Hamit Taka:Alibitë e humbjes
Faqja 1 e 1
Hamit Taka:Alibitë e humbjes
Alibitë e humbjes
Hamit TAKA
Ka kapërcyer çasti i zbrazëtisë ligjore
Futja në rrugën e shndërrimeve demokratike i krijoi shoqërisë dhe individit, i cili përbën "atomin" e shoqërisë demokratike, mundësi për ndryshim e zhvillim, për rezonim shoqëror, për lidhje kulturore dhe për integrim ekonomik me botën demokratike perëndimore. Në prag të zgjedhjeve të 28 qershorit të gjithë subjektet elektorale i premtuan elektoratit ndryshimin. Por me një ndryshim të madh në vetvete. Ndërsa PD premtonte vazhdimin e spirales së ndryshimit të madh që ajo vetë kishte ideuar e promovuar që në dhjetorin e vitit '90, koalicioni "Bashkimi për ndryshim" pretendonte ta fillonte ndryshimin nga niveli zero, duke mohuar energjitë kolosale të një populli të tërë gjatë dy dekadave të një tranzicioni sa dramatik aq edhe inteligjent e burrëror. Prandaj edhe votuesi nuk e pranoi këtë koalicion për qeverisjen 4-vjeçare. Tashmë, me këto zgjedhje të lira e demokratike, të vlerësuara nga opinioni i brendshëm dhe ai ndërkombëtar, si më të mirat në periudhën postkomuniste, duket se shoqëria shqiptare ka hedhur me penelatat e sigurisë profesionale mbi portretin e vrazhdë të një tranzicioni të zgjatur koloritin e plotë të dritëhijeve të qarta të një portreti demokratik. Hapësira e krijuar, realisht demokratike, i jep mundësinë vendit dhe institucioneve që të hedhë hapat vendimtarë për lëvizjen e lirë dhe për të kapërcyer pragun e BE.
Fillimi i proçeseve demokratike dhe tranzicioni, natyrisht, nuk është as konsolidim i demokracisë dhe as ndarje tërësore me të kaluarën. Pavarësisht nga predispozitat, nga përmasat dhe nga thellësia e shndërrimeve fillestare të realizuara, e kaluara vazhdon të jetë e pranishme dhe të shfaqet në jetën e përditshme të çdo individi, grupimi dhe shtrese shoqërore. Ka shumë rëndësi që kjo e vërtetë të njihet dhe të mbahet parasysh, sepse përmes saj mund të orientohemi drejt dhe të krijojmë një vizion të saktë për demokracinë dhe për parametrat e saj. Strukturat e trashëguara nga rendi i vjetër kërkojnë dhe gjejnë hapësira për t'u shfaqur. Rreziku i mbijetesës së tyre është më i madh kur shoqëria endet në zbrazëti. Aktualisht, shoqëria jonë e ka kapërcyer çastin e zbrazëtisë ligjore dhe institucionale të tranzicionit, por mbeturinat e diktaturës shfrytëzojnë edhe mikroboshllëqet që krijohen në evenimente kalimtare, kur bëhet ndërrimi i pushteteve, kur mund të shkrehet administrata, siç janë zgjedhjet elektorale për legjislativin. Këtë konkluzion e vërteton më së miri situata e tanishme postzgjedhore, ku bëhen përpjekje që, me mashtrime dhe me dhunë, të përdhosen vlerat më të qenësishme të demokracisë, që përbëjnë edhe parimet themelore të saj: liria e dhënies së votës, sigurimi i leximit të drejtë të saj dhe njohja e humbjes, duke përshëndetur fituesin. Ato njihen si vlera unike, që inkurajojnë unifikimin dhe lidhjen e ngushtë, aq të dëshirueshme për një komunitet demokratik.
Zoti Rama është qytetar i parë i Tiranës. Qytetarë të saj janë edhe Sali Berisha edhe Gramoz Ruçi apo Ermelinda Meksi (e cila, në vend të xhentilencës feminile të dikurshme, po nxjerr në pah dhëmbët e arrogancës së etheve pushtetare). Si i tillë, zoti Rama duhet të bëjë thirrje për qetësi e mirëkuptim, bile dhe për të uruar fituesit e jo t'i bëjë palët që të përplasin "kutrat" në Sheshin "Skënderbej". Të njëjtën gjë duhet të bëj edhe si kryetar i PS-së dhe i "politikës së re" për tërë shqiptarët. Thirrjet e zotit Ruçi e të zonjës Meksi, në emër të Shqipërisë e gjithë shqiptarëve, si dikur, kur sundonte partia-shtet e tyre, që e kishte pronë të saj vathën e delet e urta brenda vathës, janë tej mase të tejkaluara në artikulim dhe tejet të vjetra në mesazhe. Për shqiptarët e urtë dhe të interesuar për prosperitetin ekonomik dhe shpirtëror të tyre, thirrje të tilla hakërruese, tensionuese dhe agresive janë të frikshme, jo për trazira brenda vendit, siç dëshiron "politikani i ri", Ruçi, por për shpërfytyrimin e imazhit tonë në sytë e ndërkombëtarëve, të cilët monitorojnë ecjen tonë përpara në rrugën e duhur. Veçse për një gjë është i sigurt çdo shqiptar, se nuk ka më kthim prapa, se kanë vdekur të gjithë diktatorët dhe tiranët, se Republika është bërë mbretëri që në 4 prill 2009, kur u bëmë anëtar me të drejta të plota në NATO - mbretëria e paqes dhe e sigurisë. Thirrjet skizofrenike të ish-ministrit të ndëshkimit në grahmat e fundit të diktaturës, janë shfrymë i marazit dhe i zemëratës së humbësve, ndërsa justifikimet e kërcënimet e tyre tingëllojnë qartë si alibi politike të humbjes.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Maçokët enveristë bunkerizojnë të vërtetën e humbjes!
» Sami Islami:OSMAN TAKA
» Urim Gjata: Tmerri i Humbjes
» Le ta lëmë Edi Ramën në banesën e humbjes
» Skender Korça: Në erën e humbjes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi