A flet shpirti poetik i poetit...?
Faqja 1 e 1
A flet shpirti poetik i poetit...?
« Saimir Pirgu në krah të Natalie Dessay | POEZIA, BURIMI I SHPIRTIT TË TIJ »
A fle shpirti poetik i poetit…?
Në bursën poetike aktuale shqiptare të kudondodhur, sigurisht që ka një rritje cilësore, që duhet të na gëzoj, por dua të ndaj mendimin, se po ritet inflacioni cilësor poetik (po ta shprehim me termologjinë ekonomike). Një pasoj e tillë përligjet me kushtet ekonomike dhe politike të shoqërisë ku jetojmë, si dhe në një farë mase dhe nga mungesa e prurjeve të reja potenciale .
Dhe ky realitet, që citoj më poshtë, kjo masë “krijuesish” mbetet një anë. Një pjesë tjetër po vet-vlerësohet si letra me vlerë, apo si të sëmurë virtuoz të vetvetes. Ndoshta me të parën mesa duket thëngjij të tillë po shtohen në Oxhakun e poezisë… Me të dytën shumë blozë i rikthehet fatit të kësaj pjese të krijimtarisë shqiptare.
Arqile Gjata
Meditime poetike
Shpirti poetik i poetit! A fle shpirti poetik i poetit?! Është kjo një retorikë që shoqëron psikoanalizën dhe kritikën kahmoti. Dhe në se po atëherë ku ndjehet ky shpirt i [pa] fjetur i poetit. Që në çastet që krijohet (apo dhe në se lind) dhe merr këmbët të rrugëtoj, ky shpirt-poetik ka me vete edhe mendimin e tij poetik, ndjesitë, ëndrrat e tij. Ky shpirt-poetik “luan” në pafundësi me to. Luan me to si një “lodër” e sajuar dhe e certifikuar vetëm për atë. Poetë të mëdhenj në botë si Burns, Kavafis, Dostojevski, Esenini, Elyar, Gëte etj pikërisht kanë bërë që poezitë e tyre të vihen në lëvizjen e këtij shpirti poetik. Edhe në letersinë shqipe të lëvruar në të gjitha trevat shqiptare kjo shpirt-poetikë ka dimensionet e veta. E shkuara flet ndoshta më ndryshe. Por unë preferoj tek shpirt-poetika e sotme. Të paktën tek ajo që unë kam lexuar e shijoj sot. Poeti Arjan Leka e shpreh këtë me një filozofi, me unin e tij poetik si më poshtë:
…Po, kështu luan poeti…! Shpirti poetik lodron me sytë, ato duhen “rigjeneruar”, duhen të “sofistikohen”, të shpirtzmadhohen në mënyrë dhe trajtë të atillë për të ndjerë përtej vetes dhe ambientit,për të parë në thellësi dhe larg dhe të…
“ Kur linda,
Zoti më fali një lodër,
dhe “luaj”,
më tha,
“prishe, mos ki frikë,
mund ta nisësh nga këmbët,
por më mbarë është me sytë .”
Kështu unë, pa nxituar të rrëkej shpirtin poetik, sillem ditëve të jetës time…për gjithë javën, në mbrëmje dhe në të gdhirë . Shpesh më del përpara fytyra e ëmbël cipë hollë e shpirtit krijues dhe më thotë:
- Edhe qielli dhe uji, edhe toka dhe ajri, edhe gjethet dhe insektet, edhe lodrat dhe vdekja, edhe e shëmtuara dhe rrënqethësja e kanë të fshehur në brendësi të thelbit shpirtin poetik. Andaj krijuesi, poeti gjithkahera është në rrugëtim krijues i përcaktuar nga virtyti i mendimit dhe nga fisnikëria e shpirt-formimit artistik. Shpirti poetik i poetit është gjithmonë në lëvizje, në kërkim, në pikturim,në ëndërrime dhe në pafjetësi; Për faktin se, ai “fotografon” dhe ndodhet në lëvizje (gjetje dhe forma) krijuese për të dhënë imazhe, ndjesi dhe pamje shpirtërore si produkte të unit artistiko-letrar. Si pasoj, ky – unë krijues (shpirti i tij) përzgjedh, mbjell, kultivon, selit vazhdimësinë e poezisë…
E gjitha pra lakohet dhe lëkundet në shpirtin poetik dhe e gjitha që vjen nga “Asgjë-“ja riskohet në tërë labirinthin filozofik. Është një preambulë poetike e dalë nga shpirti për të dëshmuar me mënyrë tjetër, me të vecantën e saj në poezi. Këtë e sheh tek poezia e këtij poeti dhe e dikton në tërë fjalë-filozofinë e saj. Gjithësesi, kudo dhe kurdoherë ndodh një fenomen i pashmangshëm e i rëndësishëm. Gjithkush krijues e shikon botën e tij shpirtërore (krijuese) në forma, trajta, ngjyra, në pështjellime, në peshë dhe në sasi, në veçori dhe cilësi si shumatore individuale. Si rrjedhojë, shpirti i tij poetik është buzëqeshje dhe kompozim në eksplorim të vazhdueshëm artistik dhe potencialisht të ngarkuara “elektrikisht” me risi dhe vlera në kohë dhe hapësirë në bashkë-kuptim reciprok…
“Një re
Një vetëtimë
Një re
Pastaj një re tjetër
Dhe unë pikturoj ëndërrën time…
Pastaj ndizem i tëri nën jorgan
Kaploj male, fusha dhe oqean.
Pastaj nuk e di
S’e ç’ndodh…
Jam bërë i Madh, i Madh…”
(Poezia “Asgje” nga Fatmir Terziu)
Po i ilustroj këto mendime me disa vargje nga poema “Dritarja” të poetit të madh grek Jani Ricos, të përkthyer në shqip me shumë përkushtim nga Pilo Zyba.
Pafjetsia e shpirtit poetik është rrjedhojë e lidhjes monolite e mendimit poetikë mes perceptimit e ndjesisë së poezisë si muzikë .( sigurisht, një sentencë e tillë është thënë dhe trajtuar shumë e shumë herë…) Por dua të veçoj një shembull “etalon”:
“Rri këtu përballë dritares, vështroj kalimtarët,
dhe vështrohem brenda në sytë e tyre. Më duket vetja
si një fotografi e heshtur, në një kornizë të vjetër,
e varur jashtë shtëpisë , në perëndim të murit,
unë dhe dritarja ime .
………………………………………………………………….
Ç’farë më tepër mund të kem nga kjo dritare?
Po të duash ta hapësh përgjysmë, dhe pa parë fare jashtë,
mund të ndjekësh nga brenda një pamje,
skema të vërteta të rrugës, në një vend më të thellë,
dhe në një kohë më të gjatë,
me një ndriçim të një distance të madhe,
në një kohë, që të gjitha këto lozin teatër poshtë syve të tu .”
dhe një tjetër copëz të vogël poezie nga poetja Bajame Hoxha (Çeliku)
“Kur vinte pranvera,
me lotët e mia e vadisja .
Kur vinte dimri,
Me psherëtimat e mia e mbysja…”
”Shpirti i poetit është nën ndikimin e përhershëm të emocioneve trupore dhe njerëzore, ky shpirt poetik dhe kur”fle”kompozon me ca shkrepëtizma të veçanta të zemrës, që ngjajnë si varka pa motor që udhëtojnë brenda vetes.”siç shprehet aq mjeshtërisht zoti Vaid Hyzoti për poezinë e Grigor Jovanit .
Muzika më e ndjerë, më e dashur dhe më e bukur për njeriun është natyrisht poezia . Gjithkush krijues hulumton buzëqeshjen stilistike, dalton me përsosmëri të fshehtat të kudondodhura artistikisht, përkëdhel bukurinë poetike që ”askush s’e ka parë”, por e ka perceptuar, përqafuar,, ëndërruar dhe dashuruar. Shpirti i poetit dhe kur ka “mbritur” nën rasën e varrit, ai përsëri rrugëton, mediton, lexohet dhe jeton midis të gjallëve . Një realitet dhe një filozofi të tillë poetike e gjejmë shpesh, por së fundi e gjeta të trupëzuar artistikisht në poezinë e V.Hyzotit .
Përfundimisht dua të shprehem se:
“Edi;diku do gjendet një varr.
Mos vini rasa, as pllaka,as nishan.
Në pata mirësi-të gjithë e dhashë.
Trupin ma fshihni, si të isha cigan . “
- Shpirti i poetit nuk fle . Ai bashkëjeton me poezinë si një qenie e veçantë e pa përsëritshme dhe në pafundësi rrugëton dhe as në gjumë ai nuk e braktis vetveten . Dhe se “kombi”i shpirtit poetik është vazhdimisht në gjendje të krijoj dhe të gjej të gjitha shtigjet që të ruaj pafjetësinë e përjetëshme të shpirtit poetik të poetit .
* * *
Që në çastin, që shpirti poetik i poetit bie në gjumë, në letargji, apo divorcohen me njeri tjetrin; ai pushon së qëni poet… Kur ai shuhet së menduari dhe lëvruari në trajta dhe figuracione poetike, atëherë poeti, krijuesi tjetërsohet në një lëndë amorfe, në një masë të zakonshme biologjike, që tretet dhe nuk i ngelet asgjë për ta kujtuar (vlerësuar)…
Në bursën poetike aktuale shqiptare të kudondodhur, sigurisht që ka një rritje cilësore, që duhet të na gëzoj, por dua të ndaj mendimin, se po ritet inflacioni cilësor poetik (po ta shprehim me termologjinë ekonomike). Një pasoj e tillë përligjet me kushtet ekonomike dhe politike të shoqërisë ku jetojmë, si dhe në një farë mase dhe nga mungesa e prurjeve të reja potenciale .
Dhe ky realitet, që citova më sipër, kjo masë “krijuesish” mbetet një anë. Një pjesë tjetër po vet-vlerësohet si letra me vlerë, apo si të sëmurë virtuoz të vetvetes. Ndoshta me të parën mesa duket thëngjij të tillë po shtohen në Oxhakun e poezisë… Me të dytën shumë blozë i rikthehet fatit të kësaj pjese të krijimtarisë shqiptare.
Nga Arqile Gjata 4-7-2009 Athinë
Fjala e Lire - Free Speech
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi