Grupi i Llapit - përpara gjyqtarëve të EULEX-it

Me kalimin e kompetencave nga UNMIK tek EULEX-i, rigjykimin e drejtojnë gjyqtarët e EULEX-it dhe vendorët. Seanca e sotme ka qenë më tepër protokollare dhe palët janë njohur me përmbajtjen e re të aktakuzës.
Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se ka besimin e plotë në pafajësinë e Mustafës dhe dy të akuzuarve të tjerë. “Ne besojmë plotësisht në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të UÇK-së”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se Qeveria u beson gjithashtu edhe organeve të drejtësisë, siç u beson edhe bashkëluftëtarëve.
Prishtinë, 7 korrik - Në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, të martën, u mbajt rigjykimi i tre ish-pjesëtarëve të UÇK-së, të njohur si “Grupi i Llapit”. Përballë trupit gjykues të EULEX-it, të kryesuar nga Franqesko Frodi, kanë dalë sot Rrustem Mustafa, deputet i Kuvendit të Kosovës (PDK) i njohur si “Komandant Remi”, si dhe Latif Gashi e Nazif Mehmeti. Ata do të gjykohen për veprën e njëjtë penale për të cilën janë dënuar gjashtë vjet më parë. Para gjashtë vjetëve nga gjyqtarët e UNMIK-u që të tre janë dënuar me 45 vjet burg për kryerje të veprave penale të krimeve të luftës ndaj popullatës civile. I ngarkuar me këtë akuzë ka qenë edhe Naim Kadriu, i dënuar me 5 vjet, i cili në vitin 2003, ka vdekur në një aksident të rëndë trafiku. Pas vendimit të shkallës së parë, mbrojtja pati bërë ankesë sipas të cilave më 21 qershor 2005, kolegji i Gjykatës Supreme, e pati prishur vendimin e shkallës së parë, me çka lëndën e ka kthyer në rigjykim. Mexhit Syla, avokati mbrojtës i të akuzuarit Latif Gashit, tha se kjo ishte seanca e parë në të cilën u kryen me tepër formalitete procedurale që kanë të bëjnë me identifikimin e të akuzuarve, njoftimi për trupin gjykues dhe mënyra e procedimit të këtij gjykimi. “Ne si avokatë mbrojtës, para se të lexohej aktakuza paraqitëm kundërshtimet tona lidhur me aktakuzën që është objekt i shqyrtimit, me bindje dhe me fakte dhe argumentuam se kemi të bëjmë me një aktakuzë juridikisht të paqëndrueshme. Kjo aktakuzë e re ka të bëjë me vepra penale, për të cilat Gjykata Supreme ka vlerësuar se ato nuk janë vepra penale” tha avokati Syla. I pyetur nga gazetaret se a besoni se tre të akuzuarit do të lirohen, avokati Syla tha se “nuk është korrekte të prejudikohet vendimi, por unë si avokat mbrojtës them se duke pasur parasysh aktgjykimin e Gjykatës së Qarkut dhe Gjykatës Supreme dhe njohuritë që kam në lidhje me lëndën, jam i bindur në pafajësinë e tyre dhe vendimi përfundimtar do të jetë, pafajësi e plotë”.
Ndërkaq Fazli Balaj, avokati mbrojtës i Nazif Mehmetit, tha: “Ne si avokatë mbrojtës kemi pasur vërejtje në akuzën e ndryshuar të prokurorit, e cila tash përfshin vetëm tri pika. Ne konsiderojmë se këto tri pika nuk mund të jenë objekt i shqyrtimit në tërësinë e tyre, vetëm dy pika për të cilat kemi diskutuar. Ai shtoi se çështjet e gjykuara nuk mund të jenë objekt i shqyrtimit të këtij gjykimi, dhe ne po e kundërshtojmë pikën b dhe c e cila përmban rrahje dhe vrasje të civilëve. Edhe Aziz Rexha, avokati i Rustem Mustafë, tha se në tërësi i mbështet avokatët mbrojtës të të akuzuarve në qëndrimet e tyre. Trupi gjykues mori vendim që të shqyrtojë vendimet e avokatëve mbrojtës dhe nesër do të njoftojë avokatët mbrojtës lidhur me vendimin e tyre se a do të procedohet sipas kësaj aktakuze apo jo.
Në ndërkohë, lidhur më këtë proces gjyqësor është prononcuar edhe Qeveria e Kosovës. Qeveria ka besim të plotë në pafajësinë e Rrustem Mustafës dhe dy bashkëluftëtarëve të tjerë, ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
F. Morina& I. Shabani

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi