetin e proletarëve që e rrëmbyen atë nga borgjezia, ende ka shenja se është gjallë në Shqipëri, edhe pse kësaj here u pa se kjo metodë e rrëmbimit nuk funksionoi më. Por nuk funksionoi më sepse ndërhynë SHBA-të dhe BE-ja, dhe urdhëruan që të shuhet etja për gjak e Gramoz Ruçit.
Më e dhimbshme në këtë promenadë komuniste ishin emisionet televizive të nateditshme, në të cilat histeria “intelektuale” e analistëve e nxori në “pazar Durrësi” fytyrën qytetare të Shqipërisë.
A nuk dihet se analisti, që të jetë objektiv, nuk duhet të ketë përkatësi partiake? A nuk dihet se ajo parti që e partizanizon median, në realitet prodhon aparatçikërinë politike? Si është e mundur ta thuash të vërtetën si publicistë, nëse anon nga vetëm një e vërtetë, ajo e jotja, ajo partiake.
Kjo u ka hije anëtarëve të partisë, kjo u ka hije votuesve, por reflektuesve medialë që pretendojnë të analizojnë dhe në bazë të sintezave të thonë të vërtetën, kjo jo që nuk u ka hije, por ua zbulon fytyrën e policëve në profesionin e gazetarit.
Pse nuk konkurrojnë për deputetë dhe për pushtet, pse nuk thonë se janë anëtarë të një partie, por paraqitën si gazetarë të pavarur? Këta në realitet janë punëtorë industrialë të partive majtiste që politizojnë çdo gjë, natyrisht duke proklamuar parimet pluraliste.
Por si mund të jetë pluralist një gazetar që ka kokë moniste, që është kategorik në anë të një ideje, e jo shumideshmërisë që garanton pluralizmi demokratik? Më e dhembshme në tërë këtë olimpiadë mediale që pamë nga e diela e kaluar deri sot, është fakti që na bindi se “intelektualët” shqiptarë (shumë, jo të gjithë) janë në gjendje t’ia qesin faqen e zezë shtetit, vetëm për të arritur në pushtet pronarët e tyre. Për pushtet e nxijnë shtetin para syve të botës.
Por kësaj here, vëzhguesit ndërkombëtarë e kanë parë me sytë e tyre me çfarë lloj kaste jokurrizore ka të bëjë Shqipëria. U pa formati dhe fizionomia politike e majtizmit shqiptar.
U pa konkretisht se janë revolucionarë, se popull është vetëm ajo pjesë e popullit që është në anën e tyre dhe se ata të tjerët duhet të vriten dhe me gjak duhet të merret pushteti, siç kishin mësuar nga klasikët e marksizëm-leninizmit.
Shqipëria më 2009 doli faqebardhë dhe triumfoi.
Për një arsye, se populli shqiptar që doli në zgjedhje tregoi një nivel të lartë të pjekurisë politike, pra gjithë populli, pa marrë parasysh anën politike që i takon.
Dhe këtë pjekuri civilizuese të popullit shqiptar, që e pranoi tërë bota, u përpoqën ta përlloçin bijtë e Enverit, por kësaj here nuk ia dolën.
Pse? Sepse ishte aty e gjithë bota dhe ajo nuk lejoi që shqiptarët të paraqitën të tillë çfarë nuk janë.
Shqiptarët për dy dekada arritën standarde të larta qytetare demokratike dhe këto standarde të arritura kësaj here majtistët nuk arritën t’i hedhin në baltë.
Ranë ata vetë, aty ku provuan t’i hidhnin shqiptarët!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi