Importi i mishit të kafshëve e gjallesave tjera dhe eksporti i atij të njerëzve
Faqja 1 e 1

Nga Isa Mulaj
“Jepja qeverisë [së Kosovës] armët ta luftojë armikun tënd dhe ajo do t’i shfrytëzojë ato kundër juve.” – Harry Browne
Qeveria e Republikës së Kosovës, ose më së miri të themi Kryeministri i saj Hashim Thaçi personalisht, në fillim të muajit korrik miratoj një Udhëzim Administrativ nr. 07/2009 për importin e mishit. Udhëzimi duket se është miratuar në formë të fshehtë për publikun dhe bizneset.. Thuhet se askush nga mediet nuk e ka përmbajtjen e plotë dhe autentike të këtij udhëzimi me përjashtim të TV Klan Kosova. Shumica e lajmeve në formë të shtypur, pamore dhe elektronike e kanë theksuar shqetësimin e bizneseve ndaj nenit 7 dhe 8 të udhëzimit që nënkupton dhe i jep dritën e gjelbër Qeverisë të hapë ankand ndërkombëtar për furnizim të Kosovës me produkte të mishit duke përjashtuar kompanitë vendëse. Ky vendim i pacipë i Qeverisë me të drejtë i irritoj pa masë prodhuesit dhe përpunuesit e mishit të cilët protestuan me paradë automjetesh duke shkaktuar tollovi në komunikacionin e Prishtinës me moton “Mos na largoni nga puna”. Rreth 4,000 punëtorë janë të inkuadruar në industrinë dhe tregtinë e mishit në Kosovë.
Synimi i kryeministrit Hashim Thaçi kur e nënshkroi udhëzimin skandaloz me çka zyrtarisht i shpalli luftë bizneseve vendëse ishte dhe mbetet shumë i qartë – centralizimi i importit të mishit dhe produkteve të mishit në duart e një kompanie të huaj. Nga vërejtjet e disa politikanëve vlen të theksohen ato që e krahasojnë këtë veprim të kryeministrit Thaçi me diktaturat komuniste totalitare që mundohet t’ua imponoj qytetarëve të vet se çfarë mishi duhet të blejnë në demokraci dhe ekonomi të tregut në zemër të Evropës. Ky skandal sui generis në sektorin strategjik të shtetit nuk mund të krahasohet as me diktaturat e çfarëdollojshme. Çka e shtyu Hashim Thaçin të nënshkruaj një udhëzim të tillë, nuk ia vlen të krahasohet me komunizëm e totalitarizëm (sepse Hashim Thaçi është më primitiv në mendje), por duhet thënë se, sipas spekulimeve në opinion, bëhet fjalë për biznesin e Gani Thaçit, vëllaun e Hashimit. Pas keqpërdorimeve sistematike dhe përfitimeve nëpër ndërmarrjet publike të interesit strategjik si KEK, PTK, Agjencionin e Privatizimit, fondin e rrugëve, etj., disa pushtetarë e kanë ndërmend ta sjellin shoqërinë e Kosovës (mendohet vetëm në atë shqiptare sepse serbët nuk i kanë nën kontroll por i privilegjojnë) në aso pozite ku shumica e popullsisë do të presin në radhë për të marrë bukën, mishin dhe qumështin nga birucat e “(pu)shtetit demokratik me ekonomi të tregut”. Ka filluar kjo tendencë e kontrollit ndaj KEK-ut, PTK-së, ndërtimit të rrugëve, shkollave, po vazhdon me bizneset private dhe ushqimit, e në plan është kontrolli edhe i organeve gjenitale të popullsisë. Çmenduria e Hashim Thaçit mendon edhe në këtë segment të fundit të hap ankand ndërkombëtar për furnizim duke përjashtuar njerëzit vendës si me rastin e udhëzimit administrativ për importin e mishit. Hapin e parë në këtë drejtim e ka bërë kur disa përfaqësues të PDK-së (partisë së Hashimit) zyrtarisht deklaruan se fluksi i madh i kinezëve është diçka pozitive për Kosovën, në shtetin e vetëm në botë pa ligj të punës për popullsinë vendëse. Sot me tepër se kurrë gjatë historisë është më turp të identifikohesh si shqiptar i Kosovës shkaku i poshtërimeve të skajshme që (pu)shteti i Kosovës ua bënë qytetarëve të vet. Nuk kanë faj shumë njerëz në perëndim dhe anët tjera të botës që thonë se Kosova nuk ka çka të eksportoj pos fuqisë punëtore të pakualifikuar si mish i gjallë. Derisa ky konstatim poshtërues ofendon njerëzit e ndershëm dhe të mençur të Kosovës, kundër argumentimi po bëhet gjithnjë e më i vështirë. Është e çuditshme se si po vie deri te një heshtje e pakuptimtë dhe pasivitet i elitës intelektuale (nëse ka të tillë në Kosovë), studiuesve dhe shoqërisë kosovare ndaj tendencave shkatërruese që nuk dallojnë shumë (dallojnë vetëm në përmbajtje) nga planet e akademisë serbe të shkencave dhe Millosheviqit për shfarosjen e shqiptarëve. Mos është edhe elita intelektuale dhe studiuesit kosovarë në shërbim të këtyre planeve!?
Përpos Shoqatës së Prodhuesve dhe Përpunuesve të Mishit të cilët udhëzimi shkatërrues i Hashim Thaçit i godet drejtpërdrejtë dhe menjëherë, reagimet e subjekteve dhe organizatave afariste përkatëse nuk kanë qenë aq të duhura. Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Besim Beqaj, i quajti të drejta shqetësimet e prodhuesve dhe përpunuesve të mishit lidhur me udhëzimin e kreut të partisë ndaj të cilit ky shërben si piun i tij. Kryetari i OEK-ut tha se udhëzimi 07/2009 krijon monopol në treg, prandaj do të bëhet riformulimi i nenit 8 të këtij udhëzimi. Ai nuk tha se është në pyetje monopoli i huaj dhe ngulfatja e bizneseve vendëse të cilat Z. Beqaj i përfaqëson dhe nga të cilat financohet. Subjekti tjetër i mbrojtjes së interesave të bizneseve vendëse, Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), nuk është dëgjuar të prononcohet fare për këtë problem serioz. Një subjekt si AKB-ja mbledh rreth vetes 5,000 anëtarë (subjekte afariste) me pagesë të anëtarësisë 120 euro që i sjell të hyra vjetore AKB-së prej 60,000 euro. Këtu nuk përfshihen dhe 150 biznese individuale. Kreu i AKB-së si kukull e Hashim Thaçit nuk ia prish qejfin Thaçit kundër bizneseve që e financojnë AKB-në. Mbetet shumëçka e paqartë rreth veprimtarisë së AKB-së (pasivitetit) prej themelimit të saj e deri më sot. Ajo u themelua 7-8 vite më parë me financimin e USAID-it dhe ndihmën teknike te CIPE-s (Center for International Private Enterprise). Prej asaj kohe kreu i AKB-së është i njëjtë, pra nuk ka pasur dhe ende nuk ka zgjedhje për kryesinë e këtij subjekti që nga themelimi. Ky subjekt kaq i madh në anëtarësi dhe shumë i vogël në veprimtari mbetet organizatë e interesit individual dhe deri diku grupor që ia ka ënda me tepër të udhëton për dreka e darka se të mbroj interesat e atyre nga të cilët financohet, e që e ka obligim t’i mbroj. Debati rreth riorganizimit të plotë të këtij subjekti deri diku të dëmshëm për bizneset karshi kuotave të anëtarësisë që i merr nga bizneset, duhet të filloj jo nesër por sot. Pyesni shumicën dërmuese të bizneseve dhe iu tregojnë se çka duhet të bëhet me këtë subjekt.
Pas protestës së qindra prodhuesve dhe përpunuesve të mishit me automjete, Qeveria premtoj se do ta riformuloj udhëzimin 07/2009 të hënën me datë 06 korrik 2009. Koha Ditore jep këtë përmbajtje të nenit 8 që e përmbante udhëzimi: “Autoriteti kompetent i Republikës së Kosovës përmes tenderit [ankandit] ndërkombëtar do të bëjë përzgjedhjen e kompanive ndërkombëtare, të cilat do të autorizohen për importimin e produkteve me prejardhje shtazore të përcaktuara me dispozitën e nenit 3 të këtij udhëzimi administrativ.” Vërehet qartë referenca në kompanitë ndërkombëtare, me çka përjashtohen kompanitë vendëse. Neni 8 u riformulua kështu: “Autoriteti kompetent i Republikës së Kosovës përmes tenderit [ankandit] ndërkombëtar do të bëjë përzgjedhjen e kompanive për importimin e mishit dhe produkteve të tij”. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi e interpretoj këtë “ndryshim” si mundësi e barabartë për kompanitë vendëse dhe ndërkombëtare në importin e mishit.. Drejtori për marrëdhënie me jashtë në OEK, Safet Gërxhaliu, i cili është për disa herë më i arsyeshëm se shefi i tij Beqaj ashtu siç është Mentor Thaçi shumë më i arsyeshëm dhe më kompetent se kreu i AKB-së, e vlerësoj ndryshimin u udhëzimit nga Qeveria si kozmetik dhe shtoj se komuniteti i biznesit dhe shoqata e mishit ende mbeten të pakënaqura. Shoqata e prodhuesve dhe përpunuesve të mishit ka kërkuar heqjen në tërësi të nenit 7 dhe 8 në udhëzim. Po që se do të ishte edhe pak më e arsyeshme, Shoqata do të duhej të kërkonte me forcë që udhëzime të tilla të mos nxirren dhe të mos ekzistojnë fare. Udhëzimi mbetet i njëjtë dhe i njëjti nuk duhet të ekzistoj. Në ekonominë e tregut nuk është detyrë as e ndonjë ministrie e as e shoqatave t’ua imponoj bizneseve se çfarë mishi duhet ose guxojnë të importojnë. Këto kanë qenë parime të diktaturave të egra që disa matrapazë po mundohen t’i kopjojnë. Deklarata e Hajredin Kuçit për mundësi të barabarta është skandaloze deri sa ai me apo pa vetëdije nuk e kupton se nuk është shteti ai që shpall ankande për import të mishit. Shteti me agjencionet e veta vetëm duhet ta kontrolloj cilësinë e mishit. Më mirë do të ishte sikur Qeveria të shpall ankande për eksportin e mishit dhe shumë mallrave tjera nga Kosova. Por as këtë nuk e ka për detyrë në ekonominë e tregut. Secili shtet e inkurajon eksportin por nuk shpall ankande për eksport të produkteve ushqimore në kohë paqeje. Qeveria e Kosovës nxjerr udhëzime për import të mishit kur deficiti tregtar i Kosovës është alarmant. Eksporti nga Kosova mbulon vetëm 10% të importit të përgjithshëm. Disa matrapazë qeveritar janë të interesuar që varshmërinë tepër të lartë nga importi ta shtojnë edhe më tutje deri sa të arrijë në 100% ku nuk ka ku të shkoj më.
Disa medie të shpifura si p.sh. gazeta Kosova Sot e titulloj në ballinën e saj më 07 korrik 2009 (pa)ndryshimin e nenit 8 si “Qeveria dorëzohet para mishtarëve”. Qeveria nuk ka ndryshuar asgjë në udhëzimin administrativ 07/2009. Heqja e referencës ndaj kompanive ndërkombëtare dhe deklarimi skandaloz i Hajredin Kuçit për mundësi të barabarta, nuk e pengojnë Hashim Thaçin për ta autorizuar kompaninë e huaj të eksportoj mish në Kosovë me të drejtë ekskluzive duke i përjashtuar të tjerët. Si alternativë, Hashimi do të mundohet t’ia jep të drejtën ekskluzive për importin e mishit vëllaut të tij Ganiut ose ndonjë matrapazi tjetër për interesa të përbashkëta dhe në dëm të bizneseve tjera dhe popullsisë së Kosovës. Kjo është e tëra që po i intereson Hashim Thaçit dhe Hajredin Kuçit – kontrolli i tregut të mishit në Kosovë dhe përfitimi individual dhe grupor. Çdo zhurmë tjetër është e pakuptimtë. Anëtarët e shoqatës së prodhuesve dhe përpunuesve të mishit duhet t’i ndezin edhe një herë makinat e tyre, të parakalojnë këndej kah rruga Garibaldi si më parë, dhe të ndalen para ndërtesës së Qeverisë. Meqë udhëzimi i Qeverisë është edhe për importin e produkteve me orgjinë shtazore, ata anëtarë të Shoqatës që kanë automjete me rimorkio le t’i mbushin me pleh dhe le ta zbrazin para ndërtesës së Qeverisë me moton: “Ja udhëzimi administrativ nr. 07/2009 për importin e produkteve me origjinë shtazore”.
-------------
Isa Mulaj
Kryetar i Institutit për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike. Qëndrimet e shprehura në këtë artikull nuk shprehin domosdoshmërisht edhe qëndrimet e Institutit.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi