Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Adriana Halili:Kosovë (poezi)

Shko poshtë

Adriana Halili:Kosovë (poezi) Empty Adriana Halili:Kosovë (poezi)

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 7:30 pm

KOSOVE


ARDIANA HALILI

Degjoj zerin tend te perhapet fuqishem
Degjoj zemren tende te rrahe me force
Shikoj bijte e tu ne perleshje me bishen
Degjoj jeten qe rreh ne damaret e tu te forte
Kosove!
Sado qe jeten duan te ta roberorojne
Sado qe fjalen duan te ta lidhin me pranga
Prap, ajo perhapet aq e forte
Sa mund te marre me qindra mbreterira perpara
Le te cirren Sllobodanet anembane globit
Le te tundin projekt_kushtetutat me djallezira
Ata edhe mund te qeshin nen masken e kompllotit
Por s'mund te bejne gjithmone cudira
Kosove!
E njoh forcen e shpirtit tend
Sepse jetoj me dhembjen tende
E vala jote eshte e zjarrte
Ajo po rritet cdo dite
Nje dite ajo do behet barrikade
Me jeten e tyre do ta mbrojne bijte
Kosove!
Zerin tend e degjon Shqiperia
Ajo jeton me dhimbjen e vellezerve
Sado kthetra te fuqishme te kete Serbia
Nuk i shpeton dot hakmarrjes se eterve
Ata ngrihen edhe nga varri
Dhe grushtet ngrene ne qiell
Solidarizohen zemrat si nje e vetme
Sepse syte e tyre kerkojne vec diell
Kerkojne te shijojne qiellin e lire
Pa kthetra skifteresh grabitqare
Qe ndjenjat e tyre te mos i sundojne
"Profetet enderrimtare"
Kosove!
I degjoj martiret
Qe therrasin qe nga varri
Duan liri-demokraci
Liri qe eshtrat e tyre te bien ne qetesi
Mjaft me gjak , mjaft me terror
Europ degjo te bejne thirrje
Thirrje per plaget qe u hapen prap
Mos u bej e shurdher
Nje moter po derdh gjak

ARDIANA HALILI
SHKURT 1989
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi