Lazër Filipi: Ja si po përgatit dramën për Adem Jasharin
Faqja 1 e 1

Flet “Artisti i Popullit”, regjisori dhe autori i dramës “Flakë për flakë” Lazër Filipi
Ja si po përgatit dramën për Adem Jasharin
Nga Albert Zholi
Lazër Filipi tashmë po përgatitet për një rol të ri, atë të Ukshinit në dramën “Flakë për flakë”. Por njëkohësisht ai është dhe vetë autori i dramës. Një dramë intersante që flet për Kosovën heroike, Kosovën martire, për atë Kosovë që pak ditë më parë i festuam një vjetorin e Pavarsisë. Si figurë qëndore drama do të ketë Adem Jasharin, heroin legjendar për të cilin Lazër Filipi ka një ndjesi të veccantë, një dashuri të pakufishme për vetë aktin e tij heroik tashmë të kthyer në legjendë para kohe (ngjarjet në fakt kthehen në legjenda pas disa shekujsh). Këtë dramë ai po e përgatit me trupën e Kompanisë teatrore “Tirana”.
Përse po përgatitet tashmë Lazër Filipi?
Shumë shpejt mendoj të vë në skenë dramën “Flakë për flakë” një dramë që flet për Kosovën, për dashurinë e tyre për trojet, për vendin, për njeriun e zemrës, për dashurinë e Adem Jasharit për atdheun e tij Është një dramë që jam i bindur se do ketë sukses. Kur flitet për Kosovën ccdo kush e ka parsysh se ccfarë lufte është bërë për të arritur deri tek pavarsia. Sa djem të rinj kanë humbur jetën. Sa fise të tëra si Jasharajt janë zhdukur duke hyrë në histori si mite duke ja kaluar arsyes njerëzore mendimin se ccfarë mund të bëhet në emër të lirisë.
Dramën e keni shkruar vetë?
-E kam shkruar në vitin 1999, “Flakë për flakë” titullohet, por atëherë nuk arritëm ta vinim në skenë sepse unë e kam parë me një sy që shihte më larg se ato çaste duke menduar që dhe serbët që bënë masakra do e kuptojnë se ashtu si kanë lindë e janë rritë në territorin e Kosovës do të jetojnë bashkë me ta (një pjesë), kundër politikës shoviniste të makinës ushtarake serbe. Në atë kohë gjakrat ishin ndezur. Një lumë i madh gjaku shqiptarësh i ndante dy etnitë.
Ju pëlqejnë drama me mesazhe të forta dhe të qarta?
-Si drejtues i kësaj kompanie unë nuk vë në skenë drama që nuk kanë mesazhe positive, mesazhe paqeje, dashurie të ndërsjelltë. Më pëlqejnë dramat kombëtare sepse ne çështjet kombëtare i kishim të pazgjidhura dhe këto ditë patëm fatin e madh të festonim dhe përvjetorin e parë të Pavarësisë.
Drama kombëtare në Shqipëri këto kohët e fundit është zbehur apo qëndron ende në pozita të admirueshme?
- Dua të jem koshient në këtë pikë. Nuk është përkrahur shumë për arsye se regjizorët dhe trupat teatrore kanë vrapuar më shumë pas dramave të huaja, mbas atyre komerciale, me pak veta, që ato pesë para që kanë mos i shpërndajnë. Duan drama që të mos paguajnë autorë, drama të huaja , të marra nga interneti ku skenat janë të gatshme. Kurse autorët shqiptarë shkruajnë veprën por nuk mund të bëjnë dhe regjizurën.
Mund të flasim më konkretisht për subjektin e kësaj drame?
-Në dramë flitet për Drenicën që mendohet se është shkatërruar krejt, ku shtëpitë janë djegur të gjitha dhe është shuar jeta mjerëzore me kucc e me macc. Në të vërtetë aty ka mbijetuar një flautiste e fshehur në njëbodrum nga e cila merr jetë drama. E gjejnë gjallë. Më pas inskenohet gjithë ndodhia që përngjason me dramën e familjes Jashari, familje që u ngujua në kullë dhe nuk iu dorëzua armikut deri sa vdiq dhe fëmija i fundit. Por me paramilitarët serb ishte dhe një i ri që kish jetuar bashkë me shqiptarët. Ai thotë:”Unë mes tyre kam lindë, jam rrit e me to do të rroj sat ë kem frymën gjallë”. Tregon bashkëjetesën dhe integrimin e pakicës serbe me jetu në paqe.
Kush do e interpretojë këtë dramë?
A ka emra konkretë?
-Janë brenda dosjes time. Publik do të bëhen në momentin e caktuar. Eshtë një dramë e veccantë prandaj dhe dua të jetë brenda meje si skeret deri në ditën e përgatitjes përfundimtare. Unë do të luajë gjyshin Ukshin.
Po Ministria e Kulturës a do ta financojë këtë dramë?
Ne bëmë kërkesën dhe preventivin, por fatkeqësisht nuk na dhanë asgjë. Nuk e di. Drama të tilla me figura historike duhet të jenë në qendër të vëmëndjes për sponsorizime. Kështu ndodh kudo.
Ju keni vënë në skenë para disa kohësh dhe dramën “Nënë Tereza”, ku sërishmi ishit regjisor, autor drame, aktor dhe producent..
Toka jonë ka nxjerrë personalitete botërore që ne duhet patjetër ti nxjerrim në dritë, në pah që janë shqipatrë. Nuk shikoni ccfarë po bën bota? Mundohet për të na i rrëmbyer. Ne i kemi dhe i lëmë në heshtje.
Kush ju ka nxitur më shumë për fillimin e kësaj drame?
Papa Gjon Pali i dytë. Më 25 prill 1993, ai nga ballkoni i Arqipeshkvisë së Shkodrës, në mes të tjerash tha:
“Nuk mund të harroj të përshëndes një person shumë të thjeshtë që ndodhet midis nesh, Nënë Terezën e Kalkutës. Të gjithë e dinë nga është, nga është vendlindja e saj...Nënë Tereza edhe gjatë periudhës që Shqipëria ishte e izoluar krejt, kjo fetare e përvuajtur, kjo shërbyese e vlefshme e të varfërve e solli emrin e tuaj në të gjithë botën. Shqipëria është gjithmonë krenare me Nënë Terëzën. Sot në emër të gjithë Kishës, të falënderon ty, Shqipëri e dashur, për këtë bijë të tokës tënde e të popullit tënd”. Ka vlerësim më të madh?
Sigurisht duke sjellë në skenë një figurë të tillë, ju ndoshta keni pasur parasysh dhe materiale të tjera që lartësojnë këtë figurë, pasi kështu bëhet më e besueshme?
Ja një vlerësim tjetër. Në vitin 2008, me rastin e 90 vjetorit të lindjes së Nelson Mandelës, gazeta “The Daily Telegraph”, në bashkpunim me South African Airëays,, i ftuan lexuesit të votojnë 90 figurat më insiruese të gjitha fushave dhe kohrave në botë, të gjallë ose të vdekur, që kanë demostruar karaktersitikat kryesore të Mandelës: kurajë, dinjitet, humanizëm, këmbëngulje, falje, mirësi. Lexuesit zgjodhën Nënë Terezën që ka lindur në Shqipëri, me shumicë votash në krye të listës prej 90 personalitetesh, thotë gazeta, -si ikonën e tyre udhëheqëse dhe më të dashur të gjitha kohërave.
Si është pritur dhe ku mendoni ta jepni tjetër përvecc Tiranës?
-Drama e nënë Terezës është pritur shumë mirë. Pas Tiranës ne e dhamë në disa qytete dhe bashki kryesore të Kosovës. Pritja ishte e jashtzakonshme. Një pritje që vërtetë nuk e merrja me mend. Ne shkuam në kushtet e një financimi modest, por atë kënaqësi që këmi marrë me vete nuk mund ta pësrhkruaj. Kosova është e etur për dramaturgji, por sidomos ndaj figurave historike. Ata shprehin konsiderata për njerëz të tillë dhe sallat kanë qenë të mbushura plot.
Po pas Kosovës, ku do të shkoni?
Do shkojmë dhe në Maqedoni. Dhe aty besoj se do jemi po kaq të mirëpritur.
Është e vërtetë që jam i apasionuar pas dramës historike?
Po shumë. Shumë. Figurat historike janë pjesë e historisë së një kombi. Ata janë ngritur në piedestalin e pavdekësisë.
Regjisor
Bruno Shllaku
Lazer Filipi
Konsulent
Don Domenik
Në rolet kryesore
Nënë Tereza - Rozi Kostani
Nëna e Përgjithshme - Edi Luarasi
Motër Alberta - Elida Janushi
Padre Krahinori - Lazër Filipi
At Eksemi - Sokol Angjeli
Nëna e Santoshit - Jetmira Dusha
Rita &Zhaklinë - Klodiana Katillari
Moër Subashini - Adriana Tolka
I sëmurë - Klodian Hoxha
Santoshi - Luis Bilali
Rishtarja - Iris Canaj

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Sami Gjoka:Elegy For Adem Jashari - Elegji Për Adem Jasharin
» Albert Zholi:Flasin për Shën Valentinin, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Lazër Filipi, Skënder sallaku, Mevlan Shanaj, Limoz Dizdari, Alida Hisku, Kiço Mustaqi
» Rajmonda Maleçka: Poemë për Adem Jasharin
» Simbad Marinari:Meditim per Adem Jasharin
» Hajdin Morina: Fillim i një poezie për Adem Jasharin

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi