Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halit Bogaj: Hasan Ramadani - Tahir Meha i trevës së Llapit

Shko poshtë

Halit Bogaj: Hasan Ramadani - Tahir Meha i trevës së Llapit Empty Halit Bogaj: Hasan Ramadani - Tahir Meha i trevës së Llapit

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 10:21 am

HASAN RAMADANI
TAHIR MEHA I TREVËS SË LLAPIT

Nga Halit Bogaj

Ky popull i lashtë, luftarak dhe heroik ,përherë ka pasur atdhetarë të mëdhenj që nuk e duronin armikun tonë shekullor serbosllav i cili jetonte dhe vepronte në mënyrë të dhunshme në vendin tonë.Ndër burrat më të shquar dhe patriotë të këtij populli ishte edhe heroi ynë kombëtar Hasan Ramadani, me emrin e të cilit është e lidhur një rezistencë e fuqishme luftarake në fshatin Shajkofc të Llapit kur forcat e shumta policore shkuan t` a rrethonin shtëpinë kreytrimit tonë legjendar, por i cili nuk i duroi dhe luftoi deri në frymën e fundit për ta mbrojtur pragun e shtëpisë së vetë të rrethuar dhe të sulmuar nga qindra breshëri tanksesh dhe helikopterësh policorë.Hasan Ramadani ishte pjestar i vërtetë i Ushtrisë sonë çlirimtare që nga gjeneza e saj e hershme, qysh nga viti 1968 kur kishte qenë i detyruar ta vriste një çetnik, për çka rezultonte edhe shtetrrethimi i shtëpisë së tij në atë ditë të kobshme por heroike dhe të lavdishme kur shkuan qindra forca të armatosura për ta bërë hakmarrjen e tyre të dikurshme për një çetnik të vrarë atëherë!Në atë vit të rrethimit të fshatit Shajkofc ,Hasan Ramadani ynë i madh ishte në qendër të vemendjes së mbarë makinerisë vrastare serbe, ngase dikur e kishte vrarë një serb i cili ia kishte sharë gazetën dhe mbarë gazetarnë shqiptare Hasan Ramadanit!Trimi ynë atëherë nuk kishte mundur ta duronte çetnikun e madh të karapteve ruse, të cilin e kishte rrahur për vdekje.Hasan Ramadani ynë i madh kishte shkuar të punonte në Çeki dhe fati e kishte sjellur që ta rrahte edhe një çetnik tjetër atje!Ishte kthyer në Kosovësn e tij të dashur për ta mbajtur familjen shumëantarëshe ,por ishte i preokupuar përherë me çlirimin definitiv të saj nga kthetrat serbosllave të cilat nuk e dinin se kur mjaftonte zullumi i tyre i pandërprerë, duke qenë i armatosur për mbrojtjen e shtëpisë dhe vendit të të parëve të tij.Më në fund, ushtria çetnike ia mësyu shtëpisë së tij/ngjarje të cilën e dinë të gjithë shqiptarët/, por atëherë nuk ishim të njohtuar me detajet kryesore.Hasan Ramadani legjendar luftoi kundër një ushtri të tërë qyqarësh të cilët ishin bërë me qindra kundër një njeriu, por kjo nuk ishte hera e parë e tyre që vepronin në atë mënyrë gjatë historisë sonë të përgjakshme.Luftoi heroi ynë i madh -Hasan Ramadani në një luftë të tmerrshme dhe të pabarabartë sikur Davidi me Goliatin dhe si trimi i madh drenicas/Tahir Meha/.Dëshmitarët e gjallë rrëfejnë se ai me duart e veta vrau dhjetra serbë dhe shkatërroi një helikopter me trombllonin e tij.Çetnikët e egërsuar ishin të çmendur nga një trimëri e tillë individuale të Tahir Mehës së Llapit i cili ua përsëriti ato që u kishin ndodhur në Drenicën e atyre viteve kur u vranë shumë policë në Prekazin legjendar.Shkiet i përdornin të gjitha mjetet e tyre luftarake dhe barbare për ta mposhtur kundërshtarin zemërluan, i cili ua kishte futur shtatëqindmijë të dridhme në shpirtrat e tyre frikacakë.I kishte vrarë dhe plagosur disa shkie që ia kishin rrethuar shtëpinë e tij historike, duke i dalur Zot asaj, fshatit të tij të lindjes dhe mbarë popullit tonë i cili ishte vazhdimisht i -sulmuar nga armiqt tanë shekullorë dhe të pashpirtë që nuk ngopeshin asnjëherë me gjakun shqiptar.Luftoi trimi dhe heroi i madh për të gjithë ne, duke mos i dhimbsur fare vetja me një sakrifice të tillë të domosdoshme e cila i ndodhi atë ditë të vështirë për të gjithë ne që e kuptuam se në çfarë gjendje ishte ai, familja e tij dhe mbarë fshati i paarmatosur që perjetoi një kataklizmë të tillë aq babare dhe shtazarake siç dinte të vepronte vetëm Serbia çetnike ndaj qenjes sonë kombëtare.E ka të ngritur Permendoren atje ku luftoi me afshin më të madh shpirtëror për çlirimin tonë përfundimtar, por e ka edhe këngën e lavdishme që e sajoi rapsodi ynë popullor që veproi nëpër shekuj për t` i regjistruar luftrat dhe betejat tona çlirimtare.Rrëfimtarët tregojnë se Hasan Ramadani e kishte një vajzë e cila nuk donte ta lente vetëm babain e saj, por edhe një djalë kreshnik që hyri në radhët e UÇK-ës, për ta vazhduar krenarinë dhe luftën madhështore të babait të vetë patriot.E tërë Kosova ishte e njohur me rrethimin e egër dhe monstruoz të heroit tonë dhe mbarë populli ynë kishte ditë zie atë ditë kur vritet ai, duke na treguar qartë se historia jonë përsëritej shumë shpesh dhe në mënyrë identike gjatë periudhave të ndryshme të saj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi