Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Një demonstrim i pashije i 'Vetëvendosjes'

Shko poshtë

Një demonstrim i pashije i 'Vetëvendosjes' Empty Një demonstrim i pashije i 'Vetëvendosjes'

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 06, 2009 6:13 pm

Një demonstrim i pashije i 'Vetëvendosjes'



Demonstrimi i vetëvendosjes me karikimin e figurës së ambasadores Tina Kajdanov, të presidentit Fatmir Sejdiu dhe të kryeministrit Thaçi, nuk i ngjet më formatit të lejueshëm që partitë opozitare ose lëvizjet e ndryshme të pavarura dhe shoqëritë civile i bëjnë pushtetit të Kosovës. Këtu prishet relacioni opozitar që do të ishte i lejueshëm në demokraci kundër qeverisë edhe shtetit (presidencës), dhe demonstrimi i pashije i “Vetëvendosjes” del në stadin e politikës së jashtme të Kosovës. Politika e jashtme e Kosovës është bërë në marrëdhënie me bashkësinë ndërkombëtare, sidomos pas Rambujesë dhe deri te Plani i Ahtisarit. Por e rëndësishme është të thuhet këtu e të përkujtohet se për ketë platformë politike janë angazhuar jo vetëm partitë dhe qeveritë në kontinuitet të Kosovës, por edhe çdo individ pa përjashtim që ka qenë ose është faktor në këto parti, në qeveri, në shtet dhe madje edhe në shoqëri civile. Pra politika e jashtme e Kosovës është aprovuar nga i gjithë populli i Kosovës. Këtu nuk duam të konkludojmë është e qëlluar apo e dështuar kjo politikë e jashtme e Kosovës në marrëdhënie me bashkësinë ndërkombëtare, por të shfrytëzosh largimin e ambasadores amerikane nga Kosova për të aluduar se ShBA-ja përfaqëson “bashkësinë ndërkombëtare” në Kosovë, pos se është non sens, është edhe një shtrembërim i realitetit politik, nëse doni edhe historik. Historik për arsye se ekzistojnë qëndrime zyrtare politike ndërkombëtare, që Kosova administrohet nga OKB-ja dhe BE-ja. Këtu duhet ta përmendim konstatimin e Kondoliza Rajs, se ShBA-ja ka gabuar që ia ka lënë në dorë Kosovën OKB-së. Kanë gabuar a jo, nuk dihet, por që Kosovën e kanë në dorë BE-ja dhe OKB-ja, kjo dihet, e jo Amerika. Nëse nuk e kemi harrur fjalën e Bajdinit në Parlamentin e Kosovës, që do të thoshte se dikush i ka harruar premtimet për Kosovën, atëherë dihet kush i ka harruar ato premtime. Dihet se kryeadministratorët e UNMIK-ut kanë qenë të gjithë evropianë, dihet se kush e ka marrë barrën e luftës (bombardimeve) në Kosovë dhe kush atë për rindërtimin dhe demokratizimin e Kosovës. Nëse Unmik-u ka dështuar në Kosovë, që është tashmë e qartë për të gjithë, dhe nëse këtë dështim dikush e llogarit edhe si subvencion të dikujt tjetër, atëherë duhet ditur se ShBA-ja në relacione me Evropën ndjek politikë miqësore dhe të mirëkuptimit sipas kodeve të Aleancës Atlantike. Por kjo nuk do të thotë se dështimi i BE-së dhe i Evropës është edhe faj i tyre. Por sidoqoftë, situata në Kosovë t’i atribuohet një ambasadoreje, qoftë ajo edhe e ShBA-së, është një non sens i madh politik. A ka nevojë të përsëritet se pa ndihmën e ShBA-së shqiptarët e Kosovës sot do të ishin ose të vrarë ose emigrantë. Kombi shqiptar e ka një mik dhe një aleat të dëshmuar dhe atij i takon merita pse shqiptarët sot po faktorizohen në Ballkan, kaq sa po faktorizohen si komb i demokracisë dhe i mirëkuptimit, i paqes dhe lirisë për të gjithë. Nëse performanca që askush nuk ia vuri veshin ka dashur të porositë se në Kosovë vendos dikush tjetër e jo shteti dhe pushteti i Kosovës, kjo mund të jetë e vërtetë, por të vërtetën duhet kërkuar në BE dhe në OKB, e jo ku nuk duhet!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi