Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mexhid Yvejsi: Hafiz Fahri Ijazi

Shko poshtë

Mexhid Yvejsi: Hafiz Fahri Ijazi Empty Mexhid Yvejsi: Hafiz Fahri Ijazi

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 2:44 pm

Mexhid Yvejsi: Hafiz Fahri Ijazi U1_HafizFahriIjaziHAFIZ FAHRI ILJAZI (1903-1985)

Nga Mexhid YVEJSI, Gjakovë

Myderrizi, Hafiz Fahri Efendi Iljazi ishte njëri prej hoxhallarëve më të ditur, jo vetëm të Gjakovës, jo vetëm të Kosovës, por ishte një nga më të dalluarit, një nga më të shquarit në nivel kombëtarë, në të gjitha trojet ku ka shqiptarë….

Rrjedh prej një familje të njohur gjakovare , prej së cilës ndër shekuj kanë dalë shumë intelektualë, dijetarë, myfti, myderrizë, hafizë, hoxhallarë, atdhetarë…
Fahri Efendi Iljazi lindi në vitin 1903, në Gjakovë. Është djali i myderrizit, Hafiz Iljaz Efendiut, i cili ishte djali i myderrizit, Hafiz Muhamedi Efendiut, i cili ishte njëri nga pesë djemt e Yvejs Efendiut, të gjithë hoxhallarë të njohur, të nderuar, të cilët janë: Muhamed Efendiu, Ismail Efendiu, Muhamedi Efendiu, Jahja Efendiu dhe Hysein Efendiu.
Yvejs Efendiu, babai i pesë hoxhallarëve të shquar, ka qenë myderrizi i parë në Medresenë e Madhe të Gjakovës, e cila ishte vatra kryesore edukative, arsimore, kulturore, jo vetëm e Gjakovës, por e tërë Kosovës…
Fahri Efendi Iljazi mësimet fillestare i kreu në Gjakovë, ku krahas mësimeve, pranë babait, myderrizit, Hafiz Iljaz Efendiut, e mësoi Kur’anin e Shenjtë përmendësh, në moshën 11-të vjeçare dhe e fitoi titullin e nderuar: Hafiz. Hafiz ishte edhe babai i tij, Myderriz Iljaz Efendiu, që nga mosha 9-të vjeçare…
Fahri Efendi Iljazi i vazhdoi mësimet në Medresenë e Madhe në Gjakovë, pranë babait, Myderriz Iljaz Efendiut, deri në vitin 1920, viti kur ndrroi jetë babai i tij i nderuar.
I vijoi studimet në Medresenë “Mehmed Pasha” në Prizren, pranë Myderrizit të shquar Nusret Efendi Galibit, i cili ka qenë Myfti i Prizrenit, kryeqyteti shpirtërorë e historikë i shqiptarëve…
Gjatë studimeve në Prizren, Fahri Efendi Iljazi, ishte njëri prej studentëve më të zgjuar, më të talentuar, aq sa, ka ndodhur shpesh, në mungesë të myderrizëve, edhe myderrizët i ka zëvendësuar…! Me përfundimin e studimeve, me sukses shembullorë, përveç diplomës e përfitoi edhe titullin e nderuar, titullin e çmuar: Myderriz…
Që nga janari i vitit 1930 e deri në vitin 1948, kur e mbyllën komunistët, Fahri Efendi Iljazi ka qenë Myderrizi, udhëheqësi, kryesor, në Medresenë e Madhe të Gjakovës, e cila i ka dhënë dritë tërë Kosovës…
Shumica prej nxënësve të tij, pasi kanë diplomuar, u bënë dijetarë të shquar, atdhetarë e luftëtarë të dalluar, prej tyre vlenë të përmenden dy emra të paharruar: Mulla Zekë Bërdynaj dhe Hafiz Muhamed Gashi…
Veprimtaria e Hafiz Fahriut është shumë e gjërë, është shumë e gjatë, ka shërbye me përkushtim, mbi gjysmë shekulli, ditë e natë…
Ka shërbye si imam në disa xhami, ka shërbye si kryeimam i Gjakovës, edhe i një pjesë të Kosovës, që quhet Dukagjin, duke përfshi Pejën, Istogun deri në Klinë.
Ka qenë Kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, gjithashtu, ka shërbye në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës…
Ka shërbye për shumë vite në Xhaminë e Hadumit, e cila është xhamia e parë e Gjakovës, bukuroshja e Kosovës, themelue me 1594, nga një shqiptar, nga Sylejman Efendiu apo siç njihet në popull me emrin Hadum Aga.
Në Xhaminë e Hadumit, qysh kur isha fëmij, i kam përcjellë në vazhdimësi, ligjëratat, hytbet, predikimet e tij.
Predikimet e tij kanë qenë në nivel superior, ishte klasik, por edhe bashkohor. Gjithnjë ka qenë i përgatitur, çdo fjali e tij ishte e ndritur…Kurrë s’ka folë me hamendje, përherë dëgjohej me respekt e vëmendje…
Hafiz Fahri Iljazi, si një personalitet i madh, si një figurë e shquar, gjithnjë ka qenë i vëzhguar, i përgjuar, nga kundërshtarët, që ishin anti-fetarët, anti-shqiptarët…
Përveç veprimtarisë fetare, edukative, arsimore, Hafiz Fahri Efendiu është marrë edhe me veprimtari kulturore. Rreth vitit 1950, e ka bërë transkriptimin në gjuhën shqipe të veprës “Vehbije” (Dhuratë), të myderriz Tahir Efendi Gjakovës, shkrue e botue në Stamboll, me 1835. E ka përmirësuar, e ka pastruar, nga fjalët e hueja, veprën “Mevludi” , të Tahir Efendi Popovës, që këndohet nëpër të gjitha trevat e Kosovës. Ka marrë pjesë në hartimin, përpilimin, e të parit doracak “Ilmihal i Vogël”, që është botuar në Prishtinë me 1957, nga Kryesia e Bashkësisë Islame. Ka lënë në dorëshkrim veprën “Jasin”, përkthim nga gjuha arabe, por me komentim…
Emri i Myderrizit, Hafiz Fahri Iljazi, si një dijetar, si një personalitet i rrallë, përmendet me nderim edhe sot e kësaj dite, jo vetëm në Gjakovë, jo vetëm në Kosovë, por që nga Shkodra deri në Vlorë, nga Sarajeva në Shkup, Dibër, Tetovë deri në Stamboll…!
Ndrroi jetë me 19 Nëntor 1985, në moshën 82 vjeçare. Shërbimet e fundit mortore, në këtë jetë të përkohshme tokësore, i kreu kushërini i tij, Hafiz Selim Yvejsi. Në përcjelljën e fundit, përveç popullit, morën pjesë të gjithë hoxhallarët e Gjakovës, morën pjesë hoxhallarët nga çdo anë e Kosovës…!
Atë ditë, komunistët e Gjakovës, duke e parë gjithë atë popull, qindra hoxhallarë, dukeshin të tronditur, këtë nuk e kishin pritur, vështronin si të hutuar me sy, por ishin bërë si pulat pa kry…!
Namazi i xhenazës u falë pranë Xhamisë së Hadumit, ku oborri ishte mbushur përplotë xhematli, ndërsa u varros prapa Xhamisë, Xhamisë së Hadumit, ku kishte shërbye me përkushtim, derisa i erdhi ftesa prej Krijuesit për n’amshim…
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi