Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ramiz Bojaj: Aventurat e dështuara serbe kundër Kosovës

Shko poshtë

Ramiz Bojaj: Aventurat e dështuara serbe kundër Kosovës Empty Ramiz Bojaj: Aventurat e dështuara serbe kundër Kosovës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 2:15 pm

Aventurat e dështuara serbe kundër Kosovës

Nga Ramiz Bojaj

Duke shprehur pikëpamjet proMillosheviqiane, Jeremiq, jo vetëm qe i bie ‘trumbetës’ demode (demaskimi i politikës serbe ndaj Kosovës), por vazhdon të lansojë gënjeshtra bajate njëra pas tjetrës, të cilave jo vetëm që askush në botë nuk iu beson, por tashmë janë bërë të papërfillshme nga ‘të vetët’ që dikur i duartrokitnin edhe vet kriminelit Millosheviq.

Përpjekjet serbe orientuar kundër pavarësisë dhe stabilitetit të Kosovës, janë dëshmi e një logjike të vjetruar që vazhdon të kultivohet në rajonin e Ballkanit. Vuk Jeremiq, duke shkelur mbi çdo parim demokratik dhe njerëzor kërcënon Kosovën duke aluduar në pengimin e njohjeve për pavarësinë e vendit tonë, në kontekst të të cilit janë ngritur edhe aktpadi në rangun më të lartë të drejtësisë ndërkombëtare GJND.

Duke shprehur pikëpamjet proMillosheviqiane, Jeremiq, jo vetëm qe i bie ‘trumbetës’ demode (demaskimi i politikës serbe ndaj Kosovës), por vazhdon të lansojë gënjeshtra bajate njëra pas tjetrës, të cilave jo vetëm që askush në botë nuk iu beson, por tashmë janë bërë të papërfillshme nga ‘të vetët’ që dikur i duartrokitnin edhe vet kriminelit Millosheviq.

Me sa duket, gënjeshtrat që nuk pinë ujë askund mbahen për vete. Në këtë kontekst, Jeremiq e ka të qartë se çka është Kosova për të dhe për vet Serbinë(Republika e Kosovës-shtet i pavarur dhe sovran). Çfarë i duhet tjetër që Jeremiq dhe të tjerët si ai, ta kuptojnë realitetin me Kosovën. A mjafton fakti se sa herë që ky(Jeremiq)dhe liderë të ngjashëm tentojnë të futën në Kosovë, paraprakisht duhet pajisur me pasaportë dhe një “izë” nga institucionet shtetërore të Republikës së Kosovës. Dhe krejt varet nëse institucionet legjitime të shtetit të Kosovës, dëshirojnë ose jo ti lejojnë të hyjnë (natyrisht si vizitorë) në territorin e shtetit tonë të pavarur. Një fjalë e urtë thotë: Nëse s’ka kaçik duhet të pallë. Dhe Jeremiq “me shokë” flet për Kosovën nga Beogradi,(kryeqytet i një shteti fqinj). Ai(Vuka), kërkon nga bashkëqytetarët e tij që ti binden “të vërtetës” serbe për Kosovën. Në fjalën e tij drejtuar bashkëkombësve të tij(natyrisht tek ata që dëshirojnë të vetëmashtrohen) me fjalët: “Edhe njëherë ‘i bind’ qytetarët e Serbisë se të gjitha përpjekjet e diplomacisë serbe janë të orientuara kundër njohjes së Pavarësisë së Kosovës, me qëllim që të arrijë të sigurojë negociata të reja”. Thuajse Serbia dhe Jeremiqi, janë vetëm kundër njohjeve për pavarësinë e shtetit më të ri. Pothuajse Serbia nuk ishte kundër popullatës së tërë civile shqiptare, hiq me larg se dhjetë vjet, kur kjo Serbi e “jeremiqeve”, tmerroi botën me masakrat më makabre dhe më çnjerëzore që njeh ndonjëherë njerëzimi. Dhe në fakt të heshtësh ndaj krimit është pajtueshmëri, mirëpo nëse bën përpjekje për ta mbrojtur atë është dy herë krim, bile ndër edhe më ordinerët(kjo nuk do më shumë koment). Realisht Jeremiq nuk mbron asnjë parim drejtësie në Kosovë (historiko-topografike), por mbron krimin dhe terrorin(teoria e millosheviqizmit), e së fundi edhe mafinë dhe trafikimin(përkrahja e zonës së trazuar në veri). Duke hapur një ‘poligon’ të ri beteje(hipotetike) lidhur me pengimin e pavarësisë së Kosovës, ‘millosheviqizmi’ vazhdon të servojë gënjeshtra(për të vetët), se do të pengojnë njohjet për shtetin më të ri.

Me këtë rast, i ashtuquajtur ‘lideri’ Jeremiq, paraprakisht paralajmëron se shtetin e Kosovës do ta shoqërojnë edhe një valë e madhe njohjesh.

Dhe në fakt sa herë që “qohen” peshë “liderë” të tillë, diçka e mirë sinjalizohet për shtetin tonë. Kjo është dëshmuar edhe në të kaluarën, kur dhuna e shfrenuar serbe kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, ndodhi në fazën e kapitullimit ushtarak të policisë dhe ushtrisë kriminale serbe, atëherë ku Serbisë së Jeremiqit, (alias Millosheviqit) iu ndalua njëherë e përgjithmonë të shkelë në tokën e huaj, (Kosovës). Në fakt “liderët” e natyrës së Jeremiqit, Tadiqit etj., duke gënjyer popullin e vet, të cilët tashmë kanë hyrë në një garë krejtësisht të demoduar(të kohës së tejkaluar), thjeshtë për një vetëkënaqësi në letër duke vijëzuar hartën e Serbisë së madhe sipas amanetit të kryekriminelit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviqit. Në qëndrimin e Tadiqit se “Prishtina e ka mbështetjen e disa vendeve më të fuqishme në botë dhe ato me përkushtim po punojnë në favor të saj por ne jemi kundër të gjithëve”, ky far “lideri” ose është sëmurë nga logjika hipotetike e Serbisë përrallore, ose vazhdon të hipnotizojë kokat e atyre njerëzve që dëshirojnë ti besojnë gënjeshtrave (pothuajse shekullore), se Republika e pavarur e Kosovës mund të kthehet mbrapa me të gjitha shtetet që e kanë njohur realitetin e ri. Kosova është argument i vetëm (shtetësia) e ndërtuar falë miqësisë dhe aleancës demokratike në botë. Koalicion ky që do të qëndrojë i përjetshëm.

“Mirëpo ne ua kthejmë, mbetemi këmbëngulës dhe çdo kund të pranishëm", thotë Jeremiq, i cili i bëri fushatë Kosovës edhe në disa vende arabe, të cilat tashmë e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, duke përfshirë edhe vet Arabinë Saudite. Dhe në fakt vizitat e shpeshta të këtyre “papagajve” në Izrael kanë bërë qe ky shtet të paralajmërojë njohjen e pavarësinë e Kosovës në një periudhë të ardhshme kohore. Ndërkaq, duke folur për GJND, (parimet e drejtësisë), edhe vet ‘liderët’ serbë në mënyrë indirekte tregojnë shumë qartë se drejtësia do të vendosë në adresë të pavarësisë së Kosovës-(realitet ekzistencial). Në fakt në të gjitha shtetet e botës (përpos aleancës me Rusinë) ‘aventurierëve’ të tillë vazhdojnë tu tkurren qendrat për të gënjyer. Ku së fundmi Serbia edhe vet do ta njohë shtetin e pavarur të Kosovës.

Sihariqet e “vizitorëve” serbë për “tokën e zemrës” duke organizuar transportet e tyre (qoftë edhe për një vizitë private)me helikopterë ushtarakë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie, dëshmon se Kosova është tokë e huaj për ta dhe për vet Serbinë. Ndërkaq duke kërkuar një fazë të re “dialogu”, Jeremiq duhet të kuptojë se askush nuk i ha më “foret” e tij të mbushura përplot të pavërteta, gënjeshtra dhe shpifje. Në fakt asnjë takim mes Kosovës dhe Serbisë, në këto dhjetë vjetët e fundit, nuk mbahet mend për ndonjë marrëveshje rreth ndonjë çështjeje të caktuar. Ky sikur edhe bashkëmendimtarët e tij, duhet të kuptojnë se drejtësia nuk është dëshirë, por parim unik universal, mbi të cilat bien të gjitha kontekstet e drejtësisë. Në fund po përmendim një fjalë të presidentit tonë, z. Fatmir Sejdiut, se “po pyetej Serbia të gjithë shqiptarët do të burgoseshin dhe dënoheshin”. Dhe në fakt ‘dënimin dhe burgun’ e kërkojnë ata të cilët ende i mbajnë duart e përgjakura nga krimi dhe mizoria. Ata të cilët në bazë të parimit të drejtësisë juridike e njerëzore duhet të ndëshkohen dhe dënohen(kriminelët e pandëshkuar serbë).

Në Romën e lashtë, gjykatësi i është drejtuar prokurorit: "Daho mihi facta, dabo tebi ius", që d.m.th. "M'i jep provat, ta ndaj drejtësinë". Kjo formulë juridike vlen në të gjitha sistemet e mirëfillta juridike, në të gjitha rastet e drejtësisë botërore. Provat juridike, politike dhe ato historike janë në anën e Kosovës. Është e çuditshme aventura e pandalshme serbe në raport me Kosovën.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi