Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Xhovani Beluçi: U befasova nga publiku i kulturuar shqiptar

Shko poshtë

Xhovani Beluçi: U befasova nga publiku i kulturuar shqiptar Empty Xhovani Beluçi: U befasova nga publiku i kulturuar shqiptar

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 1:52 pm

Xhovani Beluçi: U befasova nga publiku i kulturuar shqiptar



Xhovani Beluçi: U befasova nga publiku i kulturuar shqiptar U1_GiovanniBellucci
Giovanni Bellucci
Flet një nga 10 pianistët më të mirë në botë, i famshmi Xhovani Beluçi

U befasova nga publiku i kulturuar shqiptar
Nga Albert Zholi

Të shtunën në mbrëmje në TOB dha një recital pianisti i shquar italian Xhovani Beluçi. Ai ishte i ftuar nga pianistja e talentuar shqiptare Anyla Kraja. Pianisti Beluçi në këtë koncert u prit me duartrokitje të zjarrta nga spektatori i përzgjedhur kryeqytetas gjatë gjithë kohës që luante në piano. Thirrjet “bravo”, “bravo”, nuk ju ndanë asnjë çast që ai luante në tastierë me një profesionalizëm që të magjepste. Dhe pse jeton në Francë ai njihte shumë personalitetet shqiptare në fushën e muzikës dhe i vlerësonte maksimalisht ata. Ndërsa për znj.Anyla Kraja ai shprehte konsiderata të veçanta pasi me punën e saj, me talentin e saj, ajo ka bërë emër në Itali dhe Evropë, ku në këtë fushë të marrësh emër duhet të kesh kaluar shumë sprova. Ai ekskluzivisht për Telegraf shpreh impresionet gjatë vizitës së shkurtër në vendin e shqiponjave.

Jetëshkrimi
Konsiderohet një nga pianistët më të shquar të kohës. Revista franceze “Diapason” e klasifikon në 10 pianistët më virtuozë italianë të historisë, përkrah Martha Argerich, Claudio Arrau e Kristian Zimerman. Revista britanike “Gramphon shprehet “është një artist që vazhdon traditën e madhe italiane të prezantuar historikisht nga BUssoni, Zeçhi, Michelanngeli, Ciani e Pollini”. Diplomohet shkëlqyeshëm nën udhëheqjen e Franco Medori në Konservatorin “S. Cecilia”. Ndjek Master në Akademinë Pianistike të Imolas nën drejtimin e rusit Lazar Berman, i cili shprehej “është një ndër talentet më të mëdha nga që kam dëgjuar..” Ai ka regjistruar mjaft CD që konsiderohen ga më të mirat në botën muzikore. Së fundi kanë dalë në treg 4 CD, e para të serisë prej 4 CD, që do të përmbajnë 32 Sonatat dhe 9 sinfonitë e Bethovenit të regjistruara nga Xhovani Beluçi

Është hera e parë që vini në Shqipëri. Si e mendonit dhe si e gjetët Shqipërinë?
-Është hera e parë që vij në Shqipëri, por sot mund të themi se bota është e njohur virtualisht edhe pa e parë fizikisht një vend. Imagjinohen disa gjëra dhe më pas zbulohen ca gjëra të tjera, të ndryshme nga ajo që imagjinojmë. Kam zbuluar teatrin, jetën e këngëtarëve solistë, jetën e tyre paksa të mbyllur. Personat që më kanë pritur kanë qenë shumë të ngrohtë, mikpritës. Njërzilliku më pëlqeu shumë. Më vjen keq që në këtë rast nuk mund të jem dhe turist. Ndoshta do ketë një rast tjetër.

Fillimisht ju e keni njohur Shqipërinë dhe nëpërmjet zonjës Anyla. Para se të njihnit atë a keni pasur njohuri për Shqipërinë. Apo vetëm nëpërmjet muzikantëve shqiptarë që sot janë aderuar në muzikën italiane?
-Ndershmërisht muzika është një gjuhë universale, ndaj ndryshimet e kombësive janë gati të panjohura për të. Muzika duket se ushqehet nga të gjitha vendet. Edhe violinistja e njohur Anila Kraja është frut jo vetëm i shkollës shqiptare, por dhe ndikimit të muzikantëve të vendeve të tjera. Edhe unë personalisht jetoj në Francë e megjithatë jam rezultat i një shkolle kozmopolite, i një hapjeje ndaj gjithë kulturës. Ndaj nuk mund të dalloj shkollën italiane të muzikës ashtu si nuk di të dalloj as shkollën shqiptare. Mendoj se ndoshta do ishte shumë interesante të njihja artin e kompozimit të shqiptarëve, që mendoj se si në të gjitha botët edhe në Shqipëri komerçi e ndalon të njihet. Gjithnjë nëse është e mundur që të vendosen vlerat e duhura.

Teatri i Operas dhe Baletit është tempulli i muzikës operistike shqiptare. Si ju u duk ky teatër, duke pasur parasysh dhe publikun e kësaj skene modeste, por me sa pashë unë kishte ovacione në pritjen tuaj?
-Unë besoj se teatri më ka dhënë përshtypjen e një teatri shumë karakteristik dhe të përshtatshëm për muzikën sepse hapësira mua më pëlqen. Publiku nuk është se pushton sallën, por ka një prezencë në sallë. Ndaj mendoj se ky është një aspekt shumë pozitiv. Ajo që nuk më pëlqeu për mendimin tim ishte ekzistenca e një moketi poshtë pianos e cila ka një ndikim në cilësinë e tingëllimit të pianofortit, ndaj është e nevojshme të kishte një pllakë druri në mënyrë që të përmirësohej cilësia e tingullit harmonik. Unë kam luajtur dhe në “La Scala” që është një nga më të njohurat në botë dhe që ka një akustikë shumë të vështirë. Teatrot që janë krijuar për opera nuk janë të lehtë për një pianist dhe për më tepër për një solist. Gjithsesi unë e gjeta shumë të rehatshme të interpretoja dhe në këtë lloj akustike, mjaft të thatë për të dëgjuar çdo lloj vegle.

Si largohesh nga Shqipëria?
Me dëshirën e madhe për të ardhur përsëri.

Buqetat e shumta me lule ku do t’i vendosni ?
Deri sa të largohem do t’i mbaj pranë vetes. Lulet për mua janë dhurata më e bukur. Ishin lule të mrekullueshme. Aq më tepër kur të jepen direkt në koncert.

Mund të na jepni mendimin tuaj për bashkëpunimin me pianisten shqiptare Anyla Kraja?
Është një violiniste e talentuar. Në Itali askush nuk të vlerëson n.q.s nuk ke talent dhe pasion. Ajo emrin e ka bërë me këto cilësi. Bashkëpunimi me të është një kënaqësi.

Përshtypjet e vizitës së shkurtër
Mund të them se jam lehtësuar shumë nga fakti që njihja disa persona që erdhën të më prisnin në aeroport. Ndonjëherë jeta e një muzikanti është shumë më e trishtueshme se kaq. Ka momente vetmie, ku nuk ke shumë mundësi për t’u ambientuar. P.sh të mërkurën do jem duke luajtur në Paris dhe ditën e nesërme do jem në Romë. Dy ditë më pas do jem në Torino. Ndaj as që e kam shumë idenë se ku gjendem. Duke qenë kaq i angazhuar unë njoh vetëm hotelin dhe pianon dhe muzikën. Njerëzit më me fat janë këngëtarët dhe drejtuesit e orkestrës që për një shfaqje rrinë më shumë. Kështu që ato mund të njohin vende dhe sigurisht kanë mundësi të njohin restorante. Unë s’kam kohë të jem dhe turist.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi