Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Etja rumune për vlera shqiptare

Shko poshtë

Etja rumune për vlera shqiptare Empty Etja rumune për vlera shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 10:33 am

Etja rumune për vlera shqiptare


Etja rumune për vlera shqiptare U1_MiradijeRamiqi-ShpirtPavarësisht nga tirazhi simbolik i veprave të botuara në periudhën e tranzicionit nga diktatura komuniste në epokën e demokracisë euro/amerikane, kritika letrare rumune vazhdon të shkruajë me admirim për vlerat e botës shqiptare. Kështusoj, revista Poesis (Drejtor George Vulturescu), e cila del në Satu Mare, në kuadrin e rubrikës Planeta e poezisë (Planeta poeziei), prezanton në nr. 1/2009, edhe dy poetë nga Kosova: Jeton Kelmendi me poezitë Në vend të fjalës dhe Frymëmarrje, si dhe Miradije Ramiqi me poemin Duke pritur ngjyrat. Vargjet e poetëve tanë, si dhe të disa poetëve tjerë nga Austria , Egjypti dhe Lituania, shoqërohen edhe me burime bibliografike. Në këtë kontekst, vlen të përmendet edhe revista Impact (Drejtor: Raluca Mariana Nitu), e përjavshme që del në Tërgovishte, në nr. 359 (2009), hap shtyllat për deshifrimin e shpirtit lirik të Miradije Ramiqit nga Kosova.. Autor i prezantimit të poeteshës sonë nga Kosova është poeti dhe eseisti Victor Sterom, i cili në kuadrin e artikullit “Miradije Ramiqi, Shpirt i përflakur, Bukuresht, 2007, 98 fq.”, thekson:

“Nesër do të vdes/ Nëse thua ti/ Me lamtumirën e mëngjesit/ Me lajmet e fundit/ Të mikut të gazetës/ Përshëndetjet e librave në vitrinë/ I marr me vete me dhembje shpirti/ Në kornizë e mbyllë tërë këtë dashuri/ Nesër edhe vdekjen do t’a marrë me vete” (Nesër do të vdes, fq. 49). Përmes këtyre vargjeve kam depërtuar në përjetësimin e shenjës së semantike të hapur ndaj pafajshmërisë. Shtigjet e saj përbëhen nga simbole, parabola dhe metafora që mtojnë përmbushjen e poezisë elegante, moderne dhe subtile që lë gjurma të paevitueshme në ajrin e populluar me “Fantazma trishtimi”. Ja se si e prezanton përkthyesi Baki Ymeri në paskopertinë: “Miradije Ramiqi është poetesha e parë kosovare të cilës i botohet një libër në gjuhën e Emineskut. Poemat e përfshira në këtë vëllim janë një përvojë e përsosjes së artit të hijeshisë dhe ndjeshmërisë. Frymëzimet e saj janë gërshetimi i fjalës me fjalën, i shpirtit me shpirtin, i nusërimit të dashurisë me zjarrin e poezisë”.

E gjithë krijimtaria poetike në këtë vëllim është një monolog prej dialogu. “Derisa të piqen ngjyrat/ Qiellin e mbaj mbi supa/ Mos m’i shikoni përherë/ Buzëqeshjet e kursyera/ Kujtimi i hëngri muret e dhomës/ Në studion ku isha njiherë/ Duke i krijuar ngjyrat/ Prapë udhëtim e vetëm udhëtim/ Dhe peizazhi që më ndjek kudo”. (Alegro I, fq. 19). Poetesha Ramiqi flet me vetveten përmes gjesteve dëshmitare, fjala duke i qenë shndërrimi që i paraprin heshtjes, pra, flet si me një person të imagjinuar tejmatanë pasqyrës dhe vetëm përmes poemit ai person kaplon identitet. “Në portretin tënd/ T’a vizatoj fytyrën time/ Të paluar diku në pritje/ Në pasqyrë të thyer/ Njëmijë thërmiza bardhësie/ Edhe një puthje më fal/ Në muret e mbyllura në pasqyrë./ Nga buzët tua të njoma/ Për Ty/ T’a pi edhe një gotë harrimi”. (Një ditë deri te bardhësia, fq. 23).

Fërgëllima apo zjarri sentimenteve është përkënduar në një mendim të thellë, duke konturuar fuqinë bindëse të përjetimeve, sinqeriteti duke qenë cilësia primordiale, fundamentale, e shprehur në vargje sugjestivisht të artikuluara. Kështusoj, është një sinqeritet i lumturisë, i ekstazit që na relevon një shpirt (të përflakur) plot përmbushje artistike. Poetesha Miradije është njëherit një piktore e mirënjohur me ekspozita të panumërta në Kosovë dhe tejmatanë kufinjve të saj. Mund të shtoj faktin se, tejmatanë “shkencës” së thënies, na paraqitet mundësia për të përjetuar në një çiltri shpirtërore në emër të besimit, në intimitetin e “dramës” së njeriut me qenjen telurike por edhe qiellore: “Ik e kthehem/ Në veten tënde-time/ Padukshëm më shfaqësh pranë/ Kaherë nuk të kërkoj/ Lirohem nga malli/ Jetoj në vende me njerëz të huaj/ Si ti dikurë-diku në horizonte/ E mallë nuk ndjej/ Ndjenjën, kujtimin për një dashuri/ Sa më mungon/ Ai që “dikurë” ishe Ti…/ Në veten tënde-time/ Kthehem dhe ik/ Në pafundësi”. (Deri tek unë, fq. 50). (Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi