Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjyqësori sektori më i korruptuar

Shko poshtë

Gjyqësori sektori më i korruptuar Empty Gjyqësori sektori më i korruptuar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 9:14 pm

Gjyqësori sektori më i korruptuar

Blendi Gashi
Ankesat e qytetarëve në veshë të shurdhët!


Gjyqësori sektori më i korruptuar KDI
Raporti i KDI-së dhe “Transparency Internacional” tregon se numri më i madh i ankesave të qytetarëve ka ardhur për sektorin e gjyqësorit, për të drejtat në pronë, sektori i arsimit etj.
75 raste
Sipas këtij raporti numri i thirrjeve në qendër për këtë periudhë ka qenë 75 denoncime. Ky raport dëshmon mosefikasitetin e institucioneve të vendit, dhe funksionimin e brishtë të sistemit ligjor në Kosovë.
Mito
Në atë të inspeksionit dhe licencave bëhen shantazhe me dënime shumë të larta të bizneseve në rastet kur inspekcionet gjejnë parregullsi në këmbim të mitos(ryshfetit) në një shumë të caktuar.


Prishtinë, 8 korrik
Niveli i lartë i korrupsionit në Kosovë është vlerësuar si shqetësues në raportin gjashtë mujor, për periudhën janar-qershor 2009 të rasteve të korrupsionit të paraqitura nga qytetarët e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur Qendra për Avokim dhe Këshilla Ligjore, e cila funksionon në kuadër të Institutit Demokratik të Kosovës (KDI) dhe që është në partneritet me “Transparency International”. Sipas këtij raporti numri i thirrjeve në qendër për këtë periudhë ka qenë 75 denoncime. Ky raport dëshmon mosefikasitetin e institucioneve të vendit, dhe funksionimin e brishtë të sistemit ligjor në Kosovë. Sipas këtij raporti, nga 75 raste të paraqitura, numri më i madh i ankesave ka ardhur për sektorin e gjyqësorit me 11 raste ndërkaq është pasuar nga të drejtat në pronë me 9 raste, sektori i arsimit me 7 raste. Gjithashtu 7 sa janë paraqitur edhe për inspeksionin dhe sektorin privat, 4 për prokurim publik, nga 3 raste kanë qenë për shëndetësinë, policinë dhe privatizimin, ndërkohë, të pa definuara kanë qenë 5 raste dhe 16 raste të tjera nuk kanë qenë të lidhura me korrupsion.
Edhe gjatë seancave, pihet duhani!
Merita Mustafa menaxhere për transparencë dhe antikorrupsion në KDI tha se QAKL synon që organeve shtetërore t’u ofrojë të dhëna sasiore mbi atë se sa qytetarë ballafaqohen me korrupsionin, të dhëna këto që tregojnë se si funksionojnë këta mekanizma apo se si shtrihet korrupsioni. “Pjesa kryesore e këtij raporti është përshkrimi i funksionimit të mekanizmave të korrupsionit sipas ankesave që vijnë direkt nga qytetarët. Problemet apo ankesat kryesore ku qytetarët kanë hasur në sektorin e gjyqësisë janë: tejzgjatja e procedurave që kanë të bëjnë me konteste civile e sidomos me ato pronësore, ngadalësimi i procedurave për shkak të korrupsionit, mosekzekutimi i vendimeve të gjykatës, lëshime individuale të zyrtarëve, mosrespektim i kodit të Etikës, si në çështje procedurale ashtu edhe në marrëdhënie me palët, përdorimi i shpeshtë i telefonit celular dhe pirja e duhanit gjatë seancave etj”, tha Mustafa. Ajo shtoi se sektori i të drejtave pronësore është prekur nga çështjet të cilat janë në procedurë gjyqësore ku si ankesë e dytë vjen tejzgjatja e procedurave, ndërsa problemet më konkrete janë: pretendime për falsifikim dokumentesh nga kadastra me qëllim përvetësimit të pjesëve të pasurisë, uzurpim të pjesëve të pasurisë nga pronat private nga persona me ndikim (persona që kanë funksione publike), ndërtime pa leje në pronën e huaj, pretendime për pronësi mbi prona të paluajtshme nga persona të ndryshëm që nxjerrin dokumente të ndryshme false. Kurse ankesat që vijnë nga sektori i edukimit janë manipulimi i konkurseve për pranim në punë në shkolla, keqpërdorime me fondet e shkollave, kërkesa mito në rastet e lëshimit të dokumenteve nga ana e shkollave për të siguruar certifikata, dhe vërtetime dhe fenomeni i familjarizimit. Në atë të inspeksionit dhe licencave bëhen shantazhe me dënime shumë të larta të bizneseve në rastet kur inspekcionet gjejnë parregullsi në këmbim të mitos(ryshfetit) në një shumë të caktuar.
A do të hetohen rastet nga policia
Kurse në sektori privat ajo përmendi ankesat që vijnë si në kërkim të mitos për punësim si dhe largimi arbitrar i punëtoreve nga puna me qëllim të punësimit të familjarëve. Ndërkaq në sektorin e privatizimit znj. Mustafa tha se adresohen ankesa për mos përmbushjen e kushteve të parapara me spin-off special dhe shtyrja e afateve nga ana e Agjensionit Kosovar të Mirëbesimit etj për pagesën e 20% shit të punëtorëve që kanë mbetur pa punë.
Ndërkaq ankesat në fushën e shëndetësisë znj.Mustafa përmendi barnat të cilat duhet të ofrohen falas, që në disa ambulanca tjera ofrohen, si dhe mbyllja e ambulantes që bëhet më herët se ç’është e paraparë me orar të punës. Kurse Visar Ramaj tha se i vetmi organ kompetent që merret me hetimin e rasteve janë prokuroria dhe policia. Ai tha se shumica e këtyre rasteve janë në hetim e sipër, ndërkaq këto të dhëna flasin për shtimin e dukurisë së korrupsionit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi