Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MARRVESHJA E KONÇULIT

Shko poshtë

MARRVESHJA E KONÇULIT Empty MARRVESHJA E KONÇULIT

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 12:21 am

Në emër të kësaj Marrveshje,popullata e mbetur në Kosovën Lindore është shëndrru në BURG KOLEKTIV ushtarako - policor në zemër të Evropës.
Serrbia ,jo vetëm të gjallët që i mban në një KAMP KOLEKTIV USHTARAK ,por edhe të vdekurit i dhunon nëpër Varre.!!!
TUUUUURP!!!!

MARRVESHJA E KONÇULIT


Konçul, 13.02.2001

- Pas tri orë bisedimesh me të dërguarin e posaçëm të Sekretarit të përgjithshëm të NATO-s.

Piter Feith, dje rreth orës 15 e 15 minuta, në shtabin e përgjithshëm të UÇPMB-së në Konçul, u nënshkrua Marrëveshja për armëpushim në Kosovën Lindore.

Në emër të faktorit ndërkombëtar, marrëveshjen e nënshkroi i dërguari i NATO-s, Piter Feith, kurse në emër të shqiptarëve, marrëveshjen e nënshkroi komandanti i përgjithshëm i UÇPMB-së, Shefket Musliu.

Teksti integral i kësaj marmrëvesheje është si vijon:

Për P.C Feith, Përfaqësuesi personal i Sekretarit Gjeneral të NATO-s

1. Nënshkruesit pajtohen që pa kushte të respektojnë dhe të mbikëqyrin armëpushimin dhe do të përmbahen nga të gjitha aksionet ushtarake, dhunës dhe përdorimit të forcës kundër njëri-tjetrit dhe forcave të të tjerëve.

2. Nënshkruesit pranojnë të mbajnë autoritetin dhe kontrollin mbi të gjitha elementet e tyre të armatosura dhe forcave paramilitare, kudo që janë të vendosura dhe të pranojnë përgjegjësinë e plotë për veprimet e tyre.

3. Nënshkruesit njohin (pranojnë) dhe mbikëqyrin shtesën protokolare të Konventës së Gjenevës (Protokoll II), të 12 gushtit 1949, lidhur me mbrojtjen e viktimave nga konfliktet jo ndërkombëtare.

4. Marrëveshja vlen për të gjitha forcat e armatosura dhe paramilitare, duke përfshirë policinë e vendosur brenda apo afër kufijve të Zonës së Sigurisë, të cilat janë të definuar në Marrëveshjen Tekniko-Ushtarake dhe Rezolutën 1244 të KS të OKB-së.

5. Forcat e armatosura nënkuptojnë të gjitha palët, grupet dhe individët, të cilët e pranojnë autoritetin dhe komandën e nënshkruesve, duke përfshirë forcat e rregullta, forcat policore, grupet e civilëve të armatosur, paramilitarët, gardat kombëtare, milicinë, policinë kufitare, rezervistët ushtarakë, policinë ushtarake, shërbimet e inteligjencës, ministrinë federale dhe serbe të Punëve të Brendshme, (trazirat) rebelimin special lokal dhe policinë anti-terroriste si dhe të gjitha forcat jo të rregullta.

6. Kushtet e marrëveshjes do të hyjnë në fuqi pas këmbimit të kopjeve të nënshkruara, në prani të Dërguarit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm dhe do të jenë efektive prej orës 00,01, 13 mars 2001.





7. MODALITETET

a) Palët pajtohen të mbajnë dhe respektojnë armëpushimin, i cili përfshinë të gjitha llojet e armatimit si dhe vendosjen e minave apo mjeteve të tjera të improvizuara eksplozive.

b) Palët pajtohen të ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për të siguruar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes së cilitdo personel të komunitetit ndërkombëtar në rajon.

c) Palët pajtohen të ruajnë pozicionet e tanishme të forcave të tyre të armatosura, me përjashtim të armatimit të rëndë rreth Bujanocit, të cilat duhet të kthehen në kazerma, e jo të shfrytëzojnë armëpushimin për t`i ndryshuar pozicionet e veta.

8. KUFIZIMET

a) Palët pranojnë që KOMKFOR-i, në këtë fazë, të ruaj autoritetin nën kushtet e Marrëveshjes Tekniko Ushtarake mbi Zonën Tokësore të Sigurisë dhe Zonën Ajrore të Sigurisë. Ata pranojnë KOMKFOR-in si autoritet të vetëm, i cili vendos nëse, dhe nën çfarë kushte, forcat e RFJ-së lejohen të kontrollojnë dhe kthehen gradualisht në Zonën Tokësore të Sigurisë. Nëse ai vendos të lejojë një rihyrje të tillë, zonat në të cilat forcat e RFJ-së mund të hyjnë, do të jenë të definuar gjeografikisht dhe një definicion i tillë do t`i zëvendësojë referencat e mëparshme, të dhëna në këtë marrëveshje mbi "lokacionet e tanishme". Në të gjitha aspektet e tjera, kushtet e dhëna do të vazhdojnë të vlejnë.

b) Pas ri hyrjes nga policia do të kërkohet të veprojë në mënyra të pa anshme dhe t`i zbatojë ligjet e RFJ-së /Serbisë, pa ndashmëri në baza etnike, fetare, apo racore.

c) Asnjë kusht i kësaj marrëveshje nuk mund të interpretohet si diçka që anulon të drejtën për vetëmbrojtje. Vetëmbrojtja nënkupton përdorimin e asaj force të domosdoshme dhe proporcionale, për ta mbrojtur veten, apo të tjerët nga një sulm, apo nga ndonjësulm i mundshëm. Secili përdorim i forcës duhet të kufizohet në shkallën, intensitetin dhe kohëzgjatjen e domosdoshme për vetmbrojtje, e jo më shumë.

Hakmarrja nuk është vetmbrojtje dhe do të paraqesë shkelje të armëpushimit të Zonës Tokësore të Sigurisë. Kufizimit i shtohet edhe ky pasus:

Në lidhje me paragrafin 8 nën (a), këtu deklaroj se unë dhe komandantët e mi nuk pranojmë përgjegjësinë mbi aksionet spontane të elementëve të shqiptarëve lokalë në Sektorin C (Lindje), në Zonën Tokësore të Sigurisë.

Shefket Musliu, Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së.
Mustaf Shaqiri,Zv.komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇPMB-së.
Dëshmoj. P.C.Feith, Përfaqësues Personal i Sektorit Gjeneral të NATO-s.

Dërgoi:Isuf Bajrami (isuf_b@yahoo.com)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi