Petri Bozo: “Miss Globe” një event unikal në botë, kur në Shqipëri heshtet
Faqja 1 e 1
Petri Bozo: “Miss Globe” një event unikal në botë, kur në Shqipëri heshtet
Petri Bozo |
“Miss Globe” një event unikal në botë, kur në Shqipëri heshtetNga Albert Zholi
Një nga organizatorët e spektakleve më të mëdha shqiptare të viteve të demokracisë. Oraganizatori i “Miss Shqipëria” dhe “Miss Globe”, ai tashmë është bërë si një ikonë e përfaqësimit të Shqipërisë në aktivitetet ndërkombëtare. Atij i bën shumë përshtypje indiferenca e mediave shqiptare ndaj një eventi të tillë, kur këtë lajm e përhapin edhe radiot dhe gazetat më prestigjioze botërore. Po sipas tij, një indiferencë e tillë ndiqet edhe nga shteti, i cili nuk merr pjesë ose financon në mënyrë të papërfillshme në këtë event me përmasa botërore. Sipas tij, çdo shtet në Ballkan do të kishte dëshirë ta kishte ekskluzivitetin e këtij evenimenti bukurie, por ne që e kemi, nxisim më shumë xhelozirat se sa përkrahjet serioze dhe me zemër të pastë.
Duke folur për “Miss Globe” 2008. Kur e ka zanafillën në Shqipëri ky eveniment bukurie?
Duke folur për “Miss Globe” 2008. Kur e ka zanafillën në Shqipëri ky eveniment bukurie?
-“Mis Glob”-i është një fakt një licencë shumë e rëndësishme që “Deliart Association” e gëzon fatmirësisht prej vitit 2004. Është një licencë që ne i mbyllim kontratën gjatë vitit 2009 dhe pas kësaj do të rishikojmë raportet me mbajtësit e patentës që janë në Amerikë, konkretisht me zonjën Ans, pasi babagjyshi vdiq vjet në 2 Nëntor. Është një event që ka pasur jehonë shumë pozitive jo vetëm për faktin se e zhvilluam në Shqipëri, por dhe për mënyrën krejt të veçantë të organizimit nga vitet e tjera. Nga 35 vite jetë, fatmirësisht Shqipëria nëpërmjet këtij eventi ka hyrë në axhendën e aktiviteteve botërore, me një reputacion shumë pozitiv, duke i vënë vulën “Made in Albania ”.
Çfarë risie përcolli konkursi i këtij viti?
Mendoj që viti i 5-të ishte një vit jubilar dhe ne kishim dhe obligim më të madh dhe për faktin se midis nesh mungonte prezenca e Charlit. Donim t’i tregonim botës që ky event pavarësisht nga kondicionet financiare-ekonomike ose politike të Shqipërisë ka rrjedhojën e vet logjike dhe të operuar në mënyrën më të mirë të mundshme, duke ngritur vit pas viti imazhin e kësaj patente. Ne si kontraktues dhe mbajtësit zyrtarë të licencës kishim si obligim të akseptonim 31 vende nga 5 kontinente, ndërkohë që këtë numër e kemi kaluar që në vitin e parë, me 45 shtete. Dhe ky numër ka qenë relativ me plus-minus dy shtete çdo vit. Edhe këtë vit kishim 40 shtete nga 5 kontinente. Fakti ishte që kishim një prezencë shumë herë më të madhe të shteteve aziatike dhe shteteve të vështira për të ardhur në Shqipëri. Por prezenca e tyre është pjesë e jehonës dhe amplifikimit shumë të mirë që aktiviteti ka pasur ndër vite. Këtë vit menduam të organizonim një tur turistik të Shqipërisë në qytete të papara në 4 vitet e mëparshme dhe turi u organizua në Përmet-Leskovik-Korçë-Pogradec dhe Elbasan duke shfrytëzuar një nga minigarat që janë të obligueshme në kontratë që ishte Miss Talenti, duke i ndarë miset në grupe me dhjetë, në mënyrë që çdo qytet të fitonte dhjetë talente të ndryshme duke e alternuar me muzikën popullore shqiptare. Me thënë të drejtën këtë lloj zgjidhjeje ishte hera e parë që e bënim. U pritëm jashtë mase mirë nga bashkitë e këtyre qyteteve dhe nga populli i këtyre qyteteve. Prezenca e 3-4 mijë njerëzve në çdo qytet i mbushi me moral shumë pozitiv konkurrentet, sepse panë se kishin një mikpritje të jashtëzakonshme.
Bashkëpuntorët e tu të huaj çfarë kanë parë të veçantë në këtë organizim në Shqipëri?
Fakti që ne jemi të fortë në organizimin e “Miss Globe” është pikërisht fenomeni i mikpritjes. Kjo ka ndodhur që herën e parë dhe pavarësisht faktit se ne nuk operojmë me çmime të çmendura, të dhëna në cash në fund të edicionit, por operojmë më tepër me dhurata, edicioni ka qenë i suksesshëm.
Këtë vit a pati kontestime apo ishte në unison votimi për dhënien e titullit përfaqësueses shqiptare?
Këtë vit a pati kontestime apo ishte në unison votimi për dhënien e titullit përfaqësueses shqiptare?
-Mbas 5 vjetësh ne arritëm të fitojmë një titull si Shqipëri. Ky është një titull shumë i rëndësishëm në axhendën botërore. Kemi hyrë në histori me eventin e tretë më të madh në botë që është Mis Globe, pavarësisht se ishte një edicion që u zhvillua në Shqipëri. Fakti ishte shumë i thjeshtë. Sipas kushteve kontraktuale juria e “Mis Globe” është 60 % e huaj dhe 40 % shqiptar. Fenomeni i dhënies së titullit në Shqipëri të një shqiptareje ka të bëjë me faktin se Almeda Abazi (kjo shqiptare) kishte karakteristikat absolute për të fituar në raport me 5-6 shtete të tjera. Meqenëse të huajt në këtë event kaq të madh shqiptar, me një pikë shumë të vogël menduan të favorizonin Shqipërinë, e bënë këtë me koshiencë. Ndonjë skeptik shqiptar mendon se Shqipëria duhet të jetë gjithnjë e nëpërkëmbur dhe meqenëse konkursi ndodhi në Shqipëri ishte pak e çuditshme që duhet të fitonte një shqiptare. Nuk mendoj aspak kështu. Mendoj se realisht është e drejtë dhe vlerësoj me këtë rast jo vetëm bukurinë por dhe inteligjencën e vajzës, dhe raportin që kjo vajzë Almeda Abazi fliste 6 gjuhë të huaja, dhe raportin e friendship-it që kjo vajzë ishte tepër miqësore duke bërë rolin e zonjës së shtëpisë. Elementë, të cilët që shtetet që janë në juri i analizojnë në detaje dhe menduan që raporti i fitimit të titullit këtë vit duhet t’i takonte një shqiptareje.
Ju keni besim që në 2009-ën do fitoni përsëri licencën që ky konkurs të mbetet në Shqipëri?
Ju keni besim që në 2009-ën do fitoni përsëri licencën që ky konkurs të mbetet në Shqipëri?
-Mendoj se në 2009-ën Shqipëria nuk do të jetë vendi mikpritës. Për të vetmen arsye se jam lodhur shumë 3 vitet e fundit me mënyrën e financimit, me neglizhencën e shtetit shqiptar. Dhe do të kërkoj me insistim një vend mikpritës diku në Ballkan ose më gjerë, duke kërkuar të bëj më të mirën dhe duke i dhënë një mësim të gjithë skeptikëve dhe mosbesuesve, pse ky eveniment ndodhi në Shqipëri për 5 vjet dhe a është i vërtetë apo jo.
A do të jetë kjo humbje për Shqipërinë?
A do të jetë kjo humbje për Shqipërinë?
-Sigurisht që është humbje. Ne jemi organizatorë zyrtarë të “Miss Globe” dhe kemi të drejta absolute ta organizojmë në çdo vend të botës. Mendoj se pakënaqësia e krijuar nga suporti financiar shtetëror ose privat na bën t’i drejtohemi një vendi tjetër, i cili duhet të jetë vendi mikpritës.
Emisioni i ri “Zik- Zak” në TVSH?
-“Zik-Zak” është një produkt i ri , një format krejt i veçantë. Është një program me tematikë shumë të gjerë, një maratonë direkte e përditshme, një program që i drejtohet publikut rinor, që shpreh gjithë problematikën që ka rinia shqiptare në fusha të ndryshme, që përpiqet të debatojë në mënyrë që të ketë elementë progresistë, duke nxjerrë problemet shqiptare. Mendoj se ka shumë tempo-ritëm, edhe pse është shumë i lodhshëm për mua. Por duke qenë se aderojmë me TVSH-në menduam të japim kontribut dhe në këtë fushë. Mendoj se do të jetë një emision që do forcohet nga dita në ditë. Është i hapur për këdo që do të shtrojë problemet e jetës. Ky program çdo ditë fiton suksesin e vet. Drejtuesit e TVSH-së kanë bërë një hap përpara duke na e besuar neve. Besoj se me sukses programin do e çojmë deri në fund. Është ndërthurje midis departamentit të rinisë dhe fëmijëve në TVSH, me elementët më progresivë, me skenare të programuara dhe nga Alda që është e jashtme dhe me disa gazetarë si: Rudina Lohja, Ketrin Gjoçaj. Kemi marrë një djalë të ri dhe do jetë një program që do tërheqë
Heshtja e mediave shiptare
Heshtja e mediave shiptare
-Jo vetëm mediat, por dhe televizionet që janë në konkurrencë me njëri-tjetrin. Unë mendoj se një absurditet total vazhdon të mbizotërojë në Shqipëri, që pavarësisht se ky është një event unikal në botë, dhe pavarësisht televizionit që prodhon ose bashkëprodhon eventin televiziv bashkë me “Deliart”-in, lajmi nuk ka të bëjë fare me televizionin që bashkëprodhon. Ka ndodhur që nëse ky event bashkëprodhohet me “Top Chanel” ka heshtur “Klan”-i dhe “Vizion”-i. Kur ky spektakël është bërë me “Klan”-in, ka heshtur “Vizion”-i dhe “TVSH”-ja e kështu me radhë. Drejtuesit e departamenteve të informacionit duhet të jenë më largpamës karshi faktit të një eventi botëror. Edhe pse heshtin ata, eventi ndodh. Ai amplifikohet në internet. Ai shpërndahet në agjencitë e njohura “Rojter”, “Associated Press” dhe pak rëndësi ka nëse e nxorën stacione të ndryshme televizive. Turpi i mbetet atyre të cilët janë jokoshientë për eventin që ndodh. Unë jam organizator, jam shqiptar, kam bashkëprodhuar me të gjithë, dhe nuk më vjen aspak mirë raporti i konkurrencës i ndërtuar në këtë mënyrë kaq agresive.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi