ÇUDIA ME E MADHE E BOTES ESHTE FATALITETI NJEREZOR
Faqja 1 e 1
ÇUDIA ME E MADHE E BOTES ESHTE FATALITETI NJEREZOR
CUDIA ME E MADHE E BOTES ESHTE FATALITETI NJEREZOR |
Siri SULEJMANI
Intuita e fëmijës
Ishte koha kur Hitleri kishte arritur kulmin e lavdisë së tij dhe kishte siguruar autoritetin absolut mbi popullin gjerman. Përballë gati 1 milion njerëzve nga të gjitha moshat, mbante një fjalim të zjarrtë. Tejet i sigurtë në bindjet e tij, deklaronte fitoren absolute të nazizmit mbi të gjithë botën. Çirrej dhe kërcënonte cilindo armik që do t’u dilte përpara synimeve të tij dhe atyre të popullit gjerman. Turma e dehur, thuajse e hipnotizuar, e papërmbajtur e përtej arsyes, brohoriste dhe gati lëkundej sipas lëvizjeve dinamike të duarve dhe trupit të tij. Pas mbylljes së fjalimit, Hitleri zbriti nga tribuna i ndjekur nga shpura e tij. Turma dallgëzoi përpara. Secili dëshironte të prekte sadopak rrobën e tij. Në çastin kur një zonjë iu gjend pranë me një fëmijë në krahë, udhëheqësi i “dashur” zgjati duart dhe ia mori fëmijën për ta puthur (zakon i lashtë ky i diktatorëve, të cilët në drekë puthnin fëmijën e në darkë i vrisnin babanë). Turma shpërtheu në brohoritje, pa i shkuar ndërmend se ai njeri, pas pak vitesh do përvëlonte tërë Gjermaninë. Sapo e afroi foshnjën ta puthte, fëmija u tremb dhe i urinoi në gjoks. Ribentropi e mori me shkathtësi fëmijën dhe ia dha të ëmës, kurse truproja personale i mbuloi trupin Hitlerit per të mos u vene re dhe e shoqëroi pranë makinës që ndodhej aty pranë. Fyhreri u largua duke lënë pas piskamën e fëmijës së trembur. Paradoks i habitshëm!
Populli gjerman, ndër më të zhvilluarit në botë, banor i një vendi që i ka dhënë botës aq shumë filozofë, shkencëtarë, poetë e shkrimtarë, nuk mundi që, në emër të arsyes, të arrinte intuitën e fëmijës, i cili dalloi çfarë përbindëshi e mori për ta puthur, por e duartrokiti,e pasoi dhe e ndhmoi per t’i shpur drejt nje gremine tragjike. Për fat te keq, ky “zakon” rrjedh nëpër vite edhe në kohën tonë moderne. Turma dhe popuj bien viktima të veprimeve kriminale te individeve! Mos vallë as individët dhe as kombet nuk dinë ç’bëjnë apo rrokullisen instiktivisht ne greminat e fatit te patjetërsueshëm?
Në kampin e Prishtinës
Në mbrëmje, nazistët që rrethonin kampin ku ishin mbylllur rreth tre a katërqind vetë nga kombe të ndryshme i urdhëruan të dënuarit të hapnin një varr të madh rreth tridhjetë metra të gjatë. Në mëngjes, pasi i reshtuan “kampistët” përballë varrit, sipas zakonit të tyre të çuditshëm, një oficer, duke numëruar nga njëshi te dhjeta, nxori nga rreshti rreth shtatëdhjete vete, të cilët u vendosen bri njëri-tjetrit përgjatë buzës së varrit masiv. Kuptohet, korbi i vdekjes e kishte lënë frikën e ankthin e pasigurisë mbi shumicën e të internuarve dhe qëndronte mbi kokat e atyre të mjerëve që po qëndronin në buzën të varrit. Në radhën e të shpëtuarve, të paktën aty për aty, ishin edhe disa shqiptarë, në mes të të cilëve edhe i ndjeri Luigj Filipi, i cili ma ka treguar një ditë këtë episod të çuditshëm: “Në kohën që u rreshtua toga e pushkatimit përballë të shtatëdhjetë vetëve, që tej kampit u shfaq një makinë xhips, e cila vinte drejt nesh me shpejtësi, duke ngritur pas një shtëllungë pluhuri. Makina ndali përbri rreshtave të të internuarve dhe prej saj zbriti një major me trup të mbushur dhe shikim të zymtë. Trupa ushtarake mori menjëherë qëndrim gatitu, komandanti i kampit iu afrua me një hap ushtarak dhe iu paraqit. Majori e pyeti se çfarë po bënin. Komandanti i kampit i tha:
- Kemi veçuar nja shtatëdhjetë vetë per t’i pushkatuar, para se t’i nisim të tjerët për në kampet e përqendrimit në Gjermani. Na njoftuan se nuk kishte mjete per t’i transportuar te gjithe.
- Te mbeturit te nisen sa me pare, per t’u boshatisur kampi plotesisht. - tha majori dhe pasi shkoi nje veshtrim te eger mbi trupat tanë të ngrirë, i tha komandantit të vazhdonin punën dhe u nis drejt makinës. Pranë derës së saj të hapur, ndali, u kthye nga ne, u afrua te rreshti i vendosur pranë varrit masiv dhe me gishtin e shtrirë, nxori dike nga rreshti dhe i bëri shenjë të vinte në radhët tona, të të shpëtuarve. Pas tij, me të njëjtën lëvizje urdhëroi një tjetër të dilte nga radhët tona dhe të futej në radhët e vdekjes. Mua m’u duk sikur po më zinte frymën ankthi i gëzimit, pasi personi i shpetuar nga vdekja ishte shoku im shkodran. Majori shtriu dorën përpara si shpatë dhe nga trupat ushtarake ushtoi thirrja: “Hail Hitler”! Ai u kthye, i hipi makinës dhe u nis me të njëjtën shpejtësi që kishte ardhur. Sa herë që shkoj në Shkodër, e takoj fatlumin dhe me habi e kujtojmë veprimin e majorit, i cili nuk ishte parë ndonjëherë në kampin e Prishtinës dhe që më pas dëgjuam se ishte shef i gestapos së Beogradit”.
Kujtoj se shkak për të më treguar miku im këtë histori u bë një tregim i thjeshtë që i kisha treguar unë më parë aty në lokalin e vogel prane shtepise botuese te librit shkollor: “Në kohën kur duhej të isha nja katër a pesë vjeç, në një mëngjes herët, kur nëna u ngrit nga stroma e saj (dyshek i mbushur me lesh) e shtruar pranë asaj të babit, shikoi e tromaksur se midis dy stromave ishte mbledhur kutulaç një gjarpër. Kush mund ta dinte se në ç’orë ishte futur aty gjarperi per gjume?!!! Ajo rrëmbeu mashanin e zjarrit dhe menjëherë ngriti babanë, i cili i përmabjtur ia mori mashanin nga dora dhe e lëvizi lehtë gjarpërin. Ai u shtjellua dhe mori udhën fare i patrembur. Babai i kishte thënë: “Ik o i uruar në punën tënde”. Gjarpri kishte dalë nga dhoma dhe ishte futur poshtë parmakut të shkallëve. Një ditë, kur unë isha tetë vjeç dhe babai nuk jetonte më, bashkë me dy vëllezërit e mi, pamë poshtë parmakut të shkallëve një gjarpër bojë hiri, i cili sapo ndjeu zhurmën tonë, u tërhoq brenda. Te alarmuar, njoftuam nënën, por ajo na qetësoi: “Mos u trembni e mos e ngacmoni se ai nuk del që andej ditën e nuk ju ha, është gjarpër shtëpie”…
Enigma e një nate tragjike
Në vitin 1974, punoja në malin e Dajtit. Nga bazeni që i sjell ujin Tiranës, me dy pompa centrifugale u dërgoja ujë sondave të gjeologjisë që shponin për zbulimin e mineralit të boksidit. Një mëngjes, sapo u ngritëm bashkë me pompistët e bazenit, dëgjuam zëra e thirrje nëpër pyll dhe poshtë nga përroi shkëmbor që shtrihej përbri stacionit. Pas një gjysëm ore, katër ushtarë të repartit që ruanin vilat e udhëheqësve sollën të mbartur me batanije pranë stacionit një njeri të vrarë, të shembur, me plot plagë dhe të ngrirë, me duart e përthyera sipër gjoksit. U tmerruam dhe ndiem keqardhje pasi edhe e njihnim. Më pas mësuam se në mbrëmjen e asaj nate kishte dalë nga rruga një makinë kamion dhe pasi ishte rrokullisur rreth pesëqind metra nëpër drurë, shkurre e shkëmbenj, kishte lënë prapa tre të vdekur. Personi ne fjale ishte shoferi i makinës. Aty nga ora dhjetë, një fillruajtës, ndërsa ndiqte shtyllat për të gjetur telin e këputur te telefonit, ngaqë nuk i punonte linja e repartit ushtarak, zbuloi një njeri të varur me kokën poshtë në çatallën e një peme. E nxorën njeriun dhe për habinë e të gjithëve, atij i punonte pulsi, pra, pas gjashtëmbëdhjetë orëve i varur me kokë poshtë, nuk kishte vdekur. Në spital, pas shumë përpjekjesh, jo vetëm që u soll në vete, por edhe u kthye në jetë! Ma merr mendja se eshte i nxituar vleresimi se çudi e botes është muri në Kinë apo disa piramida në Egjipt, të cilat janë ngritur në fund të fundit, me shpatullat e miliona robërve duke u ardhur kamzhiku prapa. Çudia e vërtetë fatale, me e madhja dhe e panjohura qëndron brenda jetës njerëzore.
Gruaja “e gjurmuar” nga rrufetë
Nga ekrani i televizionit më mahnit jeta e një gruaje amerikane. Atë e kishte goditur rrufeja në një ditë të keqe kur nga retë e zeza binte një shi i dëndur. Gruan e çuan menjëherë në spital, në një gjëndje të rëndë. Në trupin e saj kishte jo vetëm djegie, por edhe njolla te errëta dhe rënie flokësh. Pas shumë mjekimesh u shërua dhe doli nga spitali me ndonjë gjurmë të lehtë të djegies. Bashkë me të shoqin, vazhdonin jetën normale duke u përpjekur të harronin kujtimin e hidhur, por për çudi, gruan fatkeqe e goditi perseri rrufeja, duke e lënë në gjëndje kome. U deshën përsëri shumë mjekime, shumë kohë vuajtjesh, madje iu desh të përdorte edhe karrocë invalidi, Përsëri u përmirësua dhe arriti gjëndjen normale.por jetonte me një frikë të madhe ne zëmër. Nga që stresi nuk e linte të qetë iu lut të shoqit të largoheshin nga ai shtet që shpërthimet e qiellit i kishte të shpeshta, në një shtete tjeter ku shumicën e klohës e përbënin ditët me diell dhe rrufetë ishin tepër të rralla. Në vëndin e ri, stresi iu largua zonjës së trëmbur, jeta e çiftit rridhte e qetë, madje edhe e gëzuar. Miëepo, nuk qe e thënë të largohej çudia pasi një ditë, papritur, qiellin e veshën retë e murrmë që lëshuan drejt tokës shigjetën e zjarrtë. Zonja në fjalë u ndodh me duart te rubineti i çezmës prej të cilës u shkëput duke u përplasur në dysheme pa ndjenja! Perseri mjerime, vuajtje, dhimbje e mbi të gjitha, frikë dhe pasiguri, duke ia lënë shpresën për të nesërmën besimit te ajo forcë e fatit që i kishte vënë prapa rrufenë!!...
Ankthi i parandjenjës
Aty nga fillimi i viteve shtatëdhjetë, jetoja në Ibë të Tiranës. Isha me punë në një ekip gjeologjik. Pranë nesh ishte edhe nje sektor i minierës së qymyrit. Aty punonte një punëtor i ardhur nga fshati sic ishin shumica e njerezve që punonin në minierë. Xhemës, sic e thërisnin shokët, i ishte mbushur mëndja se fundi i jetës do ti vinte nga makina e për pasojë, kurrë nuk hipte në makina. Shokët që e rrethonin talleshin me të, madje e quanin edhe budalla,siç ndodh rëndom me njerëzit tëcilët, nuk e jetojnë, apo nuk thellohen në hallin e tjetrit. “budallai”, per mua njeriu i çuditshëm ecte më këmbë, nga Tirana në Ibë dhe anasjellas, pa u bërë merak për trë kater a pesë orët e përditshme të udhetimit. Kureshtja më nxiti të njihesha me të. Kështu e thirra një ditë në tavolinë, në lokalin e vogël që ndodhej fare pranë ekipit.Me këmbënguljen time e pranoi një kafe dhe një gotë raki.Gjeta mënyren dhe ia hapa bisedën te meraku i tij tëcilin e dinin të gjithë.Ai, ashtu me kokën ulur plot urtësi,vuri buzën në gas dhe më tha:
-Njerëzit janë të marrë,kur kanë kushdi se sa halle të tyre përse i ha meraku im?Unë kam bindjen time që nuk ma ndryshon dot njeri. Atehere c’ka këtu per tu bërë mërak të tjerët? U ndava me të,natyrisht, pa e shuar kureshtjen për bindjen e tij,por në vetëdije, më qëndroi respekti për të. Jetonim atëhere kohën kur të gjithë njerëzit brënda moshës aktive,gjatë dhjetë a dymbëdhjetë ditëvë në vit do kryenin të detyruar nje stërvitje ushtarake, tëcilen e quanin “zborë” Erdhi koha që edhe njeriun për të cilin po shkruaj këto radhë e thirrën në stërvitjen ushtarake. Pasi u krye detyra e zborit në njërepart prapa malit të Dajtit, aty nga mesdita, zboristët u lanë të lirë të largoheshin me nje mainë “Gas 51”. I trëmburi nga makina, u nis ta bënte rrugën më këmbë, ndonëse do t’i duheshin shume orë udhetimi. Shokët e tij, si për inat te tij, e rrëmbyen me zorë dhe e ngjitën në makinë. Kundërshtimi dhe britma e tij ishte e frikshme dhe këmbëngulëse, por nuk mundi të përballonte dot forcën ë shokëve. Makina u nis. Xhemën. e mbanin fort për krahu. Fytyrën e tij e kishte përfshirë frika e bindjes tragjike. Pas disa kilometrash udhëtimi, makina doli nga rruga në një kthesë dhe mori rrokullimën tragjike në një greminë me dhjetëra metra drejt një përroi.Fundi?njëzet veta të vdekur midis tyre edhe Xhema qe i urrente per vdekje makinat! Nuk ma merr mëndja se përpara kësaj ngjarjeje perben ndonje çudi te madhe Akropoli, ose cilado vepër e ngritur me fuqitë e njeriut....
Siri SULEJMANI
Blerta
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi