Shqiptarët në Staten Island, NY, përjetuan dy gëzime në një ditë
Faqja 1 e 1
Shqiptarët në Staten Island, NY, përjetuan dy gëzime në një ditë
Shqiptarët në Staten Island, NY, përjetuan dy gëzime në një ditë |
Marr nga gazeta “Illyria”
Një e e dielë qershori me diell në Staten Island, mblodhi mësues, prindër, nxënës dhe atdhetarë për të festuar së bashku përfundimin me sukses të vitit shkollor 2008-2009.
Znj.V.Zylo Watkins, Ph.D. kandidate, uroi pjesëmarrësit për mirëseardhjen
Hapja e shkollës shqipe në Diasporë tha ajo, merr një rëndësi të veçantë, pasi i mëson fëmijët që lindën dhe u rritën jashtë Atdheut të mos e harrojnë gjuhën e bukur shqipe, por të vazhdojnë të ruajnë kulturën e të parëve tanë.
Ajo ftoi në skenë mësueset e palodhura, zonjat Blerina Bejleri dhe Adelina Laçaj së bashku me nxënësit e tyre, të cilët kanë ndjekur rregullisht mësimet e abetares, duke ardhur çdo javë në çerdhen e tyre për të cicëruar ëmbël gjuhën e bukur shqipe.
Nxënësit e moshës 4-7 vjeç të veshur bukur dhe disa prej tyre me kostume kombëtare, recituan poezi dhe kënduan këngë në gjuhën shqipe.
Kështu programi i konceptuar dhe si orë mësimi 45 minutëshe, emocionoi dhe ngriti peshë zemrat e prindërve arsimdashës.
Nxënësit e moshës nga 4-7 vjeç si: D.Aliaj që shkëlqente me kostumin kombëtar, A.Leka, A.Daci, D.Uruci, E.Greva, E.Gashi, S.Fida, lexonin mësimet të shfaqura në ekran dhe recitonin poezi të bukura në shqip.
Vogëlushja D.Bejleri recitoi vjershën: “Unë e dua librin” me vargjet:
Unë e dua librin/ Bashkë me shkronjat shqipe/ Më tregojnë Atdheun/ Shqipërinë time.
Mësuesve veteranë si Likollari, Daci, Jenisheri, Jani, Llapaj, Gjoka…, ju rrëshqisnin lotët nga nostalgjia e mësimedhënies së tyre vite më parë…
Pas programit të moshës 4-7 vjeç, mësuesja e talentuar Adelina Laçaj udhëhoqi programin me nxënësit e klasës së saj të moshës 8-13 vjeç.
Kjo klasë festoi në ditën e 7 Marsit festën e bukur dhe tradicionale të abetares.
Përparimi i tyre në të lexuar shqip ishte i dukshëm.
Të gjithë nxënësit si: E.Gashi, Xh.Hoxha, vëllezërit Laçaj, K.Uruci, vëllezërit Cadri, R.Fida, R.Sezairi, vëllezërit Ndokaj, dinë të lexojnë dhe t’u përgjigjen pyetjeve në shqip. Disa prej tyre kur u regjistruan për herë të parë nuk dinin asnjë fjalë në shqip.
Mësuese Adelina shfaqi në ekran, hartën etnike të Shqipërisë dhe vendet ku do të shkonin me pushime nxënësit dhe prindërit e tyre.
Ata nuk do të kenë nevojë për përkthyes kur të ndalojnë në aeroportin “Nënë Tereza” apo në Prishtinë…por ajo që është më e rëndësishmja ata do të flasin shqip me gjyshërit e tyre.
Puna e palodhur e mësueses dhe gjithë nxënësve u përshëndet me duartrokitje.
Znj.Laçaj ju shprehu mirënjohjen e pakufishme gjithë kolegëve të saj për ndihmën e dhënë në këtë punë fisnike.
Aktori Xh.Limani interpretoi poezinë per Skënderbeun, fjalët e arta të dala nga zemra e tij i dhanë sallës një kënaqësi të veçantë.
Drejtori i Institutit Q.Zylo falënderoi në mënyrë të veçantë z.Rrape Ruci për bashkëpunimin dhe bujarinë e tij i cili ka dhënë gjithë mjediset e ndërtesës në dispozicion të shkollës shqipe.
Një buqetë me lule të freskëta ju dhuroi mësuesëve të shkollës dhe znj.Sanije Ruçi, një grua fisnike që gjithmonë me buzëqeshje dhe me urtësi ka pritur dhe përcjellë nxënësit e kësaj shkolle.
Mirënjohje iu dha dhe z.M.Paçuku kryetar i bordit i cili gjithmonë ka shprehur entuziazmin e tij për këtë arritje të kënaqshme për hapjen e shkollës shqipe.
Z.drejtor falënderoi gazetën “ Illyria ” gazetë e mirënjohur e diasporës, TV “Kultura Shqiptare, me producent z.A.Belliu, si dhe gazetat në Shqipëri si: “Tema” dhe “Ndryshe” të cilat me korrektësi kanë pasqyruar gjithë aktivitetin e shkollës shqipe.
Me dashuri dhe respekt të pakufishem z.Zylo foli dhe për prindërit si për z.Dritan Gashi n/kryetar i shoqatës Dibra, i cili kishte sponsorizuar kokteilin dhe gjithë ushqimet për këtë ditë festive.
Z.Paçuku në fjalën e tij përshëndetëse tha se duhet ta ruajmë këtë pasuri dhe ta dokumentojmë pasi është një sakrificë që bëhet në të mirë të Kombit, në ruajtjen e gjuhës shqipe.
Prof.Sakip Veliu foli me kulturë dhe dashuri për gjuhën shqipe dhe u bëri thirrje gjithë shqiptarëve në Staten Island të sjellin fëmijët në shkollën shqipe.
Programi u përshëndet dhe nga vogëlushet Xhina Cene, Sibora Boba dhe Deborah Nuro.
Ato recituan vjersha të bukura, vargje që preknin zemrat e të gjithë prindërve dhe gjyshërve.
Një vend të veçante iu la dhe fjalës së z.Ilir Hysa PH.D. kandidat i cili kishte ardhur së bashku me kolegun e tij, z.Chris Kirka, një intelektual i palodhur, për të udhëzuar shqiptarët në regjistrimin e popullsisë që do të bëhet në Amerikë.
Z.Hysa falënderoi kolegun e tij z.Zylo dhe gjithë stafin për këtë punë të palodhur që po bëhet në Institut. Ai pohoi se punën tuaj të palodhur e kam shprehur kudo tek miqtë e mi shqiptarë.
Ai sqaroi pjesëmarrësit se regjistrimi i popullsisë shqiptare këtu në Amerikë merr një rëndësi të madhe për gjithë emigrantët, pasi ky proces kryhet një herë në dhjetë vjet, prandaj ne nuk duhet t’i humbasim shanset, ndryshe këtë do ta paguajnë fëmijët tanë që lindin dhe rriten këtu.
Plotësimi i formularëve me kujdes nga ana jonë do të tregoj numrin real të popullsisë shqiptare këtu në Amerikë dhe investimi për kulturën tonë do të jetë i pallogaritshëm përfundoi z.Hysa.
Dy gëzime në një ditë
Muzikantët e palodhur z.Dashnor Cene dhe Odise Salillari që gjatë gjithë kohës shoqëruan nxënësit në program, e vazhduan dhe më me zjarr punën e tyre pas programit artistik të fëmijëve, për të argëtuar më vonë gjithë pjesëmarrësit.
Oborri i shkollës gumëzhinte në këtë ditë festive të bukur.
Të gjithë shijonin ushqimet e shijshme të dhuruara nga Dritan Gashi.
BBQ po përgatitej së bashku me prindërit zemërbardhë, Osman Greva, Roland Uruci, dhe Neritan Bejleri kryetar i shoqatës së Devollit.
Ata shprehnin një gëzim të madh në fytyrat e tyre, ngase fëmijët flisnin shqip.
Ndërsa në tavolinën nën një pemë lisi, një grup shqiptarësh këndonin këngë nga të gjitha trevat e Shqipërisë. I pari që e hapi këngën ishte prof.Agron Fico, ai këndonte këngë të bukura labe që cuditërisht edhe pse shumë prej korit nuk ishin nga Jugu, isoja dukej sikur po shkonte gjer në qiell…zanoret shqipe po takoheshin me Zotin…
Pranë tij ishte ulur çifti Dilo, të cilët i dhuruan prof. Ficos, librin e tyre të fundit “Diloiada” shkruar nga shkrimtari i 13 librave J.Telo dhe E. M Dilo.
Njëkohësisht mjaft prej pjesëmarrësve ishin të interesuar të lexonin librin me vlera: “Rilindje e Shqipërisë etnike” me autor z.Fico.
Gjatë kësaj pasditeje tepër të këndshme u njoftua se në orën 8:30 në darkë do të shikonin së bashku valët televizive me program shqiptar, që do të transmetohej në kanalin 57 nga TV Alba Life, TV më i ri shqiptar.
Lajmi gëzoi pamasë të gjithë pjesëmarrësit, kështu ata në orën e caktuar u mblodhën në dhomën e TV, e cila u mbush plot e përplot dhe me duartrokitje dhe emocione u prit kur në ekran u shfaq: “TV Alba Life”.
TV Alba Life u realizua në saje të stafit të këtij TV me producent z.Q.Zylo
Emisioni filloi me me një orë mësimi në shqip nga Instituti Shqiptaro-Amerikan “Gjergj Kastriot Skanderbeg”, shkollë shqipe që është hapur para një viti.
Kjo na ngazëllen shpirtin dha folësja e emisionit dhe na gëzon pamasë, kur shikojmë fëmijët e emigrantëve që kanë lindur dhe po rriten këtu, të mos asimilohen, por vargjet e Naimit: “Gjuha jonë sa e mire”, për gjuhën shiqpe të jenë frymëzim për cilindo fëmijë shqiptari.
Këtë bukuri dhe vlerë të gjuhës shqipe duhet ta ruajmë me fanatizëm, sepse është një pasuri kombetare.
Folësja e programit tha se: “Po citoj vargjet e Fishtës që i bëjnë thirrje cdo shqiptari kudo në botë të mos harrojnë gjuhën e nënës, gjuhën e ëmbël shqipe.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore.
Femijët e ulur në tapet gjallëroheshin akoma më shumë dhe ju ndrisnin sytë nga gëzimi kur shikonin mësueset apo veten e tyre duke folur shqip para ekranit në kanalin 57 në Staten Island .
Znj.Lili Qose me sytë e lagur nga lotët, kujtonte profesionin e mësuesisë dhe duke falënderuar për punën e palodhur, stafin e TV, Qose bëri regjistrimin e djalit të saj si nxënës i ardhshëm i shkollës shqipe në Shtator.
Gjithë programi në këtë ditë festive u filmua nga z.Todd Watkins.
Qershor, 2009
Staten Island, NY
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi