Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kriteret për të përfituar bursë

Shko poshtë

Kriteret për të përfituar bursë Empty Kriteret për të përfituar bursë

Mesazh nga Agim Gashi Sun Dec 21, 2008 2:08 pm

Nxënësit dhe studentët, ja kriteret për të përfituar bursë





Studentë dhe nxënës në vështirësi ekonomike, studentë dhe nxënës me rezultate të shkëlqyera, fëmijë të policëve të vrarë në krye të detyrës si dhe nxënës që vazhdojnë shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore e në ndërtim dhe që notën mesatare e kanë mbi 8.




Valmora Gogo




Këshilli i Ministrave vendosi që të japë 1600 bursa për studentët dhe 190 për nxënësit e shkollave të mesme
Nxënësit dhe studentët jetimë, që nuk dëgjojnë dhe që nuk shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave që vendosin shkollat që ata ndjekin
Studentë dhe nxënës në vështirësi ekonomike, studentë dhe nxënës me rezultate të shkëlqyera, fëmijë të policëve të vrarë në krye të detyrës si dhe nxënës që vazhdojnë shkollat profesionale, në degët bujqësore, veterinare, pyjore e në ndërtim dhe që notën mesatare e kanë mbi 8. Këto janë kategoritë e nxënësve dhe studentëve që përfitojnë bursë shtetërore në vitin e ri shkollor 2008-2009. Në vendimin e djeshëm të Këshillit të Ministrave për bursat shtetërore, kuotat e ushqimit si dhe pagesat e nxënësve dhe studentëve përcaktohet se do të jenë 190 nxënës të shkollave të mesme si dhe 1600 studentë që do të përfitojnë bursë. Gjithçka ka lidhje me nxënësit që ndjekin studimet në shkollat publike dhe studentët me kohë të plotë po të institucioneve arsimore publike, në ciklin e parë të studimeve.
Kriteri ekonomik
Thuajse ka mbetur kriteri kryesor i vendimit, nëse mund të marrësh bursë të plotë apo të përfitosh gjysmën e saj. Nxënësit dhe studentët që ndjekin studimet mbi 5 kilometër larg vendbanimit të tyre kanë mundësinë që të aplikojnë për të fituar të drejtën e bursës. Njëkohësisht nxënësit që banojnë në fshatra, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare mund të vendosen në konvikte publike, po në largësinë mbi 5 kilometër e kështu mund të përfitojnë bursën sipas kriterit ekonomik. Dy kategoritë e tjera të nxënësve dhe studentëve, që mund të përfitojnë bursë janë ata që kanë fituar statusin e jetimit dhe që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim të formës së prerë nga gjykata. Eshtë parë gjithashtu e arsyeshme që bursë të përfitojnë edhe studentët bashkëshortë, me fëmijë, që vendosen në konviktet publike si dhe fëmijët, nxënësit dhe studentët që kanë statusin e invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik. Për të gjitha këto kategori janë përcaktuar qartësisht edhe kufijtë e të ardhurave të familjeve që bëjnë pjesë këta nxënës dhe studentë, të ardhura që do të vendosin vulën përfundimtare nëse përfiton bursë apo jo.
Të shkëlqyerit
Një vend i veçantë i është lënë edhe nxënësve dhe studentëve të shkëlqyer, që sipas qeverisë mund të përfitojnë bursë. Kështu, nxënësit e arsimit të mesëm profesional, që kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10-ta dhe studentët, që regjistrohen në vitin e parë të shkollës së lartë, e që kanë mbaruar shkollën e mesme me Medalje Ari do të përfitojnë nga ndihma e shtetit. Njëkohësisht, jashtë vendimit nuk janë lënë edhe 30 nxënësit më të mirët të Maturës Shtetërore, të cilët do të përfitojnë bursën vetëm në vitin akademik 2008-2009.

Por me përparësi janë parë edhe studentët që tashmë ndjekin degët e matematikës, vizitës në vitin e dytë e më sipër dhe që kanë notë mesatare mbi 8-të. Nga ana tjetër do të mund të përfitojnë bursë jo vetëm nxënësit që kanë mundur të arrijnë rezultate të shkëlqyera në mësime por edhe ata që kanë pësuar fatkeqësi në jetët e tyre. “Fëmija, nxënësi apo studenti i punonjësit të policisë, që ka humbur jetën në krye e për shkak të detyrës. Në fillim të çdo viti akademik, Ministria e Brendshme dërgon në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës listën për këtë kategori”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.
Shkollat profesionale
Ajo që është diskutuar për vite me rradhë se duhet t’i jepet përparësi dhe shtysë edhe arsimit profesional në vendin tonë shfaqet edhe në vendimin e qeverisë për bursat shtetërore. Të përcaktuar në kategorinë “Sipas degëve përparësore për zhvillimin e ekonomisë”, duket qartë se janë privilegjuar nxënësit e shkollave profesionale, të cilët do të marrin profesione të kërkuara në tregjet e punës.

Sipas kësaj logjike mund të përfitojnë bursë të gjithë nxënësit që vazhdojnë studimet në shkollat profesionale në degë të caktuara. Këshilli i Ministrave përcakton gjithashtu edhe degët, ku studiojnë nxënësit që kanë më shumë avantazhe për të përftuar bursën. Të rinjtë që vazhdojnë shkollën në degët bujqësore, veterinare dhe në degën e ndërtimit, në vitet e dyta dhe më lart por që kanë mbaruar vitin pararendës me notë mesatare mbi 8-të do të mund të nisin procedurat për të fituar të drejtën e bursës.


------------------------------------------------------------------

Jetimët dhe të rinjtë që nuk shohin e nuk dëgjojnë

Asnjë tarifë që vendoset nga shkollat ku vazhdojnë studimet nuk do të paguhet nga nxënësit dhe studentët jetimë si dhe nga ata që nuk shohin dhe nuk dëgjojnë. Të përjashtuar nga këto detyrime duket se do të jenë të gjithë nxënësit që e kanë ligjërisht statusin e jetimit dhe të gjithë ata nxënës që studiojnë në “Insitutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë” si dhe në “Insitutin e Fëmijëve që nuk Shikojnë”.

Por për këtë kategori nxënësish dhe studentësh duket se do të ketë edhe përfitime të tjera, duke nisur nga librat, fletoret si dhe veshmbathjet që do t’u jepen të gjitha falas. Për nxënësit jetimë do të sigurohen falas edhe shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe të gjitha medikamentet e duhura që mund t’u nevojiten në rastet e problemeve shëndetësore.

Por para se t’u lindë e drejta e këtyre shërbimeve, nxënësit do të duhet të paraqesin librezën, kartën shëndetësore si dhe epikrizën nga Qendra Spitalore e Rrethit. Ajo që duket edhe më pozitive është fakti se ata do të përfitojnë bursë edhe gjatë tre muajve të pushimeve verore, gjë që nuk është e mundur për nxënës të tjerë. Por duhet treguar kujdes, pasi në rast se do të kenë rezultate jokaluese, do ta humbasin të drejtën e bursës.

Shekulli
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi