Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përplasje për kreun e Gjykatës së Tiranës

Shko poshtë

Përplasje për kreun e Gjykatës së Tiranës Empty Përplasje për kreun e Gjykatës së Tiranës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 08, 2009 9:20 pm

Përplasje për kreun e Gjykatës së Tiranës

Presidenti Topi dhe Spahiu i KLD-së këmbëngulin për kryetarin e Gjykatës së Tiranës.



Përplasje për kreun e Gjykatës së Tiranës SHKALLA
Zgjedhja e kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës është shoqëruar me polemika në mbledhjen e KLD-së.

TIRANË- Zgjedhja e kreut të Gjykatës së Shkallës së Parë të Tiranës është shoqëruar me polemika në mbledhjen e KLD-së. Pas votimit në KLD dhe zgjedhjes së Artan Zenelit në krye të kësaj gjykate ka reaguar ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, duke dalë hapur kundër kësaj kandidature. I pranishëm në mbledhje ishte edhe presidenti Topi, kreu i KLD-së. Ai më 12 qershor ka dekretuar Zenelin, anëtar të Gjykatës së Tiranës.
Gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së KLD-së, Alibeaj e ka cilësuar farsë procesin e sotëm, ndërkohë që vendimin për emërimin e tij e ka quajtur të paramenduar.
"Vendimi ka qenë i paracaktuar dhe paramenduar. Kandidatura që u përzgjodh është emëruar si gjyqtar një javë më parë në Gjykatën e Tiranës. Procesi i përzgjedhjes ishte në shkelje të ligjit për funksionimin e pushtetit gjyqësor, pasi ligji kërkon që gjyqtari të jetë anëtar i gjykatës jo më pak se 4 vjet dhe të kishte vlerësim për punën me notën shumë mirë"- tha Alibeaj.
Ai e ka quajtur thyerje të ligjit gjithë sa ndodhi, madje rast flagrant të kapjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe mesazhin më të keq që i përcohet zbatimit të reformave ligjore.
Anëtarët e KLD-së dhe mekanizmi i votës në këtë rast është i orientuar me biseda private me ca argumente që tani edhe mund të vjetrohen dhe që janë përdorur në ngarkim të Artan Zenelit, duke e paraqitur atë si një kandidaturë që kënaqte edhe të majtën, domethënë ish-kryetarin e PS-së, Edi Ramën. Tani që Rama do të shkojë në mal, sipas parimit “dru me pre”, ky argument nuk mund të qëndrojë më, sepse edhe zotërisë që i ngarkohet, nuk i shkon më ky kostum, sepse nuk i leverdis askujt që ta lidhë fatin e vet me një njeri që po e procedon e gjithë Shqipëria, pale më Partia Socialiste, të cilën ai e qorrollisi në një disfatë historike. Kështu që mbetet vetëm Spahiu i KLD-së dhe presidenti ata që duan patjetër që vendin e kryetarit të Gjykatës së Tiranës ta zërë njeriu në fjalë.
Shpresa se anëtarët e KLD-së nuk do të paraqiten si ushtarët në regjim kazerme dhe nuk do të përpunohen për llogari që s’kanë të bëjnë me drejtësinë, nuk është e vogël, por gjithsesi e vërteta dhe rezultati bashkë me skemën mekanikisht të orientuar do të jenë ato që do të tregojnë haptas motivet e kësaj këmbënguljeje që vë në pozitë edhe vetë protagonistin, i cili duket sikur i ka zënë rob disa persona.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi