Rreth e rrotull, më lirë
Rreth e rrotull, më lirë
Rreth e rrotull, më lirë
Kosovarët nga diaspora po e shmangin fluturimin drejt Prishtinës, për shkak të çmimeve jashtëzakonisht të larta të biletave. Ata po i bien rreth e rrotull, për të zbritur në vendlindje. Për shembull, udhëtimi Zvicër-Turqi-Kosovë është 50 për qind më lirë sesa Zvicër-Kosovë.
Nga Agon Sinanaj
..."Me 800 franga mundesh me shku në Marok për pushime, ndërsa për në Kosovë kaq të kushton vetëm bileta…"
E detyruar t`u ikë çmimeve astronomike, Hidajete Dermaku, për të ardhur për pushime në Kosovë, ka zgjedhur një rrugë jo fort të zakonshme. Përmes kompanisë Turkish Airlines, ajo ka udhëtuar me familjen e saj nga Cyrihu për në Stamboll. Ka fjetur me familje atë natë në Stamboll, për t`u nisur të nesërmen për Kosovë. Me të njëjtën kompani dhe biletë, ka arritur në Prishtinë. Gjithashtu, familja Dermaku, me të njëjtën rrugë dhe çmim është kthyer për në vendin ku ajo jeton në Zvicër. Krejt udhëtimi, për person, Hidajetes i ka kushtuar 400 franga. Përkthyer në para, asaj i bie që ka paguar 400 franga më pak, apo 50 për qind më pak sesa do të paguante në linjën direkte që mbajnë kompanitë operuese në Kosovë.
Me këtë çmim, thotë ajo, përveç udhëtimit i ka pasur të paguara edhe hotelin në Stamboll, për 1 natë. Edhe pse udhëtimi ka zgjatur 2 ditë, ajo pohon se është e kënaqur me tretmanin që i ka bërë kompania turke.
“Kur kemi arritur në Stamboll, kompania na ka siguruar bartjen deri në hotelin që kemi fjetur 1 natë. Pastaj të nesërmen na kanë marrë dhe na kanë dërguar në aeroport për të shkuar në Kosovë. Të gjitha këto shpenzime, me 400 franga të biletës kthyese që e kam ble nga kjo kompani”, shprehet Hidajetja.
Për t’iu ikur çmimeve të shtrenjta të biletave, ajo vitin e kaluar ka zgjedhur autobusin si mjet transporti për të ardhur për pushime në vendlindjen e saj. Sivjet, rrëfen Hidajetja, pasi kishte parë ofertën nga kjo kompani, ka vendosur të vijë në Kosovë me të, përkundër zgjatjes së udhëtimit për 2 ditë. Ajo i quan ironike vlerësimet e aviokompanive, të cilat mburren me çmime shumë të shtrenjta për pasagjerët.
“Ironia me e madhe është se këta të agjencive dalin e flasin për profesionalizëm, e këndej çmimet i kanë tepër të shtrenjta”, thotë ajo.
Madje, duke i krahasuar çmimet, Hidajetja tha se me 800 franga sa kushton bileta për Kosovë, ajo me familjen e saj me këtë çmim, përveç biletës, mund t’i kaloj edhe pushimet në Marok.
“Me 800 franga mundesh me shku në Marok për pushime, ndërsa, për në Kosovë kaq të kushton vetëm bileta”, tha ajo.
Ndryshe, kompanitë ajrore vendore, këto çmime i arsyetojnë me faktin së tregu i aviacionit në Kosovë është monopolizuar nga kompanitë e huaja. Këto të fundit e shfrytëzojnë sezonin veror për të sjellë udhëtarë nga vendet e ndryshme, duke ua imponuar çmimet e biletave kompanive vendore.
Remzi Ejupi, pronar i Eurokohës, thotë së kompanitë e huaja e kanë gjetur në Kosovë një treg të leverdishëm për ta dhe këto çmime janë të imponuara nga to.
“Problematika në aviacion është se në Kosovë nuk ka rregulla për me u mbrojtë tregu i Kosovës. Ne kompanitë vendore, edhe sikur të bëhemi të gjitha bashkë, nuk mund të barazohemi me Turkish Airlines”, tha ai.
Ejupi thotë se kompanitë e huaja qe 10 vjet nuk paguajnë tatime dhe kanë gjetur në Kosovë një treg “budalla”. Edhe pse Ministria e Transportit pati hartuar më herët disa rregulla për to, por ato nuk u zbatuan.
“E kuptoj që qytetarët janë të shqetësuar, por këto kompani që na e kanë marrë tregun, po imponojnë çmime të larta. Duhet dikush të caktojë kritere edhe për to”, shtoi Ejupi.
Nga kompanitë e huaja, Ejupi përmendi kompaninë Turkish Airlines, Adria Airways dhe Austria Airlines. Sipas tij, kompanitë vendore as që mund të krahasohen me ndonjërën prej tyre, edhe sikur të bashkoheshin dhe, shumë shpejt mund të ndodhë që të jemi shërbyes të tyre.
Në dijeni për këtë është edhe Ministria e Transportit, e cila së fundi e ka nxjerrë Ligjin për aviacionin civil, në bazë të të cilit është krijuar Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës. Duke u bazuar në këtë ligj, ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj ka marrë një vendim me të cilin obligohen kompanitë e huaja të paguajnë një garanci bankare prej 500 mijë eurosh. Rregullorja vlen për ato kompani që funksionojnë si “tour operatorë”.
“Rregullorja për kompanitë e huaja, të cilat dëshirojnë me operu si “tour operatorë” përcakton një garanci bankare për kompaninë prej 500 mijë euro. Kjo për arsye se nëse kompania bën parregullsi, atëherë pasagjerët duhet të kompensohen”, tha Endrit Shala, këshilltar në MTPT.
Përveç kësaj, Kosova prej vitit 2006 është anëtare e Hapësirës së Përbashkët Evropiane të Aviacionit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi