Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu: Për gurin e shkëmbin...

Shko poshtë

Nehat Jahiu: Për gurin e shkëmbin... Empty Nehat Jahiu: Për gurin e shkëmbin...

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 10:36 am

Nehat Jahiu: Për gurin e shkëmbin... U1_NehatJahiuNehat Jahiu

Për gurin e shkëmbin...

I tërë fshati atë ditë ishte mbuluar me një mjegull të zezë. Edhe tufa e deleve nuk blegronte dot në kope…! Qentë tërë natën kishin uluritur…! Një heshtje e kishte kapluar fshatin…! Edhe fusha e mali nuk kishin gjallrinë e ditëve tjera…! Lulet nëpër kopshte e livadhe…! I kishin mbyllur petalet e tyre…! Zëri i zogjve kishte pushuar…! Kënga e bilbilit nuk dëgjohej më në degën e ferrës…! Atje në Gropën e Rrezës…! Heshtje…! Familje të tëra të grumbulluara…! Farefisi nga ]do anë ishte tubuar…! E tërë lagjeja…! I tërë fshati ishte ngritur në këmbë…! Kishin dalur tek Juria…! Aty në qendër të fshatit…! Sot…! Sot po zbrazej fshati…! Gjysma e banorëve të fshatit tone..! Po e braktisnin vendlindjen…! Arat do të mbetnin djerrina…! Kopetë e deleve do të shuheshin…! Blegërima e qengjave…! Tek maja e Anës së Gurit nuk do të dëgjohej më…! Pleqtë e fshatit nuk do të mblidheshin më tek livadhet…! Plakat nuk do ti shihnim më pranë vekut…! Vatra të tëra po shuheshin sot…! Shumë oxhaqe nuk do të tymonin më…! Heshtje…! Heshtje…! Lotë në sy…! Lotë dhembje…! Lotë dashurie…! Lotë përmallimi…! Lotë ndarjesh…! Lotë…! Lotë…! Nëna përqafonte djalin…! Përqafonte vajzën…! Vajza e djali përqafonin nënën e babain…! Lotët derdheshin si me shtambë prej syve…! Rrjedhnin nëpër fytyra…! Lotët e dhembjes…! Lotët e shpirtit…! Vëllai përqafonte vëllanë…! Motra përqafonte motrën…! Vëlla e motër të përqafuar aty tek lëma…! Aty në mes të oborrit…! Aty tek hija e ftoit…! Malli..! Dhembja…! Dashuria…! Dridhnin…! Malet e fushat…! Zemrat ndahen në dy pjesë…! Gjaku ndahet prej gjakut…! Përqafime…! Puthje…! Lotë…! Lotë…! Lotë si shiu…! Gjëmojnë fushat…! Gjëmojnë malet…! Gjëmon fshati…! Edhe zogjtë gjatë kësaj dite nuk këndonin në degë të mollës…! Te Ara e Madhe…! Edhe ata qanin…! Derdhnin lotë…! Eh, zemra të ]ara…! Të ndara…! Shekuj me radhë…! Të lindur prej një nëne…! Të ndara…! Pjesë…! Pjesë…! Zemra të ndara…! Mushkëri të shkëputura…! Gjithëkund…! Anë e mbanë kësaj toke…! Të këtij qielli…! Njëri tek lind dielli…! Tjetri tek perendon…! Njëri tek lind e perëndon hëna…! Të shkëputura shumë degë nga rrënja…! Shumë fëmijë të ndarë nga nëna…! Eh, po zbrazet mëhalla…! Po zbrazet fshati…! Po shuheshin vatrat…! Po shuheshin oxhaqet…!...! Po shuheshin.…! Dashuria…! Dhembja…! Malli…! Dhe…! Na i shpon zemrat…! Gjysma e banorëve të fisit tim…! Të lagjejes sime…! Të fshatit tim…! Të gjakut tim…! Po shpërnguleshin…! Po treteshin…! Diku larg…! Larg…! Përtej detrave…! Larg diellit…! Hënës…! Vendlindjes…! Larg varreve te gjyshërve e stergjyshërve…! Larg…! Larg…! Diku…! Në Anadoll…! Një letër e djegur…! Për vdekjen e nënës…! Babait…! Motrës…! Vëllait…! E…! Një varr në…!? Tjetri në…!? E tjetri në…!?!? I dogji malli…! Dashuria…! E, për…! Për fushat…! Malet…! Krojet…! E vendlindjes…! Për dheun e atdheut…! Për gurin e shkëmbin…!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi