Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan Çipi:JETOVA AQ SA PUNOVA

Shko poshtë

Luan Çipi:JETOVA AQ SA PUNOVA Empty Luan Çipi:JETOVA AQ SA PUNOVA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jul 07, 2009 7:07 pm

JETOVA AQ SA PUNOVA

Nga Luan Çipi

Ditë e netë ikin rradhë, s’merret vesh kur vjen e diela
Ikin muaj, dhjetëvjeçarë, si shalqi të ndarë në thela.
Familja ndihet e ndarë në gjenerata të tjera.
Unë e ti, jo si më parë, tani rallë dalim nga dera.

Ngritur herët në mëngjes, në pritje për drekë e darkë
Gëzojmë kush t’na përshëndes, djalë e vajza i kemi larg.
Kujtojmë 50 vjetë të shkuar, kur u shtuan tre fëmijë,
Vitet ikën pa u kuptuar, ishim dy dhe ngelëm dy.

Po një jetë të tërë sa shumë që gëzonim,
Kur te ju fëmijë, përcillnim përvojën,
Se kur ne punonim vërtetë që jetonim,
Largonim mërzinë, vesin dhe nevojën.

Puna ish gëzim, se mundi paguhej,
Punë ish dhe ritja, edukimi juaj,
Çdo diplomë e laur - punë e frytshme quhej,
Gjersa gruri e byka te lidhej në duaj.

Ndaj në këtë moshë nuk ri dot pa folur:
Për ju, bijtë e mi, po shpreh një dëshirë:
Ndershmërisht punoni, ditë e natë pa u lodhur,
T’u lini pasardhësve një emër të mirë.
7.02.08
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi